Kontrabanda e naftës/ Gjykata lë në burg hallën e Albana Vokshit

16 Dhjetor 2013, 21:08Politika TEMA

Gjykata e Durrësit vendosi që të lërë në qeli të arrestuarit e operacionit “Dallga”, të cilët akuzohen për kontrabandë nafte.

Tetë persona u arrestuan të shtunën, mes tyre edhe Zyhra Vokshi, halla e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Të arrestuarit akuzohen se kanë kontrabanduar rreth 80 mijë litra naftë.

Policia e Durrësit bëri me dije se janë sekuestruar tre anije peshkimi, 11 automjete, 3 mijë litra naftë, 10 cisterna plastike dhe 110 arka me verë.

“Nafta sigurohej në portet e Malit të Zi nga tre peshkarexhat e sipërcituara, të cilat mbushnin në kapacitet maksimal depozitat e tyre (në sasi prej 20.000 litra naftë secila).

Më pas ankoroheshin në Portin e Durrësit dhe gjatë ditëve që qëndronin në port, kjo nafta nxirrej në sasi të vogla nëpërmjet automjeteve të ndryshme të sajuara me cisterna dhe depozita në brendësi të tyre. Kështu ata synonin të shmangnin detyrimin doganor për naftën. Më pas karburanti çohej në disa pika të vogla të shitjes së karburantit në Shijak dhe Durrës. Edhe pronarët e këtyre pikave të shitjes janë vënë nën akuzë, gjatë këtij operacioni”, thonë burimet.

Po punohet për të zbuluar implikimin e mundshëm të autoriteteve të ndryshme shtetërore në realizimin e kësaj kontrabande.

Paralelisht me naftën, dyshohet se Zyhra Vokshi bënte edhe kontrabandimin e pijeve alkoolike, kryesisht verë, të cilën e shiste në dyqanet në 2 qendra tregtare.

19 komente në “Kontrabanda e naftës/ Gjykata lë në burg hallën e Albana Vokshit”

  1. Kacamilli says:

    Halle halle kjo dynja, halla halles nuk i ngja! Po pse nuk fusin mren dhe albana vokshin per akuzen Prostitucion politik

    1. Malo Dari says:

      @ Kacamilli
      “Prostitucion Politik” ha ha ha
      http://goo.gl/Kg97H8

  2. Luli says:

    Tashti, kjo Zyhra Vokshi te marre ate qe meriton dhe, te beje ato dite burgu se i ka hak por, mos te ngaterrojme politiken me familjaret, fis e sorollop. Kjo zonja te kete turp qe mban emrin e vajzerise per te bere presione ne pikat kufitare ku zhvillonte kontrabanden. Nese do merremi me halla, teze, kusherinj te pare e te dyte, nuk kemi ndryshuar ne mentalitet. Cfare duhet te themi per nipin e deputetit socialist Namik Dokle i cili dhe nga burgu drejton rrjetin e droges. Perse nuk donte zonja Arta Dade qe femijet e saj te ishin shembullor? Askush nuk do gje emri dhe mbimeri t’i perflitet por, ja qe ndodh ne nje shoqeri ku ”revolucioni kulturor kinez” ka njeshmeri te larte. Kushdo qofte ai apo ajo qe ka shkelur ligjin te ndeshkohet, ndryshe ne te ardhmen ”halla-t” do bejne kerdine.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Mbi c’fare faktesh flet ti qe djali I deputetit socialist Namik Dokle drejtoka rrjetin e droges ?!?! Apo te tha dikush ?!?! Apo ashtu flasin gojet e liga (sic na e thote dhe Arben Ristani apo Sali Berisha) ?!?!

      Qerrata je..Na flet ne menyre konservatore per ata qe jane kapur flagrant me ligjin, dhe per kundershtarin politik qe eshte kapur dhe eshte ne burg per c’fare ka bere e ben fakt te kryer qe akoma qenka kapo I rrjetit te droges…

  3. altin says:

    Po kjo eshte kontrabande vere apo nafte.apo pas operacionit ata pinin vere per bisnesin e bere?

  4. pioneri enverit says:

    kur do marri fund etiketimi I personave si babai I Tahirit apo halla Vokshit.

    na mori ne qafe diktatura, vazhdojme ende e fusim ne thes gjithe familjen.

    po c’me rr…et mua se c’ben fisi, kur s’mbaj asnje pergjegjesi ligjore?

    jane njerez madhore e te vaksinuar. le te mbajne eprgjegjesine e tyre. po jo pse jane te aferm te ca “VIP”….ti ndryshojme emrin, plaku ktij apo plaka atij

  5. popull servil dhe frigacak dhe spiun dhe hajdut says:

    ai vend duhet rrafzhuar i gjithi me traktor me rrenje,njerezit te shperndahen neper bote,mbas 50 vitesh te popullohet me banore te rinj.

  6. mira10 says:

    Të gjithë të PD, së bashku me familjet e tyre janë hajdutë dhe mafiozë dhe kanë sy e faqe dhe të llapin. Të mbyllen diku ku mos t’ja u shohë njeri surratin e tyre të deformuar nga babëzia.

  7. taulant says:

    vokshet dueht te shkojne te tera ne burg. Po ti shofin Moza Vokshin cfare ka bere te ministria e ekonomise si drejtorreshe privatizimi, te ministria e financave dhe te ministria e mjedisit ku vazhdon ende pune. Ndoshta ajo shkon me burgim te perjetshem nga vjedhjet qe ka bere.

  8. Agroni, Detroit, MI says:

    “Nuk do te me degjoni kurre qe te marr neper goje anetareg e familjeve te juaja”, do te deklaronte Edi Rama ne diten e pare te tij ne kuvendin popullor.
    Pra edhe ne te tjeret nuk kemi pune me familjen.

  9. Uarda says:

    Meskinitet maksimal nga nje turi mi…emrin e gjeni vete!

  10. RASIM says:

    PO I PERGJIGJEM PARAFOLESIT QEW BNEN PYETJEN SE KLUR DO TE MARRE FUND ETIKETIMI I PERONAVCE HGLLA E KETIJ , APO BABAI I ATIJ. KETU NUK ESHTE THJESHTE NJE ETIKETIM , KETU BEHET FLAE PER PERONA TE FAMILJEVE TE ATYRE QE ETIKETOHEN QE ME POROSINE E TYRE KANE KRYER KETO LLOJ VJEDHJESH.
    ETIKETIMI NUK ESHTE GJE NE KRAHASIM ME VJEDHJET E TYRE QE KANE BERE,POR QE SIGURISHT DO TE KAPEN KETA LKAREMA TE VEGJEL SE PESHQIPT E MEDHENJ. A DO TE BEHET NDONEJ QEVERITAR ZOT PER VENDIN E QE QEVERIS APO DO TE VAZHDOJNE SI GJITHMONE TE MBROJNE NJERI TJETRIN. PER MENDIMIN TIM KETU NUK ESHTE THJESHTE HALLA APO BABAI . KETU JANE DIREKT MIMOZA , ALBANA A ALBANRET.

  11. qytetar says:

    Dy Kurva ka Shqiperia nje Albana nje Liria

  12. Petro says:

    Po Vjollca nga behet mor amani!

  13. WOLF says:

    Ne Europe ku duam te shkojme nuk mban kush pergjegjesi per te afermit qofshin kusherinj apo te tjere.Por meqenese thuhet halla e A. Vokshit perse nuk thuhet dhe djali i Luiza Xhuvanit qe eshte ne burg per vrasje. Jo ca te nenes e ca te njerkes, apo jo Mero?

  14. atila says:

    Pak rendesi ka ne eshte apo jo hallae Deputetes shteti duhet te godase pa meshire paligjishmerine dhe gjithe fenomenet abuzive.Kushdo qe ka perfituar ne menyre korruptive do ta vjelle heret a vone pasi nuk shtyhet jeta me mashtrime. Nese kjo Qeveri e ka seriozisht luften kunder korrupsionit duhej ne fillim te merrej me reformimin urgjent te Drejtesise pasi me drejtesi te korruptuar c’do premtim kunder abuzimeve kthehet ne demagogji. Procesi i crrenjosjes se korrupsionit duhet te zhvillohet ne gjithe nivelet me force dhe vemdosmeri nese duam te behemi shtet.

  15. Anitkorrupsioni says:

    Korrupsioni Berrishian po goditet ne te gjitha drejtimet pasi ka abuzuar ne menyre kriminale me financat e vendit. Kontrabanda,manopolet,mitmarrja,diplomat fallse shitblerja e vendeve te punes,abuzimi me pushtetin,kriminaliteti masiv shoqeruar me pasigurine per jeten si edhe nepotizmi skandaloz i pushtetareve dhe krahinarizmi percares cuan pashmangshmerisht ne nje fundosje historike te Berishes dhe PD-se. Qelbesirat e Berishes dhe qelbesirlleqet qe ka bere pushteti i tij i gerryer deri ne palce duhet te marrin ate qe meritojne duke i vene para drejtesise me gjithe pasojat ligjore qe rrjedhin prej saj.

  16. Liljana says:

    Te nderuarkomentues mos harxhoni shume kohe per argumenta dhe komente se Edi Rama nuk ka ardhur te denoj hajdutete e posurise kombetare por te vjedh si paraardhesit.Pse nuk i permenden motrat Vokshi ne anje fjalim te tij per korupsion nuk e di ai … Sa per te qeshur.
    Vellai i i Voksheve Tani punonte ne Doganen e Laprakes ndersa e Moza Vokshi ne Ministri te Finanacve qe bente cmimmet referene per mbyllte ciklin e vjedhjes. Per kete u “pushua” nga Ridvan Bode dhe per”denim” e emeruan Sekretare e pergjithshme ne Ministris se Mjedisit per te vazhduar hajduterin. Edi Rama ka ardhur ne pushtet te marr dhe cka mbetur.Argumenti; Emron Etleva Kondin DRejtore te Privatizimit , Etleva Drejtore ne Kabinetin e Sales ne Kryeministri Drejtore te Edi Rama.Une qe po shkruaj e njof mire ka punuar ne privatizim ne Drejtorin Strategjike ne periudhen e qeverisjes sociliste dhe i bente mire korupsionin. Pra merr njerez te stervitur.Specilist te pushuar nga Sali Berisha per motiv politik rin ruge dhe duhet te emerohen idh punonjes te Sali Berishes.Ju duhet dhe per te tjera gjera se di ti bej te gjitha. Pyesni dhe ta mesoni po mos u trembni nga Arben Ahmetaj.Ja pra te presim nga Edi Rama e Arben Ahmetaj cfare ironie.

  17. jevi says:

    Deri kur do themi si dikur halla efilanit,xhaxhai fistani e te tjera.Le te pergjigjet sejcili per vepren e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje