VIDEO/ Besnik Dervishi grindet me rrugorët për parkimin e gabuar, shoqërohet në polici

25 Dhjetor 2013, 13:04Politika TEMA
VIDEO/ Besnik Dervishi grindet me rrugorët për parkimin e gabuar,

Duket se telashet për Prefektin e Vlorës, Besnik Dervishi, nuk kanë fund.

Vetëm pak ditë pasi në automjetin e tij u gjet një sasi eksplozivi, ai është grindur me punonjësit e policisë.

Shkak është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, Dervishi ka parkuar në mënyrë të gabuar, dysh tek “Rruga e Elbasanit”.

Në momentin e incidentit, Dervishi udhëtonte me automjetin tip “Peugeot” AA389IG, i njëjti automjet të cilit iu gjet sasi eksplozivi pak javë më parë.

Sipas policisë, Dervishi ka fyer dhe nuk iu është bindur punonjësve të policisë.

Mësohet se Dervishi është përplasur me vetë shefin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë, Dritan Bonaj.

Për këtë arsye, ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë.

Vetë prefekti ka reaguar nga ambientet e Komisariatit Nr.1 të kryeqytetit ku ndodhet pas shoqërimit nga policia.

“Mos spekuloni për gjëra që janë të pavërteta”, tha Dervishi.

Sipas tij, prezenca në policia është si e çdo qytetari normal, pas një ankese kundër tij.

“Nuk kam asnjë lloj incidenti të paktën sa më përket mua. Është një lajm i rremë, unë jam në gatishmëri të organeve të rendit. Jam në mbrojtje të organeve të rendit aktualisht. Ju dukem si person i shoqëruar? Jam këtu si çdo qytetar që drejtohet në komisariat për ndonjë ankesë”, tha Dervishi.

Tashmë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen në fjalë.

79 komente në “VIDEO/ Besnik Dervishi grindet me rrugorët për parkimin e gabuar, shoqërohet në polici”

  1. mali says:

    Shume mire ia ka bere policia.Ligji eshte 1 per te gjithe, ose thene ndryshe te barabarte perpara ligjit. Ky eshte shtetin ligjor !!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. sa per kuriozitet says:

      Po ata babagjyshat me kallash qe perlane 300 mije euro flori tamam ne 24 dhjetor, a u kapen ?

      1. xhixhi says:

        Sa per kulture ky veprim nuk kishte per te ndodhur ne kohen e salehut,por policet do ishin larguar me vrap nga makina.per ata babagjyshat do ja degjosh shpejt lajmin mos u merzit jane ngjarje qe ndodhin kudo dhe perinformacion kulturor ambientet e TEG nuk ruhet nga policia e shteti dhe ne raste te tilla eshte e aresyeshme qe grabitesit te largohen pa shkaktuar viktima.mendohu 2 here kur te flasesh se di te perdoresh dhe kompjuterin

        1. Shqip says:

          TEG-U dhe i njejti person ne nje jave me bomben qe gardisti u dekorua… jane shume me zi se ndonje avdall i Sales ta zeme Dashnor Sula

          nuk votuam per krahasime a te lutem…

        2. ALpini says:

          Je komplet gabim o xhixh.
          Policia e shtetit vepron dhe ka autoritetin ne cdo pellembe toke te RSH.
          Vertete qe te gjithe jemi te barabarte para ligjit por ligjin se vendos polici,nje cope fshatar tepelene patriot i Autikut Tahiri e drejtorit policise Dida.
          Une shof me keqardhje se qeveria Rama po mundohet te mbeshtese policine jo per te vendosur rregullin,me mbajtur rendin,me kapur thyersit e ligjit por po e mbeshtet vetem qe ta kete vegel ne duart e saja per qellimet e tij te liga.
          Ne demokratet pamvaresisht se jemi ne opozite kemi detyra para shtetit dhe popullit dhe do i zgjidhim,kuptohet me metoda demokratike,kuptohet qe cdo metode mbetet e tille kur qeverisja duhet te zbohet.
          xhixhit

          1. adi says:

            S’arrij ta kuptoj pse ju “demokratet” jeni njeri me gomar se tjetri dhe mbi te gjitha nuk arrij ta kuptoj pse keni kaq alergji nga zbatimi i ligjit

        3. sa per kuriozitet says:

          Shume dakort me “Shqip” : nuk kemi votuar per krahasime. E sa per informacion Xhixhi : persa i perket rastit te Z. Dervishi, qe nuk e njoh e as nuk e kam idene fare se çfare e si ka ndodhur, mendoj se kam te drejte te jem skeptik e te mos e komentoj ngjarjen si “heroizem” te papare deri me sot. S’kane bere gje tjeter veçse kane zbatuar ligjin e kjo me duket e natyrshme per nje shtet qe do te hyje ne Europe.
          Ndersa “babagjyshet” vertet me kane shqetesuar dhe deri tani s’kam marre ndonje informacion ne lidhje me ç’ka ndodhur me perjashtim te videos amatore qe me tregon se si qetesisht, ne mes te dites, ne mes te kryeqytetit, ne 24 dhjetor, mund te shkosh pa problem per mish qeni.
          Edhe diçka : jam totalisht kundra ketyre fyrjeve qe takon ne komentet ketu pas : “plera”, “alabak”, “qen”, “kaqol”, “sharlatan”, “moster”, “fytyre m…”e s’po e zgjas me, meqe ti di te perdoresh kompjuterin mund ta besh vete. Nuk me duket se eshte ne te miren e askujt kjo lloj dhune qofte edhe thjesht verbale.

      2. Bingo says:

        Po kur te kapen cfare do komentosh???

        Bravo o shtet….

    2. Guest says:

      Kjo eshte ajo qe pritet nga ruajtesit e rendit. Zbatimi i ligjit pa bere kurrfare dallimi midis nje qytetari te thjeshte dhe nje zyrtari te larte.

      Veprimi i policise eshte i drejte dhe per t’u respektuar. Se kush eshte ai qe deshiron t’i hapi telashe vetes pa patur kurrfare interesi?

    3. fl says:

      Gjithmone mbeshtetje totale per Policine ne keto raste.

      Boll me pordhet e ketyre legenave.

      1. Arqilea says:

        Besnikun e njohim te gjithe, nuk eshe nga ata te “pordheve”, se po te ishte nuk u bindej policeve ta shoqeronin ne komisariariat.
        Mos valle po abuzohet edhe nga policia ? Sepse Flamur Noka-ish ministri i Brendshem, ka marre 16 gjoba per parkim te gabuar, per shpejtesi dhe mos bindje ndaj patrulles policore. Pse nuk u bene cuba keta punonjes policie korrekte me ligjin e rregullin ?????
        O ministri Tahiri, shikoji policet se po abuzojne me postin dhe po te degjenerojne partine. Do te cojne ne komisariat deputetet dhe ministrat e tu dhe do ti denoncojne per kundershtim te patrulles policore.
        E kam kete merak se ty nuk ke bere reforme ne personel, ne pune ke gjith policet e oficeret e Sales. Ndaj mos u cudit kur edhe ty te te faturojne ndonje gjobe.

    4. Shqip says:

      Tritoli i pa plasur nuk eshte asnjehere gje e mire
      Inskenim ishte dhe ai
      ç’te semes do prefekti vlores ne Tirane perdite, vetem Rama e di

      1. Albnr1 says:

        Po Rama mund ta transferoje ate njeri ne Tirane meqe eshte edhe moshe e vjeter….

    5. Ajdin Muzhaku says:

      Kjo eshte Policia qe i duhet shqiptareve!
      http://goo.gl/AWGzae

  2. fiona says:

    Po si vjen turp ketij?! E pike e zeze!

    1. Gerricesi says:

      Shqipetaret ende nuk jane mesuar se duhet te paguash per shkelje te qarkullimit rrugor, je apo nuk je me pozite. Ne kohe te sale qenit keto rregulla nuk aplikoheshin se sale qenit i interesonte kaosi ne te cilin me shume nga te gjithe perfitonin zagaret e tij. Do te kaloje nje farekohe qe shqipetaret te kuptojne se rregullat e qarkullimit rrugor jane jetike per mbarevajten e nje qyteti, dhe sigurine e jetes se qytetareve.

      1. ne emer te popullit dhe ne mbrojtj te shtetit te se Drejtes says:

        Ketij palo zyrtari ne rrespekt te ligjit,jo vetem qe duhet denoncuar si shkeles ligjsh daj policeve te rendit,por duhet flakur tej nga pushteti qe i dhane,ne te kunderten qeveria Rama eshte bashkefatore me te.
        Edvin kristaq Rama nese ka mend aq sa pretendojne oborrtaret e te punesuarit e tij,duhet ta shkarkoje nga detyra,rruge te mesme nuk ka.Para ligjit te gjithe jane te barabarte.
        Me llafe lloqe kavaje nuk ndertohet shteti ligjore,ok?

        1. Gerricesi says:

          me rregullen tende te treshit saluqi jot dhe lukunia e tij duhet te futet ne burg per mijra vjet per xhvatjet dhe krimet qe kane kryer kur ishin ne pushtet.

        2. niku says:

          do ti mjaftoje te paguaje gjoben dhe te marre vesh qe kushdo qofte kush gabon peson. Nuk besoj se per nje parkim te gabuar te lere detyren. leksionin e mori, sbesoj se do ta bej me. po e perseriti atehere ai ka ndonje problem dhe nuk e meriton ate post qe ka.
          megjithate, po diskutohet nje rast qe vetem disa muaj me pare as qe i shkonte ne mend njeriu. A e mbani mend kur kalonte Saliu me makine dhe rruget bllokoheshin disa ore perpara, me police ne cdo kryqezim dhe ure, dhe trafik qe “shkonte per lesh” si thoshte Jozefina.

  3. trimi says:

    Edi Rama duhet te marre urgjentisht masen e largimit nga detyra te ketij zyrtari alabak qe nuk zbaton rregullat e shtetit .

    1. lilisallaku says:

      bravo polici rregullat jane nje per te gjithe

  4. Argita_B says:

    Nje prefekt qe shoqerohet ne polici!!! Turp me te madh nuk ka, prefekti eshte perfaqesuewi i shtetit, eprori npoicive pas ministrit te brendheshem ne prefekturen qe drejton. Si ka mundesi qe gjera kaq banale nuk arrijne dot ti evitojne. Nuk kane faj nje pjese kur thone se me mire ishim ne kohe te Enver Hoxhes, fatkeqesisht jemi te rrethuar nga nje tufe e madhe fshateresh e te pa civilizuarish.

    1. Dr bobi says:

      Bravo te qofte o argita per zotin,si ka mundesi qe nje polic injorant rrugor,te bej qe ne polici te shkoj perfaqsuesi me i larte i qeverise ne pushtetin vendor,harroi ai polici rrugve,qe per faj te kesaj mendjemadhsie te policve qe se parandalojn asnjehere krimin,besnikun desh e vrane mu ne kryeministri,turp turp turp,hiqeni urgjent kte borja ca ishte ky

  5. ........ says:

    O fytyre m…..t po pse dhe ti kerkon te mos i zbatosh rregullat!!!! Edi Rama duhet te jete i pa meshire qofte per keto lloje ashikesh qe aspak nuke i japin shije te mire qeveris…..bravo policia ta kuptojne te dy krahet pd..ps qe shteti duhet te funksionoj per cilin do……ndaj dhe Tahiri tha: ne shqiperi nuke do te ekzistoj i forti.

  6. fronti demokratik says:

    Shoke: t’u shpallim lufte shfaqjeve te huaja. Pushteti i popullit te godase ashperrrsisht cdo sjellje mikroborgjeze. Poshte Rrrrreaksioni, o shokeni…!

  7. Korabi says:

    Te gjithe te barabarte para LIGJT! I lumte policise!

  8. babec says:

    Bravo Policia! Mosndeshkueshmerise per arsye politike, duket se po i vjen fundi!

  9. E Verteta says:

    hahahahhahaha..po ky kaqol eshte….

  10. Albani says:

    Ore ky Dervishi po ben shoh, njeher i vuri makines se tij tritol tani parkon makinen vend e pa vend, cfar i duket vetja ketij sharlatani,keto mostra qe duan te bien ne sy, duhet te largohen sa me shpejt nga detyra.

  11. Horri i i Bulevardit says:

    Te ishin berishianet ne pushtet, me siguri polici rrugor, sot do te ishte pushuar nga puna me nje SMS.

    1. @Horri says:

      Po pse cdo gje do e lidhesh me Berishen more spermeprishur? Pse duhet te filloje hetimet SHKB-ja apo nuk eshte njesoj si SMS?
      Po ky Dervishi bomben e vuri vete qe te tregoje qe po ben “armiq” me punen e palodhur per Vloren dhe ti si debil nuk gjen asnje shkak pse ky gjendet vetem ne Tirane!!! Berisha erdhi ne pushtet se u lodhen njerzit me xhepat plot ne kohe te Nanos… Rama me kto langaraqe qe ka rreth vetes vetem skandale ka perdite!
      Po nuk e hoqe Saliun nga mendja duro se do vije prape

      1. Horri i i Bulevardit says:

        O i dyzuar, sa here e kam patur seriozisht, kam bere dicka te hajrit, se nuk doli tek ty, shif se ku qendron arsyeja, ndoshta je shterp.

  12. enea says:

    Bravo policise , perpara ligjit duhet te jemi te gjith te barabart.. Turp tu vij ketyre palo pushtetaresh qe me sjelljet e tyre behen shembulli me i keq per ata qe perfaqsojne… nje kompliment per ate polic qe pati guximin te kryente punen e vet,

  13. shigjeta says:

    besniku eshte njeri me arsye dhe djale shume i mire ndersa ai shefi qarkullimit rrugor eshte nje megalloman qe se ka shokun shkoni nje here tek qarkullimi rrugor ne tirane per ndonje problem nuk te pret fare as per te sqaruar jo se jo por te thote se lloj lloj fjalesh sajmir tahiri duhet ta heqi fare nga rradhet e policise kete police trap i pa kulturuar eshte mesuar ne shkoder ai po ketu ne tirane te vejne hurin

    1. Shqip says:

      Policia eshte me turne 12 oreshe ne ditet e festave si dhe shefi qarkullimit! Te te vere “hurin” nje lab analfabet si puna jote qe nuk di te shkruash Shqip eshte kulmi
      LANGARAQ

  14. vlora.aj says:

    O Paloco njeri. Edi kta jane ata qe dote prishin pune , si i themi ne njebythe qe eshte mesuar te pjerth e do e bej gjithmone.

  15. emil says:

    Si nuk ju vjen turp ketyre perfaqsuesve te popullit, ky eshte shembulli qe duhet te jap ky kryetar qarku? Bravo atij polici me zemer qe kreu detyren e tij… perpara ligjit te gjithe te barabart nqs duam te ecim perpara.

  16. ibarhim says:

    policet e tahirit si kurvat e vezirit.te zgjrdhurit e rames si kurvat e balles.rrofte Krimi,rrofte negjmija dhe kokepalaret.dreqi ne bire nga dolet ju qofte qe zgjodhet kete djalle.

    1. Guest says:

      Nga cila skuthe i con keto mesazhe ogurzeza o gjytyrym?

  17. Luan Vogli says:

    I lumte Policise.Kjo duhet te jete motoja e qeverise,qe perpara ligjit te gjithe jane te barabarte.Deri tani Sajmir Tahiri po e mban fjalen.

    1. N Shabani says:

      Nuk ka faj polici por prefekti qe kujton se eshte i paprekshem dhe ja lejon vetets te gjitha privilegjet e shkeljes se ligjit. Turp ky duhet te jete shembull per zbatimin e ligjit dhe jo te shkeljes se tij! Edhe sikur polici ta kete me tendence se mbase eshte me ide te djathta ai ne kete rast eshte ne krye te detyres dhe ty te ka kapur mat ne shkeljen e ligjit dhe une i them bravo qe po ben deyren.

      1. Shqip says:

        Askush nuk ka fol si ty dhe je per tu pergezuar!
        Dhe me 4 klase shkolle, bakderr i Sales a kushdoqofte te jete ai Polic eshte POLIC
        Ne do te beje SHTET Edi Rama, duhet te hetoje kush eshte kjo SHKB qe nis hetimet… ! Kush jane keto prokurore qe shantazhojne si policine e Sales dhe te Rames!
        Pasi Besnik Dervishit Prefektit te Vlores po i vendosin bomba qe nuk plasin ne Tirane, ben fodullin ne Tirane… Mund te jete shume burre i mire po duhet te ishte ne VLOREEEEE keshtu qe jepi duret

  18. ARBITRARITETI says:

    KJO TREGON SE CFARE NJEREZISH KENI ZGJEDHUR JU O POPULL I MENCUR DHE I URTE PER TE JU PERFAQESUAR DHE QEVERISUR.
    MOS JU VI TURP SE ATO JU PERFAQESOJNE DENJESISHT JU.

  19. duli says:

    Shqiperia eshte e mbushur me police halabake.

  20. bravo policia says:

    BRAVO POLICIA…BRAVO E MADHE MADJE. LIGJI ESHTE 1 PER TE GJITHE

  21. teuta says:

    Shenja te mira,duket se Shqiperia po merr fryme.

  22. eri says:

    ky eshte prefekti i vlores apo i tiranes se spo meret vesh cdo ne tr perdit ky palla

  23. toto u kurtu says:

    NUK ESHTE NJERI I TILLE BESNIKU PO KUSH E DI SI KA QENE PUNA

  24. Dita says:

    Bravo policet! Po keshtu duhet te gjithe te barabarte para ligjit!

  25. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Bashkekombas pershendetje GEZUAR FESTAT
    Sa per personin ne fjale policia e beri punen tani I takon gjykates te vendose dhe ne qofte se e gjen fajtor duhet te denohet makimalisht per ate shkelje qe ka bere dhe te detyrohet te japi doreheqje nga posti qe drejton se nuk eshte I denje te drejtoje nje dikaster e te jete shembullor per shoqerine

  26. Beni says:

    Si shume shpejt filluan trimat e Rilindjes te shkelin ligjet e te kundershtojne rendin! Ju lumte o Rilindas!

  27. daenko says:

    Sjellje e pa tolerueshme,Parkimi paralel qe ngushton ne menyre te rezikshme rrugen duhet te mare fund.Ne dukje shkeja qe ka bere zyrtari ne fjale eshte e vogel por behet shkaktar per aksident me pasoja fatale.Policia ka bere ne kete rast nje pune te paqme.Urime.

  28. kaldaisti says:

    Ka vdekur ajo kohe z.Dervishi kur posti bente ligjin.Je i detyruar te zbatosh rregulloren e qarkullimit njesoj si te gjithe qytetaret e tjere te kesaj Republike e leri funksionet siç thoni ju andej “a te q… udhet”!Boll me me keto broçkulla e mos u beni gaz po nenshtrojuni ligjeve te nje shteti pavaresisht se kush je e ç’fare funksioni ke.Z.Tahiri duhet ti beje shembull keto efektiva qe zbatojne ligjin e jo Maliqin.Ju lumte Policise se Shtetit ,ky eshte shtet demokratik ku te gjithe jane te barbarte perpara Ligjes do apo s’do Dervishi qe ndoshta eshte mesuar te “pij raki e te haj thela mishi”.

  29. ira says:

    Besnikun, djalin e shokut Rrapo, nuk e nderojne keto sjellje.Te kemi bere deputet, te kemi dhene detyra te rendesishme, tani te kemi bere Prefekt ne Vlore. kemi edhe te tjera djem dhe vajza te shokeve tane, por nuk bejne gjera te tilla. Kujdes!

    1. arjan says:

      A mer Ira se gjithe para fushaten u shqyeve duke permendur emrat e te internuarve e te burgosurve politike tek Spartaku e Ramohito e kishe te keqen qe kane lene kockat gjithe jeten per pak drejtesi ne kete vend as kontribtin nuk ua deshe mer Ira por dhe ata po durojne per ate pushtetin tend, ja tani mbaje Besnik Dervishin e kompani….

  30. liqeni says:

    Po te ishte nje qeveri e sakte dhe demokratike do ta detyronin kete njeri te jepte doreheqjen per arsye etike por fatkeqesisht nuk ka te tilla.Eshte njesoj si ne kohen e Saliut ku policet dekoroheshin per vepra te “mira” kurse sot prefekti lihet ne qetesi.Pra njesosj si me pare!

    1. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

      [email protected] pershendetje
      Seshte qeveria por drejtesia dhe shoqeria civile qe duhet te flasi se po foli qeveria do te thote se po shkojme ne kohen e qoftelargut qe e shporrem
      Te pershendes dhe nji here Gezuar festat

      1. liqeni says:

        SHQIPTARE DHE KRENARE”
        1)Qoftelargu Sali e detyroj Meten te jepte doreheqjen kur u kap me video,dmth edhe ai u “perpoq sipas menyres se tij”
        2)Mesa di une prefekti varet nga ministri i brendeshem,
        3)Persa i perket shoqerise shqiptare dhe “forces”se saj te lutem lexo pak albanologun e njohur Robert Elsie cfare thote ai mbi shqiptaret nder te tjera vecoj:”nje popull qe nuk eshte ne gjendje te beje ndryshime politike ne favor te vet”.
        Gezuar krishtelindjet dhe pershendetje!

      2. tani says:

        I ngaterove gjerat o “Shqiptare dhe krenare”

  31. neqofte se ka administrate qe merr rrogen kot kto jane policia shqiptare qe sben koker pune, dhe jane hajvanet me te medhenj te shoqerise me nje intelekt primitiv,barsaletat ne kohen e dulles kane qene te shumta, gjynah qe spo vazhdon tradita

  32. Bujar says:

    Respekt per policet qe kane kryer detyren.
    Bujar

  33. Olsi says:

    Leter e Kryevezirit Edwin Ram Komiku per Tahir Pashen :
    Kryeveziri Edwin simas habere te dergume prej zotnis tate Tahir Pasha e din ate meselen qe gadite ke sarajet e mija ne Tirone,e kom llafin per ate punen e bumjes ene une vete te kam dhone selamet e mija. Ene qe e fute ket cunin e Rrapo Dervish Pashait te Kuq ne kete mesele ene kjo qe pune me men. Por tanina me kete meselen e policise gjojnat po ngaterrohen i cikez.Une e di qi tina e bon ket marifet me mulu si i thoj mileti ” mutin me shurre” po simas habereve te hafijeve te mija mileti aqe poshte nuk po e hajne mo ket.
    Do te lutna Tahir Pasha qe kete gjojna me hafilliqe me ja lone ne dore noj qetri. Ti je birinxhi tamam per pune te qera.

  34. fredi guri says:

    nuk do ket qene besku patjeter saliu kapeni futeni ne burg

  35. ilir says:

    prefekt apo rrugac eshte ky .populli duhet ta zbatoje ligjet e pushtetaret jo se keshtu jane mesuar duke vjedhur e duke shitur mente e disa lamashe te tjere nen hijen e tyre

  36. Agim says:

    Besnik Dervishi eshte edhe do ngelet mish i huaj ne Vlore. Tip pa lidhje. As te q… E as te rruan. O Rama gjeji nje zyre ne Tr ketij se aty e ka koken.

  37. BLITZKRIEG says:

    Dervishi vuan te dale neper gazeta, si Ngjela. Ska gajle ne del per show apo per gallate, rendesi ka qe paraqitet. Here si objekt atentati fallco e here per nje parkim te gabuar mjafton qe tregon se eshte gjalle.

  38. Gava says:

    Une njoh mire Besnikun.Si jurist dhe djale me kukture.Por ne kete rast, vetem pse ka debatuar me policin duhet ndeshkuar shume rende.Dhe jo vetem Besnikut por kujtdo funksionari apo oficeri publik i duhet dhene masa e merituar.Ndryshe do kemi po shtetin karikature te …Salibeut

  39. I.Troplini says:

    Prefekti i Vlores qe pelqen Tiranen me teper se vendin e punes, do te mesoje se ai tritoli nen makine, nuk eshte drite jeshile per thyerjen e cdo ligji.
    Merreni dhe cojeni atje ku e ka vendin, deri te bindet se ato 1 milione vota qe populli i dha PS, nuk ishin per te zevendesuar kodoshet blu me dervishet e kuq, por per te cuar ne vendin e duhur si Dervishet dhe Kodoshet.

  40. Treviso says:

    Bravo policia nese eshte lajm i vertete dhe duhet gjobitur dopjo si prefekt qe eshte dhe te merren masa administrative nga kryeministria. Kur prefekti,çfar do presesh nga populli i thjeshte?

  41. besniku says:

    Kshu po, ta lumsha saimir tahiri. Asnje mos mbetet nga kta plerat. Te gjithe poshte ligjit

  42. "nn" says:

    Te barabarte para ligjit.

  43. lina says:

    Pse keshtu do te ndryshojme me keto qenderime si ata para 23 qershorit ” me cuba ”- shko ore se ka te tjere me te mire se ty per pune e me te pergjegjeshem .

  44. sadri says:

    Vazhdon seriali Bikik Dervishit,Cudi e pa besushme shokut ne fjale i vune bomb dhe ai vazhdon te bej parkime te gabuar,Kujdes shoku Bikik me parkimet e gabuara se do te ndodhi si historia me ujkun, Mos perdorni te njejten makin ne kete serial se pastaj i ngelet faji makine.

  45. Rule of Law says:

    Mire ja kane bere askush nuk eshte permbi ligjin, normalisht ai arrestohet menjehere per kundershtim te forcave te rendit…. me pas vazhdojne procedurat.. dhe zgjidhet kush ka te drejte, por e rendesishme eshte ai nuk ka te drejte ta kundershtoje policin ne detyre….

  46. Qemali says:

    Prefekti ka gabue. Njerez jemi dhe gabojme. Polici(a) ka ba detyren mire ne kete rast. Shteti te funksionoje dhe kjo asht lajm i mire.La lege e uguale per tuti!

  47. Hej mor hheeeejjjjjj says:

    Gjobe te majme dhe BURG

  48. besniku says:

    Kjo po, ligj, shtet, te gjithe te barabarte

  49. Meno says:

    Ndoshta ky Besniku duhet te kontrollohet te nje psikiater, ndryshe ky do vazhdoje te veproje si pashallaret e qeverrise se me parshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje