Policia shkencore ka arritur të gjejë gjurmë gishtash në letrën e natribanit, e cila u përdor për të mbështjellë eksplozivin e vendosur në makinën e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.
Në bazë të verifikimeve të kryera deri tani nga ekspertët e laboratorit të policisë kriminale këto gjurmë nuk i përkasin asnjë personi me precedent penal, të cilët ndodhen në skedarët e Policisë së Shtetit, raporton Ora News.
Për këtë arsye me kërkesë së prokurorëve të çështjes, policia i ka kërkuar firmës Aleat, e cila prodhon dokumentet e identifikimit në Shqipëri, të bëjë krahasimin se të kujt janë këto gjurmë gishtash, nëse ai person është pajisur me dokumente biometrike.
Pavarësisht se kërkesa ka disa ditë që është bërë, ende nuk ka një përgjigje nga kompania. Policia e Shtetit në këtë rast është e detyruar të presë përgjigje, pasi në kontratën e nënshkruar nga Ministria e Brendshme me këtë koncesionar, ministria nuk disponon të gjithë gjurmët e gishtave të personave që aplikojnë për dokumente, sepse të dhënat janë në pronësi të firmës Aleat.
Ndërsa mësohet nga grupi hetimor se pista kryesore mbi të cilën po hetohet është ajo për shkak të detyrës së Besnik Dervishit si prefekt i Vlorës.
Hetime ka pasur edhe për persona të veçantë, ku në lupën e hetimit janë dy persona, tashmë të dënuar për vrasje dhe që ndodhen në qeli, të njohur si organizatorë të rrjetit të vendosjes së bombave me aparat celular.
Kryesisht hetimet po kryhen në rrethin shoqëror të këtyre dy personave,të cilët dyshohet se janë vendosësit e C4 në makinën e prefektit.
Ndërkohë që policia dhe prokuroria vazhdojnë të marrin në pyetje shumë persona, të cilët kanë pasur kontakte ditët e fundit me makinën e Besnik Dervishit.
hajt se per nja 3 jave te tjera gjejne dhe ndonje qime floku te mbetur te marmita…
Çfarë di Doktori për tritolin?
http://goo.gl/V11ZSl
KM RAMA;
Rishikoni marreveshjen/beni transparencen me firmen Aleat.
Nuk mund ti mbaje nje kompani Ferdinand Ponit te dhenat tona te identitetit.
Ky eshte TURP!
Policia i ka kerkuar firmes “ALEAT”…………… se te kujt jane keto gjurme gishtash.
Qofshi vete o shqiptare.NENEN SHQIPERI QAJENI DHE VARROSENI TEK MONUMENTI NE TE NJEJTIN EMER QE NDERTOI ENVERI NE VARREZAT E “DESHMOREVE”
Hahahahahahaha sa i madh! Fiks fare e ke thene!
Gjurmet e gishtave do jene te ndonje Ufo-je.
A kane Ufo-t pasaporta biometrike?
A kane Ufo-t ngjyre mavi apo blu ?!
O c’na gjeti !
he mo se shpejt e gjetet.Punoni rendshem ju :P!Lere se u harrua ai muhabet,e pa rama qe skenari ishte i dobet,ca e ngacmoni ende?
Te na rroje “Aleat”, i cili qenka pronari i te dhenave biometrike te shqiptareve. Shtet prej letre, por jo leter dosido, po leter higjenike.
Po c’fare lajmi eshte ky.Policia gjeti gjurme gishtas po s’ka autore.Po pyetni more perfektin se n’doshta ua tregon.
Ah mor Albaneze qe jeni kritikaret me profesioniste te botes
bashke me ty zotrote… dukesh qe mendon se je karaspecialist
Ne kane lene gjurme gishtash keta qe e kane vene explozivin paskan qene kalamajte e lagjes qe pelcasin shashka ose me gjase jane gjurmet e gishtave te policeve qe e kane hequr nga makina!
http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/37706
Ketu eshte kthyer per 23 vjet si republike bananesh,qe sherben vetem per te marre lende te para ,dhe aborigjenet jane lene ne meshire te fatit.He ,me rrofsh o dhimokraqi.
@KOCI XOXE, nga komentet më të bukura që kam lexuar…Dhe pastaj na e kanë fajin ekstremistat evropianë…
Mendoj se të gjithë shqiptarët që kanë marrë kartë identiteti, të hedhin në gjyq shtetin, për tregëtim të të dhënave personale dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut, duke i lejuar gjurmët e gjishtrinjve një firme private… O Zot, çdo të na dëgjojnë veshët akoma…???!!!
po c ‘eshte ky skandal keshtu,,, gjurmet tona te gishtave jane ne pronesi te kompanise qe ben kartat e identitetit,,,, po kjo eshte skandaloze,,,, veproni o njerez te ndreqni gjerat qe kane bere ata njerez te pa ndreqshem….