Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend 39 amendamente për projektbuxhetin dhe paketën fiskale.
Në një konferencë për shtyp, kreu i PD-së, Lulzim Basha, theksoi se ky akt bëhet në respekt të zërit të qytetarit që pret mbajtjen e premtimeve të Ramës, për të cilat e sollën në pushtet.
Basha theksoi më tej se ashtu si edhe Partia Demokratike, edhe sipërmarrja dhe grupet e interesit janë kundër paketës fiskale dhe buxhetin.
“Këto amendamente janë hartuar mbi dy parime; së pari interesi publik dhe ne jemi udhëhequr në këtë proces nga propozimet e ardhura nga grupet e interesit dhe qytetarët gjatë konsultimeve publike dhe mediatike të 10 ditëve të shkuara. Një detyrë qytetare që ne e bëmë dhe që qeveria e shpërfilli.
Këto amendamente përkojnë dhe me një parim tjetër, me premtimet elektorale të Edi Ramës, premtime që e sollën atë në pushtet në zgjedhjet e 23 qershorit. Premtimet dhe mbajtja e tyre për të cilat z.Rama nuk ka asnjë pendesë, pasi e tha edhe mbrëmë se do t’i realizojë të gjitha.
Premtimet dhe mbajtja e tyre janë kontrata e një qeverie me zgjedhësit, dhe respektimi i tyre është burimi i moralit që e mban në këmbë një mazhorancë.
Nëse premtimet nuk mbahen, shumica është e rënë moralisht. Ky është standardi i politikës në Europë sot,” tha Basha.
Amendamentet e PD
1-Heqja e plotë e TVSH-se për energjinë elektrike për të gjithë qytetarët shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë veçanërisht familjeve në nevojë.
2-Rritjen e nivelit të të ardhurave për punonjësit me pagë deri në 300 mijë lekë të vjetra, deri në atë masë sa të paktën të ruhet fuqia blerëse e cila kërcënohet nga humbjet që do t’u vijnë si pasojë e inflacionit, rritjes së taksës së naftës, rritjes së akcizave, taksës së banesave, etj.
3-40 mijë lekë më shumë në muaj ose 500 mijë lekë në vit për mësuesit për të kompensuar humbjen edhe më të mëdha se kjo vlerë që do të vijnë si pasojë e inflacionit, rritjes së taksës së karburantit, rritjes së akcizës së pijeve alkoolike, duhanit, mallrave të tjera, taksës së banesës, etj.
4-Mos rritjen e taksës së propozuar për banesat e ndërtuara para vitit 1993. Pra mbajtjen e saj në të njëjtin nivel që e kemi lënë ne. Këto banesa në të shumtën e rasteve zotërohen nga persona me të ardhura jo të larta.
5-Përjashtimi nga tatimi për të ardhurat për të rinjtë e sapopunësuar për 5 vitet e para, dhe për sipërmarrësit e rinj, nga mosha 18 deri në 25 vjeç.
6-Mbajtja e pandryshuar e tatim fitimit për bizneset me xhiro më të lartë se 8 milionë lekë, me qëllim që biznesi dhe tregu shqiptar të jenë sa më konkurrues brenda dhe jashtë vendit. Të gjenerojnë vende të reja pune dhe të mos humbin ato që kanë aktualisht.
7-Kthimin aty ku ishte pra në uljen 4 deri në 5 herë (sipas zonës gjeografike) të barrës së propozuar nga qeveria Rama-Meta për ambulantët anë e mbanë Shqipërisë, kërkojmë që të qëndrojë ne nivelet që është aktualisht.
8-Pesëfishim të investimeve të shtetit për të gjithë fermerët shqiptare dhe gjithashtu kërkojmë që investimet ne infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit te jene ne masën 40 milionë dollarë (1/4 e premtimit prej 160 milionë dollarësh ne 4 vitet e qeverisjes)
9-Përjashtimin nga tatim-fitimi për industritë e reja agropërpunuese, për periudhën e 4-viteve të para të veprimtarisë së tyre, me qëllim që të stimulohet rritja dhe konkurrueshmëria e saj në tregun e brendshëm dhe rajonal.
10-Rritje me 0.53% të PBB-së, për sektorin e arsimit, me qëllim që brenda mandatit qeverisës, arsimi të ketë një mbështetje buxhetore në masën 5% të PBB-se.
11-Shpërblim fund-viti për çdo pensionist, të paktën sa gjysma e vlerës së pensionit mujor
12-Ne kërkojmë pagë të 13-të për çdo punonjës të administratës shtetërore, duke rritur fondin e veçantë të pagave
13-Tatim fitimi i thjeshtuar për sipërmarrësit e rinj, nga mosha 18-25 vjeç, të jete zero.
14-TVSH-ja për shërbimet shëndetësore të jete zero, jo vetëm për ilaçet por të gjitha shërbimet shëndetësore, për ta bërë kështu të plotë dhe jo të cunguar, premtimin e Ramës për shëndetësi falas. Nëse ky amendament hidhet poshtë dhe kapërdihet mashtrimi edhe në aulën e Kuvendit, të paktën barra për kontributet për sigurimet shëndetësore për të vetëpunësuarit në fshat (fermerët) të bëhet zero, dhe jo të rritet 5 deri ne 8 herë siç propozon qeveria në paketën fiskale.
15-Heqje reale e taksës së biznesit të vogël, dhe jo zëvendësim i saj me taksën e thjeshtuar të fitimit. Nëse jo, ulje e mëtejshme e tatim fitimit Do kërkojmë heqjen e kësaj pike, nga paketa fiskale për biznesin e vogël, deri në masën 5%, duke rritur kështu mundësinë e biznesit për të investuar, e krijuar vende pune. Ky ishte edhe një premtim elektoral i Ramës.
16-Përjashtim nga tatim fitimi i sipërmarrësve që angazhohen të zbatojnë me korrektësi lejen koncensionare. Ndërkohë që me propozimin aktual tatohen me 15 %.
17-Sigurimin e pavarësisë së pushtetit lokal në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, kartës të autonomisë vendore të Këshillit të Europës për t’i mbledhur vete të ardhurat. Kjo do te rriste përgjegjësinë dhe mirëqeverisjen e çdo njësie të qeverisjes vendore dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.
18-Për taksën e rritur të pronës të jetë pushteti qendror, dhe jo ai lokal, që të mbledhë “taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, pasi rol kyç ne këtë proces ka edhe bashkëpunimi me ZRPP-ne, e cila administron dokumentacionin përkatës.
19-Dyfishim të investimeve të qeverisë për infrastrukturën vendore, të paktën 8 miliardë lekë për vitin 2014, për të mbështetur me investime sidomos zonat rurale e të prapambetura të Shqipërisë.
Pyetja qe shtrohet eshte a e permiresojne gjendjen e financave shqiptare keto amendamente, a e bejne transparente per publikun ??
Ndryshe turp tu vije. Amendamente duhet te kishte me shume ashtu si dhe pyetje per te kuptuar ku shkojme.
Sigurisht qe ne diskutimin ne parim duhej bere e qarte publikut se premtimet ishin mashtruese lo te thuash zbatoi, dmth na merr ne qafe edhe me shume.
He ore, u ngjalle ti?
Ke te fala nga Zogu i Zi ?
http://goo.gl/Z2x1dZ
Po ky palla e mbaroj Tramin e Tiranes keto dy vjet qe po kerkon realizimin e premtimeve per tre muaj …
ky eshte nje kokerr perderasti qe nuk e ka shokun ..
Ky bandit tha ne Tv me ze dhe figure,qe SHENDETESIA TE JETE FALAS DHE SIGURIMET SHENDETESORE TE BEHEN ZERO!!!!!!
Sa mire!!!
Po ky vete per 8 vjet,si e kishte shendetesine???
A e di ky DELENXHI se SHENDETESI FALAS ME KONTRIBUTE SHENDETESORE ZERO ISHTE VETEM NE SOCIALIZEM????
Pra ky qenka per ENVER HOXHEN?????
Nuk kenu ku veni:Tek Enveri do veni!!!
Jo 39 amendamente,por 390 t’i beni!!!
VODHET SA DESHET TANI TALLNI BYTHEN!!!
NE BURG E KENI VENDIN O KERMA!!!
po me bashkine a ke ndopak lidhje o ti amendamentaxhi, ….edhe atje po flitet per buxhet por ti nuk e ke idene se c’behet o i shkret por ja fut kot fare kur lexon ata reshta qe thjesht i reciton si nje pioner i enverit e nuk ja ke haberin, e vetmja gje qe di eshte te shtiresh si kryetar (ti e di mire qe je zar), te shtiresh si demokrat (ti e di mire qe je asgje), te shtiresh si kryetar bashkie (qe vetem deren e hyrjes di)… me pak fjale je nje manekin i shpifur qe nuk ben dot asgje por vetem kenaqet qejfet e atij plakushit te rjedhur dhe pervers
Akoma me hipokrizi? Ku i ke vjedhur keto amendamente ore pusht? Ju po kerkoni qe te flisni ne emer te atyre 1 miljon shqiptareve qe e votuan? A jua kan dhene autorizimin keto 1 miljon shqiptare qe ju po i kerkoni llogari qeverise me ato pika qe kjo qeveri fitoi zgjedhjet?
Nuk jam ne kundershtim qe te terkoni llogari si opozite, por jo ne emer te atyre qe e votuan. Ato qe e votuan kan goje vete te kerkojne llogari.
******************************************************************************************
…. E pate kete gjatovine faqe-torve qe fliste sikur jipte lajmet (ne krahe te nje ekrani TV-je) ?
…. Qesharake, tamam nje Cete-Dragobie qe vazhdon te c’faqe prapambetje, injorance, kulture rruralesh-veriore qe ende nuk dine te flasin, ecin, vishen edhe pse ka kaluar cerek shekulli.
******************************************************************************************
or hollandez nga prapa,po vjen 21 janari dhe duhet te te vije turp nga vetja qe nuk del ne tv dhe te kerkosh te falur ,familjeve te atyre te pafajshmeve qe vrave para kryeministrise.Ata kane te drejte te kerkojne llogari per drejtesine qe nuk po vihet ne vend deri tani,bashke me ta edhe votuesit e majte qe per nga zgjuarsia te mbajne ty dhe partine tende ne maje te atij mikut.
Pse nuk i beri PD keto gjera kur ishte ne pushtet nje vit me pare? Kaq debil e di elektoratin e tij Lul Basha sa mendoj se do e genjeje me kete deklarate. Ti i dhe vjet pensionisteve 2 mije leke shperblim dhe kerkon qe qeveria sot, me arken bosh sic ia le ti, tu jape 10 mije leke shperblim…
Une nuk e mora vesh;A ishte Edi Rama ne pushtet qe 8 vjete ,a ishin keta pushta!
******************************************************************************************
-Turp, qesharake …. tamam nje Parti Cete-Dragobie injorantesh verior.
Shikoni kete “gjatovine faqe-torve” flet nsi ne studio lajmesh ne TV dhe jo ne nje ambient politik …. i mungojne dhe “dafinat” dhe “flamuret” e Xhozefines te varrur ne mur.
-Lum kush paska drejtuar shtetin per cerek shekulli:
keta maloket-verior shpallare qe ende nuk dine te ecin, flasin gjuhen shqipe.
****************************************************************************************
******************************************************************************************
Keto amendamente , jane shkruar nga ndonje I dehur ne mehane , sepse pretendohet te mos kete taxa . Taxa di vetem PD ja te vendosi , sipas kesaj llogjike . Ka njeri , qe ju monitoron juve , per keto marrezira , qe fabrikoni pa dogane ? Humbni kot kohe dhe energji , ne se keni pasur ndonjehere . I. Foto
Zot. Basha po i ngjan një adoleshenti. Loja tek sa ka fillua dhe rezultati është përfundimtar në 2017. Pra bëhu i durushëm sepse ke kohë për kritika. Give chance of peace!
Keta.amendamente te lexuaea si.vjersha nga Luli nuk mund tiperfillesh as si mendime te tyre.
Ato duke si urdhera qe PD I jep qeverise se re.
Akoma opozita e Lulit nuk ka kuptuar rolin qe do te luaj si nje opozite konstruktive dhe serioze ne situaten e rete krijuar mbas 23 qershorit.
Pyetja tani shtrohet.
Kush eshte gomari dhe Kush eshte I zoti?
Ata qe Kane pak mend nuk e kane te veshtire pergjigjen.