Nga Kina në SHBA/ Lajmi për vjedhjen e ‘babagjyshërve’ merr dhenë

27 Dhjetor 2013, 12:05Politika TEMA

Është një nga lajmet më të eksportuara nga Shqipëria drejt vendeve të tjera që pas protestës për armët kimike.

Bëhet fjalë për vjedhjen që i bënë një argjendarie në një qendër tregtare katër persona të maskuar si babagjyshër të Vitit të Ri.

Nga Kina, në Australi, Britani e SHBA, me dhjetëra e dhjetëra media e kanë raportuar këtë lajm.

“Ndoshta justifikimi i tyre është se slitat u kishin mbetur pa dhurata, por katër “babagjyshër” të armatosur, që vodhën një argjendari në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, janë shënjestër e një gjuetie mbarëkombëtare të policisë,” shkruan The Guardian.

Të tjera media të huaja theksojnë se “babagjyshërit” u shfaqën edhe në Kosovë duke tentuar të vjedhin sërish një argjendari.

BIRN, në raportin e saj, thekson se sipas të dhënave, krimet në Shqipëri kanë ardhur në rritje që nga viti 2009 me një total prej 14 mijë hetimesh penale në vitin 2012.

Kështu, një krim ndodh çdo 40 minuta dhe 96 përqind e hetimeve të policisë lidhen me vjedhjet./ep

7 komente në “Nga Kina në SHBA/ Lajmi për vjedhjen e ‘babagjyshërve’ merr dhenë”

  1. Aurenc Bebja says:

    Mediat e perdorin e transformojne informacionin sipas deshires se tyre…por dihet qe ky lajm si shqiptare s’na ben te ndihemi krenare…njollos disi me shume imazhin tone qe mundohemi ta permiresojme prej vitesh…

    AB : http://darsiani.jimdo.com/personalitete-vedettes-celebrities/

    1. Argita_B says:

      Fatkeqesisht vjedhje te tilla ndodhin me qindra mijera neper bote, akoma me shume ne periudhe krize. Ne kete lajm te keq lajmi i mire eshte se nuk ka patur te plagosur apo te vrare.

  2. Ciu says:

    Hahaha cfar gallate
    Te huajt kujtojne se ata ishin Santa Claus te Krishtlindjes prandaj ben lajm.
    Ne te vertete ata ishin babagjyshet qe ia kishte vjedh Enveri botes se krishtere, per te festuar vitin e ri alla shqiptarce
    Ndoshta prandaj nuk na e dhane dhe statusin

  3. Olsi says:

    Ky haber qi ka mor dhene nuk oshte sakllom.Ato qafiret duhet tu kishin thone mitetit te tyne se keta babagjyshet kane izem prej Tahir Pashes deri diten e xhumo qi oshte sot. Ne qofte se ata nuk paraqiten para Tahir pashes sonte me 6 sahati allaturka atehere ti bojne derman vehtes.Kini per ta pa ju arnaut milet se ata qafiret nuk kane per ta dhone haberin e mire per dorzimin e babagjysheve.

  4. Gezimi says:

    Keto lloj vjedhjesh jane te zakonshme kudo, por problemi eshte se vendi yne tashme eshte bere si dele e zeze, ku mezi priten lajme te tilla qe te transmetohen me pas ne masmediat e botes. Nuk ka thene kot nje gazetar amerikan: Lajmi me i mire eshte lajmi me i keq!

  5. No Partiak - No Party. says:

    S’ka shaka. Te rruajne.

  6. guri says:

    Ne nje shtet ne amerike nuk e di se ku e kishin lidhur ATM e bankes me kavo dhe e shkulen nga vendi duke e terheq me makine pastaj e vune mbrapa makines dhe u zhduken akoma nuk I kan kap..÷) vjedhjet ndodhin shume sidomos para festave ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje