Nikola Vuljaniç, raportues i Shqipërisë në Parlamentin Evropian, shprehet në një intervistë për Shekullin se pavarësisht votës për statusin në Këshillin e BE-së, Shqipëria s’duhet të devijojë nga rruga e saj drejt integrimit.
Sipas tij, çdo gjë mund të ndodhë deri më 17 dhjetor, atëherë kur mbahet edhe mbledhja e Këshillit të BE-së, ku do të merret vendimi për statusin e Shqipërisë.
“Unë nuk e di me siguri se ç’do ndodhë në Këshillin e BE-së. Komisioni dhe Parlamenti Europian kanë bërë çdo gjë që është e mundur, ashtu sikurse edhe unë, dhe tashmë nuk mund të bëjmë gjë tjetër veç se të presim 17 dhjetorin. Vendimi i këshillit duhet të jetë unanim. Të gjitha qeveritë e BE-së duhet të votojnë pro statusit që ai t’i jepet Shqipërisë. Unë shpresoj që këto qeveri ta kenë kuptuar qartë mesazhin e Parlamentit Europian. Kjo ka qenë arsyeja që unë insistova që vota në PE të kryej përpara diskutimeve në këshill”, shprehet ai.
Vuljaniç shprehet se, nëse Holanda voton kundër, atëherë statusi s’mund t’i garantohet Shqipërisë, por megjithatë, Shqipëria thotë ai ka bërë reforma të mëdha dhe nuk duhet ta humbasë ritmin e reformave dhe dialogut politik.
“Për mua, Shqipëria ka marrë mbështetjen më të madhe ndonjëherë për rrugën e saj drejt integrimit evropian. Çfarëdo që të ndodhë në mbledhjen e këshillit, siç tha e kryeparlamentari juaj, Ilir Meta në PE, Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat dhe të ecë përpara drejt rrugës së saj evropiane. Ai ishte një fjalim mjaft i mirë dhe shumë optimist dhe jam i sigurt që të gjitha vendet e BE-së e kanë kuptuar mesazhin e Shqipërisë”.
Statusi, o sot o kurrë ! Politikanet shqiptare ti lene menjane konfliktet dhe hakmarrjet e tyre personale, dhe te lobojne per marrjen e statusit! Populli nuk mund te lihet gjate gjithe kohes duke enderruar…
AB : http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2013/
Faleminderit ketij deputeti qe po perkushtohet per Shqiperine me shume se politikanet Shqiptare.
Te bejme pyetjen e thjeshte. A kemi qeverisje dhe a kemi pasur ndonjehere nje te tille qe te na coje drejt Europes? Me nje retorike absurde mashtrimi, te gjithe qeverite mafioze te ketij vendi terheqin zvarre fatkeqin popull. Kjo eshte loje more njerez. Mafiozet, hajdutet, horrat, te pashkolluarit po behen deputete dhe ministra. Me to do shkojme ne Europe?
A ka ky vend intelektuale dhe nje rini te vertete? Nese nuk ka, pranoni skllaverine dhe heshtni.Ne nuk jemi aq te varfer. Kallashe, droge, prostituta dhe mercedese kemi plot. Kjo eshte jeta. Neser po njesoj. Pasneser gjithashtu njesoj.Bye now.
Si nuk doli nje nga ne ti thote “FALEMINDERIT” ke tij eurodeputeti kroat qe po perpiqet per ne se per vendin e vet.
Se po te jete per ne, ne nuk do te jemi kurre ne gjendje te ndjekim shembullin e Kracise qe nuk ia pertoi te çonte ne fresk per korrupsion ish-kryeministrin Ivo Sanader megjithe se ishte nje nag politiokanet kroate me te spikatur si proeuropian.
Sa kohe te kemi ne bashkeqeverisje “KRYEHAJDUTIN” Meta, ne nuk do te mundim kurre te ndjekim shembullin e Kroacise.
Ai me 18-19 deputet e vet ka çelsat e pushtetit ne dore pasi me nje mocion mosbesimi duke bashkuar votat me Saliun mund te rrezoje Ramen ne darke nga pushteti e te risjelle Saliun te nesermen ne mengjez.
Mos harroni se ishin “ekspertet” e Saliut (me te zote se ata te FBI-se) qe e shpetuan Metan nga videoja kompromentuese e Priftit. Tani Meta po i kthen borxhin, nje dore lan tjetren dhe te dyja lajne fytyren.
Qeveritaret e rinj me duar te lidhura merren me “peshq te vegjel” ndrkohe qe PESHKAQENET e korrupsionit ne krye te opozites nga foltorja e kuvendit apo edhe nga FB bejne kercenime e thirrje te hapura pe “kryengritje” kunder Rames qe vazhdon te “bertase”:
Mbameni se e vrava
Po Amando Lika! sigurisht qe i kemi ato qe thua zotrote,te cilat dhe ketyre vendeve te Evropes nuk u mungojne por qe i kene ne menyra te kamufluara tani por qe i kane pasur hapur fare dikur dhe keta. Fakti eshte se kemi qene te qeverisur nga Ganstere si sali berisha dhe fatos nano tere keto vite,dhe periudha me e erret ne Historine Shqiptare eshte viti 1997 ku me urdher direkt te sali berishes u la dore te lire per shkaterrimin e Ushtrise e cila ishte nje nga pikat me strategjike te vendit,ishte fuqia ekonomike nr 1 e vendit. Shkaterrimi i saj me urdherin direkt te sali berishes ishte plotesimi i kerkesave te qarqeve te huaja,te cileve sali berisha u ka sherbyer me devotshmeri tere keto 23 vite. Po ti analizojme me nje mendje te ftohte tere veprimet e sali berishes do te bindemi se cfare demi kolossl i ka bere Shqiperise ky njeri.
Ku eshte Greqia partneri yne strategjik nga qeveria Rama ? Me duke eshte me Hollanden duke thene jo …
Cne Rama?! Saliu desh ti shiste detin, ti ka ulur kembekryq Greket ne Shqiperi.Po te vret dhe te pret, ekonomine ta ka ne dore, etj.etj.Ti thua Rama. Qenke klluf k… o vizionari.
Kete rradhe na eshte mbushur mendja top se jemi europiane (si dikur kur u beme turq, e me pas ruse dhe kinese).Sikur ta kishim ne ne dore do ta kishim zgjidhur me kohe me para ose miqesi .Veshtire do ta kemi !
NIKOLA VULJANIC LUFTON PER SHQIPERINE.SPARTAK NGJELA YNE KUNDER.
Europa dhe sidomos Hollanda e di mire qe po luhet me zjarrin. Nese Shqiperise i thuhet pereseri jo, dhe kasapeve Serbe po, dhe kete e di mire dhe Vuljanic, atehere do profilizohet nje partneritet SHBA-Shqiperi qe do kete pasoja katastrofale per politikberjen Europiane, dmth, nese Europa pretendon te jete aktor global, nuk mund te kete Shqiperi+Kosove mu ne mes te saj duke pare teresisht nga nje drejtim tjeter.
Per mendimin tim, Hollandes duhet ti thuhet qe ne kemi opsione te tjera. Te votojne si te duan, por do i pergjigjen pasojave te votimit te tyre tinzar dhe shpirtlig pro-sllav ne dekadad qe vijojne.