Lobim pro statusit/ Letër e 8 ministrave të Jashtëm të BE: Mbështesni Shqipërinë!

14 Dhjetor 2013, 15:56Politika TEMA

Ndërsa Hollanda është në kërkim të aleatëve për t’i thënë jo statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, tetë shtete anëtare bëhen bashkë në apelin për votën ‘pro’.

Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Irlandës, Italisë dhe Sllovenisë, i janë drejtuar përmes një letre ministrit të Jashtëm të Lituanisë, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-se dhe Shefes për Politikë të Jashtme të BE, Kethrin Ashton.

Në këtë letër, tetë shefat e diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së, shprehen se japin mbështetjen e plotë për një vendim pozitiv për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, ashtu siç Komisioni rekomandon. Ata argumentojnë në letrën dërguar përfaqësueses së lartë të BE-se dhe kryesuesit të Këshillit Europian, se Shqipëria ka përmbushur kushtet që iu përcaktuan një vit më parë, duke miratuar me shumicë të gjerë votash në Kuvend tre ligjet e mbetura, ai për Gjykatën Administrative, administratën publike dhe reformën parlamentare.

Paralelisht, shprehen ata, zgjedhjet si një tjetër kusht u mbajtën në përputhje dhe respekt të lirive themelore, sipas raporteve të OSBE-ODHIR. Më tej, ata rendisin si arritje të vendit, përmirësimet e bëra në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe fillimin e bashkëpunimit mes organeve ligjzbatuese.

“Përveç kësaj, qeveria e re në Shqipëri ka marrë një angazhim të fortë për të luftuar korrupsionin dhe e ka vendosur këtë në krye të prioriteteve në përputhje me programin e saj. Prej dy muajsh qeveria shqiptare ka bërë një progres të rëndësishëm, veçanërisht në angazhimin e saj të shprehur për një dialog konstruktiv dhe të qëndrueshëm me opozitën, që është jetike për procesin e reformave”, thuhet në letër.

Në letrën e tetë ministrave të Jashtëm renditet edhe një tjetër element i cilësuar prej tyre i rëndësishëm, rezoluta e miratuar me unanimitet në Kuvendin e Shqipërisë në 27 nëntor 2013, që sipas tyre rikonfirmon se procesi i integrimit në BE mbetet në krye të axhendës kombëtare të Shqipërisë.

“Për këto arsye ne besojmë fuqimisht se Shqipëria ka përmbushur plotësisht kushtet e vendosura nga BE. Këshilli duhet t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat”, thuhet më tej.

Një vote pro e Këshillit për Shqipërinë, thuhet në letër, jo vetëm do të inkurajonte Shqipërinë për të vijuar përmbushjen e reformave, por do t’ju dërgonte mesazh edhe vendeve të tjera kandidate potenciale se puna e fortë në drejtim të arritjes së standardeve shpërblehet, duke e lidhur këtë me vetë besueshmërinë te BE.

“Një votë pro e Këshillit do të provonte edhe njëherë se  zgjerimi i BE ka një fuqi transformuese dhe efekte qëndrueshmërie, në të mirë të të gjithë qytetarëve të BE-së”, shkruhet në letër./TCH

34 komente në “Lobim pro statusit/ Letër e 8 ministrave të Jashtëm të BE: Mbështesni Shqipërinë!”

  1. Tellalli says:

    Po na late keta monstra ne politike si Likja nga Skrapari e Saliu nga Vucidoli e kete parlament katnaresh te emeruar nga krytaret e tyre nuk ka rendesi hym ne Europe apo jo gjendja do te jete i soj

    1. Skypion says:

      Vini re! Nga vendet ballkanike,qe kane qe po na ndihmojne jane :sllovenia,Kroacia,Bullgaria.Keto vende,kane mbajtur historikisht nje qendrim dashamires ndaj shqiptareve. Ju kujtoj se aleanca e pare e shtetit te sapo krijuar shqiptar me Ismail Qemalin kryeminister,ishte edhe me Bullgarine.Kurse Sllovenia dhe Kroacia kane mbajtur perhere qendrim pozitiv ndaj shqiptareve,sidomos atyre te Kosove,ne kohen e ish-Jugosllavise dhe ne kohen e shperberjes dhe luftrave atje.Madje Kroacia,pervec lidhjeve historike(komuniteti arberesh i Zares etj) shenon edhe nje rekord sublim ne dashamiresine ndaj shqiptareve,me anen e nje prej shkencetareve me te medhenj europiane te kohes ,albanologut Maximilian Suflaj;ky shkencetar i madh kroat,eshte masakruar barbarisht nga ushtaret serbe me urdher nga vete qarqet e larta politike dhe akademike serbe.
      Nga vendet ballkanike,shkelqen me mungesen e vet Greqia.
      Ajo Greqi per te cilen politikanet tane inferiore,intelektualet tane filogreke,dhe gjitha aradha e gjakdhjereve qe gjallon ne cdo pore te shoqerise shqiptare,e konsiderojne si “aleatin strategjik”,kurse marredheniet me te si “te shkelqyera”!
      A ka tallje me te madhe sesa kjo retorike e peshtire zuzaresh servile,ndaj nje vendi dhe shteti aspak dashamires ndaj shqiptareve.
      Ka fakte kokforta per kete: e para,synimet e kahershme ndaj Shqiperise se Jugut;e dyta) qendrimi pro-Milloshevicit ne luften e Kosoves;3)nuk njeh Kosoven e pavarur;4)ishte vendi i fundit qe nenshkroi marreveshjen e Stabilizim-Asocimit…
      Ka edhe shume te tjera,por mjaftojne keto,per te kuptuar se sa fyese eshte per shqiptaret kjo retorika e “marredhenieve te shkelqyera”.
      Gjithashtu,shkelqen me mungesen e vet edhe Rumania.Edhe per kete thuhen te njejtat gjera si per Greqine;dhe si Greqia edhe ky shtet nuk njeh pavaresine e Kosoves.

      1. fl says:

        As nuk lexoj 1 rresht nga pallavrat e tua.

        Dua qe me Kroacine te na lidhe fati i ish-kreministrave te korruptuar dhe kaq.

      2. lekbibaj says:

        Ja ku na doli prape islamiku Skypion.
        Leter eshte o njeri i trashe dhe jo qendrim zyrtar.
        Kur keto vende qe permend ti te shprehin qendrimet e tyre zyrtare, atehere dil dhe leh.

      3. lekbibaj says:

        Pasi u be e qarte qe nuk merret statusi i vendit kandidat, pasi mjafton vetem nje jo qe te bllokohet procedura, dolen me nje leter inkurajuese te na ledhatojne veshet.

      4. DinPaku says:

        Ne rastet e tjera Skypioni ne pergjithesi ja fut kallavrakes, dhe ja fut mire, por ne rastin konkret ka 101% te drejte. Edhe ju komentues ju takon t’i jepni hakun, sepse e meriton. Pse nxitoni dhe e shani, duroni, qysh neser ka mundesi t’ja fusi kallavrakes perseri, por sot me gjthe mend meriton nje bravo.

      5. askushi says:

        Po Italia? Rri ore urte qe i mendon shtete si lojatare letrash bixhozi ose tavlash. Rri ore urte se jeni bere te gjithe si Saliu. Jemi te gjith pak Sali.

    2. D says:

      Shkaku i vertete i refuzimit te Hollandes:
      http://goo.gl/IPHU36

    3. Eros says:

      Sa mire qe e the “parlament katundaresh”, ata jane te gjithe Deputet
      qe i jane imponuar popullit per tu votuar! Ca copa debilash qe kane nga
      dy tre here qe zgjidhen duke shkateruar ket vend e kete popull!
      Kryehajduti eshte bere Kryeparlamentard,e cfare po prisni more shqipetare!?!?

  2. WEB says:

    Gjithe kjo rremuje vetem per nje status ,shqiperia nuk po kerkon te futet qe neser ,por thjesht ti jepet nje shans per te treguar rrugen qe do ndjeke per ne europe ,sakrificat ,mundi ,dhe reformat do jene ne kurrizin tone ,europa vetem do vezhgoje .Cfare i kushton hollandes nje po ? asgje ,atehere ngel ne kembe vetem teoria e antipatise,benzi shqiptar ,kunder bicikletes se hollandezit

  3. Agroni, Detroit, MI says:

    Shpresa !
    Hollanda ,duhet sqaruar kjo, nuk do qe te jete delja e zeze.
    Ajo po lufton fort ne bindjen e saj qe mos te jete e vetme ne JO-ne e saj. Nese nuk gjen ASNJE mbeshtetje te vetme…atehere edhe Hollanda, sic kane deklaruar vete, me keqardhje do te pajtohen me te gjithe per PO.

  4. shpellar says:

    Hollanda ka axhende tjeter qe fatkeqesisht eshte tipike rraciste.Partia qe ka hedhur votat kunder eshte nje parti anti islamike dhe mendon se si shumice myslimane qe jemi do te pushtojme evropen me fe islame.Ironia eshte qe vendet e evropes pa dallim jane te tejmbushur me islamike fanatike,ku Brukseli eshte kryeqyteti i afrikes veriore dhe jo i evropes.Ministrat tane duhet tia bejne te ditur atyre qe ne nuk do presim perjetesisht qe te hyjme ne evrope se ne fund pjesa me e madhe e shqiptareve e ka pare ca haleje eshte evropa.

    1. boikeni says:

      shpellar shpellar po ke të drejtë

  5. enea says:

    HOLLANDA, ANGLIA, GJERMANIA KANE THENE JO……………….DHE KANE BERE SHUME MIRE. SHQIPOT PERPARA SE TE FUTEN NE EU DUHET TE BEHEN NJEREZ.

    1. @enea says:

      Duke filluar nga ty

    2. ***** says:

      ke te drejte qe duhet te synojme drejt njerezimit, por me shume njerez se greket e kemi treguar te jemi.

  6. Skrapari says:

    TELLALLI mos fol se po bije era gjiz ti je mi mencem keshtu ik njeri pa pun flet kot

  7. Aurenc Bebja says:

    Duhet lobuar patjetër (shqipëtarë dhe të huaj), sepse populli jonë e meriton statusin kandidat për në BE !

    AB : http://darsiani.jimdo.com/personalitete-célébrités-celebrities/

  8. Mesuesi says:

    HOLLANDE E TULIPANEVE,MOS U BEJ DELJA E ZEZE PER SHQIPERINE!
    POPULLI SHQIPTARE ESHTE I BESES DHE I DASHUR ,MIKPRITES E JO LUTENXITES. PER KETE GJOJA PRAPAMBETJE NE KRAHASIM ME EUROPEN ,DIJENI SE EHE EUROPA KA PERGJEGJESINE E SAJ. PER KETE FLET DHE HISTORIA. NE SI POPULL I IM TE METAT TONA ,U DEGJUAM EDHE JUVE ,BEM DHE NDRYSHIMIN POLITIK NE DREJTIM E PO SHHOIM SE QEVERIA E RE PO BEN PERPIEKJE QE TE ARRIJE STANDARTET EUROPJANE. Po ne mendojme ,se duke qen pran JUSH ,DO MESOJME ME SHUME E LLOGARIA DO JETE NGA JU ME E MADHE! Jo ,jo nuk duam meshire,po e meritojme,pasi ato fenomene qe duhen luftuar,po i luftojme ashtu si ne te gjitha shtetet ku ndodhin si korrupsioni,krimi ,apo droga.
    EDHE NJE HERE ! MOS U BENI DELJA E ZEZE ,O HOLLANA E TULIPANEVE ,PASI GEZONI RESPEKT TE SHQIPETARET! Pershendetje!

  9. mergim tari says:

    Statusi eshte kot, te na lene te udhetojme pa probleme ne gjithe vendet evropiane, te mos na ndalojne ne aeroporte te os na kerkojne sa pare kemi, ku do te shkojme, kush na ka bere ftese, dhe mendoj se gjithcka eshte me rregull.
    Aq me teper kjo nuk duhet bere me njerez qe kane levizur jashte shtetit disa here.

    Nese Evropa ka dyshime, te marre gishtat e qytetareve shqiptare dhe nese kapen jashte afateve te qendrimit thjesht te futen ne burg…

    Kjo eshte marrvashja qe duhet te beje ministria e brendeshme ajo e jashteme me vendet e tjera qe ata qe jane te ndershem te udhetojne pa probleme…

  10. Brikena says:

    Une habitem vetem nga dy vende Irlanda dhe Estonia. Eshte ndonjeri ketu te me shpjegoje pse keto 2 vende na mbeshtesim kur ne nuk kemi asnje gje te perbashket me ta dhe cili eshte interesi i tyre ne kete mbeshtetje ?

  11. era says:

    Marja e statusit te vendit kandidat per momentin na jep disa avantazhe financiare ne mbshtetje te ndonje projekti.
    Sa per te tjerat e tha shume mire Tellalli se me Liken dhe me horra e hajdute qe jane ne qeverine e Rames ky vend nuk ben perpara.
    Ata nuk do lejojne te vendoset sistemi i Drejtesise-kuptohet se bien vete brenda.

    Mendoj se nuk ja vlen te lutesh shume per ne Evrope, e rendesisheme eshte te fillojme te bejme shtet se pari duke futur ne qeli (me mire do ishte ne ferr) udbashin e tropojes, te tjerat vijne vete.

  12. Jo shqiperise ne Europe. Kjo eshte qeveri Kriminelesh.

  13. Kur Edi Rama ishte ne opozite nuk ngeli deputet ne parlamentin Europian komunista te Causheskut pa vene veton qe Shqiperia e Sali Berishes te mos hynte ne Europe. Me parate e Bashkise paguante deputete nga Rumania dhe Bullgaria qe te mos e fusnin shqiperine ne Europe.

  14. Populli shqipetar nuk e meriton Europen se eshte popull i pagedhendur dhe komunist ekstremist. Kur ishte Sali ne pushtet therriste kunder hyrjes se shqiperise ne Europe, ndersa tani duan te hyne ne Europe. Shume vone jeni popull bastard.

    1. arber says:

      PO TI QE SHKRUN SHQIP CA M..TI JE ME TEPER SE RACE PLEHU .PISA 24.KARAT

  15. Bravo Hollandes mos e lejoni hyrjen e shqiperise ne Europe. Shqipetaret jane popull i qire nga trute e kokes. Europe mos e bej ate gabim. Shqipetaret jane popull komunist.

  16. ari i Zogut says:

    Ska evrope pa kthym te prônés tek pro ari i vertet!
    Ska evrope pa kompensim te krimeve te shtetit shqiptar kunder gjysmes te popullit te vete,
    Ska evrope pa hapjen e dosjeve…
    Doni evrope.filloni te silleni si te tille e pastaj flasim prape…

  17. IH says:

    Shpresoj që Holanda të largohet nga rruga e vetmisë së madhe dhe ti bashkohet grupit për një PRO Shqipërisë. Tirana nuk ka më kohë për të humbur. Treni i historisë po na lë pas. Nëse nuk i bashkohemi grupit Serbi, Mali i Zi dhe IRJ Maqedonisë, atëherë do kalojm me vagonin e fundit Kosovë dhe Bosnje. Do të jetë një turp i vërtetë.

  18. revolucion says:

    Shqiperia eshte nje nga vendet me te korruptuar se kudo ,
    Bosnja dhe kosova kane prolemet ekoomike te tyre , por per
    sa i perket korrupsionit dhe krimeve nuk eshte si Shqiperia.
    Qeveria Rama duhet te japi prova per reformat e gjygjesorit
    dhe mbasi ky vend ka hyre ne rrugen e rilindjes atehere Europa
    do te bindet qe ne jemi per Status ndryshe nuk ka prova per ndryshim
    .

  19. mustafa says:

    po qfar po ju vyjne tash statusi kur qe 3 vite me radh esht refuzuar nga greko vllehu edi rama tha prap ishalla nuk i jepet statusi pasi ket radhe esht ne pushtet ky antishqiptar qe ekundershtonte berishen qe punoi aq shume qe sot do te beheshin edhe negociata per antarsim po jo nuk duhet tju jepet statusi edhe per 4 vite derisa jeni ne pushtet ju ortodokste ekalbur greko vllehe antishqiptar prandja shihne enderr statusin se po moret statusin keni privilegej nga BE dhe keshtu do te beni vetem hajni i lumt holandes qe nuk ka status per greko sllavo ortodokset antishqiptar te partis socialiste te edi rames

  20. mustafa says:

    ju qe po ekundesrhtoni saliun po saliu o te mjer jau hoqi vizat e futi ne NATO dhe per 3 vite me radh vetem per tre ligje me 84 deputet qe ekundershtoshi ju te mjer e lat pa marr statusin e tash prirni o derra e dhe 4 vite

  21. Liridon says:

    Fqinjet tane serbo-greke gjithnje i ka interesuar izolimi i Shqiperise.Prandaj Enver Hoxhes nuk ju ngul gjemb ne kembe per 50 vjet.Edhe diversantet qe vinin nga keto vende,para se te hynin ne territorin tone ishin te mirepritur nga organet e sigurimit.Agjenturat e ketyreve vendeve neprmjet njerzve te tyre te infiltruar puthuajse ne te gjithe partite kryesore shqiptare kane,jane e do te punojne intensivisht qe Shqiperia te jete sa me e izoluar.Greqia ishte e fundit qe nenshkroi MSA-ne.
    Derisa Ne shqiptaret te kuptojme se zhvillimi normal dhe natyral i Shqiperise,eshte sipas aksit Perendim-Lindje,keshtu do te rropatemi,sic jemi rropatur ne shekuj.Realizimi i rrugeve te konunikimit…etj,sipas ketij aksi,do te hedhe ne ere planet e sllavizimit te Ballkanit per te cilen jane dakort Moska,Beogradi dhe Athina.
    Falenderojme vendet me prejardhje Ilire e influenca gjermanike qe mbeshtesin kombin tone ne kete procest te rendesishem anti-sllav.

  22. REALISTI says:

    Vetem Hollanda eshte deklaruar zyrtarisht – jo-(votoi parlamenti).Po qe se ndodh keshtu,mendoj:Cdo hollandes ne Shqiperi te shpallet-non grata-.Cfare kristianesh jane ata qe:Urrejne besimin e tjetrit(islamin),po shkaterrojne familjen hollandeze,legalizuar perdorimin e droges,legalizuar te paret martesat e te njejtit seks etj,etj……RROFTE SHIPERIA ETNIKE ! I BEKOFTE ZOTI TE GJITHE SHQIPTARET , KUDO QE TE JENE ! TE RROJE SA MALET BASHKEJETESA FETARE NE SHQIPERI !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje