Gruaja nga Lazarati: Më arrestuan pse jam me PS-në, ‘peshqit e mëdhenj’ janë të lirë

25 Dhjetor 2013, 09:15Politika TEMA

Merita B., 42 vjeçe, gruaja nga Lazarati, e cila duket se po mban mbi supe peshën e rëndë të përgjegjësisë së fshatit të vogël, i konsideruar si ‘njolla e zezë’ e Shqipërisë, rrëfen se policia i di shumë mirë se kush përfiton nga droga e Lazaratit, dhe thekson se nuk është në interes të politikës të ndërhyhet në atë fshat.

“Jam dënuar për kultivim bimësh narkotike. Jam nga Lazarati, po vuaj fajet e një fshati”, shprehet ajo për GSH.

Ajo tregon se është dënuar në vitin 2007 dhe është arrestuar në vitin 2012.

“Nuk kam jetuar në arrati. Kam jetuar në shtëpinë time në Lazarat. Policia thoshte se jam në arrati, unë kam qenë në shtëpi. Më arrestuan pas pesë vitesh, atëherë kur deshën ata, jo se unë fshihesha. Atëherë kur u interesoi, erdhën dhe më arrestuan. Pastaj arrestimi im ndodhi dhe për politikë. Unë gjithmonë kam mbështetur të majtën, Partinë Socialiste, dhe më gjetën mua, më morën”, tregon ajo.

“Unë e kam pranuar se kam mbjellë hashash. E mbolla në fshat, aty ku të gjithë mbjellin hashash. E bëra nga halli, sepse kisha burrin të shtruar në spital në Selanik dhe mendova se ishte e vetmja zgjidhje për të bërë lekët për kurimin e tij. Por vetëm unë jam këtu në burg, po vuaj dënimin. Ndërsa ‘peshqit e mëdhenj’ janë të lirë, edhe pse kanë përfituar e përfitojnë nga hashashi i Lazaratit”.

“Policia nuk do të ndërhyjë. Po të dojë, e bën shkrumb e hi fshatin për 24 orë. E lënë vetë ata, e dinë fort mirë përse. Për mendimin tim policia nuk do të ndërhyjë, sepse vetë shteti përfiton nga droga e Lazaratit. ‘Peshqit e mëdhenj’ marrin përfitime dhe, kush bën burg? Ai që është i pambrojtur. Unë e mbolla vërtet hashashin, por nuk mora asnjë përfitim”, shprehet ajo.

18 komente në “Gruaja nga Lazarati: Më arrestuan pse jam me PS-në, ‘peshqit e mëdhenj’ janë të lirë”

  1. Re'i says:

    MENDOJ TA LIRONI SA ME PARE KETE MJERANE.KA TE DREJTE.TREGON REALITETIN.NUK KA TURP ME TE MADH PER POLICINE E SHTETIT.NUK MUMD DOT GOMARIN DHE I BIE SAMARIT.HAJDE SHTET HAJDE.

    1. Argita_B says:

      Fakti qe i gjithe fashati mbjell hashash nuk mund ta beje pa faj kete grua. Ajo thote se mbolla hashash se kisha burrin ne spital!! Po mire, po nenat e atyre femjeve qe u shesin hashash ne dyert e shkollave çduhet te thone per ty qe prodhon hashashin!!
      Ajo e ka vendin ne burg pasi keshtu e parashikon ligji shqiptar, ashtu sikurse duhen futur ne burg dhe pjesa tjeter e fshatit qe kultivojne hashashin.

      1. feniks says:

        O Argita b!Ti mire e thua se duhet te futen ne burg i gjithe fshati,por nuk ke kuptuar thelbin e fjaleve te gruas:PSE ME DENUAN vetem MUA?

        1. Eri says:

          Nuk eshte argument ai pse kjo eshte me PS-ne eshte arrestuar. Gruaja ka bere veper kriminale dhe po vuan per ate qe ka bere.
          Te tjereve do u vije rradha shpejt, shume mbase do shpetojne pa u denuar, por nuk me pelqen qe neser te degjoj qe u denuam pse ishim me PD-ne.

          1. Lazarati says:

            Pretendimi se eshte denuar si SOCIALISTE eshte sa I pavertet aq edhe idiot… “zonja ” ne fiale eshte denuar ne munges per kultivim te lendeve narkotike, dhe u arestua pas disa viresh nga dita e denimit pasi tentoi te pengonte prishjen e nje parcele me bime narkotike ne oborin e saj.

      2. Ne murin e cdo salle gjyqi ka nje shprehje te madhe: Ligji eshte njelloj per te gjithe, kjo nenkupton shume gjera… Ligji nuk vlen vetem per kete grua. Nuk e korruptojne njerezit sistemin, por sistemi njerezit… Kjo grua kete thote… nuk mund te vuaje vetem ajo nje problem qe vjen nga lart. Nese duhet te denohet kjo grua, me pare duhen denuar te tjeret me lart, ndryshe nuk ka vlere te denohet nje grua per statistikat e kultivimit te hashashit pasi nuk e shkakton kjo grua fatkeqesine e nenave e baballareve te adoleshenteve e te rinjve te droguar… duhet te jemi me mendje te hapur e ta shohim ne sy problemin…jam dakort qe ajo ka konsumuar nje faj e nje veper penale, por nuk zgjidhet problemi vetem me denimin e saj, ajo eshte nga te fundit qe duhet denuar…

  2. sarandjoti says:

    Kete shkrim duhet ta lexoj z.Rama e z.Tahiri,dhe duhet te shprehen e te veprojne.Kjo grua ka shkelur ligjin,vuajti dhe heqjen e lirise,plot eshte 1-2vjet heqje lirie per nje grua,aqe le te bejne te gjithe ata qe merren me kultivimin e kesaj bime,ne Lazarat.Ky fshat nuk duhet toleruar me,se per faj te tije vuan i gjithe vendi,kjo eshte nje padrejtesi e madhe te cilen duhet ta kuptojne ne fund edhe lazot.

    1. Nuk eshte problemi vetem te hashashi, hashash ka pasur e do te kete gjithome, problemi eshte te ajo qe ne perfaqesojme ne ndergjegjen tone, dhe ne sy te perendimit. nje mikrovend qe nuk kontrollon dot nje mikrofshat. Nese zoti Tahiri do te zgjidhte kete problem, perpos respektit tim te kahershem, do te kishte respektin me maksimal dhe punen e tij pervecse te sukseshme, do ta kthente ne te lavdishme…

  3. ........ says:

    Te gjith partia demokratike qe nga baza deri tek krimineli barbare Sali ne Burg…[email protected] o Edi Rama shpejt se po te kurdisen planet. Me vjen keq se te votuan 1 milion shqipetar……

  4. itreg says:

    Duhet ligjeruar mbjellja dhe te kontrollohet NGA shteti

  5. noka says:

    tash qe partia e degraduar ps mori pushtetin me super premtime genjeshtra qe as dhe 0.9% nuk e kan
    plotesu te gjith te burgosurit do gjejn shkakun e burgosjes se ishin mbeshtetes te majtes qesharake

  6. ediasllani says:

    po nayrishte PS dhe mbeshtetsit e saje merren me pislleqe dhe zonja shume e nderuar te ciles ika marre intervisten gazeta e nderuar e mero qerosit.

  7. adijo says:

    kjo merita b. 42 vjecarja, gruaja nga lazarati,do jete motra e atij
    horrit te bolevardiot,qe ben si gangster ketu tek TEMA.
    Bravo Argita_B qe jep mendime me vler,dhe i qet shiptaret ne rruge te drejt,nuk ja ka pa kush hajrin horrave e horruleve.

  8. Gerricesi says:

    Ecni mor idiote qe flisni sipas politikes qe keni ne tu de jo sipas te drejtes. perse zgjodhi policia e Sale qeni te arrestoje nje grua pa burre ne nje fsat qe nxjerr buken e gojes ne te njejten menyre? Dhe pere policia e sales nuk ndjek alisht ata qe kane investuar ne lazarat po merret me nje grua fakire? Lerini ore brockullat as ajo eshte hallexheshe si gjithe shqipetaret e tjere, socialiste pao demokrate. Jane mbushur burgjet me njerez si kjo kur kriminelet e vertete shetisin te lire dhe i hipin avioneve apo makinave te shkojne ku ju do qefi. Dhe kur kapen me presh i liron gjykata….

    Dhe ju fuksat e sales kini kujdes se ka per t’ju ardhur koha!!!!!!!!!!!

  9. lola says:

    Une nuk e kuptoj, pse qeveria e re nuk mund te hyje ne Lazarat,ku eshte problemi zoterinj? kush jane keto qe mbajne penge Lazaratin?,kaq e veshtire nderhyrja?,une mendoj se nuk eshte e veshtire,ajo zonja thote te verteten, peshqint e medhenj jane te lire, ju zoterinj qeveritar nuk jeni ne gjendje ti gjeni?

    1. Vlora1912 says:

      Peshqit e medhenje jane ne pushtet.Ajo kultivuese,mashtruese,vrasese dhe lavire duhet denuar edhe 20 vite.Nuk e prek dot PS Lazaratin,ai eshte e ardhmja e Pames dhe Tahirit.Cdo dite zihen nga nje ton kanabis.Lazarati eshte varri i Shqiperise.At lokalitet duhet getozuar dhe bombarduar me minahedhes te kalibrit 120 mm.Ne Europe jemi te paret si trafikant,hajna dhe mashtrues me rrobe te babadimrit.PS eshte direkt e lidhur me krimin dhe Lazaratin kolumbian.Shkuan kater vite qe ky torollak dymetersh bllokon vendin per ne BE,ndersa ne si naiv qe jemi japim voten per ca rrena te ti.Te gjithe ata qe perkrahin kete hardut,jane mbeshtetes te kanabisit shqiptare.

  10. Armando says:

    Shqiperia ka nje klime perfekte per rriten e cannabisit. Kjo gje duhet te na favorizoj. Duhet te bejme si uruguay: te legalizohet rritja e cannabisit dhe shitja te menaxhohet nga shteti. Arkat e shtetit do mbusheshin dhe shqiperia do ishte nje vend i mire per plot turista. Problemi eshte qe shume politikan ushqehen ne lazarat dhe nuk do lejojn qe dikush t’ju “vjedhi” leket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje