Buletini mujor: Ulen vrasjet, Lezha është qarku rekord për krimet

25 Dhjetor 2013, 17:05Politika TEMA

Ministria e Brendshme publikoi buletinin mujor të të dhënave për situatën e rendit në vend, që përfshin periudhën prej 17 nëntorit deri më 17 dhjetor.

Bie në sy ulja e ndjeshme e numrit të vrasjeve në vend.

“Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 6 vrasje. Në sajë të punës hetimore të kryer është bërë e mundur zbardhja e 5 prej tyre, ndërkohë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e 1 vrasje tjetër. Autorë të këtyre vrasje janë evidentuar 9 persona, 4 prej të cilëve janë arrestuar nga strukturat e policisë, ndërkohë 5 prej tyre janë shpallur në kërkim,” thuhet në buletin.

“Numri i vrasjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një ulje me 10 vrasje më pak gjatë këtij viti ose 62.5% më pak,” vijon njoftimi.

Gjatë këtij muaji janë evidentuar më pak vepra penale.

“Gjatë periudhës 17 nëntor deri më 17 dhjetor janë evidentuar 391 vepra penale më pak krahasuar me periudhën 17 tetor- 17 nëntor.

Ulja më e madhe është vërejtur në krimet ekonomiko-financiare, për shkak të numrit të lartë të veprave të evidentuara në kuadër të operacionit “Fund Marrëzisë” gjatë periudhës 17 tetor-17 nëntor.

Rënie kanë pësuar edhe veprat në fushën e sigurisë rrugore. Krimet e rënda kundër pronës dhe personit kanë pësuar rënie gjithashtu,” thuhet në njoftim.

Por cilët janë qarqet më problematike në vend sa i përket krimit?

Lezha është në krye të qarqeve sa i përket treguesve të kriminalitetit për 100 mijë banorë me 98.5 krime për 100 mijë banorë. Më pas vjen Tirana me 93.2 krime, Durrësi me 64.9 krime.

Pas tyre vjen Gjirokastra, Berati dhe Elbasani. Në fund të listës janë Dibra e Shkodra.

Sa u përket aksidenteve, në total kanë ndodhur 144 aksidente me 23 viktima, 18 të plagosur rëndë dhe 149 të plagosur lehtë.

Në total janë vendosur 60 mijë gjoba dhe janë hequr 340 leje drejtimi.

Policia e Shtetit ka publikuar edhe një listë me akset problematike.

 

Akset Problematike

-Reps – Klos – Kukës – Morinë, ku problem mbetet mungesa e sinjalistikës, si dhe mosrespektim i kufijve të shpejtësisë.

-Harku Bërdicë– Velipojë, mungesë sinjalistike dhe infrastruktura rrugore e dëmtuar.

-Bërdicë – Bushat, mungesa e sinjalistikës, si dhe mosrespektim i kufijve të shpejtësisë.

-Tiranë – Durrës, mosrespektim i kufijve të shpejtësisë dhe ndërprerje e rrugës nga këmbësorët.

-Ura e Dajlanit – Plepa dhe Ura e Tapizës – Fushë Krujë, mosrespektim i sinjalistikës nga këmbësorët dhe shpejtësi tej normave të lejuara.

-Tiranë- Krrabë, Krrabë- Elbasan, rrugë e pakualifikuar, mungesë sinjalistike, mosrespektim i standardeve të kërkuara.

-Elbasan – Rrogozhinë, mungesa e sinjalistikës si dhe mosrespektim i kufijve të shpejtësisë.

-Kashar – Rinas, mosrespektim i kufijve të shpejtësisë dhe parakalime të gabuara.

-Në Tiranë (problematikë në trafik), Shkolla Teknologjike – Kombinat (infrastruktura rrugore e dëmtuar dhe mungesë sinjalistike), Rruga e Unazës së Re (ndërprerje e rrugës nga

këmbësorët dhe mungesë sinjalistike), si dhe segmenti Bërryli – ATSH (mosrespektim i sinjalistikës nga drejtuesit e mjeteve).

9 komente në “Buletini mujor: Ulen vrasjet, Lezha është qarku rekord për krimet”

  1. Shtetari says:

    Ulen krimet? Jo or jo, nuk jane ulur pavaresisht se çfare do autiku Tahir te besoje proletariati. Kemi qe nga shtatori qe vetem vrajse, grabitje, korrupsion, gjobevenie degjojme.

    1. Andrea says:

      Per ate pune kemi nja 4 vjet qe vetem vrasje vjedhje degjojme po ai po thote qe jane me pak se muaji apo viti kaluar.

    2. fl says:

      inat salist…jeni te pashprese

  2. Faleminderit Policise se Shtetit says:

    @shtekar, s’do ti apo si? “Proletariat” je zoterote qe i vogel degjoje dhe duartrokisje Enverin, dje degjoje perrallat e Saliut dhe sot nuk do ta shohesh realitetin ne sy. Normal qe kriminalitet do kete sepse minjve te gjirizit po u mbyllen shtigjet e te berit para’ lehtesisht nepermjet tregtise se hashashit dhe drograve te tjera, keshtu qe grabitja me arme dhe gjobvenia u ka mbetur si mjet per te siguruar te hollat e Vitit te Ri. Por edhe ata nje e nga nje dhe grupe-grupe po bien ne pranga. Nje prej tyre, truproja i Sali Berishes, u arrestua serish dje per gjobvenie. 20 hajdute jane kapur vetem javen e fundit ne gjithe Shqiperine. Mos u mundo te dekurajosh punen e Policise se Shtetit, je nje ligavec jargeshume.
    Mjafton te te permend sa te pafuqishem po ndihen Italia dhe Greqia per te ndaluar grupet e hajduteve shqiptare, per te te vertetuar se ky krim eshte perhapur se tepermi keto vitet e fundit dhe se arrestimet e fundit te ketyre keqberesve po tregojne se Policia e Shtetit po kthehet ne detyre.
    Ka shume pune per te bere, por jane ne rruge te mbare.

  3. Aurenc says:

    Ulja e vrasjeve eshte diçka e rendesishme, sidomos qe disa vrasje ne Shqiperi kryhen per motive te dobta…

    AB : http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2013/

  4. luani says:

    Po statistika me vrasje dhe aksidente do vazhdoni te beni jane me pak se viti i kaluar aq e kaq, po ato nuk i ndalon dot edhe e gjithe policia e amerikes te sherbejne ketu me keta tru qe kane shqiptaret e shihni qe vritet vellai me velle kusheriri me kusherin per gardhiqe per bageti,dhe shikoj disa emisjone televizive te ngujimit sikur jemi ne mesjete, hiqjuni batakcijve qe kerkojne te zhvazin ndonje fondacjon ne lidhje me kete, po kush i ngujon femijet, ajo nuk eshte as me kanun dhe as me as nje gje por keta batakcije e pajtimit duan ta bejne gogol qe te zhvasin cili kanun e lejon ngujimin e femijeve, keto jane perradha sepse duan te kapen pas nje dickaje qe nuk ekziston.

  5. Beti says:

    Ma sqaroni ate shtetarin qe ato arrestimet e atyre te korruptuarve i perkasin periudhes se qeverisjes se shkuar.

  6. MUSA SHEGA says:

    Qdo krim i perket origjines majtiste ppsh no koment

  7. Shkodran prej Puke says:

    Si te mos jete rekord , kur deri para pak kohesh Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe drejtohej nga nje idiot si Muharrem Furriku prej Puke , qe nuk ja mbledh dot gruas ne shtepi , e jo me te drejtoje police e te vendose rend .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje