Kuvendi ka miratuar pasditen e së hënës kalendarin e punimeve të sesionit, që parashikon mes të tjerash debatin për projekt/buxhetin e vitit 2014 më 28 dhjetor dhe votimin e tij brenda datës 31 të të njëjtit muaj.
Që në nisje të seancës, deputetja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka akuzuar kreun e Kuvendit, Ilir Meta se të gjitha procedurat e Kuvendit janë kundër rregullores.
Sipas saj, është duke u vepruar në këtë mënyrë për të fshehur draftin e buxhetit.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Kuvendit, Ilir Meta.
Ky i fundit tha se është zbatuar vetëm rregullorja dhe veprimet në lidhje me diskutimin e buxhetit të vitit 2014, janë bërë konform të gjitha rregullave të rregullores së Kuvendit.
“Nuk kemi asnjë shkelje të rregullores së Kuvendit, po të kemi parasysh që diskutohet për projektligjet financiare të vendit”, tha Meta.
Ndërkaq ish-kryeministri, Sali Berisha, ndërsa e cilësoi buxhetin e vitit 2014 si klandestin, kërkoi që t’i jepet edhe dy ditë kohë, me qëllim që buxheti të konsultohet me qytetarët.
Më shumë kohë për diskutimet e projekt-ligjeve, me grupet e interesit dhe me qytetarët ka kërkuar edhe Edi Paloka në emër të grupit parlamentar të PD.
Sipas kreu të grupit parlamentar të demokratëve, ardhja me vonese e buxhetit në Kuvend, bëhet me qëllim që shqiptarët të mos marrin vesh se çdo të bëhet me paratë e tyre.
Paloka tha se me taksën progresive të qeverisë Rama-Meta, të gjithë shqiptarët pa përjashtim do të paguajnë më shumë dhe do të bëhen më të varfër.
Ndërkaq kryetari i grupit të socialistëve, Gramoz Ruçi, ndërsa justifikoi para kolegëve të tij vonesën e buxhetit, shprehu gatishmërinë për të shtyrë dhe me 48 orë miratimin e buxhetit me kushtin që të miratohet brenda kalendarit, duke përcaktuar si kufi maksimal 31 dhjetorin.
Të shpartalluar!
http://goo.gl/z7EmgN
jane te liq e te pandreqshem ne shumicen e tyre.Me gjithe ato qe kane bere nuk e vulosin halene…
Me 28 dhjetor kuvent te vendosi hetimin e sali fashistit dhe te hajduterise se tij.Ne qofte se kuvendi nuk e ben kete populli do kerkoje zgjedje te reja.ne janar 2014