Ky britanik, i dëshpëruar nga pamundësia për të pasur një Ferrari, vendosi që të ndërtonte vetë një të tillë.
Mori makinën e tij Ford Cougar dhe e shndërroi pas shumë orësh punë në një imitim të Ferrari 458 Italia.
Në shikim të parë, duket se Shaban Din ka bërë një punë të mirë.
Makina e tij, që kushtonte vetëm 1 mijë euro, tani ngjan me makinën luksoze italiane.
Vetëm se kur del në rrugë, Fordrrari arrin vetëm 225 kilometra dhe kap 100 kilometra në orë për 8.6 sekonda.
Një Ferrari i vërtetë ka 570 kuaj fuqi, kap 100 kilometra në orë për 3.4 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale 325 kilometra në orë.
Në rrjetet sociale, dikush i thotë Din se makina e tij Fordrrari është më e mirë se Ferrari që ka ai.
Një tregtar makinash në Bradford ka ofruar 40 mijë euro për t’ia blerë makinën. Jo keq!/ep
bravo Shaban,kam nje Fiat Ritmo,a ma ben dot Escalade?
S’mund te kishte emer tjeter vecse Shabe from uk
NgA kopsat e zeza shaba duket si uniformat blu bravo shabe.