Një ekzekutim që vetëm sa ka shtuar më shumë pikëpyetjet

14 Dhjetor 2013, 19:30Politika TEMA

Ka shumë raportime këto ditë për atë që ka ndodhur në Korenë e Veriut.

Njeriu që ishte përgjegjës për transferimin e pushtetit pas vdekjes së Kim Jong- il tek i biri i tij, Kim Jong- un, është ekzekutuar.

Gazeta gjermane Bild shkon larg kur mendon se Kim Jong- un po synon që të hapë vendin, duke ekzekutuar të vjetrit.

“Trashaluqi është me të mirët”, shkruan ajo.

Por shumica dërrmuese thonë se ai po mbretëron duke përdorur terrorin.

“E frikshme është se ai është shumë mirë mendërisht”, shkruan një tjetër e përditshme.

Por ndërkohë, një zhvillim vjen nga ky rajon, që implikon edhe Kinën.

Sipas BBC, koreano- veriorët, që punojnë në Kinë, janë thirrur të kthehen në vend.

Sipas BBC, Kim Jong-un mund të jetë duke spastruar njerëzit e Chang Song- thaek, burrit të hallës, që e ekzekutoi pak ditë më parë.

Chang mendohet se kishte lidhje ekonomike me Kinën, madje synonte t’i zgjeronte ato më shumë.

Përflitet se Chang kishte në plan nisjen e reformave ekonomike sipas stilit kinez.

Për herë të parë është publikuar edhe një foto e Kim pas ekzekutimit të njeriut të dytë më të fuqishëm në vend.

Ekzekutimi i tij ka ngritur pikëpyetje për stabilitetin e një vendi që njihet edhe si fuqi bërthamore./ep

8 komente në “Një ekzekutim që vetëm sa ka shtuar më shumë pikëpyetjet”

  1. ardi says:

    Të gjithë ata me bllok në dorë janë servila dhe kanë frikë për jetën e vetë, si puna e Saliut që brithte me mutin e Enverit nëpër Europë edhe si servil edhe nga frika.

  2. koli says:

    Mire ky burrin e halles,po Everi jone burrin e motres.Kjo pjelle scial-komuniste.

  3. Pellazgu says:

    Pse thone qe paska vdekur Enveri? Qenka ngjallur ne Korene e Veriut! Eshte loje e njohur terrori nga diktatoret per te kontrolluar dhe traumatizuar vendin. Eh ne te varfrit shqiptare cfare hoqem per 45 vjet! Ju kujtohen viktimat e tij njeri pas tjetrit (jo se me vjen keq qe i vrau dhe i burgosi te tere sepse e meritonin). Te gjithe kryeministrat dhe ministrat apo shume te tjere qe burgosi dhe ekzekutoj Enveri e meritonin plotesisht denimin qe pesuan sepse ata ishin pjese e gruit te gangstereve qe terrorizuan popullin shqiptar. Prandaj duke filluar nga Mehmet Shehu dhe famija e tij e deri tek Kico Ngjela e familja e tij dhe te gjithe te tjeret qe spo i permendim e meritonin fundin qe pesuan. Kjo me ben te mendoj qe, ne fund te fundit edhe pse ateist, ka nje Perendi qe te merr haken. Vazhdo Kim Jong-un vriti te tere sepse e meritojne derisa te vije edhe radha e jote.

  4. Jam Krenar qe jam Shqiptar says:

    Pellazgu, pse shkon kaq larg ti. Sala jot ja kalon the trashaluqit the Kores. Vitet 44-90 ishin vitet e diktatures. Ai Stan ate bulmet ka thote populli. Pse nuk diskuton vitet e demokracise 1990-2013? Sa behet lista e Kim- sales me ekzekutimet qe ka bere ne ate vend? Provo dhe ti te mos mbash shenim ne bllok kur flet Kim- dhe do ta shofesh se ku do te perfundosh.Harova Kim sala ka nje gje te mire qe te ben hero me vone dhe te nge gruan ne detyre.

  5. beni says:

    mos u merrni me te korese se kemi ne shqiperi vllezer te tyre qe kane te njejtin shpirt ku nje prej tyre eshte sali berisha po i kane rene dhembet dhe e pengon sistemi qe jemi ne te .

  6. fredi guri says:

    kelyshet e enverit sa erdhen ne qeveri e nisin me ekzekutime harut ate ke kodra e parisit prisni se ka te tjer mrapa ujku qimen e nderon po zakonin se harron

  7. Uarda says:

    Nje fytyre kane te gjithe keta kuqot…
    Fytyre perversesh…

  8. rilindje? says:

    O ti qe je krenar,
    edhe Shqiperija eshte “krenare”me torollake genjeshtare si puna jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje