Revista e njohur TIME e ka shpallur Papa Françeskun si personin e vitit.
Një nga editorët e revistës tha se gjatë nëntë muajve në detyrë, “Papa e ka nxjerrë papatin nga pallati, në rrugë”.
Në vend të dytë ishte Edward Snowden, i njohur për faktin se publikoi materialet sekrete nga agjencia më e fuqishme e spiunazhit në botë, NSA amerikane.
Një zëdhënës i Vatikanit tha se ishte një shenjë pozitive që një media kaq e njohur i jep këtë çmim një personi që përfaqëson vlerat morale e shpirtërore.
Kjo është hera e tretë që një Papë merr një vlerësim të tillë nga revista.
Në vitin 1994, personi i vitit ishte shpallur Papa Gjon Pali II dhe në vitin 1962 ishte shpallur Papa Gjoni XXII./ep
Jam kundra fese por vVatikanit i ka ardhur njeriu i pershtatshem qe munde te beje diçka per te ndryshuar historine ne favor te popujve. Ka ardhur njeriu qe do ti hyje çdo njeriut ne zemer per thjeshtezine,per zemergjeresine. Njeriu qe e urren te pasurin dhe admiron te varfrin. Paste jeten e gjate per te miren e popujve.
Dyshoj se ky pape eshte ky qe ti pershkruan.
Sometime change is good, but not always…
cudi kosvaret bone fushate per baben e tyne Erdoganin