Ka ende shpresë për kometën e ‘vdekur’ Ison (FOTO)

29 Nëntor 2013, 10:20Lifestyle TEMA
Ka ende shpresë për kometën e ‘vdekur’ Ison (FOTO)

Ky është një nga lajmet më të komentuara të këtyre dy ditëve.

Kometa Ison, e quajtur edhe si kometa e shekullit, përballet me Diellin dhe zhduket.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se Ison, ose disa pjesë të saj, mund t’i kenë mbijetuar përplasjes me Diellin.

Sipas BBC, topi gjigand prej akulli dhe pluhuri fillimisht u deklarua i ‘vdekur’ kur nuk u shfaq sërish pas yllit me shkëlqimin që pritej.

Por fotot e shpërndara së fundmi tregojnë një ndriçim që mund të jetë një fragment i saj.

Kometa kaloi rreth 1.2 kilometra mbi sipërfaqen e diellit.

Është normale që akulli i saj të shkrinte në temperaturat mbi 2 mijë gradë celsius.

Dhe graviteti i yllit do e shtrydhte kometën.

Vitin që vjen, kometat do jenë gjithmonë e më shumë në lajme.

Pas 11 muajsh, kometa Siding Spring do kalojë pranë Marsit në një distancë prej pak më shumë se 100 mijë kilometra.

Dhe në nëntor të vitit që vjen, Agjencia Hapësinore Europiane do tentojë që të vendosë një sondë në qendër të kometës 67P/Churyumov- Gerasimenko./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje