VIDEO/ Amazon do i dërgojë mallrat me... avionë pa pilotë

2 Dhjetor 2013, 11:03Lifestyle TEMA

Shitësi më i madh online në botë, Amazon, po teston disa avionë të vegjël pa pilotë, me qëllim dërgimin e mallrave tek klientët.

Lajmin e bëri të ditur shefi ekzekutiv i kompanisë, Jeff Bezos.

Sipas BBC, drone-t, të quajtura Octocopters, mund të dërgojnë pako që peshojnë deri në 2.3 kilogramë tek klientët deri në 30 minuta pasi është bërë porosia.

Megjithatë do të duhet deri në 5 vite që shërbimi të marrë jetë.

Do jetë Administrata Federale e Aviacionit që do të miratojë përdorimin e këtyre drone-ve për shërbim civil.

“E di që duket si një film fantashkencë, por nuk është kështu,” tha Bezos për CBS.

“Ne mund të dërgojmë pakot brenda gjysmë ore, mendoj se mund të ngremë pako deri në 2.3 kilogram, që në fakt është 86 përqind e mallrave që shpërndajmë ne,” shtoi ai.

Shërbimi do quhet Amazon Prime Air./ep

7 komente në “VIDEO/ Amazon do i dërgojë mallrat me… avionë pa pilotë”

  1. henri says:

    Bota ben investime kolosale ne teknologji te reja.

    1. lajmi says:

      Le ti cojne njehere andej nga Bathorja. Vend me te mire per eksperiment nuk ka.

      Ne fund te proves,jo vetem qe porositesi nuk do e marri pakon,por as drone nuk do kthehet e “gjalle” ne shtepi.

      Ka ustallare ketej,jo shka!

  2. Leo says:

    në qoftëse do të shkoj testimi i këtyre Octocopers me sukses athere papunësia është e programuar nga vet Bosi

  3. elinor says:

    Do dalin shoferet e USPS e t’i rrezojne dronet me cifte si ne gjueti patash!
    Po jo mor Leo, mos u tremb se aty ku humben disa pune krijohen shume te tjera qe ndoshta deri me pare nuk njiheshin. Ulja e kostos dhe rritja e efikasitetit te sherbimeve jane objektiva primare per cdo biznes qe garantojne mbijetesen e tij. Konkurrenca eshte aty dhe gjithnje e gatshme ta beje nje gje te tille.

  4. filan fisteku says:

    keta helikopteret loder, kane 20 vjet qe ekzistojne….. kurse sherbimi me poste keshtu eshte utopi….. po kur ka kohe te keqe, po kur ka zogj, po kur ka defekt, po kur ska njeri ne shtepi, por kur pallati ka shume hyrje? etj etj….. kjo eshte thjesht reklame per amazon. kaq

    1. tarrasi says:

      Kur ka nevoje ka nje zgjidhje dhe gradualisht behet gjithnje e me e persosur.

      Ta dish ti disa vite me pare kompjuteri ishte me e madhe se nje shtepi dhe mund te bente me pak pune se nje makine llogaritese por shiko se ku eshte tani…

  5. glauku says:

    gje shume e mire dhe praktike po shyqyr qe nuk i leshojne kutite si raketa mbi marresit (sidomos kur jane ne rruge)…:):)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje