Naço propozon emërimin e magjistratëve të rinj në gjykata, KLD ia rrëzon propozimin

16 Dhjetor 2013, 12:33Politika TEMA
Naço propozon emërimin e magjistratëve të rinj në

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, kërkoi në mbledhjen e radhës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë emërimin e magjistratëve të rinj nëpër gjykata, kryesisht në Gjykatën e Tiranës ku janë edhe 13 vende vakante.

Por KLD e ka rrëzuar propozimin e Naços, duke mos e përfshirë atë në rendin e ditës.

Synimi i Naços ishte që në gjykata të kishte prurje të reja, që vijnë nga Shkolla e Magjistraturës.

Ata sapo janë diplomuar dhe do ishin një mundësi e mirë për të dhënë kontributin në një sistem të kalbur të drejtësisë.

Naço tha se magjistratëve të rinj po u mohohet një e drejtë.

Ministri i Drejtësisë braktisi mbledhjen e KLD-së pas rrëzimit të propozimit të tij, duke u shprehur se nuk mund të bëhet pjesë e një farse.

“Gjyqtarët kanë mbaruar studimet, por KLD nuk i fut në rendin e ditës, duke i lënë ata jashtë sistemit. Plotësimi i vendeve vakante në gjykata do të bëhet me anëtarë të ardhur nga rrethet. U largova nga mbledhja sepse nuk dua të bëhem pjesë e kësaj farse. Në emërimet që do bëhen, do ketë një farsë. Magjistratët mund ta përmirësojnë sistemin e drejtësisë dhe jo duke bërë qokat e KLD-së”, tha Naço.

Para disa kohësh, një ambasador i rëndësishëm në Shqipëri foli për sistemin e drejtësisë duke thënë se emrat e rinj të futen në sistem, e kanë të vështirë që ta reformojnë.

Kurse ish- kryeprokurorja Ina Rama foli për një korporatë mes gjyqtarëve dhe prokurorëve, që si një rrjetë nuk lejon askënd të hyjë, por edhe nëse hyn, e korruptojnë.

A do ishte ky fluks i ri një zgjidhje për sistemin?/ep

28 komente në “Naço propozon emërimin e magjistratëve të rinj në gjykata, KLD ia rrëzon propozimin”

  1. kalciani says:

    Ne se nuk ndryshojne mekanizmat e sistemit,eshte e kote te bejme sikur reformohemi!Kujt po ja hedhim!?

  2. Treviso says:

    Nuk eshte e lehte qe te shkaterrohet mafja ne kupolen e shtetit. Un mendoj se nuk duhet te behen kerkesa nga qeveria per te ndryshuar mafjozet me frymen e re, por eshte parlamenti qe duhet te marri masat per ta shkaterruar kupolen mafjoze. Shtetet me demokraci te vertete i dine keto probleme te korrupsionit, ne kupolen e shtetit dhe kan pare hapat qe po ndjek qeveria e re, dhe masat e marra nga kjo nuk e garantojne shembjen e kupoles mafjoze. Keshtu ato dalin hapur, per ta kundershtuar Shqiperine si kandidate ne familjen Europiane. Kur te shembet çerdhja ne kupolen e shtetit, atehere dhe europa nuk trembet nga nje shtet i vogel siç eshte Shqiperia. Un ju garantoj se me kete gjygjsor qe ka vendi sot, shqiptaret te mos presin zhvillim dhe permirsim te jetes. 30% e krahut te majt nuk ka guxim te marri inisjativa ne parlament per te rrezuar grupin mafjoz ne kupolen e shtetit. Arsyet populli i din shum mire. Keshtu pritet nje jete monotone, pa ndryshime te medha. Populli do vazhdoje te ndigjoje ulurimat e krahut te djathte qe komanduan deri dje, per te mbrojtur pasurite qe kan vjedhur.

    1. halldupi says:

      Mirë e ke trevizo.

  3. odise says:

    Perpara se te futeshin ne shkolle keta magjistratet e rrinj te sotem, kane paguar qimet e kokes (se i tille eshte sistemi jo se jane te paafte). Neser qe do fillojne pune do ti rifitojne ato qe shpenzuan me ane te korupsionit.
    Veshtire se keta te rrinj do te na sjellin drejtesine e munguar dhe te nevojshme.

  4. Ali Senjefi says:

    Ky duhet ta kete emrin Keshilli i Larte i Korrupsionit:)

  5. tatzati says:

    si ne sarande kryetar Alltun CELA ka punesuar ne gjykate kusheririn e tij Afrim Cela qe eshte edhe vellai i kryetarit te PD TRESHE BRAZILIANE PO do te fitosh gjyqin ne sarande tako Afrimin se gjithe diten e ke rreth gjykates TRESHE PER NISHAN

    1. Evi says:

      Kush ka shkruar kete shkrim e ka gabim , as Afrim e as njeri smund ta korruptoj kete njeri se e njoh vete personalisht, por ai qe ka shkruar ka ndonje hall tjeter , por sado qe te shkruani kunder ketij Drejtuesi asnje njool smund ti vini vetem e nderoni se su pranon njeri keto komente ,

  6. Gramoz says:

    KLD E DREJTUAR NGA NISHANI DHE CEFA ESHTE KUPOJA E KRIMIT TE ORGANIZUARE DUHET NJE REFORMIM TOTAL I KLD DHE GJYKATES KUSHTETUESE..

  7. Aleksander says:

    Nasip Nacoja esbte vet krye.afios. Hajdut

  8. Lali says:

    O.K mo Nace po sa te mendoheni ju Berisha me Pangon po ju zberthejne kopcat. Sa me shpejt koha po kalon.

  9. niku says:

    magjistratura nuk fitohet pa paguar sado i zoti te jesh . neshat fana bir i nje komisari komunist dhe ish student i shkolles se sigurimit nuk te afrohet pa 100 mije euro qe do ndaje me shefat lart .

  10. beso says:

    ose keshilli i larte i krimit

  11. saliu says:

    O Rama, O Meta, kaq veshtire e keni te kuptoni se me kete president, Keshill te Larte Drejtesie dhe Gjykate Kushtetuese nuk e reformoni dot drejtesine? apo e dini dhe beni sikur doni ta reformoni. po tregoheni miope te medhenj!

  12. Urtësia popullore says:

    Se pari duher reformuar Këshilli i Lartë i Drejtësise.
    Që aty duhet të fillojë çmontimi i korrupsionit.
    Eshtë ky Këshill që vendos në organe juridike tipa si Zaaganjori

  13. laert says:

    paska folur dhe ina rama, e cila rrjetën e ndërtoj me shoket e klases

  14. plaku dhe deti says:

    po tani? kjo situate ishte e pritshme. si mund te zgjidhet kjo nyje pa “tritol”?

  15. arif says:

    futi tritolin se keshtu e duhan keta gjykates si kushtetusja zakanjori e me radh

  16. centralja says:

    nuk behet shtet ne kete vend te mallkuar mor jo,,,,,,,po nje termet thuaj dhe te filloj cdo gje nga zerua

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Kerkojne si gjithmone te bejne “stan” me lepuj..Jo or jo..Mblidh parlamentin dhe mirato nje referendum ne qoftese do ndryshim..Propozime dhe ankime ka degjuar populli plot 23 vjet..

  18. Gramoz says:

    KLD E DREJTUAR NGA NISHANI DHE CEFA ESHTE KUPOLA E KORUPSIONIT ..

  19. ikandeja says:

    Beni nje referendum qe ta shkrime kete KLD dhe t’u hetohet aktiviteti.

  20. Tik-tak, tik-tak, tik-tak ........................................................................................ says:

    Tik-tak, tik-tak, tik-tak …..
    Keto veprime anti-demokratike dhe te korruptuara
    harroji Ti o Krimineli s-Ali Bisha dhe Ti o
    Gjatovine Lul Basha faqe-trasha, se do ju shpetojne.
    Kjo “farse” e felliqur e Ju verioreve kriminele
    po i vjen fundi dhe Ju do “PRANGOSENI”.

  21. "dd" says:

    Rama leviz… Meta boll i shperbleve ata qe te shpetuan dikur. Ka kaluar shume kohe dhe ata kane fituar boll…

  22. ASTERI says:

    z naco e ke shume te veshtire te shpartallosh ate mafie te organizuar nga berisha, nendoj te kerkosh ndihmen e popullit dhe te parlamentit,vetem kjo eshte zgjidhja ,ose te besh aktin e doreheqies per arsyet e lartpermendura publikisht.

  23. shkumbin says:

    Gjygjtar si ata te Elbasanit duhet tilargojne nji ore e me pare si Ilir Pashaj qe nuk ka asnji gje te lidhur me drejtesine por me padrejtesine e korrupsionin galopant te ndyre te tij.Po keshtu bujar musta, qe sot e 4 vjet perpara berisha u perbetua se ai eshte gjygjtari me I zi e me I korruptuar, e hoqen si kryetar gjykate dhe e lene gjygjtar perseri ne Elbasan .c`far reforme eshte kjo???

  24. turi says:

    po ca mereni akoma me nishanin,ky eshte invalide shporini o keta plera

  25. qytetar says:

    Të flasësh për drejtësi duhet të bësh drejtësi.
    Në qëndër të rrugës së Durrsit perballe “Ufos” një polic i Drejtuar nga Ministri i drejtesise Nasip Naço po dhunon në mënyrë spektakolare pronën publike. Një zgjerimin pes dimensjonal. Së pari ngushtoj rrugn në të djatht të njësisë. Së dyti ngushtoj rrugën në të majt. Së treti dyfishoj mbi pronën publike mejhanen në pjesën e pasme të sajë. Së katërti depozitën e ujit dhe oxhakun ja ka ngjit në ballë pallatit pranë. Së pesti fuciat e birrës, qymuri, kova dhe fshesa vendosen në trotuar pranë pemës, si dekoracjon kulturor për delegacjinet që kalojnë në rrugën e Durrsit. Ato qëndrojnë në një sfond me tavolina e karrike që zënë trotuarin, nga lëshohet aromë qofteje birre përzier me britma të nxitura nga alkooli. Është denancuar në çdo etap të përvetsimit e dhunimit të pronës publike por polici i Ministrisë “drejtësisë”, dhe kolegët e tij të bashkisë u tallën me qytetarët. Lutemi verefikojeni pasi jemi të pafuqishen ndaj këti bashkimi korruptiv policor.
    Të lutemi zoti kryetar i INUK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje