Organizata Open Data Albania publikoi disa të dhëna në lidhje me numrin e të punësuarve për vitin 2014 në institucionet buxhetore.
Në vitin 2014 struktura e të punësuarve në shtet do të shënojë në total 86.500 persona.
Kjo shënon 1.210 punonjës më pak se viti pararendës 2013.
“Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2014. Të dhënat janë marrë nga tabelat me parashikime buxhetore të Ministrisë së Financave. Institucionet buxhetore janë ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejt apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen drejtpërdrejt nga Buxheti i Shtetit.
Në vitin 2014 administrata buxhetore do të shënojë 1210 punonjës më pak kundrejt vitit pararendës. Po të krahasojmë vlerat në vitin 2013 dhe 2014, do të shohim se ka tkurrje të punonjësve te Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Brendshme, Ministria Financave dhe Avokati i Prokurimeve. Numri i buxhetorëve është shkurtuar në mënyrë graduale në katër vitet e fundit,” thuhet në njoftim të ODA.
Kështu, në vitin 2011, administrata kishte 89.360 të punësuar, në vitin 2012 kishte 88.640, në vitin 2013 kishte 87.710 të punësuar, kurse vitin që vjen do ketë 86.500.
Dy ministri të reja si Ministria e Energjetikës dhe Industrisë si dhe ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit kanë nga përkatësisht 533 dhe 617 punonjës në vartësi.
Numrin më të madh të të punësuarve e ka Ministria e Arsimit dhe Sportit me 38.953, ose 45.1 përqind.
Më pas vjen Ministria e Brendshme me 13.598 të punësuar ose 15.7 përqind.
Në vend të tretë është Ministria e Mbrojtjes me 9500 të punësuar ose 11 përqind.
Shtesë të stafit ka tek Ministria e Arsimit dhe Sporteve; Ministria e Integrimit, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; Këshilli Ministrave, Kuvendi. Edhe institucione të tjera të pavarura si, Inspektorati i Lartë Kontrollit të Deklarimit të Pasurive, Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor kanë pësuar rritje të punonjësve nga viti 2013 në vitin 2014.
Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Drejtësisë do të jenë dy ministritë me shkurtime më të mëdha të stafeve nën vartësi. Në organikën e mbrojtjes në vitin 2014 do të paguhen 690 punonjës më pak, ndërsa në atë të Drejtësisë 570 punonjës buxhetorë do të detyrohen të dalin nga sistemi. Tkurrje do të shënojë edhe sektori i shëndetit publik pasi në 2014-ën janë parashikuar 346 vend e pune më pak kundrejt viti pararendës./ep
Si thoni miq,
a krahasohen keto me qeverine e meparshme?
http://goo.gl/5fCQga
Fillimi i mbare, gjysma e punes, i thone dhe duket si fillim i mbare deri sa te shkulet nga rrenjet sistemi gjyqesor dhe prokurorise…
Eshte i domosdoshem shkurtimi i organikes por qeveria te mos harroje premtimin e dhene. Do hapi 3o mije vende pune ishte premtimi, por tani ishtohet edhe ky shkurtimdhe domosdo do rritet numri i vendeve te punes.
Premtimi 300000 + 1210te shkurtuar nga buxheti =301210 duhen punsuar.
Shpresojme se do ta mbani premtimin.
hehe te ministrit qe ka lsi do shtohen vendet e punes dmth aty shtohen dhe shpenzimet ..ndersa te te ps do ulen
po pse ministria e integrimit ka rritjen e numrit te punonjse??? roli i ministrise se integrimit ne ekonomi esht nul!! po kuvendi??
un jam ne favor me shum te uljes se rrogave se sa shkurtimeve, prap do rritet numri i te papunve
sic e ka nisur kjo qeveri se di dmth…
me mire te papune se nje administrate me njerez jo kompetente. Te shkturtohen njerez qe rrine kot, e s’dine asgje te bejne se tregu yne i varfer i punes ka nevoje per njerez te pakualifikuar
Shkurtimet brenda ministrive,jane te domosdoshme,por fillon devijimi,ato trasferohen ne baze!
Eshte bere privatizim dhe ministrit qendrojne me organika te fryra,roga te majme.
qe nga 2005 eshte shtuar administrata, ti heqin ata qe jane shtuar se jane ose militante te Pd ose me diplloma fallso.
te diskutohet vendi i punes ne varesi te kontributit qe eshte dhene PS
eshte kulmi.
kontributi jone eshte modest, ato votat mbi 1 milion jane edhe te punonjesve te ndershem qe skane dale ne asnje miting nga frika e largimit nga puna, tani kercenohen se skane kontribuar ne fushten e PS.
Neqoftese me pare duhet te paguaje per te gjete pune , tani duhet te paguash me ndenje ne pune.
a besojme te Rilindja? PO por njerezit e rinj , drejtora qe e perfaqesojne bejne te kunderten.
Ata qe duen me ndejte ne pune e kan gjet menyren o lum miku.
Ata nuk paguajne,por hoooop, kalojne nga PD-ja tek LSI-ja dhe keshtu jane anetare te koalicionit qeverises!!!!!!!!!!!!
Por zoti Rama, qe fle gjume dhe nuk i shikon keto gjera, do te zgjohet kur LSI-ja te behet me 60 deputete dhe ai te ngelet me 6 deputete.
Ato premtimet e fushates elektorale i ka harruar fare dhe mjere ata qe jane anetare te PS-se apo akoma me keq qe jane militante te PS-se.
Edi Rama eshte kryetar i PS-se dhe ka alergji per militantet e partise se tij. PARADOKS
NUK FLE ZOTI RAMA AI KA NDIHMESAT E TIJ VALIN E FUGEN HA HA HAH
Duroni deri ne Dhjetorin 2014 e pastaj flasim sa ka punesuar dhe sa ka pushuar nga puna kjo qeveri. Edhe fillimi i keq eshte gjysma e punes dhee ka nis me nje rekord te zi kjo qeveri : Nuk ka dhene hic shperblim per buxhetore e pensioniste ne fund-vitin 2013. E pra kane 20 e ca vjet qe ja kane dhene rregullisht. Kete nuk e mohon dot kush.
Pse nuk ben nje databejs dhe nxjerr ata qe e kane punen ne administrate nje pune te dyte?
Do te liroheshin shume vende pune dhe do zbriste disa shkalle korrupsioni…
Te shkurtosh vende pune eshte gjeja me e thjeshte qe mund te beje nje qeveri,por cdo vend pune ne shtet duhet te matet me rendimentin qe ka ai vend pune,por te hapesh vende pune per te punesuar militante kjo eshte kriminale si dhe te shkurtoish vende pune ne nje ministri dhe te shtosh ne nje ministri tjeter kjo eshte rruga per tu mbyllur gojen atyre qe ju doni te hiqni nga puna, dhe militantet ti merrni aty ku ju keni shtuar, cdo qeveri ne kete vend gjen menyren se si tjafuse tjetrit dhe nuk e lodh aspak mendjen per tu gjetur pune te vobekteve, mire e hoqe nga puna nje punojes qe ka sherbyer 20vjet ne shtet ku do ta cosh ti si shtet do ti paguash asistence per dy vjet e pastaj do te dale ne rruge kjo nuk eshte zgjidhje por veprime kriminale qe qeveria ja ben popullit te saj pavarsisht se kush eshte ai qe hiqet nga puna duhet te mendojne se po hek buken e familjes per secilin punojes qe ju largoni nga puna beni nje studim dhe personat qe kane aktivitet privat si dyqane te leshuara me qera e prona te tjera dhe vazhdojne qe punen e shtetit ta mbajne vetem per hegletisje ,goditni ata te paret dhe jo te largoni njerezit qe vetem ate pune kane burim jetese,kete duhet te beje qeveria dhe te mos loze me buken e kalamajve te gjithsecilit,qe merr nje rroge edhe qesharake ne kete shtet te lodhur nga vete keta politikane te stisur qe nuk po i ndahen ketij vendi ku vetem po e pengojne ne zhvillimin normal te tij.
@Luan,
Te gjithe flasin sikur admnistrata te jete stan bagetish. Por kush ka studiuar EKONOMI AGRARE dhe ka punuar ekonomist ne ferme e di se edhe stani ka nje MATRICE, mbi te cilen ndertohet tufa, vete tufa pavaresisht mjedisit te fermes. Pra per gjithe vitin perllogariten blerjet, lindjet, skartimet nga ngordhjet, incidentet dhe therjet per treg dhe te mbarturat per vitin tjeter (por ky eshte nje planifikim 5 vjeçar qe bazohet tek nevojat e tregut)
Ndersa Administrata eshte me e thjeshte sepse ajo ndertohet per 1 vit dhe çdo vit ribehet ne raport me ndryshimet social ekonomike etj…
Administrata ndertohet mbi bazen e OBJEKTIVAVE TE PROGRAMIT TE QEVERISE per çdo fushe e cila trajtohet nga nje MINISTRI deri ne baze..
Keshtu qe nese PROGRAMI ka dy ose tri objektiva edhe drejtorite kryesore do te jene jo me shume se aq. Pastaj ndarja ne sektore per çdo drejtori behet ne funksion te realizimit te objektivit, dhe keta vende KANE NJE PERSHKRIM PUNE dhe SECILI PERSHKRI ka CILESITE QE I DUHEN PERSONI PER KETE VEND.
URDHERONI: Te vije lista nga PARTIA ne bze te ketyre pershkrimeve dhe CV-ve qe kerkon ORGANIGRAMA.
Emrat mund te jene shume, CV te filtrohen (te verifikohen nga dikasteri me kerkese zyrtare) dhe pastaj REFERENCAT jane me te rendesishmet pas CILESIVE PERSONALE.
Por nse nje ministri eshte e LSI- se, ndonje SHEF KABINETI mund te dale si KERRIçI “PERPARA GOMARIT” dhe nuk e mer fare para sysh referencen E CILA KA VALENCE TE PADISKUTUESHME….dhe ja thote personi ne sy sepse mendon se eshte GANSTER…..
Ne MINISTRIRA nuk mund te punesohen GANGSTER por njerez qe e kane haberin e puneve….
Dhe keshtu punesohen njerez me kerkesen e PARTISE por jo nga nje GANGSTER, i cili diku e merr fuqine…dhe me kritere te plotesuara edhe puna te behet edhe njerezia te kenaqet e te mos mbizoteroje pesimizmi..
POR NJEREZIT QE MENAXHOJNE TE GJITHE KETE PUNE DUHET TE KENE PRAPA NJE KONTROLL..
Sepse edhe ne ate sistemin AUTOKRATIK po te ankoheshe me shkrim TE VINTE I DELEGUARI NE SHTEPI NE BAZE TE ADRESES TE SQARONTE DHE TI FIRMOSJE QE ISHE OSE JO I SQARUAR…
KETO METODA KONTROLLI NUK JANE PER TE QESHUR SEPSE KJO ESHTE SHKENCORE DHE QUHET: “METODA PORTOFOLIO” QE GJERESISHT APLIKOHET NEPER SHKOLLA PER MAREDHENIET PRIND MESUES.
falemnderit