Sali Berisha për Imamin: Kudo që të shkojë, do përgjigjet për atë që ka bërë

17 Dhjetor 2013, 19:41Politika TEMA
Sali Berisha për Imamin: Kudo që të shkojë, do

Në një fjalim të tij në Kuvendin e Shqipërisë në korrik të vitit 2000, ndërkohë që qeveria “Meta” bënte disa ndryshime në kabinet, Sali Berisha është ndalur veçanërisht në figurën e Arben Imamit, i cili ishte dekretuar si Ministër Drejtësie. Më poshtë po japim të plotë tekstin për Imamin, marrë të zbardhur nga gazeta RD e asaj kohe.

Sali Berisha: “Një akt tjetër i papërgjegjshëm është zëvendësimi i ministrit Panda me ministrin Imami, që përfaqëson së pari një fyerje të rëndë për gjithë shqiptarët, vendosja në krye të drejtësisë e një xhahili si Arben Imami. Akte të tilla në të vërtetë kanë bërë vetëm diktaturat, ose kanë bërë ata, të cilët  kanë dashur me çdo kusht të politizojnë drejtësinë, pra ta vendosin atë nën kontrollin e plotë politik. Kam pasur rast të vizitoj dhe kurora absolute, ish- koloni të Mbretërisë Britanike, por edhe në këto vende kam gjetur ministër Drejtësie një jurist, trashëgimi kjo e ligjit britanik të mbetur në këto vend.

Kurse këtu vendoset në krye të drejtësisë një i pavetëdijshëm, një njeri që është shquar gjithë jetën e tij për aventurizëm dhe për mediokritet, ndërkohë që drejtësia përbën dhe problemin më të madh të shtetit dhe shoqërisë shqiptare.

Pa një drejtësi të pavarur, nuk mund të ketë liri njerëzore dhe shtet ligjor në Shqipëri. Në krye të drejtësisë erdhi njeriu që veshi rrobat e kolonelëve grekë për të djegur Gjirokastrën dhe Sarandën, njeriu që ka borxhe të mëdha ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe çfarëdo që të emërohet dhe kudo që të shkojë, do përgjigjet për atë që ka bërë”.

18 komente në “Sali Berisha për Imamin: Kudo që të shkojë, do përgjigjet për atë që ka bërë”

  1. Ekonomisti says:

    Do ta bejne kurban dereziun, ashtu e ka lene me Ramen perpara zgjedhjeve.

    1. Marko Boçari says:

      Shikoni Pallatin(gjet rahmet) te Lulit te inçizuar para pak kohesh nga ajri http://www.youtube.com/watch?v=OsR92D7-7Ac

    2. Pilo Lala says:

      Edi Rama do i fuse te gjithe qe kane vjedhur ne burg.
      Edi e mundi me zotesi Berishen, dhe kurre nuk ka bere pazare me te.
      Nano frikacaku bente pazare, por jo Edi.
      Keni ngaterruar adresen, do ta shikojme shume shpejt Berishen ne burg.

  2. Logjika says:

    Kjo tregon qe politikanet hiqen si budallenj se realisht jane te zgjuar. Ja, Sala kur ja paska dashur interesi e paska portretizuar ashtu sic eshte Arben Imamin pra nje rrote k…. I vertete. Tipik aktori kokebosh dhe fodull ne idiotsine e vet.

  3. Ne burg qerratenjte says:

    Ku eshte çudia ketu?Akoma nuk po kemi kurajen te themi qe kemi patur ne krye te vendit nje te marre dhe kemi per opozite nje skicofren teshme te plakur e te rrjedhur?Per pak na marrosi te gjitheve ky fshatar budalla.Sikur ti shkruante veprat si ish mesuesi i tij nuk do te kishin te sosur marrinat e ketij budalli dhe do te kishim ndoshta enciklopedine e marrinave.E meriton te jete ne Gines per marrezite e tij,sidomos me kurajon per tju imponuar popullit te tij.

  4. GOGOLI JURIST says:

    Haha dhe kete e ke bere more Edepsez Sali Berisha, qysh nuk na kujtohet kjo ne, epo shyqyr qe eshte hedhur e zeza mbi te bardhe se TI Edepsez se ke per gje ta mohosh. Ndersa ti Imam, behu gati se o vec ke vendi, ta ka bere hazer Saliu me kohe, o koqeeee.

  5. VLTR says:

    Epo ia paska taksur me kohe Berisha, cfare dreqin duan qe llomotosin tani. Berisha eshte si Kasandra, parashikon fatkeqesi, keshtu ishte per Azemin, Trebicken, Olldashin e te tjere. Ajo qe nuk ka mundur te beje eshte te parashikoje fatin e tij te zi, kushedi se c’fund te tmerrshem do te kete per veten dhe e meriton.

  6. Lali says:

    P.D…P.S…L.S.I bien dakort dhe votojne pa asnje abstenim, vetem kure behet fjale per ekzekutime fizike. Hajde radha.

  7. arsen says:

    kshu eshte kur nji budalla hedh nji gure ne lume si ky berisha(nuk kisha per tja zene emrin ne goje ktij psikopti),ose pjerdh nga goja gjithe diten,,dhe ca shqiptare i shkojne nga mbrapa..popull frikacak..

  8. zef says:

    Sali flet sikur asht i pime. Sala duhet me i thane Kuvenit Shqipnise qe pse djali i tij ka ba cfare ka desh kur ishte sala kryeminster. Me cfare detyre e kish ngarkue sala djelin e vet qe shkonte e bante ligjin ne ministrine e mbrojtjes pa pyet per imamin e per kerkend. Po keshtu dhe ne gjykata e prokururi shkelzeni bante dhe ban cfare te doje. Sala e ka ba veten kur ishte kryeminister njelloj si kadafi ne libi. Prandaj duhet e hetue e te mari pergjigje nga populli e nga PD te cilen e mban ne diktature e ne len mendim ndryshe ne radhet e saj. Jep llogari sali para parlamentit shqipnise se ti nuk je shqiptar e nuk ke pas gjak te till kurr

  9. sal says:

    familja e sali berishes te digjet ne muzeumin e ZOGUT.sot jo neser.

  10. camila andersson says:

    Jam dakort me z.Zef

  11. UDHEHEQESI says:

    Zotrinj demokrat,Doni me te mesoni se SALIU JUAJ ,CFAR THOT SOT NUK THOT NESER?! E MORET VESH SE KE BERI MINISTER MBROJTJE ? JA U MERR MENDJA PSE E BERI! tA GEZONI saliun dhe IMAMIN,PASI TE DY ME PARDDESY TE BARDHE KANE QENE. Edhe SELAMI ME PARDESY TE BARDHE KA QENE …….. EDHE POLLUA ….. E LUFFTUAN KOMUNIZMIN ,DUKE SHKATERRUAR VENDIN E VARFERUAR ME KEQ POPULLIN,PO PER VETE AMA PO “VUAJNE” SE NUK HAN DOT BERXOLLA DITE PER DITE. gezohuni ,o popull se me te vertet e zhdukem komunizmin ,po fituam te llapim gjithe diten,te vrasim,te drogohemi,te prostituojme ,e jo te mblehim pambuk,te korrim grure, te endim pelhure, te mesojme, te luajme teater e filma….. TE “gezohemi”se
    degjojme kuje cdo dite, se vdesim poshte urave, se kalojme ter naten ne shoqerine e 10 -15 burrave,te kercejme ter naten ne diskoteka nen eektin e alkolit e droges,e pastaj i themi doktorit na bej derman se kemi mbetur shtatzan,te gezohemi se na doli dhe nje hoxhe qe ben thirrje te martohemi me motrat tona,e neser pse jo edhe me nenen tone. Ja pra keta pardesybarhet qe shahen e shahen ,pastaj lepihen e lepihen,e na formuan njeriun e ri demokratik,njeriun e levizjes se lire…… me te drejta per te protestuar edhe kundra qeverise,por kjo te vret edhe ne mes te bulevarit,i cili kishte nje rregullore po asnje nuk e ka lexuar me perjashtim te pardesybardhit SALI. Degjojeni,degjojeni e ngrihuni kunder RAMES,QE TE VIJ PRAP SALIU NE PUSHTET. QE IMAMI KUDO QE TE SHKOI O TE JAPIN LLOGARI,SE NA PASKA VESHUR DHE RROBA GJENERALI GREK,KA DJEGUR DHE GJIROKASTEREN E TANI QE U BE MINISTER MBROJTJE DOGJI HE GJITHE USHTRINE. do japi llogari,po jo para SALIUT,SE ME TE DO JAPI LLOGARI DHE saliu ,PO PERPARA POPULLIT.

  12. Malok Hollande says:

    Obobo o Beno, ene Sala ta paska pas me te futme?. Mire qe ke mik per koke Shkelzenin, mbaju fort mbas tij, se Sala per te le koken. Nga Rama mos ki frike, le te derdellise sa te doje ne Twiter. Ustallaret qe fusin ne burg jane ushtaret e Zenit. Mos caj b…….

  13. tironci vjeter says:

    Po ne
    nji brime i bije fyllit i dashur shkronjtes, jane ne opozite tashme…

  14. lesh says:

    Nga Imami do dilni te Fatmir Mediu I cili duhet izoluar sa me shpejt se ndot qytetin dhe pastaj te Familja, Kjo eshte skema?

  15. BARO CORROGJAFI says:

    Sala e ka thene atehere,jo tani, pasi IMAMI zbriti nga tanku dhe u ul ne kolltukun qe ja kerkoi Zeni per te bere ca pune te medha qe i la pergjysme z. Mediu !Por tani, me sa duket , do te behet ajo qe deklaroi Sali Berisha atehere: KURBAN PER SALINE ,KURBAN PER DITEZINE !

  16. EMIGRANTI says:

    EPOKA FAME KEQE BERISHIANE IKU ESHTE CLIRIMI I DYTE I SHQIPERISE NGA GJITHE TE ZEZAT BERISHIANE QE I KA BERE POPULLIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje