Ka sërish optimizëm/ Edhe Ashton është pro statusit për Shqipërinë?

16 Dhjetor 2013, 20:47Politika TEMA

Edhe pse duket se shanset për marrjen e statusit të vendit kandidat janë dobësuar ndjeshëm pas vetos së Hollandës, sërish ka optimizëm për vendimin që do merret në samitin e datave 19 dhe 20 dhjetor të Këshillit Europian.

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec deklaroi për Top Channel se ai ka vënë re se edhe kryediplomatja e BE, Catherine Ashton është pro dhënies së statusit.

“Unë mund të them se të gjithë ministrat e Jashtëm me të cilët kam biseduar e mbështesin kandidaturën e Shqipërisë. Edhe kur flas me ta në mënyrë informale, ministrat vlerësojnë se Shqipëria është e përgatitur për të qenë kandidate në Bashkimin Europian, për shkak se zgjedhjet parlamentare ishin shumë të mira. Ndaj besoj se nesër do të marrim vendim pozitiv për Shqipërinë, e po kështu dhe në samitin e kryeministrave europiane në fund të javës. Mendoj se ju keni shanse të mira. Vura re se dhe zonja Ashton e mbështet gjithashtu statusin kandidat për Shqipërinë”, deklaroi ministri Karl Erjavec.

Edhe zëvendëskryeministrja kroate, Vesna Pusniç, argumentoi se pavarësisht hezitimit nga disa shtete të rëndësishme anëtare, pjesa dërrmuese e BE-së e mbështet kandidaturën e Shqipërisë.

“E di që ka qëndrime të ndryshme. Ne e kemi marrë mbështetjen nga shumica dërrmuese e shteteve që t’i jepet që tani statusi i kandidatit, por është fakt se ka shtete të mëdha që janë skeptike ndaj këtij vendimi në këtë moment. Ne e dimë nga përvoja jonë se nga statusi deri te nisja e negociatave e pastaj deri te anëtarësimi është një proces shumë i gjatë. Por për momentin mendojmë se do të ishte një vendim i duhur, duke pasur parasysh një gjeneratë të re të politikës në Shqipëri, e cila ka qasjen e duhur për këtë punë. Do të ishte e dobishme që t’i jepet statusi jo vetëm Shqipërisë, por të gjithë rajonit”, tha Pusniç.

20 komente në “Ka sërish optimizëm/ Edhe Ashton është pro statusit për Shqipërinë?”

  1. arianit says:

    Qe te pranoje hollanda, duhet te
    keshe lekuren e zeze hahaha te jeshe
    zezak dhe pastaj hollanda i thote po.

    1. Lali says:

      Jo duhet te kesh sumen e Bashucit.

    2. Albnr1 says:

      Jo racizmit!!:D

  2. Pelasgian says:

    Shpresojme …..eshe pse me mire do ishte te forconim marredhenjet me Kinen e cila nga ” Miqte ” gjigande qe kemi pasur ka qene me zemergjera dhe me dashamirsja karshi Shqiptarve !

  3. dylber says:

    E kishte mire Enveri. Nuk pranonte te futej ne organizata te BE dhe e lutnin te futej. Ndrsa ne “demokraci” momentin qe ne i lutim ata nuk na e futin

  4. Kacamilli says:

    Nese keta nuk japin statusin, na takon neve te ndryshojme qendrimin dhe te rishikojme marrdheniet me BE. Islanda nje vend me i vogel se ne ka ndalur se negociuari dhe po rishikon pozicionin e saj ne lidhje me BE. Vertete eshte nje vend i vogel, por ka nje personalitet te admirueshem. Perfundimisht nese keta thone Jo jam i idese qe te shikojme drejt vendeve me te cilat mund te kemi marrdhenie te mira ekonomike si KIna, vendet e Amerikes Latine etj. Shkembimet me keto vende mund te na forcojne financat. Sa per demokracine i dhame provat kur perzume qeverite e majta dhe te djathta me vote ne 2005 dhe 2013. Nese mbajme kete qendrim, te jeni te bindur qe ne ta ardhmen do na kerkojne ATA

  5. xhont says:

    s’do ishte koq me ja rras njiher ksaj arsh-tones nga pos ,
    kushedi serbet pranej fitun besimin e ksaj baxhelle

    1. DoniMePerEnverHoxhen??? says:

      Mir e ke koxhont po kush tja rraci se keta tanet jane te gjith te tredhur… duke filluar nga edi e dil tek sala keta jane te gjithe TritanPresha… qe kur vdiq enveri qe ta rracte qeverrive tona kush tua reaci… ndaj dhe bredhin hu me hu…

  6. Parlamenti Europian eshte bere si jurite tek festivali europian i kenges,te cilet e kane emrin e fituesit ne zarf,por per arsye te emocioneve qe don te percoje te teleshikuesit e vonon deri ne momentin final.Cdo gje ne ditet e sotme eshte e paracaktuar,dhe nuk mund ti lihet ne dore rastesise.

  7. Pidhary Qivaç me Kar Kartoni says:

    E shqiptare
    Po e kaloni klasen e!
    Por si bythqira ama!
    Ju kujtut se ja hudhet
    Gaboheni,sepse ai qe han njiher kar e don ate gkithnji.
    Edhe shqkptart,si bythqima lulishtesh po futen n europ,dhe bythqima do ngelen pergjithnji.
    Ne fund te fundit,a nuk esht vet europa qe don me shtrydh bolet a?
    Dhe ka gjet shqiptart.
    Lavatricja e europs.

  8. lili says:

    Problemi eshte se “miqt” e LULEZIM SALES OSE SALI LULEZIMIT po lobojne shume tek b…q….t Hollandeze qe Shqiperise mos ti jepet statusi !Miqt erdhen apostafat per tu dhene lajmin ketyre te dyve e per tu marre kestin.S’eshte budalla krimineli Sali e e la boshe arken e shtetit ,per kesisoj punesh.Ai ka hequr para jo vetem per lobingje por edhe per “grusht shteti” e me pas ti rijpin titullin qe i shkon per shtat ketij krimineli “Burre shteti”!

  9. xhelal says:

    Me Hollanden e regullojme punen nepermjet Lazaratit se ata vetem hashash duan.

  10. lani says:

    ore therritini nje here kokes a jemi ne per ne Europe ?
    Hollanda nuk te pengon kot. Ajo e shikon qe shqiperise i duhen dhe shume vite qe te jete aty ku eshte Europa. A e pate shtetin qe ndertoi Sali berisha ? Gjithe maloket e veriut u bene miliarder duke vjedhur e zaptuar c`do gje .Vetem nje shembull shume te thjeshte mund te marrim . Ketu tek ne ka disa vjet qe ka hyre ligji per ndalimin e duhanit ne ambjente publike dhe asnje nuk e zbaton….shikoni pisllekun, korupsionin etjr….etjr.
    Pse i shajme hollandezet ,ata kane qene ne krah te shqiperise por shqiptari e ka edukaten kalova lumin te dhjefsha kalin.

  11. zyber says:

    Nuk I jepet statusi shqiperise. Shqiperia duhet te ndaj vijen ideologjike. Ajo nuk mund te jete njeheresh edhe anetare e organiztes islamike.edhe anetare e BE.

  12. Uarda says:

    Ne se Shqiperia nuk jep shenja afrimi me shtete te tjera si Kina, Rusia apo ndonje tjeter, Europa kurre nuk do perpiqet te na afroje…
    Shikoni Ukrainen! Ata i thone jo Evropes, Evropa perpiqet t’i marre me zor!
    Keshtu duhet t’jua bejme edhe ne!
    Po Edi e ka mendjen te rrezoje pallate me leje dhe te fuse ne burg hallen e Albana Vokshit…

  13. Pirro54 says:

    Do ti lutesha redaksise te rruaje etiken dhe te beje seleksionimin e komenteve ne planin etik. nuk eshte as ne dinjitetin e kesaj gazete qe tu jape hapesire komentuseve qe perdorin fjalor banal. Ndoshta ata jane te indinjuar apo te fyer nga problemet qe ka sot Shqiperia apo nga trajtimi i tyre, por kjo nuk duhet tu jape hapesire per te shthurrur gojen e per te perdorur nje fjalor banal. Kuer i madhi Dritero diskutonte njehere per poezine tha se ne letersine tone nuk mund tu japim hapesire banaliteteve te tilla si nje vargezimi te tille “O borgjez o koke llastik/Rrofte Bashkimi Sovjetik” vetem se shajne borgjezet dhe lavderojne BRSS. Le ta leme te paster fushen e komenteve qofte dhe me mendime te kunderta me arikullshkruesin por jo me fyerje e banalitete.

  14. Horri i i Bulevardit says:

    BE-ja na pranon si kandidate dhe me vone si anetare, kur te izolohet krimi dhe krimi ne Shqiperi e ka emrin Sali Berisha, Ridvan Bode, Lulzim Basha dhe kulicet e Saliut, coini para drejtesise vrasesit e FEMIJEVE DHE BANOREVE te Gerdecit, coini para drejtesise, VRASESIT E 21 JANARIT dhe do te shihni se hyrja ne BE, nuk eshte kaq e zorrshme.
    Ndryshimi radikal ne drejtesi, do te jape mesazhin se Shqiperia dhe shqiptaret, jane serioze ne kerkesat dhe aspiratat e tyre proeuropiane.
    Prandaj qeveria e re duhet te mos terhiqet para krimit berishian, por ta coje koken e krimit para drejtesise.

  15. Kozmo says:

    Per gjendje qe ndodhet sot Shqiperia ,eshte e domosdoshme
    dhenia e Statusit te BE ,sepse Shqiperia perfiton ndihma te medha .
    Europa e ka te qarte , qe Shqiperia nuk mund te zhvillohet
    pa kete pakete . Ndoshta politikanet tane impenjohen me
    shume ne ndryshimet e tyre.
    Uroj qe Shqiperia ta marri kete Status , panvarsisht qe ne
    nuk kemi bere Reforma ,Gjithashtu uroj qe populli ne nje
    te ardheme mos te pendohet per kete bashkim , se dardha
    bishtin mbrapa e ka.

  16. shkodrani(AUSTRI) says:

    Cdo gje eshte e parashikuar , statusin e jep vetem amerika e kjo sot nuk eshte e gatshme tja beje kete peshqesh shqipris, arsyenat cdo njeri qe e lezon dhe e ndjek politiken dihen prandaj prisni edhe pak per mos me thene deri mbas zgjedhjeve lokale.Klasa politike e jona eshte e kalbur e mjer shqiprija per keto qe ka ne krye.

  17. aleks says:

    Oh evropa e shkrete cka per te hequr tani,me shqiptaret ne gjirin e saj. deri tani hunin nga dritarja por tani do ju hapi dhe deren shqiptareve, mori fund evropa nuk do ekzistoje me nga krimet dhe prostitucioni apo droga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje