‘Babagjyshërit’ grabitën 400 mijë euro/ Shitësja: Më thanë ‘gëzuar’ dhe më drejtuan armën

26 Dhjetor 2013, 08:58Politika TEMA

Zbardhet mekanizmi i vjedhjes së argjendarisë në një nga qendrat tregtare në periferi të kryeqytetit.

Burime policore sqarojnë se në grabitje kanë marrë pjesë pesë persona, nga të cilët katër kanë qenë të veshur si babagjyshër të Vitit të Ri dhe personi i pestë i priste jashtë argjendarisë me makinë.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë tregojnë katër persona të maskuar si babagjyshër, të cilët ecnin qetësisht në qendrën tregtare.

Njëri prej tyre madje është ndaluar edhe nga një fëmijë i vogël, me të cilin ka luajtur për disa sekonda.

“Babagjyshërit” janë pyetur edhe nga roja private i qendrës tregtare, për të ditur se me çfarë aktivitetesh merreshin në qendrën tregtare.

Më pas, sipas GSH, grupi i babagjyshërve ka hyrë në argjendari dhe pasi kanë uruar shitësen për Krishtlindjen, i kanë drejtuar asaj armën.

“Më thanë “gëzuar” dhe më drejtuan armët. U tremba pa masë dhe po shikoja rreth e rrotull se çfarë kisha ndonjë gjë aty, por më pas u dhashë të gjitha ato që më kërkuan. Ata i futën në disa çanta të zeza që i nxorën nga bluza. Armët e zjarrit i mbanin brenda xhaketës së kuqe, të futur poshtë pantallonave. Zgjati vetëm dy minuta”, ka bërë me dije shitësja.

Sipas policisë, njëri prej babagjyshërve ka qenë tek dera e argjendarisë, dy të tjerët mbushnin thasët me florinjtë dhe bizhuteritë që ndodheshin aty, ndërsa i katërti mbante nën kërcënim shitësen.

E gjithë sasia e mallit që kanë grabitur katër babagjyshërit shkon rreth 400 mijë euro, raporton Panorama.

Pas ngjarjes, autorët janë larguar me makinën, që i priste jashtë qendrës tregtare, në drejtim të Lanabregasit.

Mjeti në fjalë mësohet se i është grabitur shtetasit Shefqet Kajmaku, babait të kryetarit të PS-së në Fushë-Prezë dhe i janë vendosur targat e një automjeti tjetër, në pronësi dhe në emër të shtetasit Xhelil Alla.

7 komente në “‘Babagjyshërit’ grabitën 400 mijë euro/ Shitësja: Më thanë ‘gëzuar’ dhe më drejtuan armën”

  1. saluku says:

    S’ka gje se per t’ua bere dhurata femijeve i kane marre !

  2. Duket qart se Filmat kriminale te cilet pompoj trurin
    e rinise Shqiptare per vite me radhe te ken ber efektin e duhur .
    Kemi nji ndryhim te kualitetit te bastisjeve prej hajdutet .

  3. ypxhixhi says:

    me duket se kete vit babagjyshi i vitit te ri do shperndaje bizhu

  4. roja says:

    po rojet qe jan aty me shume se ne cdo vend cfar benin flinin gjume keshtu apo loznin domino po kamerat e siguris qe jane te vendosura ne cdo cep dhe regjistrojne qe para se te futesh brenda ata ishin pa maska ky nje gabim i padalshem i tyre sepse kamera dhe programe te fuqishme qe ka shkenca sot kopjuterike behen shume te dukshem

  5. Keta Babagjyshe Robin Huda i kane marre per te bere bamiresi pritet nga momenti ne moment te telefonojne ne numurin e vendosur tek faqja ballore e Kryeministrise.Sa xheloz do te jete bo Like Krraba ai e ka fiksim floririn e guret e cmuar.

  6. Princ EUGEN says:

    Naten e vitit te ri, ne Fushe-PREZE ne shtepine e kryetarit te PS atje do vijne “babagjyshet” hajdute me dhurata te majme se i takon pjesa.Besoj se Sajmir Tahiri do marre masa per ti ndaluar per bashkepunetor te Xhelal Mziut.

  7. mario says:

    Ju te kulturuarit e komenteve ,mos i kritikoni kot hajdutet ,se atyrw
    iu lumte pushka.Te vjedhjet e HAJDUTVE kapitaliste nuk quhet krim ,por kryveeper.Perse nuk mendoni qe 400 000 euro do shkojne nga HAJDTUT ne 5 familje te varfra (them te varfra se po te kesh dyqan me mbi 400 000 euro flori)se po te kesh dyqan me mbi 400 000 euro mall,nuk do shkoje te vidhje dike me arme dhe duke rrezikuar veten,por i vjedh ne menyr DEMOKRATIKE duke e rrjepur ne cdo aspek qofte me lodhjen fizike qofte me ate psikologjike.PRANDAJ POPULL VINI GISHTIN KOKES,TA KENI TE QART QE VETEM SISTEMI SOCIALISTO KOMUNIST DO E FUSTE NE SHINA KETE SITUAT NE SHQIPERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje