Paradite në shkollë, pasdite tek semafori...

30 Nëntor 2013, 19:21Lifestyle TEMA

Nga Albert Link, BILD

 

Është një fenomen, që ishte menduar se kurrë nuk do arrinte në mes të Europës: nxënëse, që për rroba të markave të njohura ose për çanta luksi shesin trupin. E kishim dëgjuar nga Japonia. Tani po ndodh në Itali.

Rasti ka ndezur debatin prej ditësh. Kjo për shkak se përmes tij ka dalë në dritë një e vërtetë, që askush nuk e mendonte, pikërisht në vendin e familjeve të pandashme: dy vajza, 14 dhe 15 vjeç, pas shkollës shkojnë me dy tutorë amatorë në një nga lagjet luksoze të Romës.

Në një shtëpi krejt normale, ato shesin trupin e tyre, nën kujdesin e tutorëve të paskrupullt, të cilët e dinë mirë se ku duhen çuar paratë (deri në 500 euro në ditë).

Vajzat prostituojnë sepse duan më shumë para dhe kokainë.

Shumë shpejt ‘e vërteta’ del në shesh. Bëhet fjalë për një dështim social të një brezi prindërish të divorcuar, mamash që nuk rrisin dot vajzat e tyre adoleshente, mësuesish, fqinjësh apo miqsh që qëndrojnë larg. Kjo ka sjellë një egërsi mes adoleshentësh që ishte e paimagjinueshme pak vite më parë.

“Mama, mos më ço më në shkollë, më vjen turp nga makina jote e vjetër,” i tha njëra nga dy prostitutat minorene mamasë së saj në fytyrë.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se dy mamave iu kishin rrëshqitur prej kohësh vajzat nga duart.

Në internet, ato ofroheshin me moton: “Jemi dy dhe kujdesemi që t’ju zbavitim vërtet”.

Për habi, kur policia goditi këtë rrjet prostitucioni, asnjëra prej tyre nuk derdhi një pikë lot. Por nisën që të ankohen kur policia u mori telefonat celularë.

Në Itali nuk ka bordello të ligjshme, pjesa më e madhe e prostitucionit është në botën e nëndheshme. Tregu përllogarit 9 milionë klientë dhe vlerësohet në total 4.5 miliardë euro. Por asnjë njeri nuk ishte shqetësuar deri më tani, derisa në dritë doli se nga 70 mijë prostituta në Itali, 14 mijë janë minorene. Një në pesë.

“Janë kryesisht vajza nga familje të mira dhe shumë inteligjente,” thotë mjeku nga Milano Luca Bernardo, që kujdeset për të shëruar plagët shpirtërore të atyre që kanë “humbur” në lagjet e dritave të kuqe.

Shumica e tyre ofrohen përmes internetit, duke u zhveshur para kamerave. “Ato e përdorin trupin për të marrë atë që duan. Shpesh e bëjnë këtë për të ushtruar pushtet,” thotë eksperti.

Ajo çfarë këto vajza duan- përveç drogës- është zakonisht simbol i statusit në klasë: telefonat më të fundit, këpucët dhe rrobat më të mira si dhe tatuazhet më “cool”.

Ishin pikërisht rrobat dhe tatuazhet që bënë që mamaja e Vanesës- 15 vjeç, të ngrinte dyshime. Disa herë vajza e kishte kërcënuar mamanë të mos fuste hundët në punët e saj.

Këtë herë, ajo vendosi që të punësonte një detektiv privat për të zbuluar sekretet e errëta të fëmijës së saj. Ajo nuk pati turp që të denonconte në polici.

Gjashtë persona janë arrestuar prej atëherë. Emrat e 20 klientëve kanë dalë në dritë.

Njëri prej tyre tha: “Por ajo e kishte gjoksin me rrudha, nuk mund të ishte minorene”.

Më spektakolar ishte arrestimi i mamasë së vajzës së dytë, Aurorës, 14 vjeç. Policia kishte përgjuar telefonatat dhe kishte prova të qarta se mamaja e dinte për të bijën, madje i mbante një pjesë të madhe të parave të fituara, duke i thënë disa herë që të organizonte mirë punën dhe shkollën, sepse përndryshe duhej ta linte shkollën.

“Por unë dua të shkoj në shkollë,” lutej vajza.

Kur mamaja u arrestua, ajo deklaroi se nuk e dinte se e bija prostituonte.

Në dritën e debatit për këtë çështje doli edhe një fakt tronditës, sesa të rrezikuara janë adoleshentet në Itali nga biznesi i seksit. 34 përqind e minoreneve thonë se kanë marrë në profilin e tyre në Facebook mesazhe me natyrë seksuale.

“Corriere della Sera” raporton se në shumë shkolla ka një si lloj prostitucion- oborri, ku vajzat shiten vetëm për të mbushur celularët. Dhe kjo, për shkak se seksualiteti ka më shumë rëndësi e vlerë për ta sesa dashuria e ndjenjat.

Ka shumë prindër të adoleshentëve në Itali që nuk flenë mirë që kur u zbuluan këto fakte.

Ndoshta edhe mamaja e Aurorës nuk fle natën në qeli.

Ndërkohë e bija është nën kujdesin e punonjësve socialë dhe psikologëve. Vetëm njëherë në javë, ajo mund të takohet me familjarët.

Por letra mund të shkruajë. Në njërën prej tyre, ajo tregon ndjenjën e fajit që e bren. “Është faji im që ti je në burg. Të lutem më fal mama”, shkruan ajo.

25 komente në “Paradite në shkollë, pasdite tek semafori…”

  1. xeni says:

    dhe shajnë Enverin pastaj

    1. elton says:

      Enver dil nga varri

  2. arta says:

    moralin e beni, po ato foto pse i nxjerr o Tema?

    nje seleksion minimal nuk do te ishte keq, sepse duke i bere keto imazhe pezente ne prani te te gjithe brezave dhe gjinive , po i ktheni si nje fenomen normal, nga te cilet njerezit nuk duhet te druhen. cmund te mendoje nje adoleshent kur sheh ate foto qe keni nxjerre.

    1. Frederik says:

      Bravo Arta ! Si duket perpara parase dhe Tema duhet te reflektoje . Drejtesia nuk mund te kerkohet dhe jete e njeanshme , ajo nuk mund te kerkohet vetem ne politike , por ne cdo aspekt te jetes dhe morali eshte nga me te rendesishmit .

      1. elona says:

        Po femija do dru dhe pike.S’ma heq njeri nga mendja.Po nuk pati frike femija te shkel me kembe,sidomos keto italianet qe jane gjasme liberale,dhe aq me keq familjet e cunguara,pa baba etj…

    2. baki says:

      mos manipuloni me adoleshan,t ose minor ne facebook se kjo esht faqe sociale qe 80perqind jan te ri e kodi moral se ban ket foto pornografik se ky qe po trgoni ju esht prosstitucione qe fillon ne kohrat e hershme ejo tashti prostitutat minore i dirigjojn kriminelet ma fija esidomos ne itali qe kaqen qender e mafias italiane prei alkapone e ketj vazhdon kengen e vjeter por shum e qalume se drejtesija eka cungu bukur mir pra une jetoj ne perendim diku e pom habit fakti ju qe po shkruani nuk pe ditke e spe njofshe mir europen perendimore qe prostitucioni pat lulzu qyshmoti une ne ket vend perendimor 1992-3 emaj mend egzilin shqipetar pra une me shoqen imurem dy vajza shqipetare mei majt mi ndihmu nejten plot tre muaj ke ne ne iushqenim dhe me ne ishin shum te urta por pam se kishin fillu prostitucinin jau ben nje vend ku ishin te lira pra ne kem rrespekt ndaij tyre se ne sna lenduan asgje pra ato tash jan ne nje qytet nja 60km. prej ne ve por punojn ne nje shtepi publike evazhdojn prostiticioni pra sesht vetem italija por prostitucioni esht zeja me evjetezr ne bot por nuk do me then se krejt shqiptaret jan prostitute ose italian,et ose te tjeret nuk duhet me pergjithsu gjerat pra edhe nje per moral shqipetaret pergjithesi ne trevat shipetare ja me moral une po them mate mirat ne bot boll vetem ju lutem mos ipergjithsoni gjerat dhe ruani rini shqipetare qe esht me mira ne europ mos manipuloni me ta por ruane bash si syt e ballit fund!

    3. albrecht says:

      Mos u bej merak Arta, sepse para se ti shohin ketu ato foto, i kane pare ne mijra site ne internet. Por bashkohem me ty ajo foto mund te ishte me e vogel ose te ishte ndonje foto tjeter e pranueshme.

  3. alban4eva says:

    minorene..????? hajde gazetare “moderne” hajde..!!! fjala “e mitur” paska dale ne pension..!!!

  4. ??? says:

    O zot cfare niveli karagjoz ne gazetari ne 5 rreshta shkrim ka 4 kontradikta nje here shpjegojne qe ky fenomen eshte pasoje e deshtimit edukativ dhe shpethimit te familjes dhe si pasoje varferise dhe dy rreshta me poshte na shpjegohet se kjo dukuri verehet tek familje kryesisht te kamura dhe inteligjente dhe e bejne per pushtet e dy rreshta me poshte na del mami tutore.Mesoni te perktheni ose mesoni te redaktoni se me keqardhje e them qe eshte nje sallate ruse.

  5. shtetari says:

    ka plot ne PD qe kane dale nga semafori – burra e gra te reja me ftyra te lincuara… e kuptojne shqiptaret se kush kane qene semaforisite e semaforiste – surrater te gropuar e plastifikuar dhe floke te brilantuar e kuptuat besoj..

  6. Dibrani says:

    Ja DHE civilizimi perendimor….sa here e kam thene qe ky civilizim eshte DREJT VDEKJES.
    Kurse Ne shqiptareve injorante Na e shesin per kultur. NJEREZIT SOT JAN SHUM ME TE PASUR POR AMA JANE EDHE SHUM ME PAK TE LUMTUR.
    NUK KA SHPETIM PER NJERIUN VETEM SE ME ISLAM.

    1. Behgjet says:

      Dakord jam edhe une ore Dibrani.

  7. albaninan says:

    O Dibran qe je sheruar nepermjet islamit, po sikur njera adoleshenteve te ishte motra jote edhe te perdhunohej e detyrohej te bente prostituten dhe sipas ligjit Sharia duhet te vritej me gure. Cfare do te ndjeje ti apo edhe ti do e merrje nje gure e do e qelloje.

  8. emigranti says:

    po mire mo vlla, si nuk ka nje figure te Tema qe te korrigjoje perkthimin nga italishtja ne shqip… si nuk shkruat njehere ne fund te artikullit nga e keni marre kete artikull… Pastaj, pse shkon ne Japoni e ne Itali te gjesh nje fenomen qe ne Shqiperi, sic e dijme te gjithe, ndodh prej vitesh. Problemi eshte shume i thjeshte: per shume persona nderi eshte i cmuar sikurse per shume te tjere kurveria eshte normale, s’ka te beje fare me brezat e rinj apo te vjeter. Ne fund te fundit jane zgjedhje personale, disa vendosin te mbajne fort vlerat, disa te kene celularin dhe xhinset e bukura…

  9. dritani says:

    Lajm qe edhe shqiptaret t’i therrasin mendjes.
    Jane cmendur prinder dhe femije.
    Ca prinder pa te shkuar, qe te ndjehen te realizuar, i blejne femijes iPhone qe 8 vjec.
    Femijet e tjere ndjehen inferiore e kjo ndjenje e keqe percillet tek prinderit qe bejne gjithcka per femijen perfshi dhe vjedhjen.
    800 Euro ben nje iPhone. Pyesni emigrantet se sa marrin.

    Gazetaret te shkruajne per Shqiperine se si keto lajme ka sa te dyash dhe mos merren me Benz-in e Olldashit se nuk na plas shume.

  10. Llazi says:

    Paraja eshte nje faktor rreziku sidomos kur mblidhet ne pak duar,shume njerez e enderrojne pasurine e miljardereve dhe jetojen me mirazhin e saj pothuaj gjithe jeten,por pa u bere asnjehere te pasur.Si ja bejne shume e thjeshte…dikush rend pas lojrave te fatit, dikush fillon drogen dhe shikon endera cdo nate dikush e kalon naten me te panjohur ne hotele luksi, dikush vjedh dikush vret.Keto viruse e molepsin trupin e shoqerise dhe sikur organizmi i njeriut trupi fillon te semuret dhe te vdese.Shpresa e vertete nuk eshte thjesht besimi tek zoti sepse askush nuk i pengon ta bejne edhe sot, shoqeria nuk mund ta lere kete ne dore te deshires se cdo njeriu.Shoqeria duhet te rivendose drejtesine e munguar te ,te rrise solidaritetin,te luftoje per shperndarje te drejte te pasurive te popullit dhe jo 5 % te zoterojne 75 % te parase.Te godase veset me masa te ashpra ligjore dhe te investoje fort tek rinia, sepse brezi i vjeter e hengri lugen e korupsionit dhe nuk pastrohet kaq thjesht.Te shpetojme brezin e ri qe nuk eshte bere pis akoma

  11. Ujku says:

    Kësaj që thua ti, i bie që ,për të mos ndjerë erën e djersës, t’i mbyllim hundët me m… !

  12. Behgjet says:

    Lajm i dhimbshem qe te prostituojne 14-15 vjecaret. Cndodh keshtu me femijet e prinderve italiane. Po me femijet e emigranteve ne Itali vecanerisht te atyre qe jane me te varfer dhe nuk i sigurojne dot te ardhurat per jetese. Cpo ndodh me prinderit vete kur mesojne per femijet e tyre qe jane skllever te seksit dhe e bejne kete sepse duan te blejne pajisje te shtrenjta qe ne moshe te vogel.Berluskoni vete organizonte festa te tilla edhe me minorene ku ai shfaqej nudo dhe bente favore ndaj tyre.Po me emigrantet siriane (gra dhe vajza ) te zhvendosura nga lufta dhe te kercenuar nga uria dhe lloj lloj rreziku cpo ndodh. A kane nevoje keta emigrante qe enden neper bote me shprese te vrare qe te jetojne ne paqe ne vendin e tyre, ndaj tyre te kete kujdes, ndihme mbrojtje dhe mos tu mungojne nevojat themelore. Perendia na ka bere qenie me ndergjegje te larte. Na ka dhene mundesine qe te veprojme me koshience dhe arsye. Te kemi ndjenja miqesore, vellazerore dhe solidariteti.

  13. aqif thumbi says:

    po lerini te punojne aren po keta ore !

  14. skerdi says:

    S´eshte ndonje gje re re,, ne Angli ka kohe qe ndodh ky fenomen, goca te vogla 14-16 vjece nga familje me 1 prind i mashtrojne here me cocaine, here u japin ca leke, here me frike etj dhe i prostituojne pas shkolles. Ju kujtohet ca moshe ishin gocat shqiptare qe coheshin ne Itali ne vitet “90, kete moshe kishin… Kjo moshe eshte shume delikate, priderit duhet te kene shume kujdes dhe denimet duhet te jene maksimale per keta pipms… Policia duhet te kontrolloje shume rrjetet sociale. Gjithashtu duhen lejuar bordellot ku te punojne ato qe duan dhe qe jane mbi 18 vjec qe te mos kete kerkese per keto …

  15. sanco panco ne vazhdim... says:

    eshte shume fatkeqesi te shikosh rinine te kete nje jete kaq boshe dhe pa endrra me kuptim por ama dhe rrobat “firmato” sic i thone tek gabi kane cmime stratosferike te pajustifikueshme!

    sistemi kapitalist i bazuar ne shitje dhe blerje ka sjell degjenerim moral! te vleresosh tjetrin nga marka e rrobave apo telefonit eshte idiotizem!

    sheme faj kane dhe prinderit qe nuk ju mesojne vlera te shendosha morale femijeve- me kujtoht nje i efrmi i m qe mburrej se i blente vajzes vetem rroba firmato…

  16. Artur Duka says:

    Eshte vertete problem qe e bejne te miturat kete pune, por ju siguroj qe mjaft femra ne Perendim por sidomos ne Ameriken e Veriut, presin deri sa te behen 18 vjec qe te nisin ate pune, dhe deri ne ate moshe kujdesen qe gjerat t’i mbajne fshehur.

    Pra, ja ku dolem po aty..
    E vetmja gje pozitive qe shoh une ne kete histori eshte qe opinioni publik ne Itali, pra opnioni ne Evrope, tronditet nga keto gjera, ndersa ne Amerike keto nuk bejne me peshtypje…Mendoni pra cfare niveli aty ku rreh zemra e teknologjise dhe kapitalizmit!
    Por per keto gjera nuk e kane fajin njerezit, aq me teper disa minorene, por sistemi.

  17. beni shkoder says:

    dibran pa din e pa iman .. shko mor koqe kanarit me at islmain tend ..ik jeto ne diber se atje eshte njesoj sine afganistan e lesho tiranen se e keni qelb merri me vete edhe kuksianet e tropojanet se jan muslim si puna jote,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje