Basha: Buxheti i ri, rrënim për vendin. Shqiptarët po shkojnë 100% drejt varfërisë (VIDEO)

16 Dhjetor 2013, 14:25Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, tha se buxheti i vitit 2014 garanton rrënimin e vendit dhe çuarjen e tij drejt recesionit.

Sipas Bashës, një fakt i tillë ishte paralajmëruar me kohë nga PD, teksa kishte denoncuar vonesën e paraqitjes në Kuvend të projektbuxhetit për vitin 2014.

Duke u ndalur në paketën fiskale dhe taksimin progresiv, Basha tha se kjo garanton varfërimin e 100% të shqiptarëve.

“Vetëm mbrëmë në darkë, në thyerje flagrante të ligjit qeveria shpërndau projekt-buxhetin e vitit 2014 dhe paketën shoqëruese fiskale.

Kjo është e vetmja qeveri që rrit shpenzimet për luksin e vet, rrit borxhin në kohë krize dhe fshin investimet publike.

Ky është buxheti i varfërimit, i krijimit dhe shpërndarjes së varfërisë.

Me këtë paketë jo vetëm nuk përfitojnë 97% e shqiptarëve por ndëshkohen 100% e shqiptarëve. Me këtë projekt të gjithë shqiptarët do të paguajnë më shumë.

Ky është buxheti i gënjeshtrave dhe premtimeve të pambajtura, për pronarët, të përndjekurit politikë, shëndetësinë falas, uljen e çmimeve, rritjen e pensioneve, legalizimet falas e shumë premtimeve të tjera të pambajtura të tullumbaces së plasur,” tha Basha.

“Kompensimi i pronarëve është lënë vetëm me 300 milionë lekë, ndërkohë që buxhetohet edhe 1.2 miliardë lekë si e ardhur nga ALUIZNI, i cili është premtuar të legalizojë falas?!

TVSH, do të hiqet mbi barnat duke na kthyer në situatën kur ato tregtoheshin në Shqipëri me çmime rreth 3-6 herë më të larta se në vendet e origjinës.

Sigurimi shëndetësor do të bëhet me miratimin e kësaj pakete shumë më i shtrenjtë për të gjithë shqiptarët, pasi hiqet kufiri i sipërm i pagave mbi të cilat paguhej kontributi duke bërë që heqja e tavanit të rëndojë xhepat e shqiptarëve për rreth 18 milionë dollarë më shumë. Ata që vërtet besuan për shëndetësi falas për të gjithë, kanë në dorë jo vetëm provën e mashtrimit por edhe faturën e mashtrimit.

Taksa kombëtare më e rëndë dhe që do të rëndojë xhepin e çdo shqiptari pa përjashtim është ajo mbi qarkullimin, e cila do të rritet nga 7 në 17 lek/litër.

Ky është buxheti që paralajmëron dhe garanton rrënimin e ekonomisë shqiptare.

Kushdo e kupton se tatim fitimi 15% pengon investimet, pra rritjen ekonomike dhe punësimin. Jo vetëm që nuk do krijohen vende të reja pune, por do të shkatërrohen, pra do të humbasin me mijëra vende pune ekzistuese. Kushdo e kupton se borxhi publik në afro 75% do të jetë rrënues për ekonominë e sotme dhe të nesërme, për brezin e sotëm dhe të nesërm”.

30 komente në “Basha: Buxheti i ri, rrënim për vendin. Shqiptarët po shkojnë 100% drejt varfërisë (VIDEO)”

  1. halldupi says:

    Llapni sa të doni.Një gjë ta keni të qartë- ju askush nuk iu beson më dhe sikur qeveria Rama të bëj gabime.Ju keni humbur përfundimisht besimin e shqiptarëve dhe shkoni drejt asgjesimit.

    1. dorjeta says:

      Kur flet pa mend ne koke, flet budallalliqe.
      Projekt buxheti pasqyron prioritet qe ka vendi.
      Shlyerja e detyrimeve ndaj bizneseve, do te permiresoje punen e bizneseve, do t’i cliroje nga barra e qeverise, do nxise investimet dhe ndoshta edhe punesimin qe do te coje ne rritjen e ekonomise.

      1. black_lion says:

        Meqe keta po ankohen, dmth eshte buxhet i mire.
        Nese une do isha kryetar i opozites dhe do shihja nje buxhet te keq, maksimumi qe do beja do te ishte te thoja: Per mendimin e opozites ky buxhet nuk eshte i pershtatshem per Shqiperine, por qeveria e re ka cdo te drejte te kete mendimin e vet!
        Ne kete menyre nese vendi do te shkonte me shume drejt krizes, do te kisha fituar kapital politik si parashikues i mire.
        Me kete panik qe ky po perhap per buxhetin, nese Shqiperia nuk futet ne krize, atehere ka humbur kapital politik.
        Si perfundim: Nuk ben fare per kete pune, thjesht po kopjon ate qe bente paraardhesi i tij, qe prape nuk e ben dot sic duhet!

    2. Sali Berisha Facebook, Faqja Zyrtare says:

      Sali Berisha Facebook – Faqja Zyrtare
      http://goo.gl/qTXRgH

  2. xha temja says:

    na qave me nder o luli po shih mos te te rra sala a i vrare

  3. vehap says:

    Ore Basha,po nuk le pordhe te PS pa komentuar,kujton se po ben opozite keshtu?Qelia,eshte e vetmja gje qe duam te degjojme per ty!Ik ore shalngjitur!Duhet te denosh veten tende,nqs je kaq i pergjegjshem,mere vete rrugen per burg!Ajde balash!

  4. Beti says:

    Si mund te flasesh pikerisht TI?!

  5. Emigrat usa says:

    Ik more sy lesh nuk po ndigjon kush ty ma

  6. Lali says:

    Ik more plehre se po te sillet vallja ngadal ngadal,,,,,dhe kame besim se shpejt do jeni pas hekurave….pis kure flet dhe ti per buxhet.

  7. santiago says:

    100% drejt varferise? po ju harruat qe e late 200% ne varferi moj LULEKUQE bashke me SALI malokun

  8. ilir says:

    Doli prape ky haleja.Si ska turp dhe jepe shifra .Ky kriminel ,hajdut ,spekulant.haron se shqiperine deri ne kete grade e coj Saliu bashke me qeverine e tij.Keto shifra qe jep jane vetem pohimi qe i ben saj qe i lane ne dore qeverise rama.vetem kjo deklarate i hap syte te gjitheve atyre qe e ndjekin per tu shkeputur njehere e mire nga ky grup mafiozesh.Ai aludon me mendimin se shqipetaret do te rezojne qeverine e re dhe 1.000.000 simpatizante te cilet japin jeten qe shqiperia te ndryshoj per te ardhmen e femijeve te tyre.ne shqiperi ska per te ndodhur kure nje lufte civile sic do serbi SALI bashke me bashen hajdutin.BURG PER KETA felliqesira te kombit.LIGJI MBI TE GJITHE:RROFTE RILINDJA .ROFTE EDI RAMA .SHPRESA E POPULLIT SHQIPETAR

  9. Adi says:

    PD -ja ore krye..tar eshte mire te bej nje analiz se si dreqin e shkermoqi kete vend dhe e beri turpin e dynjase. Shqiptaret mbas 90-es kishin shum here me teper dinjitet se sot ore kapsoll qe nuk ja ke haberin e asgjeje por reciton vjershat qe ti shkruajn te tjeret. Gjeja me e mire eshte qe te ribeni vetevheten se jeni nje tufe servilesh dhe te paaftesh qe keni zbritur nga malet dhe akoma nuk e kuptoni qe shteti nuk eshte kooperative. Sa per ty si krytar i emeruar qe je nuk je asgje tjeter por nje hajdut dhe asgje me shume, gje qe besoj do e kuptosh kur te hapet dosja e rruges Dr-Ku, mbasi kur te rihapet do jete ne rregull me procedurat

  10. ali says:

    Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji, u tha Ramiz Alia të pranishëmve. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime: 1- Në respektimin e të Drejtave të Njeriut. 2- Në krijimin e pruralizmit politik. A. Do të nxisim të krijojmë parti sa të duan: të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do t’i formojmë ne. Në krye të tyre duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, dhe në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste. Ata që janë në burgje, të denuarit dhe të përsekutuarit politikë, do të thonë për ne: Dhe këta e urrejnë komunizmin. Do të afrohen e do t’u përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre. Do t’i afrojmë dhe do t’i japim pun të parëndësishme, por kurrë nuk do t’i lëmë të marrin pushtetin, sepse ata, sa të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren dhe ne bëhemi hysmeqarë të tyre, siç kemi qenë kur me dhunë ua morëm pushtetin më 1944… Në zbatimin e të Drejtave të Njeriut, duhet që t’u japim dhe kompensim në para të burgosurve e t’u plotësojmë komuditete banimi….” Të sekuestruarve dhe të shpronsuarve, do të japim nga një letër në dorë (pa vlerë), që t’u njihen pronat, por asnjëherë nuk do t’ua japim, në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë njeri me tjetrin. Të kalojmë në Gjykatë, ku do të zbatohet rotacioni nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe për defekte teknike, kthehen përsëri në të Parën. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë dhe duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion I largojmë jashtë, ndërsa ata që do të pretendojnë dhe do të …..”këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria e tyre na përket neve se neve e bëmë Materialin që ma dergoi Mikail Gorbaçovi kam dy vjet që e studioi dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni. Neve kemi kuader sa për shtatë Komitete Qendrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe planplatformën gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të kundërshtojnë, këtyre nuk do t’i japim punë. Një shqetësim mund të krijojnë intelektualë pensionistë, këtyre do t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, do t’u japim një minipension dhe do t’u mbajmë ision. Kosova është në pragun e shpalljes Kushtetuese. Le të bëjnë si të duan,…. neve kemi platformën tonë. Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e keni të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët dhe qëllimin e misionit tonë. Nënë një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndeshkime të vogla të numeklaturës sonë, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne, njerëzit tanë. Me këtë strategji brenda dy tre legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste.

  11. arsen says:

    Opozite leshi!
    Po ti jep opsionet e tuja mer “filozof” i KOP-it!
    Po ti lere qeverine te punoje dhe shiko! Do realizohet apo jo buxheti!
    Ju plehra!
    Buxheti eshte Ligj! SHKRUANI ME TE MEDHAJA:
    KUSH NUK REALIZON LIGJIN E BUXHETIT..???? DENOHET!
    Nese Min e Transportit… Ka plan te beje 10 km rruge.. I kane dhene 10 lek sepse aq i duhen…NUK E BERI RRUGEN? Ministri ne burg..ose te jape leket nga xhepi!
    TE MOS KETE JUSTIFIKIME! TE PARASHIKOHET ME LAPS CDO GJE!

  12. arsen says:

    njeri fallco dhe nul nga te gjitha drejtimet,nuk ka asnji talenent qe mund te shquhet,hipokrit dhe si miss qe vetem di te qeshi.

  13. PALLATI I KUNATIT says:

    KY ASHT BUXHETI ME FUT SALUSHIN E LULUSHIN MUTUSHIN NE BURG OSE NE GEVANGENIS MORDENAR LUL SMERLAPI I 21 JANARIT

  14. labi italy says:

    ORE NJEREZ PO KETE NUK E BESON ME ASNJE ORE ,MIRE GAZETEN TEMA QE NUK E LETXON PO SHTYPIN E HUAJ E SHIKON NAONJEHERE KY .I SHIKON KY SE CFARE JEHONE PATI EMERI I TIJ NE SHTYPIN ITALIAN APO MENDON SE NE QE JEMI KETEJ NUK JETOJM ME HALLET DHE PROBLEMET E VENDIT -APO NUK JETOJM ME HALLET DHE PROBLEMET E NJEREZVE TANE QE TANI SKEMI ME MUNDESI TI NDIHMOJME CFARE PO DERDELLISE KY CDO DITE QE SPO BENE BUXHETIN E DUHUR SHQIPERIA .PO I KETHENI PARAT QE KENI FUTUR JU NEPER BANGA TE HUAJA DHE SHQIPETARE SEPSE JANE LEKET E POPULLIT DHE PASTAJ NA TREGONI SE SA TE SHQETESUAR JENI PER NE .POR NUK KE FAJ FAJIN E KAN ATA QE JU DHA POPULLI VOTEN DHE JU BEJNE SEHIRE …………

  15. inf says:

    Basha o dixheji i tymnajave or miljarderri i argita xen berishes ore hajduti i rruges ore vrases i 21 janarit ore firmatori i shitjes detit ore patate e qelbur ore pallat shkerrmoqur ore dallkauk i pa bese pa fe e pa dinjitet ore arme kimike e salih qenit ore kodoshi i berishes je dhe do ngelesh rri dhe po ato llafe po ato akoza kush ti beson vetem 1
    dhe ai eshte tru thari kok tigri kurrizoja i shqiptarve armiku dhe kremineli i Albanise berish viçidoli.
    Mos kujto se je kryetari i pd dhe nuk do shkosh brenda harroje ti dhe ushtaret e tu se Marrshall berisha ti dhe nja 12 te tjere vetem burgu ju pret o horra bagaboda o rrembythjet e kombit.

  16. Ajdin Kuksi says:

    Ky njeri ,o do jete budalla,o i dalur nga mendja.
    O kryqe sa para late ju per Shqiptaret?

  17. henri says:

    Djema, une nuk jam ekonomist dhe desha edhe mendimin tuaj ne lidhje me llogjiken e bukuroshit Basha kur ai thote :

    “TVSH do te hiqet mbi barnat duke na kthyer blerjen me te shtrenjte te tyre.”

    Une mendoj, se ky konstatim eshte nje genjeshter e madhe. Sic e kuptoj une, ne se nje ilac kushton 10mije leke te vjetra, dhe ne se i vihet TVSH 20 % ky ilac do te shitet ne treg me : 1.000leke te reja x 1,20 TVSh atehere i bie qe ky ilac te shitet 12.000 leke te vjetra nga te cilat 10.000 i merr firma qe shet ( farmacia ) dhe 2.000 leke i merr shteti si takse. Ne se kjo takse hiqet del se farmacia merr si perpara 10.000mije leke te vjetra dhe shteti asnje lek ( sepse nuk merr TVSH).

    Sipas llogjikes sime i del, se cmimi i ilaceve, sic thote bukuroshi Basha, nuk qendron. Pra, ne se hiqet TVSH per ilacet, eshte me se llogjike se cmimi i tyre nuk rritet.

    Do te falenderoja dike, qe merr vesh nga keto pune, ne se llogjika ime qendron. Faleminderit paraprakisht.

    Pershendetje

    1. henri says:

      Korrigjim gabimi : Llogaria 10.ooo leke te vjetra x 1,20 TVSh eshte gabim, ajo duhet 10.000leke te vjetra plus 20% TVSh = 12.000 leke te vjetra.

  18. Logjika Jo Matematika says:

    ik mor dele rude, ske faj ti…
    Sali Bytha ka bere krimin me te madh ndaj popullit , duke I ndare ne demokrate dhe socialiste, veriore dhe jugore. ka mbjell faren e sherrit te pakuptimte..

  19. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    LULEZIM BASHA KRIMINELI DHE HAJDUTI I PADENUAR NGA DREJTESIA E KORRUPTUAR VRAU DHE VODHI 300 MILION EURO DHE TANI PA FYTYRE DEL DHE I FLET POPULLIT PER BUXHETIN ,,,,, KETA KRIMINELE DHE HAJDUTE E RRENUAN ECONOMINE DUKE VJEDHUR DHE E CUAR KETE KOMB NE CATASTROFE TOTALE

  20. england says:

    Lerja krimbin molles Brenda!Per sa kohe ne krye te PD-se te jete ky Lulja ai grupim(parti nuk mund te quhet me)nuk do e shohe ndonjehere veten ne qeverise Shqiperine.Ku eshte katandisur partia qe lindi nga indinjata mbarekombetare ne nje grup hajdutesh,dhe mashtruesish.

  21. alby says:

    si nuk te ngre zoti e te te perplase atje ku perplaset Olldashin,o i mjere.Mendja te ka vdekur po tani po e ndjek edhe trupi.
    Turi qelbur.

  22. Vizionari says:

    Mua me pelqen ky djale , ka elegance , flet bukur , por nuk bind …

  23. barbari says:

    Kur ka menduar ky per njerzit !? – skan turp kan fytyre e dalin ne media per dite …… shkaterrun gjithcka .

  24. kamasuka says:

    po ju o te poshter cfar na bet gjith ato vite ,na sollet parajsen

  25. alban4eva says:

    …”Rama po na con 100% drejt varferise”..????????’

    mbase, por nje gje eshte e sigurte o Lulush torta, qe ju i kishit lene shqiptaret te pakten 150% ne varferi. aq te ndyre jeni ju te PD-se, aq te poshter, genjeshtare, mashtrues, e te gjitha te ligat e mundshme, saqe cdo lloj gabimi qe te beje qeveria e re, nuk hyjne fare ne sy ne krahasim me ato qe i keni bere ju popullit shqiptar…

  26. UDHEHEQESI says:

    MOS KI FFRIKE SE PO TE KALOJME 100% NE VARfERI PERFSHIHESH EDHE TI ME SALIUN,PO JU NUK BEHENI KURR TE VARER,PASI KINI VJEDHUR SA NUK KINI KU T’I FUSNI. Me te varfer se na lat ju nuk ka ku te vej me.! Vetem ne u rregullofshim ,pa per te varfer nuk mehemi me shume,ndaj fli i qete mos e vra shume mendjen per ne. PASTAJ ,PO E PE KEQ ,HIPI BALLONES E DREJT E NE HOLLANDE ,APO JO !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje