Statusi për Shqipërinë/ Gjermania, Britania, Franca, Holanda e Danimarka propozojnë qershorin 2014?

17 Dhjetor 2013, 16:48Politika TEMA

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë të ndarë në qëndrimet lidhur me propozimin e Komisionit europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, pavarësisht se të gjithë njohin përparimin e bërë.

Ndërsa shumica e tyre janë në favor, burime diplomatike i thanë Zërit të Amerikës, se pesë shtete anëtare Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka, kanë propozuar në mbledhjen e pasdites së sotme një ndryshim në tekstin e projekt përfundimeve, ku kërkojnë që Statusi të jepet qershorin e ardhshëm.

“Këshilli mirëpret veprime të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe angazhimin e qeverisë së re për të intensifikuar përpjekjet në këtë fushë. Këshilli shpreson të marrë një vendim lidhur me dhënien e statusit të kandidatit Shqipërisë në qershor 2014, në varësi të miratimit nga Këshilli Evropian, me kusht që Shqipëria ta vazhdojë përparimin inkurajues të arritur deri tani”, lexohet në tekstin e propozuar nga 5 shtetet anëtare ku janë dhe ato me peshën me të madhe në Bashkimin Europian.

Ajo që bie në sy në këtë propozim është se kërkohet edhe që Komisioni Europian të paraqesë një tjetër raport për Shqipërinë, pavarësisht se ai ka deklaruar se vendi i ka përmbushur detyrimet e tij ndaj Brukselit për cështjen e Statusit.

“Këshilli do të shqyrtojë, mbi bazën e një raporti që do të paraqitet nga Komisioni në muajin qershor, zbatimin e qëndrueshëm të strategjive për luftën kundër korrupsionit dhe reformën juridike, të legjislacionit të miratuar kohët e fundit si dhe të prirjes në vazhdim për hetimet dhe ndjekjet ligjore aktive, duke përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar”, përfundon teksti i propozuar, i cili parashikohet të shoqërohet me debate gjatë mbledhjes së pasdites së sotme dhe komplikon dukshëm situatën.

Javën e shkuar tetë vende anëtare, përmes një letre drejtuar presidencës lituaneze të BE-së dhe Përfaqësues së lartë për politikën e Jashtme, Catherine Ashton, u shprehën në favor të Statusit për Shqipërinë duke vlerësuar se ajo i kishte përmbushur detyrimet e saj.

Vendimi përfundimtar duhet të merret nga Këshilli Europian, i përbërë nga kryetarët e shteteve dhe kryeministrat e vendeve anëtare, por që pritet të pasqyrojë të njëjtat qëndrime të ministrave të jashtëm.

63 komente në “Statusi për Shqipërinë/ Gjermania, Britania, Franca, Holanda e Danimarka propozojnë qershorin 2014?”

  1. fieraku4u says:

    NA ESHTE BERE KY STATUSI I SHQIPERISE SI AVENTURAT E NILS HOGELSONIT…
    CFARE NDODH SOT NUK NDODH NESER.

    PO TE PERMIRSOHET EKONOMIJA, RENDI, LIGJI, EDUKIMI EDHE JETA SOCIALE, SHQIPTARET NUK DO KENE DESHIRE TE MADHE PER TU FUTUR NE EVROPE.

    PRANDAJ MOS E VRISNI SHUME MENDJEN PER KETE, SE KA PAK RENDESI.

    1. xeni says:

      pse nuk e thonë QARTË, FUSNI NË BURG SALI BERISHËN të merni statusin

    2. sAVO dUKATI says:

      kURR NUK E KUPTOJ PSE SHQETËSOHEMI. nË EVROPË NEVEJ NA KA FUTUR NATZRA QZSH KUR DIFERENCOI KONTINENTET. oRE QEVERITARË PUSHONI DHE MOS KËRKONI MË SEPSE U TAKON ATZRE JO VETËM TË NA LUTEN PËR NË EVROPË, POR DHE TË NA KËRKOJNË FAJKE E TË NA DËMSHPËRBLEJJNË. rREGULLONI BUJQËSINË DHE MOS MERRI ME LULKA, SE sHQIPËRIA PO TË JEPEN DREJT PRONA, DHE TË PUNOJË ME GJZSËM ORARI USHQEN 10 MILJON BANOR. bOLL MË SE NA ÇAN VESHËT. ç,FARË KUSHTE NA KËRKOJNË? tË HEQIM RROBAT DHE TË SHKELIM LIGJET BIOLOGJIKE SI PEDERASTIN LESBILLËKUN DHE FËLLIQËSIT E GLOBIT, tA KEM UNË NË DORË BËHEM ME rUSIN DHE SHTETET QË JANË KUNDËR PEDERASTIS DHE LESWBIKLLËKUT. KËTA DO NA SHFARROSIN ME SËMUNDJET E FËLLIQURA TË SEKSIT,

      1. beart trimi says:

        a do te pranoje mero baze te drejtoje keshillin drejtues te rtsh
        http://dielli.al/lajme.php?id=27713&k=71

      2. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

        Evropi kjo KURVE e vjeter.
        Ja ka patun gjithmon me hile Shqypnis.
        Jemi ne zemer te saj dhe na trajtojne si fmijt e njerkes.
        Big ZHGENJIM.
        Na izolut per gati 50 vite se nuk ju pelqente socializmi yne,ndersa tash na nxirrni pretekste te reja.
        Nuk kishte faj Enver Hoxha.
        Ju t’pangopunit pleq evropian jeni kusare dhe hajduta.
        Prej Kapitalizmit tuaj te degjenerum u bon dhe shqiptaret nje popull pa shtet funksional.
        Na mashtrut me çekun e bardhe dhe tash na leni te zgurdullojme syt.

        1. Iliri says:

          Nuk ju pranon Europa juve sepse jeni komuniste pro-ortodokse, pro-ruse (sllave) dhe anti-amerikane.

      3. Iliri says:

        Mbylle ata goje-bythe o Savo serbi!

    3. SAIMIR TAHIRI says:

      SHUME MIRE,
      QERSHORIN E KEMI SHANS ?
      http://goo.gl/U16lHc

      1. raimondi Vlonjati says:

        Ky ne shkrim thote qe shumica eshte dakort –Kjo eshte qesharake

        Aty ligjin e bejne Anglia, Gjermania dhe Franca

        Keto 3 shtete jane te betuara ANTISHQIPTARE, sidmos Anglia , shtypi i se ciles e shan dhe e fyen popullin tone sa here i jepet mundesia
        Keto shtete d ecin sipas politikave te tyre te vjetra ,
        Te gjitha ca thone keta per demokraci, per standarte e pordhi kali jane genjeshtra bajate dhe fyese

        Eshte fyese per vendin tone qe qeveria te poshteroje veten duke ju lutur ketyre per ta futur ne EU, sepse keta po tallen dhe tek e fundit fare
        nuk kemi nevoje fare per keta

        Shqiperia duhet te keRKoje te futen investimet kineze sa me shpejt ne Shqiperi dhe gjithe politiken ta orjentoje me USA

        Nuk ka kuptim tu lutemi ketyre palacove, qe vuajne nga deformime te instikteve njerezeore , te na fusin ne EU

        Ne vizat i kemi te hequra , 1/3 jemi jashte vendit, Tani qeveria te filloje te interesohet per investimet ne infrastrukture
        nga biznesi shteteror kinez.
        si dhe te shfrytezoje myslymanizmin per te furnizuar Shqiperine me nafte me cmime te uleta
        Po u ul cmimi i naftes ..cdo gje do eci shkelqyer ne Shqiperi

        Keto dy gjera jane kryesore ..dhe nuk kemi nevoje per EU aspak

        Nderkaq Kosova ben mire ti nderpresi bisedimet me Serbine se ato biseda ndihmojne Sebrine te futet ne EU

      2. Hair paçim Saimir says:

        Edhe ai lume-madhi, Berjosha,
        te cilit tani po i bjen te gjithe si gomarit ne duhan,
        shanc e kishte Qershorin!!! Ca me te numeruar, ca me te shtuar, dilte fitues ne zgjidhjet qe bente! I kepuste dhe ca te shara enverit dhe…e mbante Hero Populli! Po stabilitetin qe i kerkonin, e mbante ai…t’i japim hakun! Edhe Verua e kishte kete…!

        Europianet, sado qe i kane bere dhe po i bejne ndonje hile shqiperise, prape, mire kane menduar per te pritur Qershorin.

        Deri atehere do kene mbaruar premtimet dhe vullnetarizmat e Rilindasve, ca nga keta gjoja-blute, gjoja te Djathtet, do kene zene arrzen, dhe … shqiperia eshte vend mesdhetar: qershorin e ka kendelljen e vete!

        Atehere eshte edhe sezoni kur europianet nisin pushimet!

        Nuk e donit me amerikanet ju: na, mbajeni europen tani!

        Europa e ka sic, sipas komunisteve, bente Balli: prit gomar te mbij bar!

    4. Adriatik says:

      Me allahu ekber 5 here ne dite do shkoni ne Evrope?

      1. Iliri says:

        Dhe me komuniste pro-sllavoortodokse? Nuk shkohet ne Europe.

    5. Arber says:

      Po dhe ne ia vazhdojme me Rusine a Kinen, e kemi kete pervoje thua ti zotrote, apo jo? HEhehehehh turpi yne jeni ku, komunistet e islamistet.

  2. anselm says:

    Normal.Pse europian me zor dun me u bo shqipot?

  3. europa tallet me ne .keto shtete e ndane shqiperin para 100 vjetesh dhe keta sna duan akoma.

    1. adi says:

      Po ca t’na duan ne. Ne jemi rrumpallhane. Ne nuk duam veten. Nuk duam rregullin. Nuk duam ligjin. Nuk duam njeritjetrin. Nuk duam natyren. Nuk duam pastertine. Nuk duam qytetet dhe fshatrat ku kemi lindur. Duam vetem t’kapim “noi shteti dhe t’bojme noi lek”. Administrata jone sillet si bande, gjykata po ashtu. Sistemi arsimor eshte pertoke. Universitetet jane bere SHPK dhe shesin diploma. Rruget cope cope. Bujqesia cope cope. Industri s’ka pervec djegjes se gomave, grumbullimit te skrapit dhe gropave te gelqereve ne fushekruje. Rend s’ka se te fortet vine verdalle me x6 ne mes te Tiranes.Kryeministri rri mban fjalime gjithe diten dhe nuk e ka kuptuar se duhet te beje dhe ndonje pune. Opozita eshte ku te therret qameti. Ca te te them me per te te mbushur mendjen qe nuk kemi asnje lidhje me Europen.

    2. Argita_B says:

      Italia qe nderron qeveri çdo vit qe prej luftes se dyte boterore dhe jugu i saj eshte i zhytur ne korrupsion nuk i ka perber problem per Evropen qe ta integroje dhe ta fusi ne zonen e euros. Berluskoni ka mbi 20 vjet qe shkon nga nje gjykate te tjetra dhe u denua vetem kur nuk ishte me ne pushtet!!
      Akuzat dhe dosjet qe ka parlamenti italian do te benin me turp dhe vet cosa nostran lol

  4. Gezimi says:

    Nuk e di ne se ka patur te drejte Lenini ne kohen e tij kur ka thene: Bashkimi Europian eshte ose reaksionar, ose i pamundur!

    1. sAVO dUKATI says:

      sHIHE VET SA TË DREJTË KA PASUR LENIN. kËTU NJË FËMIJË KE RRUGAÇ NË SHTËPI DHE SHKATËRRON FISIN, JO TË MBLETHËSH GJITHË KUSARËT KAPIALISTË QË JAN[ HAJDUT, KRIMINELË IMORALË DERI PERVERSË NUK NJOHËN MËNORMA NDARËSE, SECILI PËR VET KËRKON TË HAJË KOCKËN E TJETRIT, sHKO DHE BASHKOI KËTA INFUZORË DHE KËRKO MË NJERËZILLËK.
      bASHKIMI eVROPJAN ËSHTË QËNDRA E REAKSJONIT BOTROR. vETËM ME MENDER PEDERASTIN DHE MARTESËN MES BURRAVE DUKE STIMIULUAR DHE PEDOFILINË DUKE I FUTUR LËNDË NË SHKOLLË TREGON SE KËTA PO SHKATËRROJNË BOTË, sHPRESOJ TEK rUSIA SI KOMB SERIPZ TË RUAJ GJININ NJERËZORE TË PASTË. nDOFTA DO VIJË KOHA QË PEDERASTËT LESBIKËT DH GJIT MËSKrwjtë të krijojnë shtetet e tzre.

  5. Argi says:

    PO NORMALE KY POPULL AKOMA NUK E KA KUPTUAR SE VETEM AMERIKA E DO SHQIPERINE ,NE KERKOJME VETEM NDIHME NGA AMERIKA ,DHE NJE HERE QE NA U DHA MUNDESIA PER TE NDIHMUAR AMERIKEN I THAME PO PASTAJ E DRODHEM ,NUK E KUPTON KY POPULL QE NUK BEHET SHAKA ME MIELLIN E GJERMANIT ,MOS U MERZISNI O POPULL JA ERDHI QERSHORI

    1. sAVO dUKATI says:

      Ne shikojmë shkurt. Ne akoma nuk e kuptojmë se pa amerikën do idhim pushtuar. Do ta kesh për fis të hash oris. Të mos harrojmë se qzsh fitoi socializmi Shqipëria nuk ka pasur as një udhëheqës nga familjet me traditë drejtimi apo j0

  6. xhebar says:

    evropa te medhejte e saj po tallen me ne kesaj radhe,a thua te kete gisht lala i madh amerikon per refuzimin qe i beme armeve kimike?

  7. henri says:

    Serbise ja dhate statusin per Kandidat vitin e kaluar sepse kishit frike se mos Serbia futej ne çadren ruse, kurse me Shqiperine tallni k…. se eshte nje shtet i vogel. Beni qejf mor kodosha.

  8. Euro Maloku says:

    PA RREGULLUAR DREJTESINE MOS SHPRESONI TE JEMI KANDIDAT….

    Austria (1995)
    Belgio (1952)
    Bulgaria (2007)
    Cipro (2004)
    Croazia (2013)
    Danimarca (1973)
    Estonia (2004)
    Finlandia (1995)
    Francia (1952)
    Germania (1952)
    Grecia (1981)
    Irlanda (1973)
    Italia (1952)
    Lettonia (2004)
    Lituania (2004)
    Lussemburgo (1952)
    Malta (2004)
    Paesi Bassi (1952)
    Polonia (2004)
    Portogallo (1986)
    Regno Unito (1973)
    Repubblica ceca (2004)
    Romania (2007)
    Slovacchia (2004)
    Slovenia (2004)
    Spagna (1986)
    Svezia (1995)
    Ungheria (2004)

    Verso l’adesione all’UE
    VENDET KANDIDATE PARA SHQIPERISE
    Ex Repubblica iugoslava di Macedonia
    Islanda
    Montenegro
    Serbia
    Turchia

    KANDIDATE TE MUNDSHEM
    Ja ku jemiiiiiiiii
    Albania
    Bosnia-Erzegovina
    Kosovo*

    1. Lali says:

      Tek e fundit rregulloje renditjen Kosova.. Bosnja… Shqiperia.

  9. Argi says:

    O POPULL KEMI DHE NJE PROBLEM TJETER ,PER VITIN E RI DO NA BEJNE DHE NJE PESHQESH TJETER ,DO TI NENSHTROEMI REGJIMIT TE VIZAVE ,TE FALA NGA FEVZO DHE SANDRI

    1. sAVO dUKATI says:

      Po na futi prap vizat Evropa do prishet nga Shqiptarët ve p përmbajtëshm. Mos ta marrin me shaka

  10. wiki says:

    Nuk e meritojme statusin, duhet pune nga qeveria e re per ta marre statusin. Qeveria qe iku e la vendin rremuje totale. nuk rregullohen punet per 3 muaj

  11. polic says:

    Mire kane bere. Let te presim ne se Rama do ta luftoje vertet korrupsionin sic ka premtuar? A do ta fuse Saliun brenda? A do te denoje vertet gjithe ish-ministrat?

  12. test says:

    e di sa po e vrasim mendjen ne per Statusin ..ce pyet…
    ik mor aman mos na jepni me lajme per statusin se na u bo boze…
    nuk e duam hic statusin…
    kur te jete momenti me votu per BE une do votoj JO.
    shpresoj qe dhe populli shqiptar ta kuptoje qe nga BE nuk eshte se kemi ndonje te mire vecse krize ekonomike…

    1. sAVO dUKATI says:

      Evropa po u prish edhe një cantin qejfi i Sërbisë dhe Greqis nuk na jep statusi. Ne tregohemi popull naiv që besojmë. Kospira cioni Sërbo Grek jep urdhëra Evropës. Kështu pa urdhërik kospirativ të tzre nuk na futin në rvropë. Për mua këta budhëheqsat tANË QULLASHËR TË HESHTIN SE NUK SDO NA USHQEJË EVROPA. tË PUNOJMË SE ME MIELL HUA VETËM LAVIRAT USHQEHEN

  13. Hysni Dajaku says:

    vendim I shume I drejte!Qeverria nuk duhet ta kerkoje Antaresimin me lobime e duke derguar minsitra lart e poshte ne cdo shtet!!”fshati qe duket,nuk do kallauz”,vazhdohet nje lloj me medoten e Berishes duke harzhuar leket e shqiptareve me lobime per tu mbushur mendjen te huajve qe ne jemi ne “rregull”..nje qeverri qe akoma nuk ka filluar nga puna nuk mund te marri satusin si dhurat qe erdhen ne pushtet,kjo tregon se nuk jemi me kembe ne toke!!po te ishte keshtu statusin do e kishte marr Berisha!u be nje here ajo pune ,na futen ne NATO kot se koti pa plotesuar asnje lloj kriteti,po ne fund te fundit NATO “repat ushtarak eshte e ne per te lar pjatat duhemi”por qeverria duhet te heqi dore nga keto metoda,se veten me keto 3 muaj ministrat po levizin neper Europe me intesitetin e atyre te Saliut!!punoni ta beni shtetin per shqiptaret qe ta ndiejne e respektojne e mos beni gjera formale per ti bere qefin Europes!!!

  14. Agroni, Detroit, MI says:

    Ndoshta keshtu eshte me mire edhe per ne.
    Me mire, ish-kryeministri dhe disa ministra ne burg tani dhe me vone statusi, se sa statusi tani dhe Sala duke na shkerdhyer akoma nga zyra e tij.
    Ndoshta duhet edhe ky presion nga jashte.
    Sala ne burg !!!

  15. socialist says:

    Rama pallatin e Bashes e prishi . dhe ca cironjka
    i ka denoncuar . cfare duan keta te BE ???

  16. Atdhetari says:

    Eshte vendim i drejte dhe kot ankohemi. Duhen fakte dhe jo fjale.

  17. dita says:

    E pse u ndryshoka teksti keshtu. kjo eshte mungese demokracie dhe hajde te vijne dhe te japin leksione. Se sa shtet jemi, ne e dime por kjo gje ska lidhje…lumi rrjedh ?

  18. Liridon says:

    Cka thene keto 5 shtete eshte nje ndihme dhe mbeshtetje qe i japin KM,qeverise dhe popullit tone.Hajnat dhe kriminelet duhet sa me pare,te hetohen e te denohen.Deshira e shqiptarve perputhen plotesisht me cka kerkon Europa,e cka kerkuar prej gati me shume se 1 vit me pare SHBA,nepermjet z.Klinton ne kuvendin e Shqiperise.
    – Korrupsioni po e fut ne udhekryq ekzistencen e shtetit.
    – Mungese e theksuar e kultures te ndeshkimit.
    Urgjentish duhet bere ligji per kontrollin e pasurive te te gjithe shqiptarve.Kush nuk e justifikon venien e kesaj pasurie,ti konfiskohet,pasi rruge e venies se kesaj pasurie jane dy ose nepermjet korrupsionit ose krimit.Urgjentish duhet realizuar nje marreveshje me te gjitha shtetet antare te BE,qe te ndihmojne qeverine shqiptare ne dhenien e informacionit per numrat bankare qe kane qytetaret shqiptare apo pasurite e paluajteshme ne keto vende.
    Personalisht falenderoj keta shtete te cilat,nuk i mbyllen aspak syte e veshet perpara kesaj gjeme qe ka kaplluar Shqiperine.

  19. Leone-53 says:

    Duhet “bombarduar” Brukseli zyrtar me presionet e ne emmigranteve qe brenda qershorit parlamenti ne permirsim te ligjit elektoral te futet edhe votimi i emmigranteve.
    Eshte turp per ne qe reth 1.3 apo me shume jetojme ne perndim dhe jemi te diskriminuar qe nuk votojme nderkohe qe ketu ne Itali p.sh. votojne peruanet e perndimit te larget dhe filipinezet e lindjes se largme!
    Vetem ketu ne Itali ne shqiptaret kalojme shifren 500000 ne fund te 2012-es(me dokumenta sigurisht) a nuk eshte nje dobesia jone?!..

  20. BE-ja tha "JO" ................................................................................................. says:

    ****************************************************************************************

    BE-ja tha “jo”!
    Z.Rama, BE-ja kerkon te funksionoje Drejtesia e Vertete, pra te denohen te korruptuarit qe vodhen arken e shtetit dhe i detyruar te maresh borxh per te mare fryme Shqiperia:

    -Sali Bisha
    -Basha
    -Bode
    -Imami
    -Pollo …. etj. etj.

    ****************************************************************************************

  21. Urtësia popullore says:

    Shume i drejte propozimi i ketyre pese shteteve .Megjithe fllimin e mbare te qeverise Rama duhen akoma prova per luften ndaj korrupsionit, denimin e krimeve te bera dhe ndertimin e nje shteti ligjor me demokraci te vertete e jo me diktaturen e Saliut. Ka shume per te bere qeverija e re me ate rrenim te cdo fushe qe gjeti nga qeverija e Saliut, por me siguri do t’ja dali te rilinde Shqiperine

  22. tik says:

    Avash ore se statusi kandidat nuk është anëtarësim, se e bëtë të madhe fare. Pas statusit kandidat duhen dhe nja 10 a ndoshta 15 vjet për anëtarësimin, prandaj mos i ngatërroni gjërat.
    Se mos ishin më mirë se ne sot Rumania, Bullgaria, Kroacia, Serbia kur e morën? Ca të nënës, ca të njerkës i thonë kësaj.

    Më duket se po vuajmë pak nga imazhi i keq që kemi, pak nga frika që kanë këto vende se mos ndalohet ritmi i ndryshimeve dhe pak nga frika që kanë se mos i ngelim në duar si Rumania e Bullgaria.

    Statusi do të kishte liruar pak frymëmarrjen për ekonominë e vendit, por prapë nuk do të kishte bërë mrekullira.

  23. Anonim says:

    O Popull shqiptaret kane dinjitetin e vet dhe luften kunder korrupsionit dhe krimit duhet ta bjne per veten e tyre dhe jo per ata. nese shqiperia ve rregull dhe ligj dhe nderton shtet serioz nuk ka nevoje fare te antaresohemi ne BE sepse invesitoret e huaj vine vete. kuptojeni kete mos i fryni gjerat kot

  24. ibarhim says:

    Tash rama kur te bej tubime te marre edhe foton e negjmijes se do antarsohet te kim il jung dhe kastro e Putin-po kush pranon kokepalare si rama dhe hajna si meta koqo etj.

  25. rilindja says:

    Europa eshte prostitute plake, ka shume experience, nuk ja hedhim dot po nuk futem disa ministra dhe nje kryeminister ne burg.

  26. Argi says:

    HIQNI KAPTER RAMIUN TI APNI RUGEN DREJTESISE PASTAJ STATUSIN

  27. babec says:

    Qartë! Dukej sikur do ishte kusht per hapjen e negociatave, por ne fakt eshte dhe me mire.

    Korrupsionin njehere pastaj statusin! I paskan vene dhe afat, deri ne qershor…

  28. sarandjoti says:

    Lezues i nderuar ,dhe ju komentator me shqetesone nje pyetje,qe dua ta diskutoje me ju.Kemi rreth 20vjet,qe digjojme nga te dy anet e politikes te na thuhet se aspirojme per ne B.E.sigurishte sipas shkalleve deri ne anetaresim.Kemi tre vjet qe P.D.na thote.Qe te dy na genjejne nuk e ve ne dyshim,por dikush tallet shume me ne.Ket doja te diskutonim bashk duke u thene zoterinjeve bolle u tallet me ne .tashti na tregoni fajtorin e vertet jo me llafe te pergjithshme,por me vepra,me emra konkret.

  29. Pa “Lungo Mare nuk ka BE”, pa doreheqjen e RAMES nuk ka BE, ZOTI FAL POR AMERIKA NUK FAL.Se kuptoni qe jemi te fundit ne cdo kohe te fundit.

  30. Delli USA says:

    Europa nuk eshte serioze,vjet thoshin miratoni 3 ligjet qe te merni statusin,jo vetem ligjet por dhe rotacioni paqesor I pushtetit nuk I mjaftoj kurves Europe,hipokrite.

  31. Claus says:

    Vetem per kete fare lloj „lypjeje“ dhe ketij lloji te shpifur „nenshtrimi“ te politikaneve shqiptare, si ne procesionet e shugurimeve te prifterinjve katolike qe shtrihen para altarit dhe kryepeshkopit, Shqiperise nuk i takon te marre ftesen per EU.
    E drejte nuk eshte te krahasohen me ata klerike katolike se qellimet jane ku e ku sa larg, por nuk gjeja krahasim tjeter me te goditur.

    Eshte hyrje pa dinjitet, pa vlera, eshte nje 5 me te shtyra si ne te gjitha proceset integruese. Shkurt nje 5 e shpifur!

    E cfare ndryshimi mund te kete dhjetori me qershorin? Apo pas 6 muajsh do ti mbyllim muhabetet tona me korrupsion, drejtesi me the dhe te thash?

    Perseri ne maj do te filloje i njejti avaz. Nuk na do Holanda, por na do Danimarka, nuk na do Gjermania por na do Franca.

    A ka sens kjo teme e pervitshme?

    Jo qe jo, po kalon bile ne bajatizem.

    Ne EU le te futemi si njerez, me dinjitet dhe respekt. Sa per fitim asgje nuk do te kemi, vetem humbje dhe burokraci. Do e mjera Europe dhe ate treg te varfer shqiptar per ca mallra bujqesore dhe blegtorale, do te vere dha ca rregulla se sa i shtrember duhet te jete trangulli dhe sa rrudha duhet te kete domatja.
    Shijoni kohen jashte saj, shfrytezoni te mirat e te qenit te pavarur ne nje fare mase, me ata cinike qe vegjetojne ne Bruksel nuk ja del dot asnje qeveri, aq me keq kjo e jona.

    Kur te vije koha qe mos te mendojme me per hyrje me zor, atehere ftesa do te vije autamatikisht me poste, atehere do te jemi me te pjekur per te hyre ne EU dhe mbi te gjitha me kokenlart.

  32. tironci ke rruga bardhyl says:

    SKENDERBEUT vinin t’i puthnin kembet keta pedot e Evropes ! Hajde se bota rrotullohet … Vjen edhe dita jone !

  33. Hektor Hariz says:

    Europa plakë….që Gjergj Kastrioti ja ruajti krishterimin tani tall …me ne.

  34. rroku says:

    prisni, prisni thojini shteteve skeptike, se do i shihni frutat e kesaj pune…Puna e statusit kandidat eshte si puna e “pirjes se lengut”. Mund ti impresionoje popujt (dhe everite) nje here, dy here, ja tre here, po kater ama, populli do tja “pije lengun” edhe kesaj pune dhe do ti “vare lesht” bashke me qeverine per shume, shume kohe…ja marrim rastin se na thone jo…vdiq sala duke akuzu Ramen per bllokim dhe pengesa ndaj statusit, rezultati…23 Qershori…popullit tone nuk ja ndjen fare…statusi ishte nje karte plus qe koalicioni aktual mund ta tundte si arritje, dhe njekohesisht te bente ca reforma si shperblim (apo pagese) ndaj Evropes…me kujtohet nje skene nga Blockbusteri i fashem La Piovra 2, kur Avokati Terrasini i shkon ne shtepi Komisar Katanit dhe i kerkon listen e famshme te “Associazione ITALA”…kur Katani i thote qe ja ka dorezuar autoriteteve, Terrasini i jep nje pergjigje shume interesante: “keni bere llogarite gabim, ajo liste ne duart tona do ishte vetem nje mjet presioni…tani qe botuat nuk ka asnje vlere sepse personat qe jane ne te nuk do preken fare dhe do ja hedhin shume paq”…edhe kjo puna e statusit eshte si puna e asaj listes…kur e teprojne shume i “del boja” dhe i “pine lengun” popujt dhe qeverite…shikoni Turqine…cfare e pengoi drejt progresit keto vite qe nuk celi bisedimet per anetarsim…tashi qe populli “ja piu lengun” filluan te kujtohen per Turqine…mendoj se BURRAT E VJETER TE SHTETIT TE EVROPES KANE QENE SHUME HERE ME TE PJEKUR DHE TE URTE SE KETA TE SOTSHMIT (qe bejne si p…a te shtrmber)…

  35. liqeni says:

    Smund te fuse kush ne evrope duke ditur qe i akuzuari per korrupsjon duhej te ishte ne burg dhe behet kryetar parlamenti!Ne cilin vend ndodh kjo?Pa llogaritur hajduterite tjera!Se u shemben disa pallate nuk do te thote qe u luftua korrupsjoni aq me keq qe edhe keto shembje marrin demshperblimin e pamerituar nga taksapaguesi shqiptar!E thene shkurt:shkelesit e ligjit marrin shperblim per thyerjen e ligjit!

  36. vlora says:

    shume drejt
    pa luftuar mafjen
    europa nuk te pranon !
    me kete drejtesi mafioze po ashtu !
    me Familjen mafoze po ashtu !
    me Berishen e kompani
    pa u denuar e sekuestruar pasurite
    po ashtu !
    Edi tani i ka duart e lira te veproje
    Vdekje mafies !!!!

  37. Niku says:

    Ca thone nuk e meriton Shqiperia .Eshte e vertete se Shqiperia ka shume probleme ,po jqj edhe Maqedonia,Bullgaria a Serbia nuk jane me mire se ne.Problemi eshte se Shqiperia nuk gezon mbeshtetje edhe na kane lene ne klase qe sa vjet.Edhe po te na jepnin statusin duhet te kalojne shume vjet dhe shume procese tjera deri ne anetaresim te plote.Perfundimisht Europa eshte kurve e vjeter dhe ca i trajton si te nenes ,ca si te njerkes.

  38. anjulu says:

    More po cfare Evrope na pranon ne?

    Po jeni ne terezi?

    Kryetar Parlamenti HAJDUTIN, President INVALIDIN, Kryeminister PSIKOPATIN, Kryetare Opozite LOLIN e COLIN, gjysma e deputeteve DROGAXHINJ te thekur, gjyma tjeter KRIMINELE, gjysma tjeter IDIOTE…

    Kush i votoi tere keta?

    NE… NA RROFTE VOTA!

    Fiks per Evrope jemi! Se Evropa ka shume nevoje per ne, shumefare…

  39. SHQIPTARI I KOSOVES,KRAHINES SE SHQIPERISE says:

    Europa e “civilizuar”,ka qene,eshte dhe do te jete antishqiptare siç jane edhe vete shqiptaret,udheheqesat shqiptare,ata qe Shqiperine,edhe pas 100 vjetesh pavaresi,e perkunden ne djepin e tranzicionit!Kur kerkohej,votimi i tri ligjeve qe si kusht i kishte vene BE,E.Rama dhe PPSH-PS,e kundershtuan votimin e tyre per teket e tyre personale pa llogaritur demin qe do t’iu sjellin shqiptarve dhe Shqiperise!Si njohes i mire i gjendjes politike ne Europe dhe ne Gadishullin Ilirik,kur veçoj antishqiptarizmin nder shqiptare,intuita me thote se,Europa,perkunder paqes qe kane treguar shqiptaret me fqinjte antishqiptare,i ka denuar ashper,ne trup dhe shpirt,qe nga Kongresi i Berlinit,Konferencave ne Londer dhe Paris duke e sakatosur dhe gdhendur trungun,Shqiperi,Williams:”…copen qe mbeti nga gershera e tyre(europianve)e quajten,Shteti i Pavarur i Shqiperise”! Tani,Europa,çfare mekati ben perball shqiptarve?!Ne qofte se Europa nuk kritikon sjelljen e Greqise ndaj shqiptarve autokton ne Greqi,si shtet i BE,dhe ia ndan Serbise,statutin e kandidatit per BE,me bagazhin e krimeve teper te larta ne Gadishullin Ilirik(me afer 300 mije te vrare jo serbe dhe me nje gjenocid ne Serebrenice brenda afer 20 vjetesh)dhe jo Shqiperise,vetevetiu kuptohet se,perfaqesuesit e disa shteteve europine qe i udheheqin politikat e BE, edhe sot gjenden kambkryq ne pellgun e racizmit te kalitur ne nje te kaluar jo te larget.Burimi i ketij antishqiptarizmi eshte po ai i 1878,1913,1919…

  40. lili says:

    MESAZHIN NA E DHA TE QARTE KRYEMINISTRI NE DETYRE Z.RAMA POR QE FATKEQESISHT ASNJE NUK E LEXOI SI DUHET KETE MESAZH

  41. lili says:

    KUR DEKLAROI SE NUK ESHTE NEVOJA TE HYJME NE NE EUROPE POR TA SJELLIM ATE KETU NE VEND!UROJ NGA TE GJITHE QE KETE MESZH KA KUPTOJME SIC DUHET E PASKETAJ NUK KA C’FARE NA BENE AS PODESTA GRUP,AS HOLANDA E AS MOORE!

  42. laraska says:

    Populli krenar e dinjitoz shqiptar mburret kur tregohet mosmirenjohes e i pabese ndaj te vetmit vend mik (SHBA) ne historine tone si shtet e si komb, por ketej e hedh ne hale krenarine e dinjitetin kur qurravitet per nje status te pamerituar. Meqe Hollanda na percomente per martesat gay (sipas disa komentuesve), po Gjermania, Britania, Danimarka e Franca? Ja pra qe spaska qene vetem Hollanda (qe ka kundershtuar cdo zgjerim historikisht jo vetem tonin) por dhe vende te tjera, madje vendet me me shume peshe ne BE. Keta me troc se kaq nuk kane si ta thone: DREJTESI DREJTESI DREJTESI. Ne jemi mesuar te kenaqemi me fjale edhe shohim PS-PD si shahen para kamerave dhe kaq na mjafton. Por keta duan prova konkrete. Duan vepra e fakte te pakontestueshme. Duan listat e zyrtareve dhe nenpunesve te arrestuar dhe pasurite e sekuestruara. Dhe mos u hani o te ururar me vendet e tjera te rajonit. Jane me mire se ne, pak me mire por prape mbetet me mire. Mjafton te dalesh jashte kufirit dhe te hysh ne autostradat e tyre dhe dallon ndryshimin. Qe do te thote dhe ne ato rruge eshte vjedhur por jo aq shume sa ne Shqiperi ku nukperfundon rruga ose shembet brenda vitit. Shikoni pagat mesatare mujore, dhe do vini re qe secili shtet e ka diku tek 130-200 dollar me shume se ne. Pra pak, por prape me mire se ne. Keshtu qe shikoni brenda pragut te shtepise tuaj dhe mos u tregoni inacor. Nuk behen gjerat me inat, por me pune. 1 te punojme ne radhe te pare per te ardhmen tone dhe te familjes sone. Kjo eshte kryesorja. Pastaj per te permbushur qellimin per te hyre ne BE sepse mendoj qe eshte opsioni me i mire per nje vend te vogel e problematik si SHqiperia (per mendimin tim). Edhe nese futemi ne BE, te futemi si te barabarte jo si refugjat klandestine ose si ai nxenesi katranjoz qe i pushon zemra sa here mesuesja hedh syte ne regjister per cuar dike ne derras te zeze. Aman kur jane ata ‘mendjendritur’ qe thonin te protestohej para ambasades hollandeze? Sikur keta tipa (qe per mendimin tim jane te futur nga parti politike te caktuara per te futur xixat ne popull) te hidheshin keshtu per prokurorin apo ata gjykates qe tallen me ne, jetet e pasurite tone dite per dite? PSe nuk keshillon njeri te ‘bombardohet’ me protesta Llalla qe po kryen krim duke mos kryer detyren e tij si prokuror? Pse nuk u indinjuan keta njerez dhe te hidhnin keto ide kur u dha vendimi i 21 janarit ose kur edhe SOT emerojne te pafytyre neper gjyakta? I thame JO Amerikes, dhe pa u bere viti ndihen pasojat. 1 humbem statusin, 2 para ca kohesh doli qe kemi rene ne besueshmerine e krediteve e keshtu me radhe pra me pak lek nga te huajt. Hajt tani ‘krenar’ te gjithe te cajme kete bote te eger ku jetojme….apo sjemi dhe aq krenar, vetem e perdorim kete fjale per te justifikuar pabesite tona?

  43. United Kingdom says:

    Shume mire kan thene. Le te shohim nese qeverria e Re do bej punen e duhur qe ju premtoj shqiptarve dhe pastaj ju japim status. Ku eshte problemi ketu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje