A mund ta rrëzojë ky njeri kryeministrin turk?

28 Dhjetor 2013, 10:49Politika TEMA

Një mega- krizë ka mbërthyer Turqinë.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan është nën presion si kurrë më parë.

Protestuesit kanë dalë sërish në rrugë dhe policia ka përdorur dhunë ndaj tyre.

Gjithçka erdhi pas një skandali korrupsioni që tronditi vendin.

Djemtë e dy ministrave u arrestuan, një i tretë u mor në pyetje dhe i lirua.

Pas këtij veprimi, tre ministrat dhanë dorëheqjen, një u shkarkua.

Erdogan bëri ndryshime në kabinet, por e gjithë bota tani i ka sytë tek një kundërshtar i Erdogan-it, Fethullah Guelen.

Thuhet se lëvizja e tij, Hizmet, ka ndikuar në arrestimet e fundit, pasi njerëzit e Guelen kanë poste kyçe në polici e gjyqësor.

Por kush është 72- vjeçari Guelen dhe sa i rrezikshëm mund të jetë ai për kryeministrin turk?

Predikuesi Guelen është djali i një imami me origjinë nga Anadolli lindor. Edhe vetë u bë imam.

Në vitin 1999, për shkak se akuzohej nga drejtësia turke për komplot ndaj shtetit sekular, ai u arratis në SHBA dhe jeton që prej atëherë aty. Ka miliona pasues, jo vetëm në Turqi.

Por çfarë është lëvizja e tij?

Sipas Bild, është një lëvizje reformiste, kryesisht aktive në fushën e arsimit.

Guelen, që vetë ka bërë vetëm shkollën fillore, është i mendimit se arsimi ka një rëndësi shumë të madhe.

Në Turqi, por edhe në dhjetëra vende, përfshi Shqipërinë e Kosovën, ka një rrjet me shkolla fillore dhe të mesme, që i përkasin lëvizjes së tij.

Lëvizja e tij Hizmet ka disa televizione në Turqi, por edhe të përditshmen e madhe Zaman.

Por sa e fuqishme është kjo lëvizje në Turqi?

Ekspertët thonë se ka shumë ndikim. Ajo ka pasur rolin e saj në ardhjen në pushtet të partisë së Erdogan.

Vetë Presidenti Abdullah Guel dhe ministri i Arsimit, Buelent Arinc janë të afërt me lëvizjen.

Dikur Erdogan dhe Guelen ishin aleatë kundër kemalistëve- pasuesve të themeluesit të shtetit sekular, Mustafa Kemal Ataturk.

Por si erdhi kjo përplasje mes Guelen dhe Erdogan?

Mesa duket, Erdogan mendonte se lëvizje e Guelen po bëhej shumë e fuqishme.

Një konflikt publik ndodhi së fundmi kur Erdogan vendosi që të mbyllte kurset e hapura në vend. Por shumë prej tyre ishin hapur nga njerëzit e Guelen.

Kryeministri tha se këto qendra po i shërbenin pasanikëve. Mediat, si gazeta Zaman, e kundërshtuan ashpër këtë vendim. Edhe shumë deputetë shprehën zemërimin e tyre.

Por a mund ta rrëzojë Guelen nga pushteti kryeministrin turk?

Kjo është e diskutueshme.

Ekspertët thonë se lufta për pushtet do të dobësojë ndjeshëm partinë e Erdogan.

Vëzhguesit presin që të shohin se si do të ndikojë ky konflikt në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale në vitin 2014./ep

39 komente në “A mund ta rrëzojë ky njeri kryeministrin turk?”

