Gardisti: Tritolin në makinën e prefektit e zbulova me pasqyrë

14 Dhjetor 2013, 09:38Politika TEMA

Shpërthimi i fuqishëm brenda territorit të objektit të rëndësisë së veçantë, siç cilësohet Kryeministria, është shmangur falë vigjilencës së efektivit të Gardës së Republikës, Dritan Doko.

Në dëshminë e tij, të dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Dritan Doko ka pohuar se menjëherë pasi janë larguar dy personat që zbritën nga automjeti, ka vepruar sipas rregullores.

“Kam shkuar jo shumë larg dhe kam marrë pasqyrën, me të cilën kryejmë kontrollin e automjeteve që hyjnë në Kryeministri. Një procedurë e tillë kryhet nga Garda e Republikës për të gjitha mjetet private të punonjësve. Fillova ta kontrolloj në pjesën e poshtme automjetin dhe pasi kam përfunduar nga ana e djathtë, dola në krahun tjetër. Nga pasqyra kam parë një send jo të zakonshëm që ishte vendosur poshtë automjetit. Jam ulur poshtë në gjunjë dhe kam parë se bëhej fjalë për një material me ngjyrë kafe dhe ngjitur me të ndodhej dhe një aparat telefoni. Menjëherë kam menduar se bëhej fjalë për eksploziv dhe kam njoftuar qendrën operative të Gardës së Republikës dhe më pas policinë. Theksoj se automjeti kishte vetëm pak minuta që ishte parkuar në brendësi të territorit të Kryeministrisë, ku unë isha përqendruar me shërbim. Gjatë kësaj kohe, por edhe para se automjeti të parkohej në Kryeministri, nuk kam parë asnjë person të dyshimtë në zonë”,citohet në “Shqiptarja.com” efektivi i Gardës së Republikës Dritan Doko

Poshtë makinës së prefektit u gjetën 200 gram eksploziv C4, e lidhur me dy detonatorë dhe një celular.

Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur dje për A1 Report se prefekti kishte udhëtuar nga Vlora drejt Tiranës me eksplozivin C4 të vendosur në shasi, gati për të shpërthyer. Dervishi dhe familja e tij është marrë në mbrojtje nga uniformat blu.

8 komente në “Gardisti: Tritolin në makinën e prefektit e zbulova me pasqyrë”

  1. murriz says:

    Akt i paster terrorist si ne Sicilia.Sherbimet e inteligjences dhe te policise jane te lidhura ngusht me keto organizata.. me pa pike pergjesie dhe per turpin e madh te tije zoti prokuror i shtetit deklaron se nuk ka grupe te organizuara..!
    Ka per te ndodhur perseri. Organet e zbulimit te krimit kan humbur lidhjen me popullin vigjilent..jane bere te pa besueshem dhe nuk guxon njeri te trgoje ne polici dhe askund per nje veper apo nje akt terrorist sepse u vjen keq qe populli e zbuloj ate lidhje..ate akt.edhe ne mos qofshin vete keto organe te lidhura me krimin..duan tja atribojne vehtes zbulueshmerine..!

  2. Plsner Urquel Birra me e mire n´Ceki says:

    Ky lajm komplikon me shum punen e gardes ne te ardhmen…
    C´jan kto budalliqe, pordhe me rigon

  3. xheneriku says:

    Ajo e jotja nuk esht birr po shurr,policia duhet te kerkoj personat qe kan vendosur kte eksploziv se kta lloj njerzish kan krijuar shoqat ne ket ven,te gjindet personi dhe te denohet me burg perjet,pastaj policia per kta njerez te rrezikshem ka dhe menyrat e veta,ne europ vdesin nga gripi kta lloj kriminelesh,por policia me pak inteligjenc c4ren le tja vendosi ne makinen e vet ktyre personave dhe ti uroj rrug te mbar per ne ferr,se kta eshte gjyna ti fusesh ne burg te han buken kot.

  4. Fishta i Vucidolit says:

    Rama ka haruar se kush eshte ne krye te sherbimit informativ shteteror. Eshte gjithe shteti qe po qendron mbi nje thes me C-4.

  5. alban4eva says:

    keto jane punet qe ben S-halè serbi. vetem ky kafshe maloke mund te beje gjera te tilla..!! sa kohe te marre fryme S-halè vampiri, ky vend nuk do te gjeje qetesi..!!

  6. Enea Stavidhi says:

    Kjo eshte loje per te mundesuar rivendosjen rreth kryeministrise te gardhit njerezor te Gardes qe Rama deshi te hiqte!!!

  7. perralla me mbret says:

    Vazhdoni edhe ju si Saliu. Tani shpalleni hero dhe pishtare te demokracise policin vigjilent qe po kryente punen e tij te zakont!Lerni kto perralla se jemi merzitur me dekorata,heroizma e vigjilenc.Kapeni te pakten nje nga kto bandat e tritolit,nje qe prodhon kto bomba apo nje qe i vendos,kapeni e mos llomotitni me avazin e qelbsires qe shkoj.

  8. Daku says:

    Makina perdorej nga Ergys Hoxha. Drejtori Antikorrupsion ne Kryeministri. Kush eshte ky person dhe çfare perfaqeson.?? Ky person eshte edhe zgjidhja e enigmes.
    Kurse ky Prefekti i Vlores, Besnik Dervishi, ka rene shume poshte duke i dhene makinen e tij Gysit.
    Kjo pune mbyllet ketu dhe nuk zgjidhet me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje