Berisha mashtron me shifrat e vrasjeve/ Rama: Do të çarmatosim Shqipërinë

5 Dhjetor 2013, 19:03Politika TEMA

Ministria e Brendshme i është përgjigjur deklaratave të ish- kryeministrit Sali Berisha për 47 të vrarë në një muaj.

Ministria thotë se përgjatë dy muajve, tetor dhe nëntor, ka 5 vrasje më pak në krahasim me një vit më parë.

Kështu, në tetor të vitit 2012 ka pasur 11 vrasje, kurse në nëntor ka pasur 12 vrasje.

Ndërsa në vitin 2013, në tetor ka pasur 11 vrasje, kurse në nëntor ka pasur 7 vrasje.

Sa u përket vrasjeve të mbetura në tentativë, në tetor të vitit të shkuar ka pasur 37 të tilla dhe në tetorin e sivjetëm ka pasur 32.

Nëntorin e shkuar ka pasur 34 vrasje të mbetura në tentativë, kurse këtë nëntor ka 28 vrasje.

Në total këto dy muaj ka pasur 78 krime ndaj personit, krahasuar me 94 krime ndaj personit vitin e shkuar.

Ndërkohë në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se duhet një ndërhyrje energjike për të çarmatosur Shqipërinë.

“Shqipërinë që, sot, për shkak të pasigurisë ekstreme të jetës dhe të pronës që u krijua vit pas viti është armatosur për të mbrojtur shtëpinë, për të mbrojtur pronën, për t’u vetëmbrojtur nga e keqja dhe ende më keq akoma është armatosur për të agresuar ata, që janë më të pa mbrojtur. Po kjo është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Plani duhet të nisë dhe do të nisë shumë shpejt, në një bazë të re ligjore për mbajtjen dhe përdorimin e armëve. Për këtë arsye ne nuk jemi ngutur qysh në dy muajt e parë me aksione, që janë të destinuara të mbeten jo vetëm sporadike, por edhe të pasuksesshme, në rast se në radhë të parë nuk vendosim një bazë të re ligjore dhe nuk bëjmë një punë intensive komunikuese, përpara sesa të fillojmë në mënyrë kapilare, kontrollin për armët dhe ndëshkimin për armëmbajtjen e paautorizuar,” tha Rama.

“Natyrisht që paralelisht, lufta e nisur ndaj krimit dhe korrupsionit, e cila është jo e suksesshme, por është absolutisht e efektshme bën punën e vet, por as kjo nuk mjafton, sepse e tërë veprimtaria e Policisë së Shtetit në të gjithë gamën e vet, është e pamjaftueshme në rast se, nga ana tjetër, ne nuk ndihmojmë me politikat tona, me vendimmarrjen tonë shoqërinë të rimëkëmbet, komunitetet të rimëkëmben dhe marrëdhëniet mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve të rimëkëmben. E kemi thënë kohë më parë se, një shkollë e cila nuk mban asnjë lidhje me prindërit, është e destinuar të dështojë dhe se një proces edukimi në shkollë, i cili është i shkëputur nga jeta nën çatinë e shtëpisë së fëmijës apo nxënësit, është i destinuar të dështojë. Për këtë arsye, kemi ngritur zërin kohë më parë. Pastaj kemi futur në program dhe tani kemi filluar të punojmë, për t’i kthyer shkollat në qendra komunitare. Pikërisht për këtë arsye, jemi angazhuar dhe kemi filluar punën që marrëdhëniet e prindit me shkollën, të jenë marrëdhënie të institucionalizuara, përmes kontaktit sistematik që çdo shkollë duhet të mbajë me prindin, jo vetëm në formën e takimeve, por në formën e komunikimit me shkrim të ecurisë së çdo fëmije. Praktikë e njohur botërisht dhe praktikë e refuzuar kategorikisht për vite me radhë, këtu në Shqipëri,” vijoi kryeministri./ep

24 komente në “Berisha mashtron me shifrat e vrasjeve/ Rama: Do të çarmatosim Shqipërinë”

  1. Leo says:

    Bravo 2 vrasje me pak ju lumte… hajde rilindje edhe te dhame voten po nja 2 me teper do ishit mire ne bi!anc me Sali shpellarin

    1. i----i says:

      hahahahaha e ke seriozisht me kete koment?? po pse mer per 2 vrasje me pak duket arritja?? dy veta qe rastesia i beri qe te ziheshin apo te krijonin konflik vjet, sot po ajo rastesi nuk ja ka bere. behet fjal vetem per 1 muaj, nuk shikohen keshut. eshte si te thuash qe op bej nje sondazh per zgjedhjet dhe pyet tre veta qe rastesisht mund te dalin me pd, nuk besoj se kjo i bie qe pd ka 100% te elektoratit apo jo?

    2. fidel says:

      hajde mendje hajde. e para e punes duhet te presesh 300 dite sipas premtimit. e dyta. ne cvend te botes ke pare rezultate ti ne 2 muaj per rendin? na jep nje shembull aman.

    3. arrixhiu says:

      Pse cfare jane ata, Zoti qe ti ulin menjehre krimet. Mos fol traplliqe.

    4. toni says:

      @leo mos ke qene gje sot ane nga lazarati jo per gjo po dukesh qe paske terhequr fort sot ose mos ke marrre gabimisht ndonje pako haloperidol ne vend te bigbabol…

  2. Qytetari says:

    Nje fjalim madheshtor , i rralle i padegjuar ndonjehere . Kam filluar
    te bindem qe kjo qeveri do te bej ndryshime shume te medha.
    Shqiperia shume shpejt do te lartesohet ne nivelin Europan .
    Raporti -2 i vrasjeve eshte krenaria e qeverise , ne vecanti e Tahirit .

  3. AMEN says:

    Ne Shqiperi ska qetesi mbrojtje shteti eshte kaos po keta politikane plehra qe mendojne per xhepat e tyre.Ky vend ka mare fund eshte zhbere ne cdo drejtim.

  4. United Kingdom says:

    Paska harru Sala me i vra dhe 2 qe te dilnit jek e jek. Hajd pra se muajin tjeter do dilni barabart! Pune leshosh, ca presim ne nga keta!

  5. arsen says:

    Gjermanet ne luften e Dyte Boterore, shprehen habine me te madhe: ” Vetem ne Shqiperi kemi gjetur spina pa pagese”…!!!
    Perse mundoheni kaq gjate?? Jepini babait 50% te vleres se nje Kallashi dhe ay…do ju spiunoje : Te birin, nusen, dhendrin dhe krushkun?
    Pra? me 30.000 leke shteti do fitoje 120,000.:

  6. cami says:

    ju shplafte mortja ishalla juve te MB, po pse mor qyqare, vrasjet e njerezve per statistika i beni e lavderoheni, se keni ulur numrin. Po nje m… te madh keni bere, vendi eshte bere akoma dhe me i pasigurte, ju jeni nje qeveri fasadash, me llum se keta tjeret qe iken.

  7. Rudina says:

    Ema Andrea: Edi Rama prepotent provincial.
    !! Të bardhë e paç mendjen siç ke mosmirënjohjen dhe fyerjen i dashur Zoti i shtëpisë që……. . ani…….unë t’kam zgjedhë……..e tash duhet me të durue!!! Edhe Ty…..!!!”

  8. Alfred says:

    eshte shum shpejt te kerkojme llogari,por gjithsesi ka shenja te mira.nuk akoma tre muaj ne qeveri,te kemi pak durim

  9. JULIA says:

    ME VJEN KEQ KUR DEGJOJ PROBLEMET ME SISTEMIN ARSIMOR NE SHQIPERI. JAM DAKORD ME RAMEN KUR THOTE QE FAMILJA DHE SHKOLLA DUHET TE JENE TE LIDHURA ME NJERA TJETREN. UNE JAM MESUESE NE CANADA DHE KOMMUNIKIMI ESHTE I PERDITSHEM SIDOMOS ME PRINDERIT FWMIJTE E TE CILEVE KANE PROBLEME SJELLJEJE. I KOMUNIKOJME ME SHKRIM PER DITEN, ME QELLIM QE TE JENE NE DIJENI TE PROBLEMIT. GHITHASHTU KOMUNIKOJME DHE KUR SHIKOHET PERPJEKJE NGA ANA E TYRE DUKE I INKURAJUAR PER ZGJEDJEN QE BEJNE. PSE TE MOS BEHET KJO DHE NE SHQIPERI? NE KETE DREJTIM DUHET PUNUAR ME SHUME ATY DHE MESUESIT TE NISEN NE FILLIM NGA CILESITE POZITIVE DUKE VENE THEKSIN TE KETO CILESI DHE JO TE QORTOJE NXENESIT PER NJE VEPRIM. TI JAPE NXENESVE NJE CHOICE DUKE VENDOSUR LIMITE: DO TE BESH KETE APO KETE E SHOQERUAR ME PASOJAT QE VINE. NXENESI BEN ZGJEDHJEN E TIJ DUKE PATUR PARASYSH PASOJAT. KESHTU AI ZHGJEDH ATE QE TE JEP SURPRISA
    TE KENDSHME DHE JO PASOJA TE RENDA. FINALLY, PO QE SE EGZISTON LIDHJA PRIND MESUES DO TE EVITOHEN SHUME GJERA DHE DO NDIKOJE NE EDUKIMIN E FEMIJES.

  10. TANI says:

    NUK KANE PATUR KOHE TE VRITEN, SE PO MERREN ME “RILINDJEN” E PRONESIVE TE REJA. GJITHCKA QE BEHET PAS ZGJEDHJEVE, DHE GJITHCKA CFARE NDODH, ESHTE KATASTROFALE DHE E TMERRESHME SIPAS FJALEVE TE PARTISE DEMOKRATIKE, DHE PER KETE, FAJTORE JANE SOCIALISTET DHE EDI RAMA. … O ZOT A KAN DIN E IMANE, A KANE KRISHT A MUHAMET KETA TE C’NDERUAR, KETA TRADHETAR. PO KU ESHTE PARE E DEGJUAR QE TE GEZOHEMI PER FATKEQESI E TRAGJEDI SIC BEJNE KETA. PO SI KA MUNDESI KUR NJE NEXENESI I MBUSHET MENDJA E ZBRAZET, TE BEJ NJE KRIM NE KLASE, TA KETE FAJIN EDI RAMA APO C’DO KRYEMINISTER QE QEVERISE, I MAJTE APO I DJATHTE. A JENI NE METRO QAFIRA, O SHQIPTAR TE MARRE, TE DJATHTE E TE MAJTE. ZOT NA RUAJ PREJ JUSH. PO SI GEZOHET KESHTU KY PARLAMENT ME VRASJET, DHE C’FARE BEJNE, VETEM REGJISTROJNE “AKSJONET E KANAN TAFILIT…” DHE KETA TE MAJTET MBROHEN DUKE THENE SE KEMI PATUR VRASJE ME PAK SE VITIN QE KALOI DHE SE SALI BERISHA GENJEN. KJO ESHTE TRADHETIA DHE PABESIA ME E MADHE. TANI KUJTOHEN DHE PER LIGJIN KUNDER ARMEMBJTJES PA LEJE. PRAP MIRE SE SALI BERISHA NA ARMATOSI, TE SHOHIM CFARE ARMATIMI DO NA HEQ EDI RAMA TANI, PAS PILAFIT…TURP TURP EDHE TRADHETI E LARTE.

  11. Arber says:

    Ju qe komentoni ne menyre negative ndaj qeverise aktuale ju duhet kujtuar se gjate 8 vjeteve te Nanos dhe po 8 vjeteve te Berishes (pra 16 vjet rresht), plus katrahura qe nga 1990 deri ne marrjen e pushtetit nga Nano Shqiperia u la te shkaterrohet moralisht, shpirterisht, materialisht, nga pikpamja e edukimit dhe shendetsise e shume e shume te tjera. Alia, Nano e Berisha jane armiqte me te tmerrshem qe ka pare populli shqiptar. Te tre e vodhen Shqiperine sa deshen dhe e lane ne kaos. Kjo qeveri qe ka dy muaj ne pushtet nuk mund te fiksoje me shkopin magjik katrahuren qe kane krijuar keta tre monstra me drejtesine, policine, krimin, vjedhjen, imoralitetin, korrupsionin e shume e shume te tjera. Per fat te keq njeriu dhe shoqeria ne Shqiperi jane prishur shume keqas. Njeriu eshte kthyer ne nje materialist te papare dhe pa shpirt. Shoqeria reflekton njeriun. Normalizimi i situates do te marre te pakten 10-20 vjet nese qeverite shqiptare do te punoje seriozisht per te fiksuar vendin. Te shohim nese kjo qeveri do te sjelle permiresime. Sigurisht duhet shume me teper kohe se dy muaj qe te japesh nje vleresim. Nota do te vihet pas 2-3 vjetesh, se paku. Fat te mbare shqiptare ne rrugen e zhvillimit dhe emancipmit si shoqeri!

  12. funerali says:

    edi rama krearia e vendit, do tja arije qellimit. deri me sot nuk kam degjuar dike te permendi maredheniet shkolle komunitet, mesues prind, baza e suksesit te te ardhmes te rinise shqiptare.
    nga shifrat e paraqitura shoh 78% me 94% pra nje ndryshim 16%, per 100 ditet e para.
    komentuesit e mesiperm jane plerat e saliut qe vazhdojne mutngrenien. vetem kjo ju ka mbetur.

  13. te gjithe njesoj jane says:

    Po prej hallit e kishte edhe votuesi shqiptar qe ja dha voten ketij!Ke do votonte tjeter?keto ishin alternativat.Ndermjet krimineleve po zgjedh ate qe eshte me pak kriminel!Ata qe dine te udheheqin nuk i le kush te ngrene koken!Ne shiqperi fiton i forti jo i zoti!

  14. 0=0 says:

    Po mire meshire qe nuk ndiejne politikanet tane.,Po turp nuk u vjen nga pak qe dalin e flasin ne parlament kuturu,Bejne statistikat e vrasjeve 2 me pak 2 me shume.Nuk mund te presim nga keta politikane zhvillim qetesi pervec se rremuje coroditje.Sa komb fatkeq e qorr qe jemi…

  15. Sali menderja ,shkaterroj per 23 vjete rresht kete popull
    ne cdo pikepamje,kurse nji pjese e mire e injorances
    merret me statistikat e vetem pak javeve te kesaj
    qeverie ,qe sipas mendimit tim ,eshte qeveria me e
    mbrekullueshme qe ka qeverisur ndonjihere ne kete
    vend te trazuar Ballkanik !

  16. rilindje...? says:

    Fjalimet e Rames,me kercenime,sharje e uturake… do ta qetesojne dhe edukojne kete popull.Nga pamundesija per te realizuar premtimet mashtruese gjate fushates,eshte hedhur t’ia vere fajin dhe te mohoje gjithcka qe eshte bere dhe eshte lene nga e kaluara.Fjalime qe te kujtojne Arturio Wi ne dramen “trusti lulelakres”;fjalime te tipeve revucionare demagogjike e te peshtira,si ato te E.Hoxha,apo F.Kastro e tj.,pasuruar me banalitete te rendomta e gjithcka mashtruese,ne forme dhe permbajtje.Metoda tashma te njohura e dale boje te perdorura historikisht nga te majtet “revolucionar te revoltuar”,qe mohojne e mallkojne gjithcka nga e shkuara per te mburrur vetveten:Keshtu si veproi Lenini me Carin,Enveri me Zogun,po vepron edhe Rama me Berishen,por rezultatet dhe fundi iu pa,sic edhe do te shihet…

  17. rinia says:

    Qeveria e re do te justifikohet gjithmon qe ,ky vend eshte nga te gjitha anet
    I shkataruar , por kete populli e din fare mire , me duket se keta nuk e dine
    nga ta fillojne rregullimin e saj . E kane filluar me shembjen e pallateve pa leje
    per ti trguar popullit qe ne filluam punen tone ndeshkuese,
    Perse nuk e filloni nga kokat qe e kane degraduar Shqiperine ne kete shkalle ???
    Mos valle duhet pritur 4 vjet ??

  18. denion meidani per lsi-ne vras dhe veten says:

    E rendesishme eshte se Sali Berisha iku nga pushteti ,dhe kjo eshte nje prej fitoreve me historike ne kombin shqiptar. Nje problem i madh qendron i izoluar ne opoziten shqiptare dhe qe serish enderron pushtetin megjithese ka shkaterruar Shqiperine dhe per here te fundit ka marre 1.000.000 shpulla para-mbrapa. Partia Demokratike ka po te njejtin kryetar per 24 vjet (2 dekada e ca) dhe per kete nuk mund te quhet parti demokratike por eshte njesoj si partia e Ilir Metes qe me shume ngjasa do ja kaloje,pasi Meta eshte nje pasha me liberal. Mos harroni per asnje moment se ci ka bere ky njeri Shqiperise. bidoni me uje kokes ne protesten e armeve kimike eshte vetem fillimi. Bej kujdes Sali nje brez i ri po vjen.

  19. rilindje...? says:

    TANI,
    per disa gjera ke te drejte,por cdo vend ne bote mban statistika,analizon dhe diskuton per trendin e krimeve.Ecurija e tyre eshte tregues i aftesise per te luftuar krimin,por sidomos flet per gjendjen politike,ekonomike dhe kulturore te nje vendi e nje populli.Persa i perket armeve te shperndara ne vitin 97,mendimin qe ke se i shperndau qeveria e asaj kohe eshte tendencioz dhe e propoganduar pikrisht nga ata qe bene kundrarevolucionin komunist,per te rezuar qeverine e atyre qe i ua shemben diktaturen…Kur ka ndodhur ne bote qe qeveria egzistuese te hape depot e armeve e t’ia shperndaje kundershtareve e turmave per ta rrezuar?Ajo ngjarje eshte e qarte sa s’ka ku te vej me.Ne e pac harruar,kujtohu.Eshte pare dhe filmuar origjinal si ka ndodhur…Propoganda komuniste eshte e pa shembullt per nga shtremberimet;e ka provuar historija ne vendin tone dhe kudo,por ama besohet vetem nga ata qe nuk duan ose nuk dine te thellohen e mendohen….

    DETAR,c’thua keshtu?ne nuk po shohim shkaterrime,por ndertime kudo…Persa i perket degradimit moral e edukativ te nje pjese te ketij populli,deri diku ke te drejte,por une mendoj se origjinen kjo dukuri e ka edhe nga koha e diktatures komuniste,kur nuk punohej aspak per edukimin njerezor,por vetem per edukimin partiak,qe u mohuan perparsite qe kishte feja ne kete drejtim,kur u sekuestruan pronat e pasurite,te cilat sot jane shkaqet kryesore te krimeve,kur njerezit nuk u lejuan te punonin sipas aftesive e mundesive te tyre,por vetem ashtu sic diktonte partija;Dhe sot sulen kush e kush te pasurohet sa me shpejt,ne cdo menyre te mundeshme,qofte dhe te paligjshmeme e mashtruese,etj,…sulen te kapin kohen dhe mundesite e humbura,cfaqe qe vetvetiu sjellellin pasojat qe shohim e degjojme…

  20. AKREPI says:

    PO NUK PATI DENIM ME VDEKJE KESHTU KA PER TE SHKUAR …POPULLI YNE ESHTE SA BANAL DHE KRIMINEL ARME KA I PERDOR SI ME QENE LODRA ..PA LLOGJIKE JOTOLERANTE JEMI NXITES PER NJE TE SHARE VRITEMI …ME BUDALLENJ NUK I BEN NENA…AI QE I HAPI ARMET EDHE ME KULLEN BOSH LUFTOI DHE E RRAFSHOI SE KISHTE FRIKE NGA AJO…BUURRE SHTETI NJERI UDB= PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje