Tkurret shërbimi diplomatik/ Ja nëntë ambasadat shqiptare që pritet të mbyllen

14 Dhjetor 2013, 08:48Politika TEMA

Shërbimi diplomatik pritet të pësojë një tkurrje të fortë në ditët në vijim teksa gropa financiare ka përfshirë dhe Ministrinë e Jashtme shqiptare.

Paralajmërimi i shefit të diplomacisë, Ditmir Bushati, disa ditë më parë se do ketë shkurtime në ambasadat shqiptare, por dhe në personelin e ambasadave që do të mbeten, po shoqërohet me projektin përkatës për emrat e selive diplomatike shqiptare nëpër botë që do mbyllen.

Burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme bëjnë me dije për “Shqiptarja.com” se në projektin fillestar, rezulton se janë nëntë ambasada shqiptare nëpër botë, të cilat do të mbyllin dyert në një të ardhme shumë të afërt, për shkak të vështirësive financiare që po kalon vendi por dhe shërbimi diplomatik.

Kështu, sipas projektit që po hartohet në Ministrinë e Jashtme, mësohet se do të mbyllë dyert ambasada shqiptare në Bosnjë-Hercegovinë, vend të cilin do ta mbulojë ambasada jonë në Slloveni, po ashtu dhe Danimarkë, të cilën bashkë me Norvegjinë do t’i mbulojë ambasada jonë në Suedi, në Kroaci, të cilën do ta mbulojë ambasada jonë në Slloveni, po ashtu dhe në Malin e Zi, e cila do jetë konsullatë dhe do ta mbulojë ambasada jonë në Serbi.

Por do mbyllen dhe disa ambasada në vendet arabike, të ngritura në kuadër të anëtarësimit në Konferencën Islamike dhe ku vetë këto vende paguanin qiranë e ndërtesës ku vendosej selia e trupit diplomatik shqiptar. Mësohet se pritet të mbyllen ambasadat shqiptare në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat do të mbulohen nga ambasada jonë në Kuvajt. Pritet të mbyllet ambasada shqiptare në Malajzi që do mbulohet nga ambasada jonë në Kinë ose në Indi. Njëherësh pritet të mbyllet dhe ambasada shqiptare në Sllovaki, që do të mbulohet nga ambasadori shqiptar në Çeki, si dhe ambasada shqiptare në Portugali që do mbulohet nga ambasadori ynë në Spanjë.

Ndërkohë është në pikëpyetje mbyllja e ambasadës shqiptare në Hungari.

Mësohet se Shqipëria do të ketë vetëm tre ambasada në kontinentin amerikan, në SHBA, Kanada dhe në Brazil. Nga ana tjetër sipas burimeve, shkurtime do të ketë dhe në personelin e ambasadave që nuk do të shkrihen. Kështu, do të shkurtohet me 30 përqind personeli i ambasadave në të gjitha vendet, duke iu bashkangjitur në këtë mënyrë dhe strukturës së re të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila reduktohet për shkak të vështirësive financiare në masën 30 përqind .

22 komente në “Tkurret shërbimi diplomatik/ Ja nëntë ambasadat shqiptare që pritet të mbyllen”

  1. beso says:

    mbyllni dhe ambasaden ne Kosove,mbani nje zyre konsullore dhe mjaft.ç’eshte kjo ambasade mes dy shteteve shqiptare?

    1. loni says:

      per ti treguar botes sesa te keqinj jemi me njeri tjetrin prandaj nuk e mbyllim ambasaden tone ne kosove,,dhe ne kete menyre tregojme sesa popull kafshe qe jemi,,ne kete menyre tregojme muskujt tane perparave te huajve,,se ne per te vrare njeri tjetrin jemi kampjone,,por me ju te huajve jemi servila,,kjo eshte e gjitha

      1. LORA says:

        Sa mire eshte qe ti loni e di veten tende,qe je kafshe e shkuar kafshes.

    2. boikeni says:

      kjo ishte rilindja?edi rama është më servil se berisha,ndaj politikave neoliberiste.Turp.Po shesin atdheun.Qeveri kuisinge.

      1. boikeni says:

        vetëm pordhë ka…

  2. Shkodrani says:

    Aman mos e mbyllni ambasaden ne Viçidol

    1. greta.. says:

      Jeni fantastik!Shkodranet mbeten unikal me humorin e tyre qe nuk e kane humbur as ne koherat e veshtira qe kemi kaluar!

  3. damlla says:

    beni nje surprize edhe mikut te fazlliqit e salos, flamur gashit ne sarajevo. vellai i tij kapardisej me votimin duke ardhur nga kosova gjoja se po ndihmonte te djathten.

    1. andi says:

      Po me vjen mire qe Ambasada ne Bosnje po mbyllet, qe agjenti i UDB te mos jete ma ne ate Ambasade. Keto lloj Shpellaresh nuk duhet te angazhohen ma ne punet e shtetit Shqiptare mrenda dhe jashte. Suksese Shqiperise ne luften kunder Spijujve te UDB se.

  4. Aurenc says:

    Që disa ambasada të mbyllen ok, sepse mbase nuk kanë ndonjë frekuentim të madh. Ama nuk duhet harruar, që duhet të propozohen rrugëzgjidhje të tjera për shqipëtarët e Diasporës. Nuk mjafton ti thuash një shqipëtari të Danimarkës, shko e zgjidhe hallin tënd në Suedi. Mbase duhen propozuar shërbime online, që të evidentohen udhëtimet e gjata. Shpeshherë mbase dhe nuk gjen zgjidhje hallit që ke, dhe harxhon lek e kohë kot. Duhet menduar mirë kjo çështje në lidhje me mbylljen e ambasadave…

    AB : http://darsiani.jimdo.com/albanian-diaspora/

  5. Veli mullaraj says:

    O Shkodrani me shkrive gazit qe ne menghes: TE. MBYLLET

  6. United Kingdom says:

    Te ishin mbyllur me kohe! Por patjeter te hapet nje ambasad e re next to VICIDOL…….. Se ndryshe do i bjer trompoza ne koke Vicidolit

  7. Plaka says:

    Faktikisht Ambasada Shqiptare ne Suedi mbulonte 5 vendet Nordike,Suedi,Danimark,Norvegji,Finland dhe Island. Ndersa shume mire do te behet te shkurtohen Ambasadat ne vendet Arabike,perse duhen si psh ne Arabi Saudite apo tjeter kur ske asnje bashkepunim pervec se atij fetar. Perparesi duhet dhen Ambasadave ne Kine,Indi etj te cilat jane aktualisht fuqi ekonomike boterore dhe aspak te ndikuar ne proceset fetare.

  8. Gatamelata says:

    Po pse duhet te mbyllen fare ambasadat? Nuk mund te behet njeperdorim eficent i buxhetit? Kaq eveshtire eshte?

  9. vexhgusi says:

    Jam shume dakorte me hapjen e nje ambasade ne VIçidol,do jete e vlefshme per ate zone dhe me gjere.

  10. alby says:

    ma kini kujdes ate te Milanos se asht plot me MALOKE-t e sali zagarit

  11. gjini says:

    Duhet te kete ambasade dhe ne Argjentine ku jetojne shume arbereshe te Italise.

  12. shkodrani says:

    Turp i madh mbyllja e ambasadave ne Mal te Zi dhe ne Kroaci, e tregojme vedin edhe ketu se cfare varfanjakesh jena me lek dhe me shpirte. Nuk kenka e mujtun me reduktu shpenzimet dhe mos me i mbylle ambasadat me keto kojshi dhe miq, turp i madh. Po “mireboll” se paskena lane hape ate me Serbine!!!!

  13. shtetari says:

    pse duhet mbyll ambasada ne Zagreb dhe duhet mbajt ne Beograd !!!

    O Bushat se ke mire kete pune – sa shqiptare ka ne Kroaci nuk ka ne Serbi!!!

  14. rona says:

    po ambasaden e londres pse e mbani apo u duhet maloku injorant dhe imoral qe coi shpellari gjate fundjetes se tij. O zot te vjen per te vjelle kur mendon se duhet te vesh atje per te marre ndonje dokument.

  15. Mafishe says:

    Kujdes a man se mos emroni ndonje nga Shqiperia e mesme se behet hataja, ruajini fort dy anet e bebeve “veri-jug” se prishni ballancen e papergjeshmerise. !!! Deri tani drite e keni bo, lum neve mer ju .

  16. tunxh says:

    me se e drejte! Bravo qeveria Rama, por kur do mbyllni ne burg kryemafiozin Sali Berisha me bastardet e tij?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje