FOTOT/ A është ky Papa më i madh në histori?

26 Dhjetor 2013, 12:36Politika TEMA
FOTOT/ A është ky Papa më i madh në histori?

Nga Guy Adams

Daily Mail

 

Pyetje: Cili ishte personi për të cilin është folur më shumë këtë vit? Përgjigja: Nuk është Justin Bieber, Princi George dhe as Nelson Mandela, por një burrë trupvogël dhe i thinjur nga Agjentina, i quajtur Jorge Mario Bergoglio.

I njohur që prej 13 marsit si Papa Françesku, 77- vjeçari me syze ishte personi më i diskutuar në botë, sipas Monitorit Botëror të Gjuhës, që ka bërë sondazhin e përvitshëm në internet.

Stili i tij befasues- unik mes liderëve modernë fetarë- ka ndryshuar të gjithë axhendën e lajmeve dhe ka hyrë në zemrat e mendjet e njerëzve përmes fjalimeve karizmatike dhe gjesteve plot ngjyra.

Dje, Françesku arriti të tërheqë një turmë rekord prej 100 mijë njerëzish në sheshin “Shën Pjetër” në Romë për të dëgjuar fjalimin e tij për Krishtlindjen, ku bëri thirrje për një botë më të mirë, pa konflikte.

Më shumë se 2 milionë njerëz kanë ndjekur fjalimet e tij që prej zgjedhjes, katër herë më shumë se paraardhësi i tij, Papa Benedikti në viti 2012.

Fjalimet e tij janë kryetituj në media, mesazhet e tij shpërndahen në Twitter dhe gjestet e tij publike janë hite në YouTube.

Deklaratat e tij për politikën përfshihen në dokumentet që shkojnë çdo mëngjes në zyrat e Barack Obama-s, Vladimir Putin dhe David Cameron.

Pak më parë Françesku u shpall Personi i Vitit nga revista Time, një nderim që më parë e kanë marrë Churchill, Ronald Reagan dhe John F. Kennedy.

Revista theksonte se vetëm në nëntë muaj ai kishte rijetësuar Kishën Katolike Romane, që ishte mbërthyer nga skandalet dhe ishte në rënie prej kohësh.

“Rrallë ka arritur ndonjë aktor i ri në skenën botërore të fitojë kaq shumë vëmendje kaq shpejt mes të rinjve dhe të moshuarve, besimtarëve dhe cinikëve,” shkruante ajo.

Por cili është sekreti i tij?

Përgjigja është e ilustruar në mbërritjen e tij në bazilikën e Shën Pjetrit në Romë në vigjilje të Krishtlindjes.

Tradicionalisht, Papa vjen i shoqëruar nga një shpurë ndihmësish, njëri prej të cilëve mban një statujë të Jezusit të porsalindur.

Megjithatë, Françesku nuk erdhi me një shpurë. Ai zgjodhi ta mbante vetë statujën dhe publikisht i puthi gjunjët.

Ishte një gjest që tregon përulje, një teme që ka qenë në qendër të papatit të tij që nga fillimi.

Një të enjte, ai u përkul dhe lau këmbët e të burgosurve të rinj- dy prej tyre vajza dhe një mysliman.

Në korrik ai ftoi njerëzit e pastrehë që të ulen me të në tryezë për të ngrënë në sheshin “Shën Pjetër”.

Në gusht ai bëri një foto ‘selfie’ me një grup të rinjsh. Pak javë më vonë, vuri një hundë të kuqe si kloun për të pozuar me një çift të sapomartuarish.

Muajin e shkuar ai përqafoi një 53- vjeçar të sëmurë me neurofibramatosis, një sëmundje e rrallë që të shpërfytyron. Imazhet e këtij momenti pushtuan botën.

Kuptohet se përse njerëzit janë duke e quajtur ‘papa i popullit’.

Pas skenës, papa i 266-të bën një jetë private si ajo publike.

Njerëz pranë tij në Vatikan, me të cilët kam folur së fundmi, janë të befasuar nga natyra informale e pontifikatit të tij.

Për shembull, ndryshe nga paraardhësit e tij, Françesku ka zgjedhur që të mos jetojë në apartamente të mëdha e luksoze të Vatikanit, por në një bujtinë aty pranë, të quajtur Casa Santa Marta.

Ai refuzon që të mbajë kapelën e kuqe që përdoret tradicionalisht nga papët gjatë dimrit apo veshjet e qepura me ar, duke zgjedhur një raso të thjeshtë të bardhë.

Kështu ka qenë që nga fillimi.

Natën që u zgjodh, ai shkoi me autobus në shtëpi, duke frymëzuar një seri reklamash nga Bashkia e Romës: “Nëse ai përdor transportin publik, këtë mund ta bëni edhe ju”.

Një ditë më pas telefonoi personin që ka në pronësi kioskën në Buenos Aires, ku merrte gazetat e përditshme, duke anuluar abonimin në gazetë.

Ka refuzuar madje edhe të udhëtojë me limuzinë dhe përdor në vend të saj një makinë të dorës së dytë, një Ford Focus.

Pak javë më parë vuri re që një nga rojet e tij zvicerane nuk kishte ngrënë mëngjes dhe shkoi e përgatiti vetë sanduiç.

Suksesi vazhdon më tej në shifra.

Në Britani, pjesëmarrja në katedralet katolike është rritur me 20 përqind. Në Itali bashkësitë janë rritur me një të katërtën.

Në vendlindjen e tij, Argjentinë, njerëzit që e përcaktojnë veten si besimtarë janë shtuar me 12 përqind këtë vit.

Kur Françesku vizitoi Brazilin këtë vit, ai arriti që të tërheqë tre milion njerëz në plazhin e Copacabana. Dy herë.

Ndërkohë një sondazh i fundit i CNN tregon se tre të katërtat e katolikëve amerikanë e aprovojnë atë, më shumë se ndonjë figurë tjetër fetare në botë.

*Marrë me shkurtime

37 komente në “FOTOT/ A është ky Papa më i madh në histori?”

  1. Aurenc Bebja says:

    Eshte akoma heret per te thene se eshte Papa me i madh ne histori sepse nuk ka shume kohe qe eshte ne kete post. Per momentin Papa Gjon Pali eshte me i madhi ne histori…por edhe Papa Françesku ndjek rrugen e Papa Gjon Palit…Gjithsesi ai gezon rrespekt nga besimtare te feve te ndryshme…

    AB : http://darsiani.jimdo.com/photos-pics-art/

    1. i___ says:

      Sa pape te tjere njeh ti shoku qe na dole me konkluzion qe Gjon Pali eshte me i madhi???

    2. moni says:

      Besoj qe ky pape nuk i eshte futur asnje konkursi per mister papen. Besoj qe Benedikti beri mire qe hapi krahun. Vatikani dhe katolicizmi kane shume probleme dhe duhet te kthehen ne rrenjet e krishterimit. Nuk hynte ne pune teoria e Benediktit por shembulli i mire qe po jep Francesko. Dhe ky s’e ben per show, por keshtu ka qene dhe me perpara.

    3. Fatmir says:

      sa me ngjan me nishanin tone……….

  2. redisheheri says:

    E shef moj Majlinda,moj katunare skrapari,edhe ti mor fshatar pe Rakicke,or Bode fasulexhiu,qe bridhni me vetura luksoze qindra milioneshe,merrni shembull nga qytetaret e botes,Goxha Pape burri botes perdor autobuzin urban,vishet thjesht,jo si ju, qe ju mori Saliu nga llumi proletariatit,i kapardiseni ketij populli me paret qe keni vjedhur.

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Teper i zgjuar dhe alegorik .
    Natyrisht qe gjaku italian ben te veten ,qe cdo gje e ben ne menyre origjinale dhe jo te shtirur .
    LATINET jane te drejteperdrejte ,sanguin dhe te dashur ne se di ti kuptosh .

    1. fredi says:

      nuk eshte me gjak italian shoku…

  4. angjelini says:

    Ky papa ska asgje ndryshe nga prifterinjte e tjere .Duket qe ne pamje te pare qe eshte pedofil dhe kete e vertetojne fotografite e shumta me femijet .

    1. Gerricesi says:

      Get e life!

      Mos u bej idioit or njeri! Ka shume pedofile ne kishen katolike, por nuk eshte ky nje nga ata. Ky ne rradhe te pare eshte NJERI, NJERI dhe NJERI!

      DHE PER NJEREZ TE VEGJEL SI TI TE QENIT NJERI NUK KA VLERE me sa duket.

