Ky është momenti i pazakontë kur një dasmë zhytet në kaos pasi në ceremoni vjen e dashura shtatzënë e dhëndrit.
Videoja tregon se si dashnorja, e veshur po ashtu me fustan nuse, vjen në ceremoni duke bërtitur.
Ngjarja ndodhi në qytetin kinez Shenzhen.
Nusja e re shokohet, ndërkohë që mes të dyjave nis një sherr i fuqishëm.
“Nuk e bëre abortin kur mund ta bëje dhe tani vjen këtu me stomakun tënd të madh,” i thotë nusja, dashnores.
“Ku ta dimë ne fëmija e kujt është ai? Ti po përpiqesh që të na detyrosh të blemë një shtëpi. A mund ta përballojmë?”.
Në një moment dhëndri tenton që të ndërhyjë, por nusja e shtyn tutje./ep
haha pune bilbilash,mere mo te dyja do e beni vendin se bashku ne nje strofull.