  1. Aurenc Bebja says:

    Sipas pershkrimit te ketij artikulli Guelen mund te rrezoje Erdogan sepse qenka njeri me influence…por puna eshte se i perkasin te njejtes fryme politike…dmth mund te kete vetem nje nderrim karrigesh dhe jo ndonje ndryshim te madh ne sistemin politik turk…Gjithsesi edhe Erdogani se besoj se do e leshoje pushtetin pa pasur protesta masive ne vend…

    AB : http://darsiani.jimdo.com/

    1. Vlora says:

      Pak probleme tonat kemi ne Turqia na ngeli pa zgjidhur, late nam merruni me problemet tona se Turqise nuk i kercet per ne, eshte kohe e humbur

      Respekte

      1. Adriatik says:

        Morali i kesaj historie: ku ka islamizem nuk mund te kete demokraci funksionale.

    2. roni says:

      Me mjafton te shoh cilesine dhe emrin e mire qe kane kolegjet turke ne Shqiperi per te kuptuar se kush eshte me te drejten dhe kush ndyresira ne kete histori.

    3. peshkopia says:

      vertet ne shqiptaret merremi me problemet e nje shteti tjeter si turqia pasi ne vete kemi nji mije halle.
      ME SA DI UNE ESHTE NJE LEVIZJE KULTURORE DHE ARSIMORE NE TE GJITHE BOTEN PA NDONJE RREZIK KU DISA KOMENTUES FLASIN NE AJER DHE PA ARSYETUAR. BRAVO I QOFTE KETIJ NJERIU TE MADH QE PO VENDOS ARSIMIN DHE PARIMET NJEREZORE NE NJE BOTE TE TRAZUAR. RESPEKTE

  2. Marin Barleti says:

    Kryeson lëvizjen Hizmet, një njeri me arsim fillor…?! Kjo vetëm në popuj injorant-anadollakë, mund të ndodhë. Ose n.q.se pas këtij Guelen, fshihet dikush tjetër…

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Gjithmone fshihen grupat e interesit..Pervec Gjermanise, te gjitha te tjerat jane kapur prej fyti…Edhe ne Amerike..Presidenti s’ben dot me nje ligj sepse grupat e interesit hedhin me shume para sa eshte vet buxheti I shtetit qe liderat kane ne dispozicjon te mbrojne interesat e shtetit..Nuk ka me demokraci dhe te kerkosh te drejten..Flet paraja..S’ka rendesi c’fare grupi interesi je, mjafton qe leku qe hedh ti te jete me I madh se ai qe do te ndryshoj interesat tende..Jane aq te fuqishem, sa korruptojne nje Senat ose Kongres, e jo e jo me nje person…

    2. shperthyesi says:

      shume lidere skane bere shkolle fare, as qe kane lexuar fare libra biles, e megjithate kane drejtuar levize, kombe apo revolucione te medha.
      ndaj mos u nis me kete informacion, plus ai ka shkruar shume libra mesa kam pare online dhe duhet te shikosh dhe periudhen kur ai ka lindur, dhe cfare mundesish arsimi ka pasur ne ate kohe…se eshte 70 vjec, dmth i bie ka lindur diku ne vitet 1940-1950…

      1. Leon says:

        Injoranca eshte nena e gjithe te keqijave. Imagjinoni si do behet Turqia kur te udhehiqet nga nje injorant

    3. lexuesi says:

      Ky eshte padroni i kolegjeve turke ne alb dhe i universitetit epoka. Figure kontraversive, idhtaret e tij qe jane te shumte dhe mes shqiptareve e adhurojne si profet. Ne te njejten kohe eshte dhe vegel e amerikes dhe interesave globaliste.

      1. djali111 says:

        Komenti juaj “lexuesi” asht shumw interesant. Kwtw faktin e influencws amerikane nuk e pwrmendi askush nw komentet e maparshme. Gjithsesi, pwr mendimin tem, amerikws nuk i intereson njw Turqi e fortw (politikisht, ushtarakisht, financiarisht dhe aq ma tepwr geo-politikisht) pasi i prish ekuilibrat e lindjes sw mesme. Njwsoj si me pranverwn e Afrikws sw Veriut po mundohen tw sistemojnw edhe Turqinw. Hera e parw nuk funksionoi (protesta pwr sheshin Tasim , nwse nuk gaboj).Tw shohim kwtw tw dytwn. Shpresoj qw Erdogan t’ja ketw marr dorwn kwsaj pune.
        Respekte.

      2. somebody says:

        Te sygheroj pak te lexosh librat e tij dhe historine e tij pastaj mund te gjykosh

    4. peshkopia says:

      ARSYETIMI YT LE PER TE DESHIRUAR…paske rrjedhur fare….!

  3. katonak says:

    Akz ,dhe Vetevendosja e njohin shume mire se kush eshte gulen ,i ka financiuar perzemersisht deri tani ,gjoja levizje patriotike shqiptare, ku te parit i qante hallin xhamise se nazmagjase dhe ku do faleshin muslimanet ,ndersa te dytit i qante xhani per shamite neper shkolla

  4. peshkatari says:

    kushedi sa do jene merzitur korraket islamik te mbetur ne shqiperi. Shkoni urgjent ndihmoni baben ne Turqi. Gjaku po ju theret

  5. Korabi says:

    Fethullah Guelen eshte njeri nga me te pasurit ne Amerike.Atje ka nje rreth universitetesh te ngritura dhe sponsorizuar nga ai.Eshte njeriu me me influence ne Turqi.Eshte per nje Turqi islamike,dhe kjo eshte arsyeja qe kane kundershtime me Erdogan,se ky i fundit per hire te futjes ne B.E. ka neglizhuar disa reforma islamike te vendosura se bashku me Guelen.Fathulla Guelen ben pjese ne shume rrjete konspirative islamike dhe sponsorizon shume organizata,te destinuara ne perhapjen e islamizmit ne tere boten.Edhe ministri i arsimit turk,i cili vitet e fundit ka bere shume vizita ne Kosove dhe Shqiperi,per te fashitur krimet e perandorise turke ne vendin tone dhe ka kerkuar ndryshimin e historise per kete ceshtje,ka qene i ngarkuar me kete mision nga Islamiku me i rrezikshem Fthulla Guelen…

  6. Re'i says:

    Edhe ne Turqi kerkoka te vij ne pushtet nje “pellazg”.Keshtu i quanin kursantet e shkolles bashkuar enver hoxha qe ka mbaruar presidenti yne.Paska patur shume te drejte erdogani qe na quajti vellezer.

    1. cfar eshte e vertete says:

      Stergjysherit e Erdogani jane nga Kosova, ai e ka origjnen shqiptare.

  7. fatosi says:

    Kolegjet Turke ne Shqiperi dhe universitetet turke jane pjese e ketij rrjeti. Ato ne menyre te terthorte synojne perhapjen e myslimanizmit , fuqizimin e ketyre nxenesve, edukimin e tyre ne menyre qe te zene vende te rendesishme ne qeveri dhe insitucione private. Jane pikerisht keta qe do te ndihmojne kete levizje te vije ne pushtet. Ne disa vende te botes, shkollat e gulen jane mbyllur per te parandaluar kete gje.

    1. Mema says:

      Rrjetin me te madh te shkollave, levizja Gylen e ka ne SHBA dhe Europe. Nqs do ishte ashtu si thua ti, amerikanet do te ishin te paret qe do i ndalonit

  8. Landi- Sverige says:

    Erdoganinin e rrezikon vet Erdogani, menyra e qeverisjes dhe lodhja nga vitet e shumta te tij ne pushtet. Erdoganin e rrezikon korrupsioni gjigand i pushtetit te tij me nje parti qe eshte fryre kaq shume nga shtresa te niveleve te uleta te shoqerise turke qe kerkojne nje pasurim te shpejte ne “tepsine” e pushtetit. Erdoganin e rrezikon forca e pushtetit te tij dhe endrra e tij per tu kthyher si nje sulltan i perandorise otomane duke kontrolluar cdo qelize te shtetit turk si dhe deshira manjake e tij per kthimin e Turqise ne nje superfuqi ne rajon duke perdorur shpesh here nje gjuhe te ashper dhe te rrezikshme per vet Turqine me vendet e rajonit si Izraeli, Siria, por edhe ndaj SHBA-se dhe BE-se. Erdogani rrezikohet nga lufta e tij ndaj shtetit laik qemalist, nga mungesa e te drejtave te njeriut dhe demokracise ne vend. Erdogani rrezikohet nga disnivelet e medha te shoqerise turke, nga mosqenia kurre e nje shteti demokratik si dhe nga pervoja e hidhur e grushteve te vazhdueshme ushtarake. Erdoganin e rrezikon lufta brenda partise se tij qe tashme do te jete me e ashper duke ditur se vet Erdogan nuk mund te rizgjidhet me ne postin e kryeministrit ne zgjedhjet e vitit 2015.
    Ne qoftese Erdogan do e kaloj kete krize me humbje jo te medha, atehere ai e ka te sigurte zgjedhjen e tij ne krye te shtetit turk si president i Turqise.

    1. dajt says:

      Shpjegim shterrues. Urime! Njerezit duhet te kuptojne pse po ben te fortin Erdogani pikerisht tani

  9. kaldaisti says:

    Po pati trazira e grushte shteti gjithmone del qe ata qe i drejtojne keto levizje ose kane mbaruar shkollat ose kane jetuar prane “perandorise”.I tille ishte edhe Sali Ram Berisha i rekrutuar qysh ne studimet e tij ne France nga “perandoria” qe e vuri e e la te livadhiste per mese 23 vjete deri sa zbrazi te gjithe depon me te madhe te Ballkanit nga armet qe shkuan ne drejtim te paditur!Pyetja eshte a do te kete fatin e Shqiperise edhe Turqia ?

  10. Tiku Stamboll says:

    Ky shkrim ka shume probleme, qe nga emri i personazheve e deri tek paraqitja e situates. Levizja e Gylenit i ka ndejt gjithe larg politikes dhe nuk i qaset joshjeve te saj. Si njohes i realitetit turk mund te them se problemi ka nisur per shkak se Erdogan eshte ne fund te mandatit te tij te trete. Partia ka rregullin qe asnje kryeminister smund te beje me shume se tre. Erdogan ka qeverisur der tani duke nxjerre grupe armiqesore, me pare ushtaraket, nxorri izraelin dhe tani Gylenin dhe SHBAte. Tani me keto levizje kerkon te justifikoje nje mandat te katert. Ashtu si Saliu e trashi zullumin duke vjedh. Njerit prej djemve te ministrave iu kapen 1.5 mln dollar fshehur ne kuti kepucesh,tjetrit iu gjeten tre kasa parash dhe 2 numeruese parash fshehur ne shtepi dhe 4.5 mln euro! Turqia eshte bere lavatricja e pastrimit te parave te Iranit. Drejtesia dhe policia jane te fuqishme ketu ndryshe nga ato te Saliut dhe prandaj ndodhen arrestimet. Kjo edhe me bekimin e shba-ve per shkak te shkeljes se embargos ndaj iranit. Erdogan godet tani Gylenin duke kerkuar nje fajtor nderkohe qe Turqia po shkon drejt diktatures. Uroj qe te kem ndihmuar pakez ne shpjegimin e gjendjes per lexuesit e nderuar te TEMAs.

  11. Qiri i ndezur... says:

    Guelen nuk mund te quhet reformator,por zgjatim i bishtit te vjeteruar te Erdogan!Kush ndjek politiken turke kupton se partitë myslimane jane vetem komplementuese dhe mundet te kemi ikje te Erdogan jo vetem nga korrupsioni por dhe veshtiresite e monedhes turke qe keto kohe po peson zhvleftesim drastik!Reformatoret e vertet ne Turqi jane laiket,por ata ende sfumohen nga fanatiket myslymane!…Risi e Guelen eshtë se edhe nje i pashkolle,mund te beje per vete miliona mbeshtetes gjer ne Shqiperi dhe e pabesueshmja behet e besueshme duke vendosur Guelen rekord gines,per arsimin ne politikë! Ate gjer tani e mbante Bossi i Italise si ish minister reformash dhe lider i “Legës se Veriut”,me arsim 8 vjecar;por dhe disa politikane te tjere te Italise ku dhe kryeministri D’Alema nuk kishte arsim te larte,por te mesem…Rutelli ish zv/kryeminister dhe kryetar i bashkise se Romes me arsim te mesem!Fatmirsisht shqiperia nuk ka politikan me arsim fillor,por gjykohet se gjithe kabineti i qeverise Berisha,perfshi dhe vet Berishën,nuk kalonte “de fakto” arsimin 8 vjecar të kohes moniste,megjithse “de jure”,te gjithe mbanin diploma te arsimit te larte!..Edhe Rilindja ka me diploma te universiteteve te huaja,por veshtire se pas 300 diteve Sovrani do bindet se jane me arsim te larte!…Reformatori turk,nuk reformon dot as callmen!…Ishte gjigand Ataturk!…

  12. Marin Barleti says:

    Një Ataturk, del një herë në pesëqint vjet. Por veprën e tij kërkon ta eliminojë fondamentalizmi islamik. Do t’ja arrijë vallë? Mbetet ta shohim…

  13. Kadri Dushku says:

    Turqia po shkon drejt shkaterrimit te plote politik dhe ekonomik. Shperberja e Sirise do vazhdoje me shkaterrimin e Turqise dhe te Irakut. Nje Shtet i ri, ai i Kurdistanit po krijohet. Po ashtu Shqiptaret e Turqise do krijojne shtetin e tyre ne Turqi.

    Turqia me ne fund do skaterrohet si shtet!

    1. ervis says:

      Paska rrjedhur Kadriu.

  14. todi says:

    Po eshte e vertete qe kolegjet turke ne Shqiperi i perkasin levizjes Gulistan po ashtu edhe universiteti Epoka.Por eshte nje e vertete edhe me e madhe qe keto shkolla jane me te mirat ne Shqiperi.Shikoni kolegjin turk Turgut Ozal se cfare niveli ka dhe kush sdudjon atje,gjith femijet e pasanikeve dhe deputeteve,shikoni universitetin Epoka se cfare niveli dhe kush sdudjon atje,ajka e gjimnazeve te vendit dhe kush mbaron atje e ka punen e sigurt. Mos haroni qe ne Universitetin Epoka ka shume studente te besimit kristian qe do te thote qe nuk ka te beje me fene por me zhvillimin.Vjet nxenesja qe fitoi te drejten e studimit per ne USA ne universitetin me te mire atje ishte nga kolegji i vajzave Memet Akif,pra mos u mundoni ti vini nga nje bisht cdo gjeje pa e ditur mire se ceshte.

  15. Wendy-B says:

    Egjypti po perseritet ne Turqi.Vendin e nje diktatori, do ta zeje nje i ri.

  16. Shoku " Shpati " says:

    O Qiri i ndezur… , harrove Dashin e Havase nga Vlora ! Ai mban kampion per nivelin e ulet te arsimimit . Ja falem diplomen e shkolles se larte , hajde po ja falim edhe diplomen e shkolles se mesme poooor ama diplomen e tetevjecares …. nuk e ka as ate o Pasha !!!

  17. AC/DC says:

    Nuk e njoh fare dhe nuk dua te flas per F.Guelen, por le te themi disa te verteta per Erdoganin. si nje njeri qe nuk i kam aq qef(perkundrazi)turqit dhe islamiket mundte them qe Erdogani eshte nje leader i vertete. A ka koropsion ne Turqi? Po,ka. Apo shkon Turqia nga nje shtet laik, drejt nje vendi islamik? Po,ndoshta. Por nuk duhet harruar ku ishte Turqia kur e morri Erdogani pushtetin,nje vend ku te mbyste korrupsioni(me keq se ne ne kohen e Sales)dhe i zhytur ne borxhe, nje vend ku ushtaraket benin cfare te donin sikur te ishin ne bahcen e tyre,ku cdo jave apo muaj degjoje per bomba dhe vrasje nga terroristet kurde. Me ardhjen e Erdoganit korrupsioni pati nje renie drastike, ekonomia turke u rrit me ritme te shume te shpejta, ju tregua vendi ushtarakve qe kishin dekada qe abuzonin me spaletat,ju vu kufiri te Amerikes dhe Izraelit,qe deri atehere ishin mesuar te degjonin vetem peqe-lepe nga Turqia dhe arriti paqe me kurdet dhe gjithe fgjinjet e tjere. Ndoshta eshte pak dictator por nuk mund te besh ndryshe ne keto vende(ku ndoshta hyjme edhe ne).

  18. PrapambetjetOsmane says:

    cok gyzel-et e ballkanit, stersternipat e mahmut sulltanit +

  19. Mark says:

    Po ku ishe o Bogdani kur ati yt (Bearish) ne menyre tinzake i fali nje pjese te ujrave detare grekerve. Tradhetare te gjithe jeni dhe per kete nuk ka dyshim.

  20. Mark says:

    Komentin doja ta shtoja te repllika e bogdanit. Me faleni.

  21. Selim says:

    Qe te krijoni nje opinion te sakte lidhur me situaten politike aktuale ne Turqi ju sugjeroj te dokumentoheni tek materiali i ofruar prej studjuesit zviceran Daniele Ganser ne librin Gladio-Sherbimi sekret i Natos perkthyer ne shqip prej shtepise botuese Helgas secrets. Pergjate periudhes se luftes se ftohte pushteti politik real ka rezultuar ne duart e ushtrise e cila nga ana e saj kontrollohej totalisht prej struktures Gladio, te krijuar menjehere mbas luftes se dyte boterore prej sherbimeve sekrete amerikane sikurse ne te gjitha vendet e europes perendimore me qellim “mbrojtjen prej rrezikut komunist”-pushtimit sovjetik, struktura sekrete qe do ti kunderviheshin pushtuesit ne klandestinitet, ne realitet struktura kontrolluese dhe determinuese te politikes, qeverisjes, per llogari te NATO (USA). Tentativat e sukseseshme te kryeministrit Erdogan per te crrenjosur kete qender te fuqishme (ushtrine) te kontrollit te pushtetit ne shtetin turk dhe per pasoje edhe te garantit te sipercituar te saj kane shkaktuar kete reagim te ashper te konkretizuar ne levizjet e sektoreve te vecante te magjistratures, policise, organeve te hetimit, ndaj pjesetareve te qeverise se tij(familjareve te tyre) duke perdorur “mjetin”, kurdohere aktual dhe mjaft efikas te diskreditimit te kundershtarit politik, e ndjekjes penale. Po perseritet e njejta skeme e perdorur me sukses ne vendet e Afrikes Veriore (perfshire Egjiptin) qe ne thelb rezulton e njejte me ato te perdorura ne vitet 50 che 60 per zevendesimin e qeverive demokratike te votuara me zgjedhje te lira ne Iran(kryeministri Mosadek) che ne Egjypt.

  22. Konstantini says:

    Dikujt po i dhembe shum bumi ekonomike qe po perjeton Turiq dhe po mundohen me gjdo kusht me destabilizue por nuk besoje se do ja arrijne Turqia esht shtet shum i vieter e me tradite qe ka krijuar edhe perandorin me te madhe ne bote. Ne gjithe keto qe po ndodhin ne turqi ka gishte izraeli dhe Amerika sidomos qifutet e turqis te infiltruar ne institucionet e turqis dhe qe jan mbi 1 milion qe jetojn aty qe disa shekuje dhe te cive turqia ju shpetoje jeten kure evropianet i deportonin nga spanja dhe franca ndersa i pranoj dhe i shpetoj turqia kjo ndodhe edhe per faktin se Erdogane vitet e fundit ka leshuar shum kritika kunder izraelit ndersa dihet se egzistenca afatgjate e izaraelit mvaret nga perkrahja qe do te ket nga turqia.

    Megjithate gjdogje varet nga shqiptaret e turqis ata i kane ne dore frenat e ushtrise edhe fati i Erdoganit varet nga pozicionimi qe do marin shqiptaret e turqis dhe une mendoje se shqiptaret e turqis duhet te dalin ne mbrojtje te Erdoganit i cili po ashtu ka prejardhje nga Kosova ashtu si shumica e gjeneralve dhe oficerve te turqis por duhet tja vejn nje kushte Erdoganit qe ta largoje ministrit e punve te jashtme i cili ka prejardhje boshnjake

    Po ashtu edhe mbiemri Guelen esht shum i perhapur te ahqiptaret e Turqis p.sh nje nga industrialistet dhe biznesment me te medhej ne turqi me prejardhje nga gjilani i Kosoves ka po ket mbiemer. fahrettin gulener..

    http://m.youtube.com/watch?v=ffLKjSPc9nQ&desktop_uri=%2Fwatch%3Fv%3DffLKjSPc9nQ

    1. Konsantin.Ne komentin tuaj keni argumente jo bindese,te frymezuara nga dashuria verbuese per Turqine.1- Turqia nuk eshte shtet i vjeter,por shume i ri,te cilet perzune Pondiot(Greket)dhe aty ku eshte Istanbul dikur ishte Troja,Ne reklamat per turizmin ne kanalet televizive europiani ,duke qene se jane nje popull i ardhur shume vone nga thellesite e Azise,pasqyrojne kulturen e lashte antike greke,se te tyren nuk kane,perveqse haremit,apo beli tanzen.2-Perandorine me te madhen ne bote e ka krijuar Aleksandri i Maqedonise.Duke qene se nga viti i kaluar kemi nje abetare te perbashket Shqiperi-kosove do te uroja qe te lexosh me shume,dhe Hoxha mos te shfrytezoje paditurine tuaj duke proklamuar kulturen e vendeve ne zhvillim(e perseris ne zhvillim,jo vende te zhvilluara,se i ngaterrojme me te Europes)si nje kulture qe duhet te ndjeket edhe nga shqipetaret.

  23. lexo says:

    Gyleni eshte per modernizimin e islamit fese se vertete,shperberja e tij dhe krijimi I Nje lidhjeje boterore te fuqishme.( qe mendohet se eshte duke lulezuar,nga truri I njerezve qe dalin prej zinxhirit te shkollave te tij) islami nuk ka nevoje per ndryshim,ai eshte unik dhe I paprekshem qe nga koha e te derguarit te fundit,kjo shenoi mbylljen e profecise,kjo do ishte feja e vetme e vertete,islami nuk ka nevoj per mburrje ,nese kete gje se dini me sigurine me te madhe do ta mesoni,pas gjithe kesaj kush dreqin mendon ta modernizoje,askushi,kjo ka te beje edhe per shkak te pervojes sime personale,por megjithate duhet permendur qe jane vertet te forte,te perhapur te shumuar ne siperfaqe te medha toke,hapen qetesisht me respektin e pashoq,me miresine e cuditshme. Dhe mbi te gjitha me veprime ,mendimet dhe organizim te mencur,qe shume te rinj musliman dhe Jo vetem nuk arrijne ta kuptojne dot dhe me pas e di cndodh ,brezi elitar nderlidhet ,nderthuret ne menyre te. magjishme sa behen njesh me ta,dhe e di cquhet ky fund I hidhur,Jo per ta per te tjeret,ata po korrin fitore derisa dikush apo gjithkush ti ndaloj…duhet ngritur zeri mijra nxenes po fundosen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje