Aktori i njohur, Hugh Jackman ka zbuluar se është trajtuar për kancer lëkure.
Aktori tha se e shoqja e tij, Deborra- Le Furness, 57 vjeç, i kishte kërkuar atij që të shkonte tek doktori pasi në hundë i kishte dalë një lyth.
Aktori 45- vjeçar thotë se e shoqja kishte pasur të drejtë.
Ai u ka bërë thirrje fansave të tij që të jenë të kujdesshëm.
“Ju lutem mos u tregoni budallenj si unë. Kontrolloni veten. Dhe përdorni krem dielli”./ep