Një kryevepër, por askush s’do të fluturojë aty (FOTO)

29 Nëntor 2013, 17:50Lifestyle TEMA
Një kryevepër, por askush s’do të fluturojë aty (FOTO)

Është cilësuar si një kryevepër dhe simbol i fuqisë ekonomike të Kinës.

Por aeroporti ndërkombëtar Shenzhen ka një problem: askush nuk do të fluturojë aty.

Terminali, që ka kushtuar mbi 1 miliard dollarë, u hap dje për herë të parë.

Udhëtimin e parë e bëri Shenzhen Airlines në drejtim të Mongolisë.

Por edhe pse në faqen e internetit thuhet se aeroporti ofron udhëtime drejt Sidneit, Dubait dhe Këlnit, asnjë kompani e madhe ajrore nuk ka ofruar shërbimet për në këto qytete.

I vetmi destinacion në SHBA është Anchorage në Alaskë, kurse në Europë ka një fluturim drejt Helsinkit.

Aeroporti është projektuar nga një studio italiane dhe është 400 mijë metra katrorë.

Ky është aeroporti i parë në Kinë që furnizohet nga një central diellor i posaçëm me fuqi 10 megavat./ep

6 komente në “Një kryevepër, por askush s’do të fluturojë aty (FOTO)”

  1. kunji says:

    do fillojne te fluturojne avash avash, mallrat qe vijne nga Shenzhen jane te lira…

  2. Ramizi nga Tunizi says:

    Si lekur gjarpni e paska mbulesen aeroporti

  3. redi says:

    Oj, oj, hajde aeroport hajde!! Hajde arkitekture italjane hajde! Nuk e di, se pse mu kujtua nje filosof, qe para qindra vitesh ka folur per RREZIKUN E VERDHE. Kina ka aktualisht mbi 1,4miljarde njerez. Filosofi ne fjale ka thene se : Raca e verdhe do te na mbysi vetem me peshtyme.
    Atehere i bie, qe sipas Sales : Gjermaia eshte e para, Kina e dyta dhe Shqiperia e treta.

    1. beso says:

      Fuksas ka nje shtepi ketu ku jam une.

  4. edi says:

    kjo qenka kryeveper arkitektonike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje