Plagoset një polic gjatë një kontrolli në banesë. Vendoset shpërblim për kapjen e autorit

29 Dhjetor 2013, 09:02Politika TEMA
Plagoset një polic gjatë një kontrolli në banesë.

Një oficer policie u plagos mëngjesin e sotëm në zonen e ish- Kënetës në Durrës.

Forcat e policisë kishin shkuar për kontroll në banesën e Gazmend Markut, por ai u është përgjigjur me breshëri automatiku.

Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur polici Agron Halili.

Ai e mori plumbin në dorë.

Policia ka vendosur shumën 5000 euro shpërblim për çdo person që do të japi informacionin e duhur për kapjen e Markut.

Policia u ka bërë apel qytetarëve të japin informacion mbi vendndodhjen e autorit të plagosjes duke u premtuar se do të ruhet plotësisht anonimati.

Policia ka dhënë detaje edhe për arratisjen e autorit. Sipas informacioneve të fundit Marku u largua nga banesa me makinën e babait të tij menjëherë pas përplasjes me policinë.

Ndërkohë ditën e sotme Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit kanë vizituar në spital efektivin e policisë që mbeti i plagosur në aksion Agron Halili./ep

18 komente në “Plagoset një polic gjatë një kontrolli në banesë. Vendoset shpërblim për kapjen e autorit”

    1. Ilir Hoti says:

      Nu flitet per .popullin’ i trashe a i holle….. Individi mban pergjegjesine per veprimet vetjake…Keshtu e ka gjithe bota e civilizuar.

  1. çadra-Pistolet says:

    Per ata qe qellojne mbi policine duhet te kete denime maksimale!

  2. Marin Barleti says:

    Punë “malokësh”, që kanë zbritur në fushë…(të më falin malësorët, nuk e kam me ta)

  3. gent says:

    maloke te armatosur … duhen c´armatosur sa me pare

  4. x-y-z says:

    per rastet e ndodhura del se ne durres eshte rritur shume krimi keto vitet e fundit si rezultat i shtimit te popullsise. durrsit duhet ti shtohet dhe nje komisarjat policie

  5. Anonim says:

    Une mendoj se jane egersuar bandat kriminale dhe krimi ne vend per te dekurajuar shtetin ne luften kunder tij eshte e vertete po behet lufet territoresh. nese nuk kthehet ligji me vdekje dhe nese nuk ashpersohen masta veshtire te luftohet krimi sepse ka edhe kallashin ne dore por ka dhe parane.

  6. Shpellari says:

    “…..NDREDODES”
    Jane çeçenet qe zbriten nga vendlindja e SHPELLARIT ish-kryeminister, qe ndjekin shembullin e tij

  7. Rajub says:

    c pret nga ndre gjon gjin ndue mark mhilldoda

  8. agron says:

    ….

    shtet i korruptuar nga maja deri ne rrenje!!!!!

  9. sali morri dhe kapterr kerrici says:

    @ agron, po s’te pelqeu lighi shko ne shpelle nga ke dale!

  10. gjon says:

    Pergjegjesi per armet qe mban populli eshte e SALI BERISHES qe hapi depot e armatimit.Sa per arratisjen e MARKUT eshte pa aftesija e Policeve qe kane shkuar per kontroll te cilet duhet te mbajne pergjegjesi.

  11. Tra la la zura nje gale ?????? says:

    Aq te hutuar qe jeni sa vazhdoni akoma flisni sikur jeni ne fushata elektorale?Gallata ketu nuk ka fund dhe se eshte fundi i vitit avazi eshte i vjeter!!!Kriminelet nuk jan te majt apo te djatht.Pyetja qe duhet ti beni vetes pse nje polic i vetem shkon per kontroll banese,apo per arrestim apo per te zbatuar ligjin si doni dhe ju??? Mendimi im eshte se do u jen prishur pazaret diku ketyre te dyve,se te vesh ne shtepin e tjetrit pas mesnate dhe vetem ,nuk ka kuptim per ligj €€€€€€ ketu eshte muhabeti ,.

  12. Anton Nepravishta says:

    Sajmir Tahiri do i zgjidhi keto pune…

  13. ILIRET says:

    Mire krimineli ishte i armatosur, po policet, me duar ne xhepa ishin? C’jane keta police keshtu?
    Krimineli del nga shtepia, hap zjarr mbi policine, mund te kishte vrare nja pese police. Pastaj ka kohe te ndeze makinen, hap porten dhe largohet.
    Pastaj policet therrasin: – “U na iku”.
    Po pse i keni armet e duarthare? Po ka faj ai qe nuk ju shenoi mire. Keni gjak, a s’keni gjak? Po grijeni, more, bejeni shoshe, para se te leni femijet jetime.
    Dhe nuk eshte rasti i pare. Sa police jane vrare nga kriminelet? Me dhjetra. Po kriminele, sa jane vrare? Asnje. Harram qumeshti i nenes, qullasha, per te mos thene ndonje fjale tjeter….

  14. shushica says:

    po polici ku e kish armen.kjo tregon qe policia jon nuk eshte e aft te godas krimin.

  15. kel ukaj says:

    Eshte interesante? Nuk kemi shpjegime ne lidhje me ngjarjen, por mund ta ndertojme keshtu. Policia ka shkuar te arrestoje nje person ne kerkim. Sigurisht qe ka qene nje operacion me leje te Gjykates. Policia ka shkuar si ne dasem, pa respektuar rregullat e operacionit. Personi i kerkuar qellon mbi “dasmoret” police. Nje polic plagoset, policet e tjere dhjesin breket e ikin, krimineli ka meshire per policin e plagosur e largohet ne drejtim te paditur. Tani shteti ofron 5000 euro kush jep informacion. E kush i paguan keto 5000 euro? Populli! E kush e ruan anonimitetin? Ha! Ha! Ha! Asknje qytetar shqiptar nuk e beson shtetin shqiptar. Me pare duhet te denohen kriminelet e Sali QENIT, dhe jo vetem Ai me perdorimin e dokumentave sheterore ne kundershtim me ligjet.

  16. Vlere kane faktet jo llafet! says:

    @ Rajub
    O Rajub po cke o i uruar me emrat Ndre, Gjin, Gjon, Mark Dode etj? Jane emra shqiptare o djale jo nga gadishulli Arabik si nick-name yt! Une mund te arrij te kuptoj se ta vrasin veshin ty dhe shume si ty, por e verteta eshte se ardhacak ne Durres smund te konsiderohet nje malesor nga Mirdita, por nje zaptues me callme nga Libia, Irani apo Siria!
    Kto jane padrejtesite e historise, por te pakten mos ti therrasim derrit daje e zaptuesit ti themi vendali!
    Sja ka fajin emri djalit qe ka qelluar ndaj policit o “Rajuber” dhe sjane maloke, por malesore shqiptaret qe kane jetuar nder male!
    Per fat te keq forumi i Temes eshte kthyer ne keneten ku perdite e me teper rritet kjo fryme e qelbur krahinarizmi dhe dasish mes shqiptareve dhe shqipfolesve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje