Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur që të mos miratojë projektbuxhetin për vitin që vjen.
Këshilltarët e shumicës së re e kanë vlerësuar si jotransparent këtë buxhet, ndaj kanë kërkuar që miratimi i tij të shtyhet për në ditët e para të janarit.
Këshilli Bashkiak i ka kërkuar kryebashkiakut që ta konsultojë me qytetarët këtë buxhet.
Mbledhja për këtë çështje nisi me debate për shkak se i pranishëm nuk ishte kryetari, Lulzim Basha, por nënkryetari, Enno Bozdo.
Basha nga ana e tij merrej me buxhetin e qeverisë.
Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, tha se Tirana nuk ka një kryebashkiak.
Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2014 është parashikuar 8 miliardë e 645 milionë lek, ku ndër projektet më të rëndësishme janë bulevardi i ri, trami, terminali multi-modal, rehabilitimi i lumit të Tiranës, e të tjera./ep
te japi DOREHEQJEN.
–eshte veprim i gabuar bllokimi i buxhetit , kshilli duhet te paraqes vrejtjet dhe me shumice vrejtjet e sugjerimet te miratohen duke vene ne zbatim kete buxhet qe eshte dhe ne interes te qytetareve