“Ardian Klosi fali librezën e kursimeve për revolucionin studentor”

9 Dhjetor 2013, 10:45Politika TEMA

Arian Manahasa, ish- student i Dhjetorit 1990 dhe një nga krerët e Lëvizjes, tregon ditët e vrullshme të revoltës kundër diktaturës.

“Të dush të ndash karakterin e kërkesave të revoltës së studentëve të Dhjetorit ‘90 është njësoj si të gënjesh veten. Thelbi i çdo veprimi, i çdo kërkese, i çdo sakrifice ishte një dhe i vetëm- përmbysja e sistemit diktatorial. Fakti që brenda pak orëve që nga nisja e revoltës, u kristalizua dhe u bë qëllim kryesor pluralizmi politik, nuk lë vend për shumë interpretime për karakterin  e kërkesave të studentëve”, shprehet ai.

Ndër të tjera ai rrëfen edhe se si Ardian Klosi fali librezën e kursimeve për revolucionin studentor.

“Fusha e sportit e Qytetit Studenti atë mëngjes ishte  shndërruar në agora-në më të bukur dhe emocionuese që kam parë e jetuar. Fjalët lapidarë të Ardian Klosit, i panjohur në atë kohë, kur ngriti një librezë personale kursimesh në ajër dhe thirri “e fal për ju”, fleta e daktilografuar me 11 kërkesat e studentëve që bridhte dorë më dorë për t’u lexuar më pas me zë  të lartë para tyre, fakti që fjalë të tilla thuheshin në publikisht dhe me entuziazëm për herë të parë… janë elemente që mjaftojnë për të përshkruar gjendjen shpirtërore të studentëve dhe situatën e atyre ditëve. Ndofta për herë të parë, në një kohë rekord, pa e kuptuar as ne vetë, u zhvilluan zgjedhje të ndershme”, shprehet ai në gazetën Shekulli.

25 komente në ““Ardian Klosi fali librezën e kursimeve për revolucionin studentor””

  1. Berlin says:

    Boll me me keto gjasme sentimentalizma fallco !

    1. zea says:

      Berlin, te lutem nuk jane fallco. Nderoeni nje njeri TE VERTETE si Ardian Klosi. Per mua ai nuk ishte idealist, ai ishte i verte, njerezor, kjo qe mungon gjithe diten ne kete vend..

      1. bracja says:

        vetem se ishte femije blloku…kaq te ben te mendosh se eshte hipokrizi.

        1. ARUSHA says:

          TE GJITHE FEMIJET E BILBIL KLOSIT ISHIN DHE JANE NJEREZ SHUME TE MIRE DHE ME KEMBE MBI TOKE DHE SHUME TE THJESHTE !

      2. cano says:

        ZEA
        Skenderbeu ishte serb per historianin klosi
        si thu.
        Ka bo shkollen ne gjermani.
        A po ka qen cun mami.
        A po nje plere e bllokut,

    2. shqipnia e hoxhisteve says:

      edhe sokoli e ka falur librezen -te gjithe jane antishqiptare vetem hoxhistet jane heronje -trima -ma te miret e te mireve -7milon i lane jashte , vete komandojne edhe nja 2milon ja skllever moderne per ta ,
      kjo i bie qe edhe demokracine e levizjen po bijte e tyre e paskan bere -keta u kthyen se u hyri tmerri kur pane vrasjen e Cauceskut ,ju lumte kur sale mavria asnje dosje politike nuk hapi apo nje ligji per pastrimin e shtetit ligjor tani eja degjo denglat e fabrikimet e hoxhisteve …

    3. ARUSHA says:

      Duhet ti dini dhe ti njifni e ti mesoni Patriotet e Vertete te SHQIPERISE dhe se edhe per clirimin e atdheut shqipetar ne luften Nacional –Clirimtare Familja e Pasur e Bilbil Klosit dhuroi tere pasurine !

    4. Mato Gruda says:

      Kjo eshte nje e vertete e pamohueshme ,ne ato dite kur askush nga intelektualet e ashtuquajtur te kohes nuk mori guximin te hynte ne qytetin Studenti e jo me te inkurajonte studentet ashtu sic beri ARDIAN KLOSI dhe KUJTIM CASHKU .
      Njeriu vleresohet per guximin dhe trimerine e treguar ne momentet kur ato kerkohen prandaj ne studentet e dhjetorit e vleresojme ardianin dhe ata pak intelektuale qe u bashkuan me ne ne ditet e para te levizjes dhe jo si Sala me shoke qe erdhe si kofini pas te vjelit

    5. Gopisti i NSHRAK-ut says:

      @ berlin
      Pavarsisht se ne QS ate dite kam qene per qellime te tjera (gop nga Lushnja),
      E mbaj mend mire gjestin fisnik te IDEALISTIT DANI.
      BOLL U BERISHIZUAN STUDENTET ?

  2. Kurbetliu says:

    “E ka bere per “reklame” pasi ishte kriptokomunist, i biri i Bilbil Klosit, prokurorit komunist”.
    Po te ishte pyetur per kete gjest te te ndjerit Klosi, ky do te ishte me siguri te plote, komenti i Komandant Berishes, uturak-mbajtesit te Hysni Kapos

    1. eli-tiv says:

      …klosi i k a patur para te vjedhura..?? o te fituara nga perkrahja o statusi i te jatit..??
      ne dime shme mire qe luli vodhi rrugen e kombit….shkelzen mualebija eshte ka futur doren kudo…..argita po gjithshtu…liri po ashtu….le te falin edhe keta llogarite e tyre..Te tera
      Klosi kishte te gjithe kursimet e tij…
      Kur shruani e villni ju hajdutet e saliut….duhet te dini qe jeni njerz pa vlera…kam neveri per te gjithe ata qe ngrene dy gishtat lart…simbol i saliut me banden e tij

      1. zea says:

        ne hotel “Dajti” kam hyre sa here kam dashur bile edhe me carape leshi e me opinga. Shko more mbeturine e UDB

  3. sAVO dUKATI says:

    o I NDERUAR ADRIAN kLOSI NUK BËNTE PËR REKLAMË SE KISHTE KU TË SHKONTE, POR E BËRI PËR IDEAL. KUTON LOPARI ÇËSHTË IDEALI.?

  4. gring says:

    Po c’fare lesh revolucioni na thua?

  5. nendetsja 105 says:

    Kam qene present kur e deklaroi para studenteve faljen e librezes me 7500 leke te rej brenda. Me beri pershtypje shuma qe ishte e konsiderueshme per kohen barazi me nje lavatrice, nje televizordhe nje bufe e NPD Pogradeci. Keto tre gjera ishin enderr per familjet shqiptare jo me per nje beqar si i ndjeri Klosi atehere. Nuk duhet te flas keq per te vdekurin, por me syte e mi e kam pare Ardian Klosin nja dy ore pas kesaj deklarate, qe pasi takoi kryespiunin e turizmit(nendrejtorin) Luan Pobratin u futen ne Hotel Dajti, qe ne kohen e Ditatures ishte molle e ndaluar per 99% te shqiptareve. Kaq per perrallat me idealizem, qe na shkruan z. Manehasa.

  6. Liridon says:

    Situaten per ndryshim e solli qyteti.Fatkeqesia ishte dhe akoma eshte se po e gezon fshati,te cilet kane aftesi te veprojne si krimenele e police njekohesisht.Dekatuntarizimi dikasterial dhe administrativ eshte nje shenje respekti per mendimit qytetar te viteve ’90 dhe mendimit qytetar te kohes te sotme.Intelektualizmin e z.Klosi do te ishte ofendim te vlersohej nga persona te cilet akoma nuk kane mesuar te ecin ne asfaltin e qytetit.

  7. aqifi pa parti says:

    Po Arjan Manhasa nuk ka qene nga kreret kryesor.Ai ka qene nga familjet e perkedhelura re regjimit dhe ne greve u fut se e terhoqen te tjeret e nuk ka ato kapacitete te na e nxirrni ktu si gjoja desident te regjimit.Ne kohen e monizmit familja e Manehases ishte pjese e regjimit e nuk besoj se duhen te shkruhen te thenat e njerezve te paskrupullt qe hidhen sa majtas-djathtas.Per A.Klosin respekte.Me vepren e tij ,i ndjeri, besoj se ka krijuar personalitetin e tij ne publicistiken shqiptare.

  8. liri drejtesi says:

    Veterani rrefen. Peralla per meze me raki apo vere, sipas mides,ne naten e ftohte te 8 dhjetorit 2013.
    Nje shoqeri paklasa apo shtresa te sintetizuara mire eshte nje shoqeri qesharake, e paqendrueshme, pa te ardhme. A nuk ishte keshtu i ndertuar komunizmi ne vendin tone? Po. Po pse vazhdojme akoma ne kete rruge? Sepse diktatura ka dy variante te vetat: ose e ashper, ose demokratike. Pra thelbi nuk ndryshon. Ndryshon vetem mbiemri – i diktatures. Pas 1990, ne po synojme rendin e diktatures demokratike. OK. Po le te ndertohet, kush e pengon? E pengon diktatura. Sepse ne kohet e vjetra diktatura/diktatori ishte mbreti. Ne kohet moderne, pas revolucionit francez 1789 etj.,diktatura kaloi ne duart e puntoreve dhe fshatareve te varfer. Edhe sot ne vendin tone ne jetojme diktaturen demokratike te ishpuntoreve dhe fshatareve te varfer, dhe neser ate te puntoreve dhe fshatareve te varfer qe presin te vine ne pushtet – majtas apo djathtas, pak vlen kraku.
    E kuptoni sesi ne emer te varferise ngrihet dhe lulezon i varferi me qellim qe te luftoje diktaturen qe disa te varfer te tjere e kishin mbjelle pak kohe me pare, dhe qe po disa te varfer te tjere do ta mbjellim me von – e keshtu paprere bota jeton ne meshiren e diktatures = te varferve.

  9. lani says:

    Edhe sAli Baba me 40 hajdut, me krye hajdutin Ilir Meta, kane falur librezat e tyre te kursimit.

  10. mirenjohja says:

    turp,turp me komente pa vlere,
    njeriu vlersehet per ate gjest human qe beri,mbeshteti me aq kursime nje ideal,aspiraten per DEMOKRACINE.
    qofte kujtim i perjetshem per ARDIANIN, nga njerezit qe e vleresojne, si intelektual..
    merruni me komente pse nuk u kurrorezua DEMOKRACIA,por anarshia e vjedhja e pasurise kombetare,

  11. zea says:

    Ardiani s’mund te quhet hipokrit, sepse familja e tij ne luften clirmtare e shkriu pasurine e sajper lirine e vendit.

  12. babec says:

    Ardiani ishte nje Shqiptar i mire dhe nje urrejtes i diktatit enverist te ushtruar nga i ati!
    Si pardje 23 vjet me pare, festoi diten e vdekjes se Xhon Lenon, bashke me nje tufe studente te Rames ne Institutin e Arteve!

    Sllogani ishte Power to the People!

    Me pas me Ramen organizuan refleksionet, nje lloj katasisi psikanalitik!

    Kane qene mes te paketve qe denonconin hapur Enver plehun, dhe kerkonin ndeshkimin e ishbyrose. Per kete shkak Saleh El Talebi i konsideronte anarkiste radikale!

    Power to the People!
    RIP Dani

  13. ai says:

    titulli i artikullit me duket i pavend.ne ato dite te dhjetorit ’90 idealizmi i njerezve shihej kudo,te gjithe ishin te gatshem te benin dicka per kete fryme te re qe po lindte.e ne mes te tyre ndodheshin edhe personazhe te cilet kishin guxuar te thonin dicka me teper se te tjeret kunder regjimit apo kishin lejen te thonin dicka me teper,kete do ta vertetoje historia.une kujtoj momentin kur ka ndodhur ky fakt.shume prej atyre qe ishin present nuk vleresuan anen materiale te diskutimit sepse(ju betohem)entuziazmi i personave ishte i jashtezakonshem.ne ato momente per ne universi po ndryshonte,gjithcka kishim besuar nuk ekzistonte me,fryma e te rese e lirise dhe e pjesmarrjes si asjehere tjeter kishte pushtuar te gjithe.cfare kane bere me pas verteton edhe qellimet e personazheve te asaj kohe.mos harroni se Rama,Klosi,Berisha etj ishin te perkedhelurit e regjimit.mijera persona pa emra,pa tituj e pa mbrojtje dolen ne rruge per te ndryshuar vendin e tyre.

  14. Te lumte Arian. Shume komentues e konfirmojne ate fakt qe e thua qe ne titull te shkrimit. Tjeter gje se si e komentojne ate fakt, kjo eshte ceshtje subjektive. Ti na ke sjelle faktin dhe kjo ka shume rendesi. Dikush, ne nje shkrim tjeter na solli edhe fjalimet me ze e figure, duke i dhene hakun edhe Ramiz Alise ne suksesin e levizjes se dhjetorit. Edhe ky eshte nje fakt. Kushdo ka te drejten e tij ta komentoje.
    Ju faleminderit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje