Dy dëshira mediatike për vitin 2014

26 Dhjetor 2013, 20:54Politika TEMA

Nga Mimoza Dervishi

 

Pothuaj shumica e padive të fundit për funksionarë të ish- pushtetit që shkoi, ka lidhje me tendera dhe dhënie fondesh në mënyrë të parregullt grupit mediatik “Klan”. Janë kaq të çmendura këto shifra, sa të krijohet përnjimend ndjesia e një piramide të vitit 1997. Thënë shkurt, për 8 vitet që shkuan, paratë e shqiptarëve në mënyrë masive kanë shkuar pikërisht, në një televizion publik, që vetëm detyrat publike nuk ka kryer. Po dhe sikur t’i kishte kryer, rrjepja e buxhetit të shtetit është bërë në mënyrë tërësisht korruptive dhe kriminale. Sigurisht që të gjithë ishim në dijeni se ç’bëhej, por shifra nuk dinim. Tani që i kemi disa shifra, (zoti e di sa është shuma apo dëmi total), besoj se shumë si unë e shikojmë me një sy tjetër Klanin, ku dhe shkopi i Fevziut duket tejet magjik për të qenë prej druri. Dhe meqë jemi këtu tek i vetmi emision që bën zhurmë në atë kupolë, nuk e di si ndjehen shikuesit shqiptarë, por me siguri pyesin veten të çuditur, kur aty merren përsipër të shtjellohen tema të tilla si korrupsioni, drejtësia, ndershmëria. Unë nuk e di si mund të trajtohet korrupsioni mu në mes të vatrës së korrupsionit. Kjo është një arsye e mirë për të ndërruar kanal, ose ndonjëherë për të parë deri në fund se deri ku shkon hipokrizia. Dhe nuk po flas për hipokrizinë e atyre pjesëtarë panelesh, që janë aty pikërisht për të vazhduar misionin korruptiv të një media kryekëput piramidale e të pasuruar nga zhvatja e shqiptarëve. Po flas për ata që e mbajnë veten të paanshëm, të ndershëm dhe jo komformistë. Është në kufij të dhimbshëm por dhe qesharakë, kur pikërisht këto antikomformistë diskutonin se si Arben Imami akuzohet t’i ketë dhënë një televizioni miliona para. Televizioni nuk përmendej, anashkalohej, sepse nuk kishte rëndësi. Nuk ishte ai thelbi i çështjes!

Shpesh nuk e kuptoj arsyen pse nuk flitet për elefantin në mes të dhomës. Është kjo një tendencë thellësisht shqiptare? Ku të gjithë bëjnë sikur? Apo të gjithë janë të përfshirë nga pak në korrupsion, qoftë dhe në mënyrë indirekte? Analistët paguhen, marrin lekë nga Klani, e për rrjedhojë nga taksat e grabitura, nga veprimtaria kriminale e këtij kanali të ujërave të zeza shqiptare. Ata më shumë se kushdo tjetër duhet ta dinë nga i marrin këto para. E sidomos ata që janë të përjetshëm në këtë ekran, e që flasin me të njëjtin patetizëm si për të brendshmet e Madonës, deri tek shpallja non grata e ambasadorit amerikan. Në të gjitha rastet e bëjnë si patriotë të vërtetë, në emër të parimeve të mëdha. Parime për të cilat në fakt, e mira do ta donte ta bojkotonin atë kanal, duke u kërkuar ndjesë gjithë shqiptarëve, me paratë e të cilëve janë paguar. Kur nuk e dinin ose bënin sikur nuk e dinin se nga vinin ato para, ndoshta s’kishin dhe pse e bënin, por tani që po hapen letrat, është e turpshme t’i shohësh të bëjnë sikur presin drejtësinë të vendosë. Dhe presin drejtësinë të vendosë për një ish- ministër apo funksionarë të tjerë, pa përmendur kurrë dhe asnjëherë se për çfarë arsye i bënë shkeljet këta shtetarë, në funksion të kujt, në favor të kujt e në dëm të kujt. Pa përmendur atë që i vodhi këto para dhe u shpërndau dhe këtyre nga pak lëmoshë. Them lëmoshë, sepse është thjesht një rrogë. Dhe kjo e bën edhe më tragjike situatën. Ka plot shqiptarë të ndershëm që gjatë këtyre viteve kanë kundërshtuar politikat abuzive të pushtetit, të bindur që do humbnin bukën e gojës për fëmijët e tyre. Por e kanë bërë qoftë dhe duke dalë nëpër protesta. E pra opinionbërësit, që i japin mend gjithë popullit, që i kërkojnë qeverisë aktuale t’ia nisi nga vetja, as në këtë nivel nuk ngrihen dot, jo me t’ia nisin nga vetja e tyre. Dhe nuk kam shpresë se do ta bëjnë. Por kam një dëshirë që ky kanal të mbyllet dhe mos t’ia shohim bojën modelit të tij as në 2014 as në 2114.

Dëshira e dytë po kaq e pamundur, ka lidhje po me mediat. Është në kuadër të Rilindjes, e cila s’kishte arsye pse mos frymëzonte një mënyrë tjetër debati në Shqipëri! Me thënë të drejtën, unë e prisja që pas zgjedhjeve të qershorit, diçka të ndryshonte në temat apo panelet politike. Nga të dy palët e kësaj loje. Asgjë s’ka ndryshuar figurativisht, thjesht kanë ndërruar krahët, ata që ishin në opozitë, sot janë në pushtet dhe e anasjella. Dikush do mendonte që Parlamenti do të ishte mjaftueshëm për debatin mes palëve dhe nuk gjej asnjë arsye të shëndoshë që ky konfiguracion të zbarkojë nëpër studio televizive. Nuk e them dot se cilin model debati kopjon Shqipëria, të cilit vend afër apo larg, tallava apo west, por nuk kuptoj pse çdo të enjte për shembull, për çdo temë të zjarrtë politike, në njërin krah është qeveria, në tjetrin opozita. Ka ndonjë të mos ta dijë çfarë do thotë njëra palë dhe çfarë tjetra? Atëherë pse gjithë kjo humbje kohe, humbje energjish, veshjesh, orësh, make up-esh, tam tamesh e pompoziteti? A janë të nevojshëm ministrat apo deputete e opozitës nëpër studio? A nuk i mjafton protagonizmi i të qenit ministër apo deputet? A nuk kanë boll punë të tjera për të bërë?

Kjo vlen dhe për kryeministrin. I kuptoj intervistat e para pas zgjedhjes, të tjerat janë krejt të panevojshme. Konferencat për shtyp, sipas një plani të mirëcaktuar dhe kur ka diçka për të thënë janë të duhura, ku ekskluziviteti është i gjithkujt dhe jo i vetëm dikujt. Në fund të fundit kjo tregon dhe respektin për të gjithë njëlloj. Përpos e shpëton dhe nga bezdia që vjen nga monologjet.

S’po shkoj me tej pastaj tek ministrat që marrin me radhë edhe formatet tërësisht jopolitike të së premtes mbrëma apo në mes të së dielës. Sikur gjithë java mos ishte mjaft! I vetmi format ku nuk i kam parë është “Voice of Albania”, dhe jo se nuk kanë besim tek veshi i tyre muzikor, ata mendojnë se i bëjnë të gjitha. Po me sa duket s’ia lejon formati.

Ata gjithmonë kanë për të thënë! Edhe sot në kohën e rrjeteve sociale ku politikanët shqiptarë janë adoleshentët më të lumtur të kësaj bote, ku s’ka mbetur më asgjë pa u thënë apo fotografuar.

Në ekranet amerikane fare rrallë ose pothuaj asnjëherë gjate gjithë vitit nuk sheh sekretarët e shtetit të shtrohen këmbëkryq nëpër panele çdo javë. Kongresmenëve a senatorëve u merret ndonjë fjalë nga reporterët në ecje e sipër pas ndonjë mbledhje buxheti. Po kaq. Nëse kanë diçka për të komunikuar me publikun, kanë zëdhënësit e tyre, pothuaj asnjëherë si pjesë panelesh. Të tjerë janë ata që analizojnë, gjykojnë dhe debatojnë. Po kështu dhe presidenti. Vetëm në ngjarje vërtetë të mëdha, që tronditin opinionin, mund ta shohësh të intervistuar pa u bërë bajat.

Televizionet dhe drejtuesit e emisioneve duhet ta kuptojnë se nuk kanë ç’u duhen këto lloj panelesh. Do kuptojnë që do shpëtojnë nga një lloj gare idiote mes njëri –tjetrit, por dhe çlirohen nga një lloj varësie gati biologjike nga politika. Do bëjnë politikanët t’u luten dhe jo e anasjella, që ka 20 e kusur vjet që nuk po mbaron. Por mbi të gjitha do servirin programe ku e ku më cilësore, që sigurisht kërkojnë më shumë punë e lodhje, por nuk janë krejtësisht të parealizueshme edhe për standardin dembel të medias shqiptare.

E di që në fund të çdo viti, gjithsecili uron tjetrin, për gjithë të mirat e botës për vitin që vjen, bindshëm se ato s’do vijnë kurrë, sidomos të gjitha bashkë. Por unë shpresoj që këto dy dëshira të vockla mediatike në mos të realizohen, të paktën të fillojnë të mendohen si të realizueshme, dikur… s’ka rëndësi se kur.

26 komente në “Dy dëshira mediatike për vitin 2014”

  1. futja kot says:

    sakt.jemi merzitur. duam te shikojme pune, pune ,pune dhe rezultate kjo do te jet me mire se intervisat

    1. Endri Fuga says:

      Duhen pyetur kompetentet per kete pune o Mimiza.
      http://goo.gl/lJylyk

    2. qytetari says:

      Mos ju refero shume medias se Amerikes.

      Eshte ekselenca e PRESTITUTES

      MEDIA jone, eshte PRESTITUTE Ordinere.

      Ishte interesante historia e Klanit me Albetrol, per sponsorizim.

      Te marresh para me nje lutje me shkrim,

      I bie te jete hajduteri shume idiote,

      Per ata qe e aprovuan lutjen dhe ata qe e shkruan.

      Rumpalle, thjesht Rrumpalle

  2. Aurenc says:

    Artikull i lezetshem…por korrupsioni nuk do shuhet edhe per disa kohe ne Shqiperi, megjithese e urojme me gjithe zemer…Persa i perket politikaneve tane, ata i perkasin akoma stilit te politikes se vjeter lindore edhe pse mundohen te sillen si perendimore…Me Klanin qenke disi e nervozuar por edhe TCH para 2005 njelloh si Klani ishte me sa kujtohem une…

    AB : http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2013/

  3. england says:

    Bravo Moza brilante!Shqiperia ka nevoje per ty,per penen tende per analizat e tua,fakti qe je ne Amerike nuk duhet te ndikoje ne shkrimet e tua,qe jane te rralla,por dhe kaq te goditura.

  4. Arqilea says:

    Bravo Moza, i ke thene troc gjerat, hapur, me kurajo dhe me pergjegjesi publike per emrin qe mban.
    Me mire s’ka si u thuhet analisteve dhe opinionisteve politike te KLANIT te famshem, qe na kane care koken (por dhe cdo gje tjeter) keto 8 vjete.
    Faktikisht keta analiste dhe opinioniste jane perfitues te vlerave te vjedhura, dhe si te tille duhet t’iu konfiskohen te ardhurat qe burojne nga nje krim.
    Edhe sugjerimi yt per “t’u zhdukur” ministrat dhe deputetet nga ekranet eshte i gjetur. Te lumte.

  5. irena says:

    Shume dakort me ju. Mediat e shkaterruan gjithe shoqerine shqiptare. Pale kur dalin neper konferenca shtypi. Nje skandal i vertete. etj…

  6. yyy says:

    FLITNI PER SHIFRA QE TANI I KENI PSE NUK I JEPNI???????????????

  7. Leader says:

    per ca deshirash flet ti moj kur 80% e medias eshte ne sherbim te edi rames dhe e vetmja gje qe bejne eshte opozita e opozites

  8. kapterri says:

    Vajzë e mënçur kjo Moza.Ka shumë të drejtë.Shyqyr që kemi internetin se televizionet nuk shihen më me sy.Të vjen për të vjellë kur shikon fevziun,çanin,sonilën,arditin,etj.,dhe paloanalistët bythëlëpirës lubonja,zheji,artani,bejtja,bushati,grida-grifsha,etj,etj.Yt rracë e keqe-thua me vete.

  9. Mimoza,po te kisha gja ne dore une do te vendos Drejtoresh te Pergjithshem te Televizionit Shqiptar,por çka te bash kur kete pune e kane te tjere ne dore.Ndersa Aleksander Frangaj do ta arrestoja sonte e neser do te arrestoja ate qe e ka mbrojtur Sali Berishen.

  10. emigranti says:

    Konkluzionet e siper shkruar kane nje baze ta vertete,por edhe bindes.Ne qe po jetojme prej kaq vitesh ketej neper boten e qyteteruar po e perjatojme shtetin ligjor e serioz tamam sic e shtron problemin kjo zonja e nderuar.Ne ndjekim me shqetesim zhvillimet e jetes aty ne vndlindje dhe shpesh befasohemi cfar informohemi.Muajt e fundit, vec problemit te mediave ,qe shtrohen ne kete shkrim,veme re se qeveria e re po merr disa masa ligjore qe goditin rende korupsionin,krimin e organizuar,krimin ekonomik etj duke perfshire tere instancat shteterore dhe sociale te popullit.Na gezon fakti qe aty po behen perpjekje per te vendosur shtetin ligjor per gjithseicilin pa dallim instance shteterore duke perfshire edhe ministra e deputete.Keto jane shenja te mira,[por nga ana tjeter veme re edhe nje rezistence per te parandaluar keto veprime ligjore nga individe,ose grupe te caktuara.Konkluzoni yne eshte se shqiptaret kerkojne shtet ligjor dhe jane kunder shtetit ligjor,pasi kete shtet ligjor e presin te ndertohet jashte vehtes se tyre.Kjo eshte sa e cuditeshme ,aq edhe apsurde.Faktikisht ne keto 20 vjet ne Shqiperi jane perfshire nje mase e madhe ne corben koruptive dhe e kane frike te ardhmen e tyre.Prandaj fillojne luajtjen e levave te shumeta,Miq e shoke ,ortake e deri ne kercenime.Eshte ne radhe te pare detyre e qeverise shqiptare te thelloje punen per stabilizimin total te shtetit,por eshte edhe detyre aq e madhe e e tere popullit shqiptar qe te luftaoje me vendosmeri per te mbeshtetur qeverin ne punet e saj madhore,duke edhe e kontrolluar punen e saj qe te jete sa me efikase.Kam besimin se me nje pune seroze gjithperfshirese brend ketij mandati te qeverise Rama do te arrihet ,qe Shqiperia te ket shtet ligjor demokratik si shume vende te perparuara te botes mbare.

  11. "BALASHI" says:

    Bravo Mimoza! Shume bukur e ke trajtuar. Shkrim me vlere qe demaskon ate farse qe krijoi nje shtet te tere informal e rjeoje te shqiptareve…

  12. Joana says:

    Nuk jam e sigurt ne I lexon komentet, por dua te shpreh admirimin tim per gazetarine qe ju beni. Te me besoni qe gjithmone shkruani ato qe une mendoj. Eshte e dhimbshme dhe mbi te gjitha mjaft fyese….

    1. Joanna mos je gje moza e klonuar ti! :))) Kjo zonja shkruan shkrime me porosi Nga Rama I jep idete dhe pikat dhe Kjo shkruan me porosi ! E dine te gjithe! Urime! Keshtu duhet te jene analistet e pavarur !

  13. TE AI SHTEGU ME VERE 1 NGA 1 DO SHKOJNE TE TERE says:

    Ua ca gjetje KANALI UJRAVE TE ZEZA,fiks per zotin e madhe fiks,nga brekete madones deri te ambasadori non grada,dhe keto grada i jepe keli. Keli keli ai djali zgjuar,ai capajevi,qe i mere leje grujas kur del ne tv dhe ca do thoje,i thote mere njeher shefin,ca te themi. Po ishalla u shkrifte si kanal se na i shpifi pak hallet po degjojne dhe bejten qe ja kaluam gjermanise. Pa le neperke e verdhe qe ben dhe emision per servilizmin me te ftuar pangon. Pikerisht tani qe u nderua pushteti pergatit terene neperka. U SHOFTE FARA SERS SE QENVE. Bravo me ke kenaqur pa mase me kete shkrim. Te falenderoi me shpirte

  14. kokekuqi says:

    e lexova me shume vemendje shkrimn tuaj dhe me ka lene shume pershtypje te gjitha cka thua jane katerciperisht te verteta dhe te sakta KLANI eshte bere televizioni me i bastarduar se keshtu donte pushteti i sali mavrise njerzit nuk kane buke me ngrene keto lloj moderatoresh,opinionistesh.analistesh,rrugecerish,qe dilnin ne kete pacavure ekran qe benin duvane e qeverise me te qelbur te ketij vendi majmeshin me taksat e ketij populli.

  15. AP says:

    U kenaqa duke te lexuar, moj Moza Dervishi!
    Baskohem me fjalet e Joana- s per ty. Bravo Moza!

  16. Pionier Lubonja says:

    MIRE TE GJITHA..
    Po po na ze frika kur vine festa fetare qe edhe ata qe besojne kerkojne ato dite paqe reflektim por Jo nuk te lene mediat sikur te jene zedhenese te Vatikanit APO shoqatave fondamentaliste islamike per te hedhur mjegull ne trute e te pa puneve e ne barqet bosh te femijeve shqipetare si shtresa me e deskriminuar e ketij populli nga varferija tek perdhunimi nga ngujimin tek shitja si mall tregu organesh …..dhe politikanet e krimit e korrupsionit se bashku me prifterinjte e hoxhallaret jane ne epiqender te medias dhe telekamerave SI TALLJE JO VETEM PER POPULLIN POR EDHE PER ZOTIN.E PARA:TE NDERPRITEN URGJENT FINANCIMET PUBLIKE

  17. julius says:

    Mbete duke marre si shembull Ameriken! Po ik o Moza, ne jemi ne Evrope..Ne Greqi, populli e kap prej zhelesh ministrin ne rruge ose i hedh ne surrat nje kup kosi…kjo eshte demokracia!

  18. fatimeja says:

    Na ke munguar me shkrimet e tua ,te falenderojme per shkrimin tyaj bravo …Jeni ne te njejtin mendim ,Klani jo vetem te mbyllet,por frangaj ne burge ti bej freske e ti laj bythen Sales…

  19. Titi says:

    Mozi-n=dy deshira personale do kisha une ne vendin tend:E para Babagjyshi i 2014 te me rregullonte shpirtin ,meqe ky qe ishte sberi dot gje,E dyta te me rregullonte surratin se e ke si patate furre!Leri analizat e thella per analistet e thelle he xhan!

  20. pelikaniBLU says:

    Frangaj e kompani duhet te kallezohen e te perfundojne ne burg nje ore e me pare,nese personazhe kriminale te tille qe jan pasuruar ne kurriz te nje populli nuk denohen bien poshte dhe votat qe ju dhane qeverise Rama qe nuk do i jepen me po nuk vuri drejtesi . Populli nuk sheh me dot Shemtine Vemje Fevzi qe del brockullit e fton orgji pseudo-intelektualesh ne kete televizion piramide….mjaft me karagjozlliqe qe pasurojne dy debila dhe varferojne popullin-Beni drejtesi

  21. Sona says:

    Kjo Mimoza ka kohe qe me duket si ne hava, totalisht jashte realitetit shqiptar, ben si sofiste ameriqane.

  22. ELBASANI says:

    PRESIDENTI E TE TJERE POLITIKANE DUHET TE DISTANCOHEN DHE JO TE INTERVISTOHEN NGA KY T.V.NEN HETIM PER SHUMA MARRAMENDSE.

  23. s.s. says:

    E bukura ishte qe pasi shijova shkrimin e M. Dervishit , ne darke ndesha E.Ramen te M.Nano , pasi nje dite me pare , e degjova te perseriste tek S. Balla, gjithe sa kishte thene gjate dites ne parlament per buxhetin … Po keshtu pasi kisha shijuar disa dite me pare E. Veliaj tek News 24 , te njejtat gjera degjova prej tij tek Ilva Tare …. Une i vleresoj shume te dy….por nuk mund te degjoja te njejtat gjera…aq me shume me gazetare-analiste ordinere …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje