Ky është momenti kur një grup fëmijësh sirianë shpëtojnë për pak pas shpërthimit të një predhe shumë pranë vendit ku ata po jepnin një intervistë në lidhje me tmerrin që përjetojnë çdo ditë duke jetuar në një zonë lufte.
Pamjet janë xhiruar në rrethinat e Damaskut, në një zonë nën kontrollin e rebelëve.
Mendohet se më shumë se 11 mijë fëmijë janë vrarë gjatë 3 viteve të konfliktit civil.
Në janar janë planifikuar bisedime për paqen në Gjenevë.
Rebelët dhe presidenti do ulen për të zgjidhur këtë situatë që ka mbajtur pezull planetin./ep
Bo bo cfare behet
ne per nje cante bejme namin