Jetoi 60 vjet në varfëri për shkak të gabimit në maternitet

29 Nëntor 2013, 09:06Lifestyle TEMA

Një japonez i moshuar e kaloi të gjithë jetën e tij në varfëri për shkak se u ndërrua në maternitet pasi lindi.

Në vend që të shkonte me prindërit e tij të vërtetë dhe të jetonte në luks, ai jetoi në varfëri për 60 vite.

Pasi mësoi se prindërit e tij të vërtetë kishin qenë pasanikë, ai tha se do donte shumë që të kthente pas kohën.

Në vend të kësaj, ai përfundoi tek një grua, që mezi i rriti fëmijët pasi i vdiq i shoqi.

Ai u bë shofer kamioni dhe nuk u martua.

Tani një gjykatë në Tokio ka vendosur që ta kompensojë me 300 mijë euro për këtë gabim të rëndë.

Ai u ndërrua me një bebe që erdhi në jetë 13 minuta më vonë.

Megjithatë, tani ai është lidhur me vëllezërit e tij biologjikë dhe po përpiqen që të ndërtojnë nga pak një marrëdhënie të shkatërruar për shkak të një gabimi të tmerrshëm./ep

1 komente në “Jetoi 60 vjet në varfëri për shkak të gabimit në maternitet”

  1. beso says:

    nuk kane faj,japonezet ngjajne shume me njeri-tjetrin edhe kur plaken,pale kur jane foshnja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje