Balla e Çuko: Drejtësia të veprojë për Imamin

15 Dhjetor 2013, 15:50Politika TEMA

Përfaqësues të mazhorancës i bëjnë apel drejtësisë të hetojnë paanshmërisht dhe deri në fund dosjen “Imami”, ku janë të akuzuar ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, dhe katër ish-zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie. Ata janë denoncuar pak ditë më parë nga ministrja Mimi Kodheli, për shpërdorim detyre dhe thyerje të barazisë në tenderë, duke shpërdoruar 1 miliard lekë për reklama që përfunduan tek një televizion kombëtar në mënyrë preferenciale.

Deputetët socialistë, Taulant Balla dhe Arben Çuko mendojnë se mjafton qe prokuroria t’i shkoje deri ne fund hetimit dhe do të provohet se zoti Imami nuk e ka me vendin në parlament, raporton “Vizion Plus”. Sipas Ballës, PD-ja duhet t’i bashkohet qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe jo t’u bëhet mburojë zyrtarëve të korruptuar si Imami. Por, mediat kanë denoncuar më herët përfshirjen e ish-ministrit, aktualisht deputet i PD-së Arben Imami në disa skandale të tjera. Ato nisin me nxjerrjen në shitje të mbi 3 mijë metra katrorë tokë në pronësi të ministrisë së Mbrojtjes, me çmim qesharak.  Por, një tjetër aferë ku ishte i implikuar ish-ministri i Mbrojtjes është diskriminimi i firmave në tenderin për uniformat ushtarake. Një tjetër skandal, që mban firmën e ish-ministrit Imami ishte ai për blerjen e helikopterëve nga Franca.

Drejtimi i ministrisë së Mbrojtjes nga Arben Imami është shoqëruar me shpërfilljen arrogante të vendimeve të gjykatave, që urdhëronin kthimin në detyrë të oficerëve të lartë të shkarkuar abuzivisht, por në shkresat përcjellëse Imami bashkë me firmën shkruante prerë për vartësit në ministri: vendimi i gjykatës të refuzohet.

20 komente në “Balla e Çuko: Drejtësia të veprojë për Imamin”

  1. Leader says:

    Epo kur flet ky katunari i lushnjes..ky cukoja i lenkes..qe nuk di tabelen e shumezimit …kjo eshte fytyra e rilindjes

  2. Engjell says:

    Po le te shkrihet presidenca, prokuroria, gjykatat e te gjitha niveleve dhe te gjitha keto funksione ti marre Edi Rama dhe PS dhe keshtu e kane te zvendesuar babain e tyre Enver Hoxhen ne mos ja kane kaluar fare merhumit.

  3. S-hale serbi says:

    Është i dyti që e ka vendin në burg pas s-hales. Njerëz si këta duhen kalbur në burg gjithë jetën. Dhe tu sekuestrohet gjithë pasuria

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Qeveria Rama lexohet per mungese eksperience,me njerzit e emeruar pa pervoj ne dikastere.
    Deri tani, nuk dini ti administroni 84 vota !
    Ne te kundert, keto vota nuk kane konsensusin e nevojshem.
    Drejtesia eshte pushtet i pavarur,por ka vartesi nga Parlamenti,nga maxhoranca .
    Çfare nuk funksionon ?
    Kini dhe aren dhe gurin !

  5. Lidhini me kembe e me duar dhe degdisini ne qilar !

  6. lani says:

    ne burg qeni………se gjoja luftoi per demokraci dhe ja i braktisi idealet dhe u be hajdut . Se mos jane me te mire edhe dhjetoristet e tjere. Te gjithe jane bere me miliarda dhe popullin qe i ndoqi pas, i lane fukarenj.

    1. Albnr1 says:

      Ku ka ideale ai mor lani,ai eshte qenie inferiore sa me s’ka. Asnjehere nuk kam pasur mendim te mire per ate njeri. U fut ne politike thjeshte per perfitime personale. Ai eshte nje xhahil njeri, qe nuk njeh as respekt per njeriun e as nder e lezet. I poshter ne qelize. Une e dua ta shoh ate njeri ne pranga ne TV dua ta shijoj kete kenaqesi jo pse ka vjedhur, por pse eshte njeri i vockel nje burravec pse ka lejuar te keqtrajtohen njerez po edhe me shume se kaq, prandaj ai ka mallkimin e njerezve te pafajshem mbi koke. Po nuk e denoi gjykata nuk do ta falin ata qe nuk harrojne kurre. Do jete me mire per te te shkoje ne gjyq dhe ti vendose duart vete ne pranga, sepse Ai dhe vetem Ai eshte pergjegjes, jo indirekt siç u perpoq Znj.Ministre e nderuar Mimi Kodheli “ta justifikoje” por direkt.!!!

      Ta shohim sa burre eshte se “trimerine” e ka treguar me gra….e di shume mire ai edhe Arjan Starova e di shume mire madje, bashke me ata pleqte gjirokastrite Pajtim Rira e kompani…pa le qe me sa di une ai Pajtimi qe masakronte rrogat e njerezve si ti donte qejfi si ne mallin e babait, ka edhe vajzen deputete te PS me nje shkrim qe beri ketu ke Tema…

      Oh ka dava Janina…

      Kur nje partizan po pushkatonte nje tradhtar: qelloi me BELÇIK mbi te dhe nuk shenjoi dot-me fali belçiku tha tradhtari-po ne te falte koburja i tha partiznei dhe ja dha me kobure mu ne lule te ballit…

      Ai, qe rri ne krye te dikasterit duhet te dije gjithshka qe ndodh aty, kush shkon e kush vjen. Por AI dilte ne PARADA me ato pantallonat e pahekurosura, sikur flinte poshte urave. Sharlatan minister!!!

  7. adri says:

    Ne burg Urgjentisht arben imamin. nuk ka drejtesi dhe demokraci ne Shqiperi nese nuk arrestohet dhe denohem me te pakten 25 vjet burg arben Imami.

  8. adri says:

    Ne burg Urgjentisht arben imamin. nuk ka drejtesi dhe demokraci ne Shqiperi nese nuk arrestohet dhe denohet me te pakten 25 vjet burg arben Imami. Te gjenden ku jane parate e taksapaguesve te popullit Shqipetar dhe ti kthehen buxhetit te Shtetit. Tu sekuestrohet pasuria Aleksander Frangajt dhe arben imamit me kompani. Se me burg ata dalin nga burgu dhe jetojne Luks me parate e vjedhura.

  9. Urtësia popullore says:

    Mos prisni qendrim ndryshe nga PD, PD do ti mbroje te korruptuarit sepse vete udheheqia e saj eshte ultra e korruptuar…., Keshtu ajo do te diskreditoje veten akoma me shume …..duke bere qe njerezit e ndershem ti largohen dhe aty do te mbetet vetem llumi …. Ata qe do te largohen do te krijojne nje PD ndryshe e cila do te jape kontributet e saj ne demokracin e vertete duke denuar te korruptuarit dhe duke mbeshtetur qeverine per ligjet e drejta ,jo duke bere thirrje sic po ben PD e Lulit dhe Saliut per rrezimin e qeverise kur ajo sapo ka filluar nga puna……..

  10. ministri says:

    jane plot1o ministra qe duhet te hetoen.

  11. ben says:

    Akoma me pinjollet e lenka Cukos nga krutja do te bejme shtet ? E ndriti lenka qe ta ndrisi nipi ? Po qeverisin pasardhesit e PPSH

  12. zarari says:

    dosja eshte ne prokurori…tani mbyllni gojen e mos beni presione. dashkan drejtesi keta sumkapucet qe s’kane lene gje pa bere e qe i nxjerr kryetari si dele te llapaqenosin e ti bejne presion prokuroreve kur vete kane nje tufe me histori te erreta mbi kurriz…

    nuk i merr njeri seriozisht – keta jane qe po rilindin shtetin me karagjoz se kurre…

  13. rilindje? says:

    C’doni me teper?cojeni ne prokurori dhe mos e zgjasni duke bere presjon.Apo keni akoma ne koke metodat qesharake te Enverit,kur “masa therriste”te denoheshin “armiqt”,kur ne te vertete armiqt e ketij vendi ishin ata qe i organizonin keta ato gjygje kriminale?Eshte e pamundur qe ju te ndryshoni,pasi iu eshte injektuar ne gjak ay mentalitet.

  14. Saliu& imami po gezojne me ket akuze – fyshekzjarre, kur vetem ca lexon ketu, lene c’kina nigju deri sot, tregon qe edvini po bo sikur denon, bubulliu per qef t’vet. Keto qe’…mediat kanë denoncuar përfshirjen e ish-ministrit në disa skandale të tjera, nisin me nxjerrjen në shitje të mbi 3 mijë metra katrorë tokë në pronësi të ministrisë së Mbrojtjes, me çmim qesharak’ ( kjo eshte far gjoje per edvinin, dihet pse, se i i qisin malin me dosjet e veta, nder te tjera)
    tjetër aferë: ne tenderin për uniformat ushtarake, tjetër skandal: blerja e helikopterëve nga Franca…. Tjeter skandal: shitja e armeve etj… E fundit: ShQUPi.
    Prandaj them un qe sali & imom jan tu tall b….me edvinushken & mimin prej hekri ( t’shkrim), hahaha
    Kot me pyt:
    Si, kaq thate kjo dosja imami? Qe mos preket fare saliu dhe imami ta kaloje me do lloqeza?
    Natyrisht, ça prisnit ju dele?
    Knoquni me fyshekzare, deeele dhe hani i dor bar t’njome!

    Pse, ku ina ktu, ne Amerike?!

  15. Ball e çuk
    mo u lodhni kaqi fort
    me ket
    bumje tymse,
    hajd t’na rroje saliu,
    shneti edvinit!

  16. futja kot says:

    si u shjketrua ushtria ku jan, mautomjetet tanket, diagacet, artileria rezervat , raketat duhet te tregohet sa ka qene gjendja e ushtrise ne 1990 dhe sa eshte sot. sot kemi ushtri pa ushtar, pa mjete

  17. rilindje? says:

    futja kot,
    ato arme te asaj kohe,o zoteri,per diten e sotme jane plehera.Ke pa ndonjehere ne televizor se cfar armesh ka bota sot,vecanerisht NATO,ku ne jemi antar dhe te siguruar e te paprekshem ushtarakisht?Te mjafton kaq,apo te ka marre malli per zboret kur zhgerryheshim kanaleve…

  18. ZODIAC says:

    Balla e Cuko jane garancia me e mire se e keqja me e madhe e Shqiperise eshte KATUNARIA ME KOSTUM E KOLLARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje