Rreth 2 vite e gjysmë më përpara, gazeta TemA nisi denoncimin e një skandali të rëndë, që për protagonist kishte njeriun që sapo kishte rrëmbyer mandatin e kryebashkiakut të Tiranës.
Më 1 gusht, TemA raportoi për ndërtimin skandaloz të vjehrrit të Lulzim Bashës, pranë Ujit të Ftohtë.
Në një editorial të Mero Bazës në këtë datë, me titull “Vjehrri i Lulezim Bashes dhe Vlora”, shkruhej:
“Me mijëra shqiptarë e kanë të lehtë të verifikojnë këtë që po them. Nëse u bie rruga për në Vlorë, duke shkuar drejt Tunelit të Ujit të Ftohtë, në krahun tuaj të djathtë përmbi ujë do të shikoni një kantier ndërtimi rrethuar me llamarinë, në të cilën po ndërtohet një qytet i tërë në det. Vlora, qyteti thuajse më i shpëtuar nga ndërtimet e paligjshme dhe nga skandalet urbane, falë korrektësisë së autoriteteve lokale, ka lejuar nën presionin e hapur politik një ndërtim mbi ujë, që i hap rrugën shkatërrimit të bregdetit të vetëm që ka ngelur pa u shkatërruar në Shqipëri. Leja e ndërtimit është e vjehrrit të Lulëzim Bashës, ndërsa njeriu që është marrë direkt me përfitimin e paligjshëm të tokës mbi det dhe lejes së ndërtimit është Lulëzim Basha. I vjehrri i tij me origjinë nga një fshat i thellë i Kurveleshit, dhe me lidhje familjare me ish- bosin e firmës piramidale Vefa, është shfaqur pronar i detit, thuajse ka lindur dhe rritur disa breza si peshkatarë në Ujë të Ftohtë. Gazeta Tema ka të plotë dosjen e lejes së paligjshme të ndërtimit të këtij blloku ndërtimesh mbi ujë në rrugën më të bukur turistike të Shqipërisë dhe ky skandal i përket Lulëzim Bashës.
Autoritetet lokale të Vlorës, konkretisht kryetari i Bashkisë apo urbanistika duhet të kenë së pari kurajo publike të shpjegohen në rrethanat në të cilat kanë firmosur këtë leje kriminale për “Njeriun e Dytë” pas Sali Berishës. Firmosja e lejes koinçidon me bllokimin e buxhetit të Bashkisë së Vlorës nga këshilltarët e PD, plus LSI, dhe pas firmosjes së lejes, buxheti është zhbllokuar. Nëse Lulëzim Basha ka përdorur dhe votat e këshilltarëve të djathtë dhe të LSI për të bllokuar investimet në qytetin bregdetar vetëm që t’i lejohej investimi i tij kriminal mbi det, atëherë jemi në një situatë edhe më të rëndë se ndërtimi kriminal, pasi jemi para skemës së ndërtimit të një pushteti tërësisht personal dhe antiligjor.
Sidoqoftë, për arsyet që kanë detyruar Bashkinë të japë këtë leje mund të flasë vetë Bashkia. Ata që duhet të flasin tani për shqiptarët janë Sali Berisha, Lulëzim Basha dhe Sokol Olldashi. I pari, i cili ka mbushur gjirin e Dhërmiut me gurë vetëm që t’i prekin këmbët në tokë ngaqë s’di not për të thyer rekordet qesharake që vendos vetë, duhet të sqarojë publikisht si kryetar i KRRTRSH së Republikës se në çfarë dispozita ligjore lejohet ndërtimi mbi det në bregdetin e Vlorës për familjen e Lulëzim Bashës. Ai që ka shkuar t’u prishë shtëpitë fshatarëve të Hamallajt për të ndërtuar vajza e vet apo shtëpitë e banorëve të Ksamilit për t’i hapur perspektivë bizneseve të Familjes së tij atje, duhet të shpjegojë se në ç’rrethana lejon një skandal të tillë urbanistik për një ministër të tij, tani kryetar të Bashkisë së Kryeqytetit. Kryeministri duhet jo vetëm të shprehet, por dhe të veprojë për këtë rast qoftë dhe duke ndëshkuar autoritetet që kanë dhënë lejen. Por duhet të reagojë për të treguar se ky nuk është një nga dhjetëra biznese të Familjes së tij, ku Luli me sa duket nuk ka asgjë për të ndarë me fëmijët e vet. Për fat ai është në Dhërmi dhe kur të kthehet me helikopter për të ngrënë Iftarin që shtron me hipokrizi djali apo vajza, mund ta shikojë dhe ndërtimin që bën një pjesëtar i bandës së tyre në rrugën më turistike të Shqipërisë.
I dyti që duhet të shpjegohet, por dhe të veprojë është Lulëzim Basha. Ai jo vetëm që duhet të kërkojë ndjesë për presionin politik që ka ushtruar për të ndërtuar kompleksin e tij turistik në det, por duhet të veprojë si një kryetar bashkie në detyrë, duke i kërkuar kolegut të tij Gjika anulimin e lejes dhe nënshkrimin e një moratoriumi siç ka premtuar për mosdhënie lejesh ndërtimi pa plan urbanistik, dhe sidomos 100 metra afër bregut siç e ka legjislacioni shqiptar. E di që po kërkoj shumë nga një kryebashkiak i pafytyrë që ndërroi premtimin e tij kryesor të fushatës qysh ditën e parë si pushtues i zyrës së kryetarit të Bashkisë, por jam i detyruar t’ia kujtoj detyrën që ka ndaj shoqërisë.
Është dhe një person i tretë që nuk duhet të flasë, nuk duhet të shpjegohet, por duhet të veprojë. Ministri i Transportit dhe Rregullimit të Territorit, Sokol Olldashi, ka kompetencë ekskluzive si Ministër për vijën bregdetare dhe ndërtimet e kundërligjshme atje. Ai thjesht duhet të marrë fadromat dhe të shkojë vetë t’i prijë skuadrës që duhet të pastrojë urgjent atë çiban që po mbin buzë rrugës së Ujit të Ftohtë në Vlorë. Me këtë rast ka dhe shans të përgënjeshtrojë se nuk ka bërë ndonjë pakt me Lulëzim Bashën për ta mbajtur si çirak pas tij në parti. Por mbi të gjitha ka rast të tregojë se ky shtet nuk është privatizuar përfundimisht nga Gita, Zeni, Kunati dhe vjehrri i Lulit.
Ndërtimi i nisur në rrugën para Tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë është tronditës, pasi ai po vret frikën për ta kthyer bregdetin e Vlorës në një Golem të dytë dhe për të shkatërruar çdo shpresë për të ardhmen turistike të Shqipërisë, e cila nuk ka arsye të përkojë me moshën e pushtetit të Sali Berishës. Nëse këta tre njerëz nuk veprojnë, nëse Sali Berisha bën sikur nuk e shikon ç’po bën djali i tij shpirtëror, nëse Basha nuk denjon të japë shembullin e tërheqjes nga krimi dhe nëse Olldashi nuk guxon t’i prekë dhe një fije floku kësaj bande, atëherë qytetarët e Vlorës duhet ta zgjidhin vetë këtë problem. Ambientalistët e Vlorës, që kanë protestuar ndaj Petroliferës dhe planit shkatërrues të Berishës për qytetin kanë rastin të ndalin me duart e tyre këtë masakër që mund të jetë fillimi i fundit të bregdetit të tyre, pas së cilës vështirë që dikush të mund të shikojë detin ndërsa ecën në buzë të tij. Dhe e gjitha kjo bëhet që Lulëzim Basha të pasurohet në emër të vjehrrit të tij, dhe atij tjetrit, Sali Berishës, që po i bën pajë bregdetin shqiptar të Vlorës.”
Një ditë më pas, TemA raportonte se Prokuroria e Vlorës kishte nisur hetimet për këtë ndërtim.
“Bëhet fjalë për një kompleks pallatesh që po ndërton mbi det Lulëzim Basha në emër të vjehrrit të vet në Ujin e Ftohtë në Vlorë. Leja fillestare e dhënë nga Bashkia e Vlorës nën presion politik ka plot probleme, por këtyre problemeve u është shtuar dhe tejkalimi i kësaj leje dhe mbushja e detit duke krijuar territor të ri prej familjarëve të Lulzim Bashës,” thuhej në shkrim.
Bashkangjitur u botuan edhe faksimilet e këtij ndërtimi skandaloz, leja e dhënë nga Bashkia e Vlorës dhe emri i Xhaferr Isufit, vjehrrit të Bashës, si pronar i kompanisë ndërtuese.
Por pushteti nuk denjoi që të reagonte.
Pak ditë më vonë, më 13 gusht, publikuam edhe një fotoreportazh nga kompleksi skandaloz.
Arroganca e Lulzim Bashës arriti kulmin kur arkitektin e pallatit të vjehrrit e emëroi si drejtor të lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës Në një takim të organizuar nga Bashkia e Tiranës me qëllim nisjen e punës për hartimin e planit të ri urbanistik, është promovuar edhe drejtori i Kontrollit të Zhvillimit Urbanistik, Renato Barbullushi. Ky i fundit është arkitekti i kompleksit që po ndërton Lulzim Basha mbi det në Vlorë, në kundërshtim të hapur me ligjin dhe çdo normë ndërtimore. Basha ka premtuar në këtë takim se brenda 10 muajsh do ketë një plan urbanistik për kryeqytetin. “Ky plan synon të zgjidhë konfliktin artificial mes qytetit dhe qytetarëve, të zgjidhë problemin e rritjes demografike, problemin e trafikut dhe të grackave të tjera me të cilat hasen qytetarët e Tiranës cdo ditë. Plani do të balancojë interesat private me apo publike, dhe do të bëhet në bashkëpunim të gjërë dhe do të gjejë konsensus maksimal. Procesi do të jetë transparent dhe larg rrjetit të interesave klienteliste”, tha Basha, që vijon të shfaqet në publik me krahun e thyer. Por modeli që do u ofrojë Basha qytetarëve është ai i pallatit të tij në Vlorë, ndërtuar në kundërshtim me çdo normë ligjore e urbanistike. Fakti që Barbullushi është pjesë e ekipit të Bashkisë dhe do kujdeset për lejet e ndërtimit është tregues se si do veprojë Basha me Tiranën.
Pak reagime pati për këtë skandal.
Vetëm Aleanca Kuqezi realizoi një protestë përpara këtij ndërtimi.
TemA e mbajti të ngjallë këtë çështje vazhdimisht në faqet e saj, duke raportuar se si ndërtimi kishte shkelur edhe lejen e dhënë nga Bashkia e Vlorës.
Vjehrri i Bashës kishte shtuar katet e këtij ndërtimi.
Por me ardhjen në pushtet të socialistëve, gjërat nisën të ndryshojnë.
Që ditët e para u fol për shkatërrimin e këtij kompleksi, por pati hezitime.
Ish- drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në atë kohë, Gjergji Bojaxhi, nisi të fliste, duke denoncuar se kompleksi “Jon” ka hipotekuar detin.
Gjërat u bënë të qarta kur Ministria e Brendshme e bllokoi kompleksin.
Edhe pse Gjykata Administrative vendosi të heqë masën e sekuestros, qeveria nuk u zmbraps. Ajo madje miratoi edhe një fond dëmshpërblimesh, duke i hapur rrugën eksplozivit.
Të shtunën në drekë, qytetarët e Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë panë se si deti po çlirohej nga një monstër që kishte hyrë aty pa leje, por me fuqinë e një pushteti që po venitet./ep
Leja e ndërtimit për Xhaferr Isufin
Kompania në pronësi të vjehrrit të Bashës
Kompania në pronësi të vjehrrit të Bashës
Hallall o EDI RAMA.Me kujtohet se si flisnim ne populli ne vitet 97—– Nuk ka burr qe te prishi PARKUN RINIA ose se po te prishet parku Rinia fillon lufta e 3 boterore,ose se po u prishe gjith ndertimet pa leje te lumi i Lanes eshte njelloj sikur te prishet gjith Tirana etj etj..Doli nje burr (jo dy burra)Kryeministri Majko dhe kryebashkiaku RAMA dhe i shkateruan.Keshtu u fol edhe per kompleksin e Lul bashes.Po ja qenka e thene qe EDI RAMA QENKA I VETMI BURR.E prishi edhe Jonin e saliut.QENTE LE TE LEHIN puna te shkoj perpara.Hallall o RAMA voten dhe besimin tone.
A thua i del ne3 enderr Zogu i Zi, Lulzimit ?
http://goo.gl/IHDLLa
Shemben te pafytyret nje veper ne sherbim te komunitetit siq ish mbikalimi ne fjale.Budallenjte kishin marre vrull,dukeshin perbindesha,por tashme u ka ngecur sharra ne fyt.Presim te kepusin qafen e te na zhduken nga syte.
leket i morren ai pallat u pagua 5 mld lek na ne
Mbikalimi ishte nje perbindesh prej betoni qe donte te ndertonte Edi Rama per ti dhene ca leke firmave te tij. ben mire ta mbyllesh gojen per te, ta harrojme si nej lajthitje te Rames, se edhe koha e ka treguar qe ai mbikalim ishe teresisht i panevojeshem dhe nje katrahure arkitektonike.
I panevojshem ?
Ja ke fut kot.
IK ORE QURRASH, NDËRTIMET I PRISHI POLICIA NDËRTIMORE O KËRRIÇ,HAJDE SHKO ÇOJI LETËR BYTHE ED TOKSIKUT SE I MBAROI.
Vafsh te kadaffi,me Lulken Salken,Xenin,Gitulen,e kedo ke ne regj.e gj.civile.Fare e ndyre.Ne sfond duket se po pastrohet vendi.Ju dhe ne varr do na qelbni,ndaj duheni djegur.
PLERAT NUK PERJASHTOHET QE MUND TE KENE PSEUDONIMIN KADA(F.D.M.TH) RACE M..TI.
O ti Tomor i Beratit (ne fakt, ne kategori te dyte je dhe nuk te takon te japesh shume mend, se duket qe nuk paske shume, as per vete), si kryeminister i mire, apo edhe kryetar bashkie dhe minister, e çfaredo qofte, mbahet mend ai qe nderton dhe jo ai qe prish. E pra, ky “burre” qe po na flet ti, vetem sa ka prishur, sepse nuk mbahet mend per ndonje gje te hajrit te ndertuar nen kujdesin e tij. Sa per ngjyrat kllouneske, si bordellot e Mongolise, me te cilat ngjeu tiranen, po ! Per ato mund te mburret sa te doje.
Ti neutral ke te drejte, vecse ka nje problem. kur ke te besh me qenje kafshore qe zaptojne token , pervetesojne gjithcka ,ndertojne se sju plas trapi per komunitetin . E pra kur ke te besh me keta edhe thjesht fakti qe po prish disa cmendurira per ti rikthyer komunitetit token e detin ne kete rastin e jonit atehere ke ndertuar shume per njerezit! mos harro vlla jetoj e me kafshe ,cte beje ky rama?
Per ty Neutral.Nuk e di se çfar moshe ke dhe se ku banon.Por ne qofte se te kujtohet Tirana e viteve 90 -94 ku para bankes qendrore ,tek stacioni i trenit, tek lulishtja tek shallvaret, lumi i lanes kundermonin ere urine dhe mu…Ishte Edi Rama qe beri te mundur kthimin ne identitet te vlerave qytetare te Tiranes.Neutral kultura eshte diçka qe trasmetohet nga genet e familjes.Per kete duhet te bime dakort qe Kristaq Rama babai i Edit nuk mund te krahasohet me Ram Berishen.Po te flas me gjuhen e doktorrit pamvaresisht se nuk jam i tille;Nje trup i semure qe vuan nga nje kompleks semundjesh eshte me se e nevojshme te kryhen nderhyrje kirurgjikale per te shpetuar jeten e tije.Dhe kjo eshte qe Edi rama po ben dhe do ta beje se ka popullin me vete.
neutral-
Edhe ti nuk ke te drejte per ato qe thua.
Ne se nje kryeminister,Kryetar Bashkie ose Minister prish nje gje te keqe dhe nuk nderton diçka te re ,dhe kjo nje merite eshte,se nuk shohim akoma gjen e keqe pavaresisht se nuk shohim diçka te re .po nuk na vrete syte e keqja.
E mbeshtes luften kunder korrupsionit ne cdo qeveri por duhet te kete edhe sensin e humanizmit,si ta kuptojme.
Pse te mos shpronesohej godina dhe te perdorej nga shteti per interesat e tij,mos do te filloje nje vale shkaterrimesh te sojit hakmarres barbar ne rastet kur nuk duhet dhe te perdoren per qeverine me anen e shtetezimit?
Duhet te tregoheni me te qyteteruar dhe jo te kenaqeni me akte barbare dhe evgjitesh……..
Ti Racisti i ndyre flet per politika sociale?????.
Bravo Meros dhe Temes qe po mbrojne parimet ne kete vend
Shpresojme qe Rama te vazhdoje te beje drejtesi dhe te veje ne vend shtetin ligjor
Mbeshtes Lavdooshin, nuk mund te shtoj asnje fjale
Mbaje gjalle kete fryme z. k/minister,duame ligj dhe vetem ligj.Te shkoje haka tek i zoti te pakten mbi 90% dhe pastaj gjerat rregullohen vete si me dore.
Kremineleve duhet tja u mbyllesh gojen me vepra dhe me drejtesi,paçka se tani ata bejne gam gam se nuk kane se çte thone ,bile kemi pare se po u bje shume shpejt edhe lieshi i kokes kjo eshte çudi e madhe.
Kremineli kreminel ngelet dhe ai ashtu do vdese bishte qeni si gjithmone,ata nuk kane vizion veç te vjedhin dhe te grumbullojne para pa per te tjeret nuk duane ta dine fare se ju mungojne syte plotesishte.
Tema ka nderin qe e ka denoncuar por ama i gjati Edi Rama e beri realitet ate qe nuk beri dot i ndjeri Sokol Olldashi.Nuk them se Koli kishte frike,te tjera gjera mund ka kene penguare.I gjati nuk pyet,e pame me bregun e Lanes.Ai ju ka thene ‘akoma nuk kini pare’.
Po qe se i gjati nuk pyet, duhet t’i vere tritolin gjysmes se Tiranes, qe eshte shkaterruar nga ndertimet me leje te paligjshme. Se pari, tritolin t’ia veri shtepise se Linda Bashes, qe duket nga larg qe ka mbire krejt gabim, ne nje truall, qe nuk duhej te zihej me shtepi ose me godina llojesh te tjera. Atje nuk kalon dot zjarrefikesja, po te bjere zjarr. Ne kundershtim me cdo rregull e me cdo artkitekture ndertimore.
Jam e sigurte, qe keshtu sic po rrjedhin punet, ate shtepi, te ngritur me financime te dyshimta, te pashpallura, e pret tritoli, ne mos jo ne qeverine e sotme, ne qeverine e ardhshme.
Nese dikujt, per arsye dyshimi, i kerkohet te deklaroje financimin e nje objekti, ose dickaje tjeter, atehere ai duhet te jete transparent dhe ta shpalle. Aq e kaq leke i mora ne ate banke, aq e kaq leke i kam fituar ne pune, ja deshmite etj.
Pushka top!!!
Bravo Mero vellai, se do te ngelesh legjende per shqiptaret e ndershem dhe qe e duan Shqiperine !
Ju lumte qeverise Rama qe nderrmorri kete veprim. Hajdutet duhet te dalin para pergjegjesise. Emrat e te gjthe haduteve ne kete veper duhet te dalin para drejtesise kush ka marre pjese qe nga blerja e tokes,projektet e aprovuara,arkitektet qe e kane aprovuar kete ndertim, inxhinieret e perfshire kudo ka ne qene ne vend dhe jashte veni ndoshta,fondet ku i kane marre le ti bejne publike,kush ju ka dhe para ketyre njerezve ,nga kane ardhur burimet financiare. Analizoni pak Zhuvi Sharxhine pjesmarrja ne kete kompleks e tij eshte e madhe sic shihet nga dokumentat qe botohen ketu. Kush fshihet pas Xhuvit leket e kujt jane dhe nga kane ardhur keto leke per kete kompleks. Nje njeri kurre nuk e nderton vete ate.Ketu jane koka te medhaja pas kesaj vdhjedhje bie ere e keqe.Ketu eshte nje korrupsion i madh ne kurriz te popullit te varfer. Peshku eshte qelbur keq nga koka.O i mjeri popull ke kishte ne krye.
Mero Baze kushedi se sa je kenaqur qe u hodh ne ere kompleksi.Jo se te rruhet shume per Vloren dhe bregdetin jo, por se ke urrejtje patologjike per Bashen dhe Berishen, qe jane problemet e tua personale. Qysh nga titulli I shkrimit, duket qe je nje njeri me shpirt te zi. Te ka bere Zoti shume te lig, se eshte e vetmja gje qe meriton. Keto “Rilindasit” qe te lexojne, te bejne qefin, se nuk e dine se c’njeri I lig je.
Me qe ke filluar te paraqisesh Editorialet e tua qe ke bere me pare, ti Mero Baze do beje mire te na kujtoje dhe ato editorialet ne 2007 kur shkruaje kunder Rames per zgjedhjet bashkiake, por do ishte akoma me mire te na botoje edhe nje here ato editorialet qe fillinin me germa te medhaja “HAJDUT”, per kryehajduti Ilir Meta. Pse nuk I boton dhe ato more I pafytyre?
HAJTENI BRE POPULL, MOS KENI DERT, SE TE XHITHA PUNET, DO SHKOJN NE VEND, SE KA LIND NANA SHQIPETARE EDHE NJE ENVER,DHE DO I SHTI NE QELI KETA OGURZI QE SLAN XHA TEKEQE PA I BE KESAJ NAES SE SHUM VUAJTUR SHQIPERI NGANJE SI AY FAR AHMET ZOGU DIKUR QE VODHI ARIN E SHQIPNIS,ASHTU BANI PER NJEZET VJET EDHE NJE TRADHETAR QE NEMER ME “DEMOKRACI”DESHTI QE DO GJE PER ME E PERBIJ PER INTERESA TE VETA DHE KLANIT TE TIJ MAFI,KET E QUAJN SALI BERISHA I ZI.UROI JET TE GJAT ZOTIT KRYEMINISTER EDI RAMA.UROJ QE EDHE QEVERIJA DHE KRYEMINISTRI JON NGA KOSOVA LETE MSOJN PREJ TIJ.POR MESA DUKET EDHE HASHIMIT TON TE KORRUPTUAR KANIS ZALLI NER KEMB ME JU PERZI.SE KOHET E FUNDIT ME SALIUN KE TUJU SHOQERU SE FORMULEN E KORRUPCIONIT NE KOSOV SALI BERISHA JA PAT DHURU ,E PER EDI RAMEN AS PAK QEF NUK PAT QE PAT FITU E LUS KRYEMINISTRIN RAMA QE THAQIT ME SHOK MOS ME I BESU SE PERBES BETOHEM NE FLAMUR SE MUNDEN ME TE DAMTU.VEQ PERPARA I NDERUAR KRYEMINISTER JO VEQ SHQIPNIJA POR KREJT KOMBI SHQIPETAR KA NEVOI PERTY KASISOI QYSH KENI FILLU DOTE MBETENI NE HISTORI NJERIU MA IMADH I TE GJITHA KOHNAVE PREJ SE NE EKEZISTOJM URIME PERPUN TE MBAR MOS U NDAL.
— Prishja e ktij pallati do de sjell perfitime (demtime), dy e me shume palshe. :
–Ajo eshte nje test. Mat pulsin e reagimit pro e kunder, shkallen e ndergjegjsimit dhe mundesine e kunderveprimit qytetar dhe atij politik.
–Ajo eshte nje mesim tregues si duhet vepruar praktikisht kudo ku ka shkelje te rregullave e ligjit, pa mare parasysh lidhjet, interesat e cdo shkalle qofshin. Ajo tregon(qeverin) se kur ne godasim ndertime te kesaj shkalle e te lidhjeve e te nivelit “BASHE”, per te tjeret as qe behet fjale.
–Ajo eshte nje kercnim (paralajmerim ) per ndertusite e pa ligjshem , per bisnesmenet e politkanet abuzus , por edhe per ndertuesit e paligjshem hallexhinj , qe kur “deti u be kos”, moren edhe ata nje luge,
— Me pallatin “Basha” fitojne shum pale.- Basha me heshtjen i tregon opinionit brenda dhe jasht, se mbeshtet cdo veprim qe forcon rregullin dhe ligjin, bile, edhe kur cenohen ineresat e tij apo e te aferme te vet. Behet me i besushem sot ne opozit, por, edhe kur ti vij radha e rrotacionit( Edhe Enverit, me qendrimin e tij ndaj pushkatimit te Bari Omarit i lindi e drejta morale te godiste kedo)
–Rames i rritet prestigji brenda e jasht vendit si kryeminister dhe kryetar i pozites. Ka shume mundesi te rrite buxhetin e shtetit. Shkelesit e ndertimeve te pa ligjshme do de jene te gatshem te paguajne gjoba te medha vetem e vete te shpetojne investimet e tyre ne vende e me menyra te diskutusme apo te pa ligjshme (do te bejne hesapet plus-minus).
— Nje pjese e mire e punonjesve te administrates “Salisto-Rama),te ndihmuar dhe nga zhurma e opozites, direkt e indirekt do ushtrojne presion mbi shkelesit e rregullave, ligjeve dhe ndertusit pa leje, per rrjedhoje , do te fillojne te vjelin “gjomat e nendheshme”, te krijojne amulli, pa knaqsine dhe humbjen e besimit ndaj qeverisjes. Pozita e sotme do demtohet me shume ne se vepron ne menyre partiake e te nje aneshme. –” Kollonat e pesta korruptive” do bejne punen e tyre deri ne maje te piramides dhe ka te ngjare qe “PALLATI BASHA” te kthehet ne nje shou,.I demtuari i sotem ka sume te ngjare qe neser te cdemtohet ne menyre tjeter.
— Gjitjsesi, te shpresojme per nje fillim te mbare kudo,ne vecanti ndaj peshqeve,abuzueseve te medhenj.
-Gje qe…….nuk besoj… – Alban Dardani.
HEEEEEEEE PLOT 20 VJET ONANA PRITI ENVER HIXHES NJE VELLA JA RRITI.KAM SHUM DESHIR ,DHE MEZI PO PRES QE TA TAKOI KET BURR SHTETAS TE NDERUAR.KISHA PAS DESHIR QE TI SHERBEJ ROJE KETIJ VIGANI ,POR JAM PAK I SHKURT ,POR MEZEMER E SHPIRT ME AQ SA KISHA MUND ,JETEN TIME DOTA SAKRIFIKOJA PERTE NE QEDONJE SEKON E MINUT UN E NJOF SHPIRTIN E TIJ RILINDAS ,ENESE KY KUSH TJETER,ATEHER EDHE NE SINDIHEM SE JEM SIKY DUHET TA MBESHTESIM NESE ASHT NEVOJA EDHE ME JETEN TA PAGUAJM.KOMBI KA NEVOJ PER NJE PRIS SI KY NUK E KA TE LEHT ,ME PLOT RREZIQE POR BURRI I BURRAVE DUL NE BALL ME BAJRAK NEDOR DUKE JAU QIT DRITEN E KUQE BOLL MA ZAGAR TE SERBIS ANMIQE TE SHQIPERIS SALI BERISHES ME FAZLIQET E TRADHETIS.INDERUAR KRYEMINISTER NE TAKIMIN ME KRYEMINISTRIN E KOSOVES QE DOTA BANI NE PRIZREN MOS UKURSENI METE POR THUJANI PRERAZI DETYRAT,DHETE BENI TAKIME ME KRASNIQIN LIMAJN ,DHE FAMILJEN JASHARI NE PREKAZ TE JEN EDHE ATA NE PRIZEREN.EDHE TEKEN EDHE FAMILJE TE DESHMOREVE NE AT TAKIM QE KAN MBET TE PERBUZUR NGA QEVERIJA THAQI DAQIQ.
PLOT NJEZET VJET NANA PRITI,ENVER HOXHES,NJE VELLA JA RRITI.
ORE VJERRI I LULEZIM BASHES ESHTE KUNATI I KAPTERI TE VEFES,,VEHBI ALIMUCES…KU I GJRTI PARET VJERRI KAPTER..JA MORI KAPTERIT VEHBI ALIMUCA
KU I GJETI PARATE???
Hallal Mero Baze per luften e panderprere mediatike per kete çiban. Nuk e di a do te shkoje mundi dem per luften mediatike qe ke bere per te futur shpellarin ne burg. Uroj qe jo.
PSE I BËNI QEJFIN VETES, O SYLESHËR! VJEHRRI I LULZIM BASHËS & Co I MORËN MILIARDAT E ATIJ NDËRTIMI ILEGAL, SE UA PAGOI QEVERIA ME LEKËT E TAKSAPAGUESVE SHQIPTARË. ME ATO LEKË BANDA MAFIOZE E LULZIM BASHËS DO NDËRTOJË NJË KOMPLEKS MË TË MADH SESA “JON” NË NJË ZONË TJETËR TË BRAGDETIT ME LEJE NGA RAMA. ËSHTË BËRË MARRËVESHJA MIDIS TYRE MË PARË, PASTAJ U PRISH PALLATI. KUR PRISHET PA PRAPASKENA NJË PALLAT I PALIGJSHËM BANORËT QË KANË BLERË HYRJE ATJE DËMSHPËRBLEHEN NGA SHKELËSI I LIGJIT, JO NGA TAKSAPAGUESIT E VARFËR SHQIPTARË. DO U HAPEN NDONJËHERË SYTË JUVE, O TË MJERË, APO JO? PO U KALON JETA DUKE U NGOPUR GJITHMONË ME LUGËN BOSH.
O Mero te kam lexuar per shume vjet. e urej sali berishen po keshtu dhe Shkelzenin por ti me mbushe mendjen qe nje gje te mire e paskan bere qe te kane perzene ty.
Po te kujtoj nje fjale te urte te popullit grek :
Tin rufiania oli tin agapane, ton rufiano kanenas.
Pyete Filipin te ta shqiperoje kjo do te ndodhe dhe ty me z Rama dhe do te degjojme prape pas pak vitesh.
DO E SHPETOJ RAMA PALLATIN E LINDES KUR TE MOS JET ME KMINISTER.
nqs deshirojme shtet ky pallat duhej shembur, dhe jo vetem ky por te gjitha objektet dhe pasurite qe jane ngritur dhe po ngrihen ne emer te zhvillimit, modernizimit, turizmit por sjane gje tjeter vec afera koruptive te firmosura e vulosura nga zyrat me te rendesishme te pushtetin vendor e qendror. rasti ne fjale ishte pa frike simoli i korupsionit, arogances,ishte fytyra e nje shteti qe dallohej milje larg. pa zbritur shkallet e tragetit te shfaqej ku objekt qe fliste, te uronte mireseardhjen ne token e premtuar, ketu mund te privatizosh, ndertosh ku dhe si te duash, mjafton te hedhesh piketat dhe te nxieresh nga xhepi leket, un jam shembulli, mire se te vini…………..
sa te trashe jane kta njerez,ai ndertim nuk eshte me i vjerrit te lulzim bashes por i banoreve qe e kane blere,dhe ne si popull do i kompesojme atyre 5 milion dollare
“NEUTRAL” !
O zedhenesi i SHPELLAREVE te PABESE ,sepse kam punuar n ekohen e merhumit dhe i njoh se cfare shtazesh dhe njerez qe bejen INCEST .
EDI RAMA e prishi LANEN dhe PARKUN RINIA dhe i beri LULISHTE per ty o I VARUR dhe nuk ela pyll me shkurre qe ti te kullosje dhite .
EDI RAMA e ka edukaten dhe punen dhe inteligjencen edhe patriotizmin si nga SOJI i NENES po ashtu edhe nga RRACA e BABES O I BABEZITUR !
po prnonat qe jan vjedh nga keta ndyrsira dhe kelysh te kur do te kthehen ne vend apo do ti shiten serbit dhe grekut ashtu sic boni enveri me KOSOVEN
Saliu prishi kalimet dhe mbikalimet tek Zogu zi te cilat ishin bere me leket e taksapaguesve,kurse Edi prishi nje ndertim qe ne fund fare nuk ka lidhje me leket e taksapaguesve.Qeveria me te vertete miratoi fondin e demshperblimit per banoret e Kompleksit Jon, por ka te gjithe mundesine qe tja marre leket atyre qe e bene se kane leke ata.
Edi vetem rregulloi me prishjen e kompleksit Jon, ndersa Saliu e bere katraure zogun e zi.Per t’u kthyer nga puna na duhet te rrijme nje ore ne trafik qe te rrotullohemi tek rrethrrotullimi i Saliut
dhe tani ta dali Dobiçi i tv klan Fevziu e te komentoi bashke me dobiçat dhe burgaxhinjte pederaste , se duhet i vene tritoli edhe pallatit te fevziut si lepiresbythesh dhe mashtrues ordiner.
SKANDAL shtet Komunist qe nuk pyet as per Ligje as per rregulla. Pallati mire u be qe u prish se ishte nje shemtire e vertete pervec shkeljeve qe ishin bere. Po me Shpetim Gjiken qe ka qene i pari qe ka shkelur Ligjin dhe ka dhene gjithe lejet cfare do behet??? Kujtoj se pallati i ka patur te gjitha lejet ka patur dhe hipoteke. Po me banoret qe kane blere apartamente sa frengu pulen cfare do behet??? etj, etj… apo ta bejme si TARASI pas 1944 qe tha vari lesht do tu marrim tokat dhe pronat “maskarenjve” dhe do ja japim popullit, TURP dhe SKANDAL Ky eshte precedent i papare ne historine tone dhe e theksoj eshte shume i rrezikshem, se loja tani u hap dhe mund te kemi ngjarje te ngjashme ne te ardhmen. I bej thirrje Qeverise se premtimeve te medha (deri tani ka qene qeveria e mashtrimeve te medha) te zbatoje Ligjet Shqiptare, jo se po ja kerkojme, po e ka per detyrim, ne te kundert ketu po flasim per shtet autokrat, diktator qe nuk pyet per asgje, shteti i Rames, flm.
dhe sokol olldashi nuk ka vepruar?po ti mero na i bere hero?
Ne rradhe te pare vjehrrit te Lulit nuk i kane bere as nje dem.Pasi ai ua kishte shitur te tjereve dhe parate i kishte marre bashke me fitimet.Mjere ata persona qe mund te kene marra edhe kredi per te blere nje apartament ne ate ndertese ose mund te kene shitur dhe shtepine qe kishin.Per te mos thene qe mund te kishte edhe ndonje refugjat te greqise qe ka punuar gjithe kohen si kafshe per te patur nje apartament aty.Kush i mbron keta njerez qe e blene apartamentin sa frengu pulen deri ne njemije euro per meter katror dhe sot shteti nuk ua kthen mbrapsht as gjysmen.Plus shpenzimeve qe kane bere per mobilimet.Ky ishte nje veprim arbitrar.Se keta njerez nuk kane as edhe me te voglin faj.Te gjithe dolen me fitim duke filluar qe nga kryetari i bashkise qe kuptohet qe do kete marre ndonje shume te majme,e deri tek ndertuesit.Te vetmit qe humben jane banoret qe nuk kane bere as me te voglen shkelje