      Por te qenit njeri eshte vlera me e madhe e mund te zoteroje nje qenie njerzore, kur ne po jetojme midis shtazeve me dy kembe.

  5. Ajet Delaj says:

    Vertete eshte heret per ta percaktuar si Papen me te mdh ne histori por ndjesia eshte shume e mire per shenjterine e tije. E para shendet e jete te gjate per te miren e njerzimit

  6. Petro says:

    I lumte. Mbi te gjitha eshte human dhe pastaj edhe nje pap i mire.Shembull per te gjithe njerezit ,,,,, nuk ka redesi ne eshte me i madhi apo me i miri

  7. Belisarius says:

    Ky po arrin te beje te pamunduren. Te ringjalle Kishen Katolike. Problem i madh ky. ?

    1. Mollosi says:

      Kisha katolike ka probleme,por ajo nuk eshte e vdekur, prandaj nuk ka nevoje per ringjallje.

  8. gringo says:

    Duket me shume realist,me pak fetar.

  9. Treviso says:

    Nuk e predikoj fene por respektoj njerzit qe e predikojne. Mendoj se u gjend njeriu i pershtatshem per te drejtuar Vatikanin qe po i humte vlerat nga minuti ne minut. Ky eshte nje fat i madh per popujt e ndryshem te botes Katolike dhe mbare politikes se rruzullit. Papa Franxhesko i lindur ne Argjentine dhe me origjine Torineze do te ndryshoje politiken boterore ne favor te klases puntore. Per pak kohe ne krye te Vatikanit ka bere qe te behen ndryshime kolosale ne politiken fetare, gjithmone ne favor te te varfeve. Veshtirsite e tije i mendon kushdo, se sa pune i duhet per te bere nje spastrim rrenjesor brenda vatikanit dhe ne te gjithe boten per spastrimin e plehrave qe ka gjetur.Korrupsioni i Vatikanit i barabarte me korrupsionin e qeverise se kriminelit sali Berisha. Imazhi i Vatikanit pat arritur ne nivelet e barabarta te imazhit te Shqiperise nga ana e korrupsionit.
    I uroj jete te gjate dhe force per te vazhduar aksionin qe ka nisur ne te mire te njerzimit.
    Urime Krishtlindjet.

    1. Wendy-B says:

      @ Treviso
      Nuk e di pse ,po ka dicka qe me ben te dyshoj te madheshtia e ketij Pape.
      Se pari vetem Zoti eshte i madh,te tjeret jane thjesht njerez. Kristianizmi nuk ka nevoje per modernizim,njerezit ndryshojne, por jp fjala e Zotit.

  10. kris says:

    Mendoj se eshte PAPE me vizion te ndryshem nga papet paraardhes eshte vazhdues i papa Franceskut te asisit …..per te kuptuar bergoljon duhet te lexojme Franceskun e assisit…….ndryshimet po i ben me nje llogjike te paramenduer ….po e nxjer kishen nga kisha …..po e vendos ne ruge ne jeten e perditeshme….nuk e kufuzon ne atlar dhe brenda 4 mureve….po mundohet ta masivizoje te beje kishen katolike te te gjitheve ….nuk po perpiqet te rite cilesine e katolikut si besimtar por te shtoje numurin e katolikeve te zhgenjyer(dihet qe feja nisi si mekanizem per te rikuperuar njerezit e shfrytezuar e lodhur ,zhgenjyer ,te semure nga problemet e jetes)…..perdor mjete te thjeshta per jetesen e tij …..tamam si duhet te jete nje besimtar….ne modelin biblik ….e njeh jeten sepse ka bere pune te thjeshta dhe respekton njeriun e thjeshte.nuk e sheh parane si mekanizmin e vetem te suksesit …..ne brendesine e tij politike eshte tipik socialist teorik….dhe i pa kenaqur nga problematikat e pa zgjidhura dhe veshtiresite ne ritje te njerezve te thjeshte ne nje bote qe vrapon drejt fitimit duke minimizuar vlerat marale e shoqerore qe kane krijuar sistemet te ndryshme politike sidomos ai kapitalist

  11. net says:

    hmmm i madh. po more qafelesha i madh eshte! eshte nje mason i grades 33 ,dmth grada me e larte. Vtatikani eshte foleja e shejtaneve me kryeshejtanin veshur si engjell. Allahu i shkaterrofte msaonet, iluminati, frociot qe e kane mbushur vatikanin, pedofilet qe po mbjellin faren e keqe. jarabij!

    1. Genci says:

      Neti e ka emrin e vertet Ardi dhe eshte nga Durresi ka postuar dhe nje video http://youtu.be/wXgtv735Rqc

      1. Je i modh o Genci :) says:

        haahahahaha kam qesh me lot. Allahu i vjen hakut @ net-it, kokrra e injorantit.

        net-i ne kerkim te fatit .

        http://www.youtube.com/watch?v=fcmXCq6y9Bo

    2. tironsi says:

      @ net,
      Eshte i legjitimuar nje mbetje turko-arabo-mongolo-beduino-kirkezo-tartare si puna e ketij frymorit me nofken “net” te komentoje negativisht nje Pape, te cilin Gazeta Time e shpall si njeriun e vitit 2013, pikerisht sepse eshte kundermodeli i hoxhallareve qe sillen si jevgjite dhe predikojne nje fe jevgjitesh, e cila lejon incestin, poligamine, pedofiline, nekrofiline?

  12. dashamiresi says:

    neto, duhet te kishe shkruar arabisht ose turqisht, pasi ndoshta kishe shkruar me saket se shqip. Meso te shkruash, pastaj analizo Papen. Po ky Pape more “O JAREBIJ”, shpetoi Sirine nga bombardimi Amerikan, pra muslimanet, te cilet nuk jane si ti, pse e quan veten musliman, por jane qenje njerezore, te cilet Papa i konsideron njesoj.

  13. Vetem ZOTI ...................................................................................................... says:

    ******************************************************************************************

    Papa ? …. ne asnje menyre Jo, jo, jo …..
    Pervec “Zotit” askush tjeter eshte i “MADHI”.
    Sot kudo kishat dhe xhamite jane bere “Hajdute” dhe “Mashtrusa”.

    ******************************************************************************************

  14. Jo, jo, jo ............................................................................................................ says:

    ******************************************************************************************

    Pervec “ZOTIT”, sot te gjithe Kishat dhe Xhamite jane te “Korruptuarra”.
    Prandaj Zoti po hakmerret kunder ketyre “Djalli” me shkrepetira, stuhira …. etj.

    ******************************************************************************************

  15. toni says:

    nuk jam katolik por dua te them se ai eshte bere popullor sepse ka treguar anen njerezore te tij dhe thjeshtesine. ai thote qe edhe une njeri si ju jam dhe se u bera pape nuk do te thote qe te shes mend me limuzina dhe kushte moderne. ai tregohet sa me njerezor dhe prandaj po ja fiton zemren te gjitheve dhe kete nuk e ka bere asnje pape deri me sot. edhe gjon pali nuk ka qene kaq i thjeshte sa ky dhe megjithese kur u plak dhe u semur nuk ishte ne gjendje per asgje ai kurre nuk e dha doreheqjen dhe ju thoni se ishte me i miri. respekte

  16. kaldaisti says:

    Nga trupi them se po!

  17. A says:

    PAPA FRANCESKU, po e tregon veten si udheheqes i madh fetar, por edhe politik e social ne shkalle boterore.
    Te tille drejtues kane nevoje vendet, shtetet, popujt ne mbare boten. Ne menyre te vecante vendet e pazhvilluara dhe te varfara, duke pasur deficit te thekesuar arsimor, kulturor, emancipues ku ndodhet sot shteti dhe populli shqiptar.
    Fatkeqesisht populli shqiptar keto 23 vjet te ashtuqujtures demokraci ka vendosur mashtrues, hajdut, vrases te tipit te kafshes majmun FATOS NANO, ILIR META dhe kryekafshes majmun shipanze SALI BERISHA.
    Kjo eshte nje mangesi per popullin shqiptar se te gjithe ata politikan, pushtetar, qe vjedhin, grabisin, shkaterrojne, mashtrojne, genjejne fatkeqesisht i quajne te shkathet dhe te mencur. Kurse ata qe duan ligjin, te barabarte perpara ligjit, rregullat, normat njerezore dhe emancipuese te shoqerise i quan budallenje, te ngathet.
    Prandaj popujt e shteteve te zhvilluara te civilizuara evropiane nuk na duan.
    Eh mora e mjera Nena Shqiperi kush te ka qitur me krye ne hi, keto jane disa derdimen, sharlatan te tipit te kafshes majmun qe Kuvendi shqiptar i ka me bollek. Ky Kuvend i ka me shumice sharlatanet, llapazanet, te pa skrupujt dhe te papergjegjshem qe drejtohen nga nje kryebandit i rrjedhur nga ana mendore dhe i pjerdhur nga ana fizike dhe ky eshte nje shpellare, i dalur nga pyjet e Tropojes qe nuk flet por hungerine dhe bucet me hakarrama ndjella keqe, qe duhet treguar vendi dhe i mbyllur goja, sepse me kete ne kete Kuvend te vjen tragjedia.
    Do te thote ndonjeri po EDI KRISTAQ ANETA RAMA, edhe ky po eci ne rrugen e genjeshtert do te shkojne ne te semes ose minimalja neqoftese nuk din te drejtoje qeverine dhe popullin shqiptar ti tregohet vendi. Tung.

  18. Cakalli7 says:

    Papa me i madh eshte Cezar Borgjia

    1. ARUSHA says:

      intrigaant dhe imoral familiarisht

  19. berto says:

    O TIRONSI:I ARDHUR NGA MOCALET O NGA SHPELLAT E SHQIPERIS.O ISLAMOFOB I NDYRE:MOS FOL PER PEDOFILI DHE INCEST,SEPSE KETA ME PETKUN E BARDHE JANE TE PARET NE HISTORI QE E KANE SHPIKUR.PRANDAJ MERRU ME TEMEN DHE JO ME INDIVIDET. PALLE:

    1. tironsi says:

      @berto,
      Ky website-i e verteton me ze dhe figure qe Neti eshte jevgjit dhe qe reciton edhe kuranin: http://www.youtube.com/watch?v=wXgtv735Rqc&feature=youtu.be
      Megjithese fjalet “berto” dhe “jevgjit” eshte veshtire te akomodohen dhe te qendrojne bashke ne nje togfjalesh, nuk ka dyshim se frymori me nofken “berto” eshte nje “jevgjit” tjeter i standardit te Netit.

  20. Qiri i ndezur... says:

    A thua se vertet është komunist,si e quan shtypi agresiv? Nese veprimet e tij kane dicka nga komunizmi, atehere bota po shkon drejt nje sistemi të ri!Nuk është e rastit qe ne Itali ka nisur dhe nje levizje e madhe M5S qe per 8 muaj jete u ngjit e para ne numer deputetesh ne parlament! Ata e pranojne Papen dhe e vleresojne,por nuk pranojne me partite politike qe i quajne banda korrupsioni dhe pas groposjes se Berluskonit, po groposin dhe të majten partiake PD(kliko www Beppe Grillo.it) levizja nuk ka njesha partiake,as seli partie por funksionon me web dhe kubet e rrugises,laghes,qytetit!Papa ka hapur horizonte te reja kudo!Ai po tregon se është thjesht,njeri!Njeriu me i madh i 50 vjeteve te fundit!E quajne Komunist!…

  21. Jo, jo ................................................................................................................ says:

    ******************************************************************************************

    -Nuk e meriton …. nuk harrojme gjithe ato turpe “seksuale”.
    -Sot gjithe kishat dhe xhamite jane te “korruptuarra” …. mashtrojne popujt, prandaj “ZOTI” i madh po ndeshkon sot rruzullin me stuhira, shkrepetima, permbytje, …. etj.
    -“Djalli” ka hyre kudo …. dhe ne Kisha dhe Xhamira.

    ******************************************************************************************

  22. Marku says:

    Per ata qe shprehen se “zoti eshte me i madhi”,natyrisht,por gazeta shkruan per njeriun e vitit dhe jo njeriun “zot”.Papa Francesku eshte vertet nje njeri i madh, nje klerik qe frymezon e qe ngjall besim!

  23. TE AI SHTEGU ME VERE 1 NGA 1 DO SHKOJNE TE TERE says:

    Une jam mysliman. Po ky pape eshte sikur e ka sjelle zoti ne toke. Bravo per thjeshtesin qe ka. Do ngelet si papa me i adhuruar na njerzit ne perjetesi

  24. Nika says:

    Te çdo njeri ka diçka hyjnore kur bën mirë, problemi është të mos lodhesh.

  25. flavio says:

    ti pelqen i gezohem soi fh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje