Anomali në vendosjen e eksplozivit ndaj Dervishit/ Celulari mori dy SMS dhe s’shpërtheu

17 Dhjetor 2013, 09:42Politika TEMA

Mekanizmi plasës i vendosur në automjetin e prefektit të Vlorës Besnik Dervishi ka pasur një anomali.

Prokuroria ka ngushtuar rrethin e vendeve të dyshimta për montimin e bombës nën makinë, duke ngritur dyshime se vendosja e saj është bërë te pallati ku banon Besnik Dervishi në Vlorë, teksa makina ka qenë e parkuar aty.

Nga ana tjetër, është saktësuar se telefoni “Samsung” ka marrë dy SMS që janë gjetur të pahapura, edhe pse nuk dihet nëse mesazhet janë dërguar para apo pas vendosjes së celularit nën makinë bashkë me bombën me dy detonatorë.

Dyshimet janë se numri nuk është përdorur prej kohësh dhe pasi është vënë në përdorim së fundi, sapo telefoni ka hyrë në rrjet, kanë mbërritur edhe mesazhet.

Bëhet fjalë për dy SMS të zakonshme të dërguara në seri nga vetë kompania për ofertat promocionale të saj, me të cilat njoftohen periodikisht klientët sa herë që ka oferta.

Megjithëse kanë mbërritur mesazhet, telefoni nuk ka bërë aktivizimin e bombës me 200 gramë eksploziv.

Sipas verifikimeve, dyshimi i parë është se lënda plasëse nuk është aktivizuar, pasi ndërtimi i saj ka qenë amator.

“Celulari ka qenë i lidhur me dy detonatorë, ndërkohë që rryma që krijohet në momentin e thirrjes në telefon është mikro, pra është shumë e vogël. Në raste të ngjashme më parë është përdorur një përforcues amplifikator mes celularit dhe detonatorit për forcimin e mikrorrymës”, citohen në gazetën Panorama burimet nga hetimi.

Sipas tyre, dyshohet se në këtë rast rryma e prodhuar nga telefoni ka qenë e pamjaftueshme për dy detonatorët.

25 komente në “Anomali në vendosjen e eksplozivit ndaj Dervishit/ Celulari mori dy SMS dhe s’shpërtheu”

  1. Lali says:

    Epo atehere nuke kane qene specialiste kjo nuke duhet te ndodhe!! Agron Kulici ishte i zene.

    1. turi says:

      hahaha po ben gati bycen per zan caushin kulici me shoke…BURG MASKARENJVE.

    2. Çimi, shoku i Melaminit says:

      Alooo Çimi jam…
      Jepuni edhe nga gjobe disa milione euro kompanive qe u gjenden kartat te tregu, dhe blihen pa asnje lloj kontrolli!!!!!
      Alooo Çimi isha…

  2. Nikiu says:

    Tani i bie qe ta mesojne kriminelet qe here tjeter te perdorin amplifikator. Kush eshte ai prokuror i mencur qe ndjerr informacione te tilla ne shesh?!?!?

  3. katallani says:

    epo se dinim qe u dashka dhe amplifikator. hajde lajme hajde: si u tregoka se cfare duhet te bejne kriminelat qr ye shpertheje. BULLSHIT

  4. sopiqoti says:

    Vleresoni thirjet e koheve te fundit me ane te te cilave behet thirje per lufte>Autoret e tyre jane edhe autoret e krimit.Ate goditje qe pesoi Sali Berisha me 23 Qershor nuk e haron aq kollaj.Le te kujtojme edhe thenien tjeter;:”…rini urte se une vetem me gjuetaret e Mamurasit e pushtoj Tiranen…”

  5. Cudia says:

    Info sh e dobishme. Po amplifikatoret ku blihen?

  6. Ustai says:

    Si ka mundesi qe nga Prokuroria dalin te tilla te dhena (jo hera e pare ),qe lidhen ne fund te fundit me prishjen e hetimit.Me apo pa dashje?!
    Ky fenomen a eshte hetuar ndonjehere nga Prokuroria e Pergjithshme?!
    Kam mendimin se reforma me e pare qe duihet bere ne Shqiperi eshte ajo e sistemit te Drejtesise. Perndryshe cdo reforme(qofte e lidhur me deshiren e qeverise se Re)ne fusha te tjera,do te deshtoje.Bashkohem me zerin e disa juristeve qe duhet nje referendum per ndryshimin e Kushtetutes…pra qe ndryshimi te mos jet politik.

  7. skenda says:

    Manualin e plote e publikuat ne media!!!Sa amater qe jeni.Edhe policia po edhe mediumi qe nuk shiqon se qka plason ne publik.

  8. dora says:

    Si ka mundesi qe shteti nuk ndihet fare mbi kete ceshtje… veprimi hyn ne dosjen e terrorizmit, shkalla me e rende e krimit.
    Si ka mundesi qe kryeministri apo ministri i brendshem nuk kan dhene asnje deklarate mbi kete ceshtje???
    Vras mendjen, sikur kjo ti kishte ndodhur keltisit prefekt ne kohe te saliut kryeminister… do e kishte zbuluar per 24 ore. turp per heshtjen, turp per paaftesine ne mbrojtje te funksionarve te shtetit.
    KESHTU NUK BEHE AS SHTETI AS RILINDJA!!!

    1. Edmondd says:

      mos u merzit o dorjana kyci

  9. skelari. says:

    po sikur ishin top-sekret hetimet. cvete

  10. plaku dhe deti says:

    here tjeter Nokia,jo Samsung.Detaje te ketij lloji jane per gallate,mos e diskuto.Jo po ta kishte zilen me vibracion.Bateria ishte e mbushur,ca thone se kushedi qekur eshte vene bomba,jo po e kane vene qe vjet dhe kane harruar.

  11. Rudina says:

    Ha,ha,ha, sic bente Enveri, xhaxhi i Edi Rames, kur sajonte qe e kercenonin ate dhe zagaret e tij.

  12. estrefi says:

    Ja dhe injorantet , u duket informacion konfidenical qe s’kish amplifikator. Amplifikatori ne kete rast eshte si the thuash s’kish makina turbo te instaluar dhe ndaj nuk e terhoqi ngarkesen. Ai qe ben bomben eshte mjeshter. thjesht mesazhet i ka derguar kompania para. Po oren kur jane derguar e kane ato mesazhet ? Ai tipi di ta hapi celularin, te lidhi bomben ku duhet ku kalon rruma e thirrjes. Nese do kish thirrje te humbur athere eshte tentuar te shperthehet. Keto i di dhe nje me te mesme i harry fulsit jo me nje inginier elektronik i kontraktuar nga krimi.

  13. ajaxs says:

    Ai nuk ka patur ne makine eksplozive. Eshte loje e policise. E futen makinen ne parkim,e zbriten prefektin nga makina duke i thene se ke eksploziv ne makine. U njoftuan specialistet ,te cilet erdhen me celular dhe dinamit. Ja vendosen dinamitin makines, realizuan plasjen dhe u REALIZUA SHOU i radhes. Policia beri nje zbulim te madhe, neutralizoi eksplozivin ne makine.Populli i beson te gjitha.

  14. fredi guri says:

    bravo mero kto jan lajme mos flit pre mardheniet e fmn qeverin dhe pazaret e ndyra qe po bejn ne dem te a SHQIPNIS E SHQIPTAREVE prandaj e sollen cifutetne qeveri per te sjell prap fmn ne SHQIPNI e tja ngopin sic ja ngopen greqis ti o kellir vazhdo ncit SHQIPTARET nga jugu ederi ne very sa me shum mos flit per pazaret e ndyra qe bejn keta kelysha me cifut per te rrenuar SHQIPTARET

  15. Baro Liçaj says:

    Agron Kuliçaj nuk ka gjetur speciliastin e duhur per pergatitjen dhe aktivizimin e bombes per ta realizuar me sukses qellimin !

  16. elinor says:

    Si duket e paska vu vete prokuroria bomben dhe tani po u dergojne fjale vrasesve te punesuar qe heren tjeter te perdorin nje amplifikator….dhe te mos bejne me gabime te tilla trashanike!!!

  17. arta says:

    boll se late nam me keto iskenime

  18. Kendveshtrim tjeter says:

    Medoj se aktivizimi me mesazhet e rjetit,eshte mendim prej specialisti.
    Ne kete antetat te deshtuar,ka nje grup te organizuar,deri ne specialist e rjetit te celularve.
    Fati ka qene kryespecialisti !

  19. polisi. says:

    ore mund tena eshpjgoin ma mir si perdoren kto ata te prokuroris hajde lajm hajde

    1. fronti demokratik says:

      Shoke te Temes, nje pyetje: kur do te nisin debim-internimet e rrreaksionarrrrvet?

  20. Shqiptar says:

    A ka mundesi qe ky prokurori te japi cdo detaj qe ka dosja, madje edhe emrat e skuadres qe po merret me hetimin? Ketij vetem prokuror nuk i thuhet. Ma merr mendja eshte nga ata prokuroret qe u ben me shkolle 2 vjecare pas monizmit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje