Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, bëri të ditur se shtatë ministra do të dorëzojnë mandatin e deputetit.
Ilirjan Celibashi, ministri për Parlamentin, ministrja e Turizmit dhe Rregullimit të Territorit Eglantina Gjermeni, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, ai i Drejtësisë Nasip Naço, ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj dhe ministrja për Teknologjinë, Milena Harito kanë firmosur deklaratën e dorëheqjes, që i është depozituar parlamentit.
Në një postim në Facebook, Celibashi shkruan: “Sot së bashku me kolegët ministra Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion Veliaj Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço dorëzojmë mandatin e deputetit. Përmbushim një zotim politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe përqendrohemi në rolet tona ekzekutive.
I siguroj qytetarët dhe votuesit e Fierit se angazhimi im për ta është një proces afatgjatë në të cilin jam plotësisht i përfshirë në drejtim të mbajtjes së premtimeve elektorale dhe përmirësimit të jetesës së tyre. Kontributit tim për Fierin, tani i shtohen edhe kolegët Adelina Rista dhe Anduel Xhindi, të cilëve i uroj suksese si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë”./ep
Ministrat do të heqin dorë nga mandatet në periudha të ndryshme për të shmangur rrezikun e humbjes së shumicës parlamentare. Bëhet fjalë për 16 ministra, që nëse lënë në të njëjtën ditë mandatin, do ta çonte mazhorancën në 67 mandate, dhe në rast se e djathta do të braktiste seancën, atëherë do të mungonte kuorumi i nevojshëm prej 71 deputetësh për të zhvilluar normalisht seancën plenare.
Dorëheqjet i kanë mbërritur tashmë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky institucion do të mblidhet paraditen e së mërkurës për të bërë procedurat ligjore të miratimit të lënies së mandateve të gjashtë deputeteve dhe menjëherë bën zëvendësimin e tyre me emrat që vijnë më pas në listat respektive, ku sipas Kodit Zgjedhor përparësi kanë kandidatet femra.
Emrat që zëvendësojnë ministrat janë: Anduel Xhindi zëvendëson Ilirjan Celibashin, Adelina Rista zëvendëson Eglantina Gjermenin, Erjon Veliaj zëvendësohet nga Vladimir Kosta, Miranda Rira zëvendëson Edmond Haxhinaston, Enkeleda Shkreli zëvendëson Milena Hariton, Klajda Gjosha zëvendësohet nga Kejdi Mehmetaj, 19-vjeçarja që është edhe më e reja që hyn në Kuvend.
Bravo!
Anglezet thone, se faktet flasin me ze me te lartes se sa fjalet. Bravo, dhe urime ne punen tuaj per te miren e popullit.
Nuk kishte ndonje thenie gjermane per rastin ne fjale?
(bravo urime)futja kot. a te shkretet ne taksat rriten per te paguar keta ministra .cfare perfitimi kane shqiptaret nga kjo levizje ?
Po mire, ta kuptoj pak une! Ketij Anduel Xhindit, ia ka lene babai me testament deputetllekun??? Me gjithe respektin per te ndjerin, c’lidhje ka pjella injorante dhe analfabete e tij te behet deputet?!? Ka tre vjet qe merr leket kot djaloshi! E keni degjuar te flase ndonjehere? Ai s’di te shkruaje!!!
Dora
Mos u merakos per kete, se e ndihmon deputeti Mark Frroku qe ka tre diploma, per me teper eshte dhe ne komisionin e ligjeve. Me te degjuar e kam qe, as klasen e tete nuk e ka mbaruar.
Kesaj i thone:”Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare…….”
Nuk drejtohet shteti nga deshtake me 3-4 diploma qe rrine e shesin fara o turktkun…
Mire e ke ti, shteti drejtohet me analfabete, injorante dhe mafioz te tipit Mark Frroku.
U be ky Celibashi!
Po te lexoni Wikileaks per shqiperine ai dyshohet se ka lidhje me mafien bullgare qe kerko te privatizonte INSIG por u desh nderhyrja e SHBA qe te anullohej.
Madje thuhet qe zotria ne fjale kunat i Mediut te famshem ka udhetuar disa here per ne Texas si perfaqesues ligjor i Bullgareve .
Celibashi eshte personi me me integritet ne politiken Shqiptare. Eshte burre me te dyja rr-te te merituara. Eshte nje profesionist i zoti dhe njeri qe nuk te le ne balte… Si Celibashi ne Shqiperi mund te kete 2 3 burra kaq.Eshte socialist ne shpirt shiojeni ne fytyre flet vet.
respektet e mia Celibashi!!!
Sa shume di ti @e di ?
E di Iliri prej floriri ate pun
celibashi ka qene avokat dhe nese nje klinet ka kerkuar konsulence ligjore nuk ka asnje problem,
verifikimi i klientit eshte detyrim i institucioneve, kapitali nga vjen dhe pastaj vendoset
Pervec ketyre qe marrin rrogen si ministra, tani me doreheqjen do marrin rroge dieta karburant, shperblime per komisionet parlamentare, sigurim te posacem ne menyre qe te vazhdojne te marrin pagen e deputetit edhe pas mandatit e.t.j perfitime deputetlliku 16 deputete te tjere qe do te zevendesojne ministrat e dorehequr nga mandati. Shkurt hesapi 16 deputete te rinj pjestim per 140 deputete gjithsej del 11.5% e parlamentit qe do te thote 11.5% e fondit te pagave, dieatave, shperblimeve etj etj qe harxhon sot parlamenti do te shtohen shpenzimeve ne buxhetin e shtetit. Me te vertete BRAVOOO!!!!. Sh. Pedi i shtoi dhe 16 vete te tjere qe do ti hedhe kocka per te lepire.
KY QELIBASH JURISTI I LESHIT QE E FUTI NE QORRSOKAK ED TOKSIKUN ME AKTIN NORMATIV QE NDRYSHOI LIGJIN PER STATUSIN E NENPUNESIT CIVIL DHE PAM PAM JA RREZOI KUSHTETUESJA SE SKISHTE BYTHE KU TE RRINTE POR JURISTA SI CELIBASHI QE JU DUKET VETJA TE ZOTE QE NGA KOHA E KQZ KU FITONTE FORCA E KARTONIT DHE JO E ARGUMENTIMIT LIGJOR KUJTOJNE SE VAZHDON AJO KOHE QE SKISHTE LIGJ POR VETEM MALIQ.
KANE ARDHUR KOHE TE VESHTIRA O QELIBASH DHE DUHET TA BESH SHKOLLEN NGA E PARA OSE MOS JEP ME MEND SE EDHE NJE HERE PO MORI MENDTE E TUA ED TOKSIKU IKU PER LESH.
AI KUNATI YT MEDIU VERTET LAMASH PA SHKOLLE ESHTE POR U TREGUA I ZGJUAR QE STE MORI AVOKAT MBROJTES PER GERDECIN SE PO TE KISHTE MARRE PRAPA HEKURAVE DO ISHTE NE DRENOVE BASHKE ME ATA DJEMKAT QE U ARRATISEN DHE ME ALDO BAREN NE NJE QELI.
Ne vend te Klajda Gjosha do te vejne LSI vajzen 20 vjece KEJDI MEHMETAJ te na reprezantojn ne si deputete. Eshte qesharake dhe ironike. Lajme te tilla nuk eshte mosha e re e deputetes. Ironia eshte tek kendveshtrimi i krereve te se majtes, Rames dhe Metes, qe i perdorin keto vajza si fasada per t’iu bere qejfin te huajve se edhe Shqiperia po u krijon mundesi perfaqesimi grave ne majat me te larta te pushtetit. Ajo qe Rama dhe Meta nuk kuptojne apo nuk vleresojne eshte se te huajt nuk kerkojne thjeshte “te mbushen kuotat e femrave ne administrate”, ata duan te shohin qe gra te suksesshme ne profesionet e tyre, te mund te kene mundesi perfaqesimi ne gjithe instancat e shtetit shqiptar.
Cili eshte profesioni i kesaj 20 vjecareje dhe cfare kriteresh permbush kjo vajza qe u pa si kandidate e mundshme per deputete qe ne kete moshe? Kjo akoma s’ka dal ne jete per veten e saj e jo me te perfaqesoje te tjeret. Ato nuk po marrin njerzit ne pune aty ku duan dhe pse me diplome, eksperience e te tjera kualifikime se gjoja nuk kan aq sa duhet. Po kjo cfare permbush Ilir?! Me eshte mbush mendja qe ne Shqiperi vetem me aftesi nuk can, duhet dhe nje shtys tjeter. Ka njerez ne Shqiperi me dy fakultete (Mjekesi dhe Juridik) dhe mezi po gjejne nje pune, kjo pa mbaruar nje shkolle behet deputete? Kjo sa ka mbaruar gjimnazin, do te kombinojn universitetin me kuvendin!
Ana tjeter e medaljes eshte se ky nuk eshte nje respektim i femres shqiptare, ky eshte nje poshterim i saj. Qindra mijera vajza e gra shqiptare te suksesshme ne profesionet e tyre ne Shqiperi, ndihen te poshteruara nga lajme te tilla.
Ej, po znj. Kolleli perse nuk paska dhene dorheqjen?! ?
Me sa duket, zoti Raama paska kuptuar marrezine qe beri duke mbushur listen per deputet te PS-se ne Lezhe me banditë! ? ose ndoshta po i ruhet grupit te zotit Doshi…! ? Gjithsesi, kjo duhet pershendetur; nje bandit me pak ne parlament! ?