Një kompani e madhe amerikane ka rënë dakord që të paguajë 1 milion dollarë pasi pranë dy centraleve me erë të kësaj kompanie kanë ngordhur disa shqiponja të arta.
Sipas BBC, Duke Energy Renewables pranoi që të paguante shumën pasi u gjet fajtore për ngordhjen e 14 shqiponjave gjatë 3 viteve të fundit.
Sipas AP, kjo është hera e parë që administrata Obama ndërmerr një veprim të tillë ndaj një kompanie të energjisë me erë.
Shumë do u kalojë agjencive që merren me konservimin e jetës së egër.
Sipas një studimi nga biologët amerikanë, fermat e erës kanë vrarë të paktën 67 shqiponja duke nisur që nga viti 2008.
Shqiponjat përplasen me turbinat ose thithen nga helikat që lëvizin me shpejtësi./ep
Nuk meret vesh,,centralet berthamor vrasin njerez keto metodat “ekologjke”vrasin shqipnjat,na ngelet te kthehemi ne per shpella dhe te ndezim pishtaret……….ah ju doni dem me duket…
? Tamam e gjete.