Nga Kerin Hope, Financial Times
Shqipëria u la mënjanë, ndërkohë që shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor kishin nisur rrugën e gjatë të anëtarësimit për në Bashkimin Evropian.
Tashmë, ajo ka mundësinë për t’i arritur ato.
Në tetor, Komisioni Evropian i hapi dritën e gjelbër Tiranës për të filluar bisedimet e anëtarësimit, tre vjet pas refuzimit të aplikimit të parë të saj.
Një arritje e vendit u pa në qershor, kur zgjedhjet parlamentare u përcaktuan si të lira dhe të ndershme nga vëzhguesit ndërkombëtarë, që u pasuan nga një kalim i butë i pushtetit.
“Statusi i vendit kandidat do të ishte i favorshëm për kryerjen e reformave dhe një sinjal pozitiv për investitorët e huaj që vendi po lëviz në drejtimin e duhur”, thotë Timothy Ash, analist i tregjeve në zhvillim në “Standard Bank”.
“Ka mundësi që bisedimet të zgjasin, pasi asnjë vend kandidat i Ballkanit Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë nuk pret që t’i bashkohet unionit deri pas 2020-s”, sipas një zyrtari evropian në Tiranë.
Sidoqoftë, bisedimet (për anëtarësimin e vendit – shën. përkth.) tregojnë se Shqipëria, një nga vendet më të varfra dhe më të izoluara të Evropës, po i afrohet pjesës tjetër të kontinentit.
Sipas kryeministrit Edi Rama, koalicioni i të cilit, i udhëhequr nga socialistët, fitoi zgjedhjet e qershorit, “Shqipëria është e përgatitur të ndryshojë”.
“Ne kemi nevojë të korrigjojmë një traditë të paparashikueshmërisë fiskale dhe të fokusohemi te korrupsioni, veçanërisht në dogana dhe administrimin e taksave”, thotë Rama, i cili ka qenë edhe kryetar bashkie i Tiranës.
“Ne duhet t’u bëjmë të qartë investitorëve se këtu nuk ka më shumë rrezik sesa në vendet e tjera”, shton ai.
Shqipëria ka burime të pasura minerare, përfshirë fusha naftëmbajtëse si edhe rezervat më të mëdha të kromit në Evropë. Ajo është shndërruar në një vend të prodhimit me kosto të ulët të tekstileve, të veshjeve dhe këpucëve për tregun italian, ndërkohë që ka investime edhe nga kompani greke dhe turke.
Mihal Masuraqis, kryeekonomist i bankës “Alpha Bank” në Athinë thotë se në vend “ka një dinamizëm në ekonomi, pavarësisht krizës. Shqipëria ka ecur më mirë sesa vendet e tjera të Evropës Juglindore… ndoshta pasi ajo është ende në hapat e parë të zhvillimit ekonomik dhe pasi ekonomia informale është ende në shkallë të gjerë”.
Por, 20 vitet e një zhvillimi kaotik, pas daljes nga vetizolimi komunist dhe një valë emigrimi nga të rinjtë shqiptarë, kanë frenuar shumë investitorë. Qeveritë e kaluara janë përpjekur për ndërtimin e institucioneve të një shoqërie civile dhe për forcimin e shtetit ligjor.
Shqipëria u rendit e 90-a, nga 189 vende, në raportin e fundit të Bankës Botërore për lehtësinë e krijuar ndaj bizneseve, por u rendit e fundit në çështjen e marrjes së lejeve të ndërtimit dhe e 158-a për garantimin e sigurimit të energjisë elektrike. Prodhimi i Përgjithshëm Bruto për frymë ishte 4,149 dollarë vitin 2012, një nga më të ulëtit në Evropë.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ofruar një program për frenimin e korrupsionit dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit, ndërkohë që Ministria e Ekonomisë ka sjellë në Shqipëri “Crown Agents”, një kompani britanike, për të ristrukturuar shërbimin doganor.
“Rritja ekonomike është ngadalësuar këtë vit, edhe pse ajo është ende në shifra pozitive. Një rënie e investimeve të huaja direkte dhe një rënie e ndjeshme e remitancave nga shqiptarët që punojnë në Itali dhe Greqi, të goditura nga recesioni, ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike në 1,2 për qind nga 1,6 për qind në 2012”, thotë Arben Ahmetaj, ministri i Ekonomisë.
“Ne vlerësojmë se do të duhen dy vjet përpara se ne të rikthehemi te rritja mbi katër për qind”, shton ai.
Qeveria e re nuk duhet të shohë larg për sfida. Kur mori pushtetin, ajo gjeti një borxh që vlerësohet 400 milionë euro ndaj bizneseve dhe pagesave të prapambetura të TVSH-së, që mund ta çojnë borxhin publik në pothuajse 70 për qind të PBB-së për këtë vit, nga 59 për qind që ishte në vitin 2010.
Rama i ka kërkuar ndihmë FMN-së për konsolidim fiskal dhe reformë strukturore si edhe Bankës Botërore një program fleksibël për rritjen ekonomike që mund të krijojë bazat për një zhvillim të qenësishëm.
“Në kemi nevojë të hapim një kapitull të ri të bashkëpunimit ekonomik rajonal që përfshin sigurimin e energjisë, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e tregtisë, pa harruar çështjet që lidhen me arsimin dhe mjedisin”, thotë Rama.
Kompanitë shqiptare kanë kërkuar të zgjerohen në Kosovë, që ka një treg me madhësi të ngjashme me Shqipërinë dhe popullsi etnike shqiptare.
Një autostradë me vlerë 600 milionë euro, me reliev malor dhe 170 kilometra e gjatë, nga Tirana deri në kufirin me Kosovën, është projekti më i madh infrastrukturor i Shqipërisë deri tani dhe ka shkurtuar kohën e udhëtimit nga Tirana në Prishtinë deri në tri orë.
Dhe Kosova është burimi më i madh i turistëve të huaj që vizitojnë bregdetin spektakolar, por të pazhvilluar të Shqipërisë.
“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë po hap më shumë mundësi biznesi”, thotë Gazmend Haxhia, biznesmen shqiptar dhe themelues i ASG-së, agjenci turistike dhe makinash me qira për turistët në Ballkanin Perëndimor.
“Tashmë ne kemi një hapësirë më të madhe për të operuar dhe perspektiva të mira për partneritet”, shton ai.
Shqipëria planifikon që të shfrytëzojë afërsinë e saj me Italinë dhe Greqinë për të ofruar koncesione për investitorët e huaj për ndërtimin dhe shfrytëzimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës dhe logjistikës, pjesërisht të financuara nga institucionet multilaterale. Ajo shpreson se kjo do të ndihmojë në integrimin e vendit me partnerët potencialë të Bashkimit Evropian.
Një projekt që po diskutohet është koncesioni për ndërtimin e një porti komercial pranë Lezhës që do të shërbente si Kosovës, që nuk ka dalje në det, dhe Serbisë Jugore. Kjo do të lehtësonte presionin ndaj portit të Durrësit, porti kryesor i vendit, i ndërtuar në breg ranor që ka gjithmonë nevojë për t’u thelluar.
Banka Islamike e Zhvillimit dhe Abu Dhabi po financojnë 125 milionë euro për një seksion prej 55 kilometrash autostradë në jug të Shqipërisë që do të shkurtojë me dy orë rrugën nga Tirana në kufi me Greqinë.
“Me burime të mëdha hidroelektrike në veriun malor të vendit, ka shumë shpresa që Shqipëria një eksportues i rëndësishëm i energjisë elektrike drejt Ballkanit dhe Evropës Qendrore”, sipas ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri.
“Statkraft of Norway”, prodhuesi më i madh i energjisë në Evropë, po punon për një projekt me vlerë 540 milionë euro për ndërtimin e dy hidrocentraleve në Luginën e Devollit, pasi bleu 50 për qind të aksioneve nga projekti i grupit austriak “EVN Group”. Me një kapacitet të kombinuar prej 240 megavatësh, dy hidrocentralet do të rrisin prodhimin energjetik të Shqipërisë me të paktën 20 për qind.
Mosmarrëveshja aktuale e qeverisë me një partner shpërndarjeje tregon problemet me të bërit biznes në Shqipëri.
ERE, rregullatori shtetëror i energjisë, në fillim të këtij viti i hoqi licencën e shpërndarjes kompanisë “CEZ Shpërndarje”, një filial i një grupi çek energjie, me justifikimin se dështoi në plotësimin e kushteve të kontratës për të eliminuar humbjet në rrjetin e shpërndarjes.
CEZ-i ofroi 76 për qind të aksioneve, pasi nuk ishte në gjendje të grumbullonte rreth 40 milionë euro borxhe që i kishin kompanitë vendase.
Kompania çeke ka deklaruar se do t’i drejtohet arbitrazhit.
“Por, qeveria kërkon që më mirë të bëjë bisedime të drejtpërdrejta me CEZ-in sesa t’i nënshtrohet një procesi të gjatë arbitrazhi që mund të dëmtojë reputacionin e vendit te investitorët e huaj”, thotë Gjiknuri.
“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje të drejtë për këtë problem”, thekson ai.
Shqipëria ka mundësi të reduktojë varësinë e saj nga energjia e prodhuar nga hidrocentralet falë pjesëmarrjes në projektin “Trans Adriatic Pipeline”, TAP, që sjell gazin natyror nga Azerbajxhani në Itali nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë Jugore. Një gazsjellës me gjatësi 200 kilometra dhe me vlerë 450 milionë euro, do të ndërtohet në kufi me Greqinë përgjatë bregdetit deri pranë portit të Vlorës.
Nënkontraktorët lokalë pritet të përfitojnë nga ndërtimi i këtij gazsjellësi duke krijuar rreth 5 000 vende pune.
Një konsorcium nën drejtimin e “British Petroleum” planifikon të transportojë me anije 10 miliardë metra kub gaz në vit nëpërmjet gazsjellësit duke filluar nga 2019-a dhe duke e rritur në 30 miliardë metra kub për të diversifikuar burimet e Bashkimit Evropian me gaz nga Rusia.
“Ne presim të marrim një miliard metra kub gaz në vit për konsumin vendas. Së bashku me burimet hidrike… ky projekt do të largojë paqartësitë për furnizimin me energji, kështu që do të ndihmojë të tërheqë më shumë investitorë”, thotë Gjiknuri.
INVESTITORËT GREKË NË KËRKIM TË NJË RIKTHIMI TË SUKSESSHËM NË SHQIPËRI
Për një kompani greke një investim i rrezikshëm përtej kufirit, në Shqipëri, ka dalë një sukses i vërtetë.
Spitali “Hygeia”, një grup privat i specializuar në shëndetësi, ndërtoi një klinikë prej 60 milionë eurosh në Tiranë që i shërben klasës së mesme të popullsisë, që është në rritje.
Tre vjet më vonë investimi filloi të jetë shumë fitimprurës, madje duke u shndërruar në një model për një pjesë të mirë të spitaleve të reja private në shumë vende të zhvilluara.
“Duke qenë se në Shqipëri kishte mangësi të theksuara të një infrastrukture të cilësisë së lartë në fushën e shëndetësisë, njerëzit detyroheshin të udhëtonin jashtë vendit si për shembull në Itali, Austri ose Turqi për t’u kuruar”, thotë Stavros Krasadhaqis, drejtori ekzekutiv i “Hygeia”-s për Tiranën.
“Ne menduam që të mbulonim këtë treg me një spital të cilësisë së lartë, por për habinë tonë, përveç klientëve shqiptarë filluan të vijnë edhe shumë kliente nga vendet përreth si Kosova dhe Mali i Zi”, shton ai.
Spitali “Hygeia” në Tiranë ka shtuar gjithashtu një klinikë pediatrie, një maternitet, një klinikë për fertilizimin “in vitro” dhe një pajisje gjermane për sytë, të teknologjisë së lartë, të specializuar në trajtimet me lazer.
Me 90 shtretër dhe një staf mjekësor prej 110 mjekësh, duke përfshirë disa specialistë grekë, spitali ka një certifikatë ndërkombëtare për turizmin mjekësor.
“Madje, ne kemi mjekë italianë që vijnë për të operuar disa pacientë bashkatdhetarë, të cilët nuk mund të përballojnë koston shumë të lartë të operacionit në vendin e tyre”, thotë Krasadhaqis.
“Hygeia” gjithashtu kërkon të luajë një rol të rëndësishëm në modernizimin e sektorit publik të mjekësisë në Shqipëri, madje ajo është duke u përkujdesur për një projekt të USAID-it, një shoqatë që ndihmon në zhvillimin e vendit, i cili synon të rrisë nivelin e shëndetësisë në spitalet publike duke përmirësuar kontrollin e infeksioneve.
“Ajo do të hapë edhe tre klinika të tjera vitin e ardhshëm në disa qytete të vendit, me një infrastrukturë të specializuar në mjekësinë parandaluese, një fushë që do të marrë edhe më shumë vëmendje me rritjen e të ardhurave”, shpjegon drejtori i “Hygeia”-s.
Ndërsa lëvizja e kryer nga “Hygeia” ishte një sukses, një investitor tjetër grek në Shqipëri ka pasur më shumë vështirësi.
Për “Titan Cement”, një lider rajonal i kësaj fushe që është i shtrirë në Greqi, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, lëvizja drejt tregut shqiptar duket si një hap mëse i natyrshëm.
Për të ulur rreziqet, “Titan”-i ka bashkëpunuar me Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim si dhe me Korporatën Financiare Ndërkombëtare, filiali i investimeve i Bankës Botërore dhe këto institucione do të kenë 20 për qind secila të kapitalit të “Antea”-s, filiali shqiptar i grupit “Titan Cement”.
Por, puna e impiantit të çimentos prej 200 milionë eurosh i Antea-s përkoi me fillimin e krizës në Evropë duke u kënaqur me një treg që mbulohej kryesisht nga të ardhurat e emigrantëve duke bërë që konsumi shqiptar i çimentos të binte në 1,5 milion tonë në vit, shifër kjo e barabartë me kapacitetin prodhues vjetor të Antea-s.
“Konkurrenca e çimentos italiane me çmim të ulët shtoi vështirësitë e ndërmarrjes”, thotë Mike Sigalas, drejtori rajonal për Evropën Juglindore i Titan-it.
Çmimet u rritën ndjeshëm kur qeveria shqiptare vendosi një taksë prej 35 eurosh për ton për importin e qymyrit dhe naftës që përdoren si karburant për furrat e Antea-s, kompania përfiton gjithashtu 30 milionë euro në TVSH që i shpërndahet investitorëve të huaj.
Të dhënat tregojnë se Antea do të përqendrohet më shumë në eksport, ndërsa pret që tregu vendas të marrë veten.
“Shqipëria ka shumë nevojë për ndërtimin e infrastrukturës dhe ne kemi shpresa të mëdha në këtë treg”, thotë Sigalas.
SHQIPERIA KA QENE GJITHMON GATI TI BASHKOHET EVROPES….
POR FUNDERINAT EDHE PLEHRAT SI SALI BERISHA EDHE FATOS NANO QE SHQIPERIS I KAN SJELL VETEM MJERIM DHE VARFARI….
Cdo gje me vlere qe permend ky shkrim nuk e ka bere Rama por Berisha
1 – Zgjedhje te lira kalim te bute pushteti
2- Rruga e kombit
3 – nenshkrimi i kontrates per hidrocentralin e devollit
4- TAP
A mund t’i llogaritesh,o PLEHRE se sa VEPRA GJIGANDE KA BERE ENVER HOXHA per 45 vjet dhe sot e quajne DIKTATOR???
I ka bere Berisha jot,por jo me leket e veta ,[por me BORXHE E KREDI,qe do t’i paguaje populli tere jeten!!!
-NUK MBAHET SHTEPIA ME MIELL HUA-ka thene nje plak i mocem,pa titujt PROFESOR-DOKTOR si Berisha jot!!!
Feniks mire eshte te qetesohesh se nuk te ofendoi askush dhe nuk po flasim per njerezit e shtepise. Po te ka ngel te vleresosh Berishen me Enverin po i ben komentet ne faqen e gabuar se ketu flitet per vepra qe rrisin shanset e vendit per integrim ku te parat jane zgjedhjet e lira qe sollen ne pushtet partine tende gje psh qe ne kohen e enverit nuk do ndodhte kurre. Ndersa veprat e enverit e izoluan vendin nga bota. Prandaj nese ke nostalgji shko ke sa te duash blogje qe i kendojne komandantit tend te pjerdhur
Shqipëria duhet futur patjeter ne BE…Kjo gje do krijoje nje besim ne sy te Europes dhe Botes…qe turistet te vine pa frike ne Shqiperi…që biznesmenet e huaj te vine e te investojne pa frike ne vendin tone… qe te hapen vende te reja pune… qe rinia aktive shqiptare mos te kaloje kohen vetem duke ndenjur neper kafene…qe sistemi ligjor dhe policor te mos jene te korruptuar si ashtu edhe sistemi arsimor…por kjo gje arrihet me pune, me vullnet dhe duke zbatuar ligjet ne fuqi.
AB : http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2013/
Kur shqiperia ishte ne perandorine me te famshme te kohes ate romake ne disa vende te evropes akoma godisnin mollet me gure,kur shqiperia luftonte orientin ne vitet 1400 evropa kurve e la vetem sot na quajne si duan dhe jane mbushur me koloni sllave te lindjes nen emra te rinj si poloni ceki,sllovali,lithani etj etj rracash muzhike,evropa kurve don te fut serbet e kaukazit por jo shqiperine dhe viset shqiptare,as evgjitet e bullgarise dhe as ciganet e rumanise nuk kane as shtet as fytyre me te bukur se shqiptaret por evropa ben si don ajo si na beri para 100 vjetesh qe na ndau …mos u merakosni se evropa nje hale me zezake dhe racista eshte o shqiptare,ata duan te bejme nje aleance me turqine dhe te ju shkerdhejme jeten ti mbushim me refugjate aziatike pastaj te shikojne a eshte me mire te fusin kombin shqiptar apo te mbyten me millione zhabezinj.po lidhu me kinen dhe ameriken o RAMA dhe lere evropen e grekeve dhe te italianeve se po vdes pervete.
Shqiperia ka imazhin publik me te keq ne Europe. ne nuk kemi asnje institucion per te qene.
Mjafton diploma e Renzo Bosit qe u shqyen gazetat italiane per nje vit qe me ne te tallet gjithe Europa.
o polic po lere ti nje dipllome te dhene me leke,ne napoli po zhduken mijera tone toksike,atyre ju vdiq kraksi ne tunizi nga korrupsioni dhe kishin nje kryminister qe i pallonin gruan vajzen te tjeret dhe hiqej si kavaliere duke paguar kurvat nen moshe.italia e ka namin dhe bemat me te keqija se tonat po ja qe ne presim nga shtete burdello te na lejojne hyrjen…rumunet qelben evropen ,dhe serbet vrisnin ne shumice deri ne 2001 kjo eshte evropa.shqiperia ka kriminele ordinere po ne krahasim me ato qe vjedhin dhe bejne italianet,rumunet dhe polaket jemi lule.edhe ne evrope jetojme kemi 23 vite,,ato qe kemi fituar dhe bere nuk na ka falur njeri nje cent.
Pse gjthe kjo dashuri per Ukrainen,dhe gjithe kjo urrejtje per shqiperine…..pastaj per mendimin tim europa nuk eshte gjithcka….cfare ka nevoj ai vend eshte hapja e vendeve te punes, lufta ndaj korrupsionit, vendosja e rendit dhe kaq…
Boll na treguat distancat ju hipokriter te pafytyre .
Nqs vertet do kishim te benim me deshiren e mir,
ne kte klub gangosh alla europian ,apo me dicka vertet serioze ne ket prrall ,ju bashk me aleatin tone me te dashur ameriqin ,sdo na degjeneronit per 23 vjet e fundosur ne greminen ku sot ne ndodhemi .
Gjithcka qe ka ndodhur ne ket vend mban firmen tuaj “te padukeshme” natyrisht . v-f-n’culo nqs mendoni se ne jemi qeni juaj zbavites dhe ju e leshoni e terhiqni litarin (BE)qe na keni hedh rreth kokes ,sa her doni .
Shqiperia me par se te behet nji kaviar i tavolines se monstrave te BE-se ,do duhej te shikonte brenda shtetit te vet ,sepse asgje si mungon nqs do ky popull te punoj e jetoj ne mireqenje .Europa nuk i sjell askujt mireqenje ,kto 23 vjet jane deshmia me e qarte ,se vec bla bla bla me diverse fulesh ,ska asgje tjeter.
Zoterinj te dashur Shqiperia eshte Europe , ne as nuk afrohemi as nuk largohemi jemi ketu me shekuj , edhe para jush madje !
KOMUNITETI EUROPIAN
Austria (1995)
Belgio (1952)
Bulgaria (2007)
Cipro (2004)
Croazia (2013)
Danimarca (1973)
Estonia (2004)
Finlandia (1995)
Francia (1952)
Germania (1952)
Grecia (1981)
Irlanda (1973)
Italia (1952)
Lettonia (2004)
Lituania (2004)
Lussemburgo (1952)
Malta (2004)
Paesi Bassi (1952)
Polonia (2004)
Portogallo (1986)
Regno Unito (1973)
Repubblica ceca (2004)
Romania (2007)
Slovacchia (2004)
Slovenia (2004)
Spagna (1986)
Svezia (1995)
Ungheria (2004)
VENDET KANDIDATE:
Ex Repubblica iugoslava di Macedonia
Islanda
Montenegro
Serbia
Turchia
JA ku jemiiiiiiii
KANDIDAT TE MUNDSHEM:
Albania
Bosnia-Erzegovina
Kosovo*
Sa qesharake qe jeni, Shqiperi nuk ka asnje kriter per t’iu bashkangjitur Europes, jemi te paedukate, nuk kemi formen me minimale te miresjelljes, nuk kemi asnje lloj institucioni te besueshem, shendetesi, arsim, rend, qetesi, korrupsioni eshte koke e kembe gjithandej, nuk kemi infranstrukture transporti, rrogat minimale jane te krahasuara me shtetet e Afrikes, kemi fenomene te tilla si gjakmarrja, popull kafenesh, llotosh, e misra e geshtenjash te pjekura, etj etj pafund.
Nuk e kuptoj si mund te pretendosh te hysh ne Europe, kur vete kryeqyteti Tirana, nuk ka as identitet te tille, vetem beton, e kaos, nuk i afrohet as edhe nje qyteti europian ne cdo aspekt. e shume shume gjera te tjera, pafund…
Ne jo tani, po as per 50 vjet nuk jemi ne Europe. popull deshtakesh
larg europes them une.
A, jo mor jo! S’ka Evrope, per sa kohe ka me keta Eraldet qe ven pas nje te kembyeri dal mendesh nga mengjezi me darke…
… Femit e femijve,
te femijve tane,
them,se me Evropen,
do jene fare prane!….
Ne fakt, duke lexuar gjithfare komentesh nuk u permbajta te shkruaja dicka ne lidhje me kete teme. Une jam nje nga ata qe quhen ” euroskeptike ” dmth, nuk mendoj qe futja e Shqiperise ne BE do sillte zhvillim, perkundrazi; Shqiperia do te jete vendi me i prapambetur i Bashkimit Europian, me korrupsionin me te larte dhe me rrogat me te uleta, me arsim keqardhes, me shendetesi ne faze ‘foshnjerake’ etj. Une mendoj qe duhet mbi te gjitha, qe ne ta duam te paret vendin tone, dhe pastaj te presim qe Europa te na doje. Jo me larg se 1 vit me pare, lexova nje sondazh ( pyetesor mund te jete ne shqip, nuk e di ) ku 63% e shqiptareve donin te largoheshin nga Shqiperia me justifikimin ” ky vend nuk behet “. Sigurisht, nese shumica e popullsise kerkon vetem te largohet, ai vend nuk do te behet kurre, por nese te gjithe qendrojme, luftojme dhe japim ndihmesen tone (sado te paperfillshme) mund te bejme dicka te mire per vendin tone.