Vuljaniç: S’kam thënë se duhet dënuar Berisha, këtë ta vendosë drejtësia

24 Dhjetor 2013, 14:58Politika TEMA

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikola Vuljaniç, shprehet i zhgënjyer me vendimin e ministrave të Jashtëm të BE-së për të shtyrë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë në muajin Qershor 2014. Në një intervistë për “A1 Report”, Vuljaniç thotë se problemi nuk është tek Shqipëria, por brenda Bashkimit Europian.

 

Zoti Vuljaniç, a u zhgënjyet me vendimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm për të shtyrë vendimin për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat në qershor 2014?

Padyshim që jam i zhgënjyer, e kam thënë edhe në rezolutën e Parlamentit Europian që prisja që statusi kandidat të jepet pa asnjë vonesë dhe nuk shoh asnjë arsye për këtë vonesë përveçse qëndrimit të disa parlamenteve të disa vendeve anëtare në BE, veçanërisht të Holandës. Dhe jam gjithashtu i zhgënjyer sepse nuk mendoj që Europa duhet të shndërrohet në një fortesë ku ose hyn me forcë ose duhet të presësh 25 vjet. Megjithatë mendoj se nuk është tragjedi, janë vetëm 6 muaj. Unë i lexova me kujdes konkluzionet dhe kam vërtet besim që do të merret në qershor të vitit të ardhshëm. Ndaj, le të jemi optimistë. 

Pse mendoni që ministrat vendosën ta shtyjnë vendimin, duke pasur parasysh propozimin pozitiv të Komisionit Europian dhe të Parlamentit Europian. Çfarë mendoni se ndodhi? A nuk ishte kohë e mjaftueshme që qeveria e re të tregonte rezultate bindëse?

Në fakt nuk mendoj aspak që problem është tek Shqipëria, sepse Shqipëria ka bërë gjithçka që mund të bënte në një periudhë të shkurtër kohore. Unë mendoj se problemi është tek Bashkimi Europian dhe tek zgjedhjet e ardhshme. Duhet ta kuptoni se atmosfera në disa vende anëtare është thuajse në favor të mbylljes së kufijve dhe kundër një zgjerimi të mëtejshëm. Zgjedhjet janë shumë afër dhe mendoj situate do të jetë krejt ndryshe në korrik. Mendoj se kjo është arsyeja kryesore pasi nuk shoh ndonjë arsye tjetër racionale. Unë mendoj në fakt se është më shumë një lloj show off dhe do të zgjidhet në qershor. 

Keni thënë një herë se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Kroacisë duke dënuar zyrtarë të lartë për të treguar se po lufton korrupsionin e lartë në vend?

Nuk e kam idenë se kush duhet të dënohet. Por ajo është që e rëndësishme është që të kuptohet se korrupsioni është një fenomen i keq dhe kur kjo të kuptohet do të ketë edhe dënime në nivel të lartë. Gazetarët e kanë interpretuar në mënyra të ndryshme duke thënë se kam përmendur edhe ish- kryeministrin Berisha, që në fakt nuk e kam përmendur. I takon sistemit gjyqësor të merret me këtë dhe të përcaktojë se kush duhet dënuar. Nëse korrupsioni është kaq i lartë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, por nuk më takon mua ta them se kush. Por i takon sistemit gjyqësor.

20 komente në “Vuljaniç: S’kam thënë se duhet dënuar Berisha, këtë ta vendosë drejtësia”

  1. Vlora says:

    Faleminderit zotit Vuljanic qe vetem po jep mesazhe pozitive ne adrese te kombit Shqiptar…Shqiperise i kane munguar te drejtat dhe aleatet Vuljanic po tregohet i drejte dhe shume aleat me shume se politikanet Europiane dhe ata Shqiptare.

    1. Nini says:

      Sh flm z Hici qe na ngroh me te verteten. njelloj si ty mendon edhe edi rama por problemi eshte se ju te dy jeni si pjeset e by..s nga e cila del vetem nje m.. i madh dhe asgje tjeter.

      Ata qe vlejne dhe i kane gjerat ne dore mendoje ndryshe nga ju te dy.

      Sidoqofte flm per solidaritetin

    2. Realiteti says:

      Vuljaniq si Milladin Popoviq.Ky do jete keshilltar i z.Rama mu si shovenisti Milladin xhaxhit Enver.Piktori i thjeshte me levizje te quditshme kerkon sygjerime nga Toni Bler dhe tani Milladini Vuljaniq.Bajgat komuniste dojne edhe nje lufte civile si me 1997.Ne vend qe te merren me luftimin e krimit te organizuar,trafikimit,kultivimit te kanabisit.Lazarati,
      eshte Kolumbi e vogel ne Europe qe pengon status kandidimin per ne BE),gjakmarrjen,etj.keta te mjere rrezojne pallate me lejet e tyre,largojne njerezit nga puna per bindje politike dhe pengojne vendin per ne BE.A e shifni or te mjere se plazhet me te coroditura jane mu ne bashkesite e socialistve:Ne Durres dhe Vlore.Ketu zhvillohet nje propagande anti turizem dhe anti Shqiperi.

  2. ari says:

    Po armiqe e jashtem te Shqiperise na penguan per statusin. Kete e tha e k/menderja jone

  3. Aliu says:

    Shqiperia eshte nje vend super i korruptuar, pa sistem derjtesie dhe i mbytur ne borxhe!

  4. Wèøœöæ… says:

    Hollandezet duan qe te plotsohen disa kushte
    Kushti kryesor eshte qe ne tregtin e droges,Amsterdami te mbetet lider,sepse ka rrezik qe shqiptaret trima drogshites ta kthejn shqipnin nga nji Lazarat provincial,ne nji Kolumbi kokaine dhe Afganistan heroine.
    Nese nuk ruhet monopoli holandez i drognave,ateher s ka shqipni ne europ.
    Dhe per kete duhet te merret miratimi i mafjes.
    Nese mafja esht e sigurt qe shqiptart do i nenshtrohen hirearkis se droges,ateher s ka probs,nese shqiptart kryeneca do te tentojn te dominojn tregun botnor te drognave,ateher brukseli vendos frenat per me rujt monopolin holandez.
    Kusht tjeter,i dores se dyt,por qe ndihmon kushtin e par,esht angazhimi holandez per ti kthy shqiptaft ne bythqima….me ligjet per mbrojtjen e pederave,por qe te dobsoj forcen dhe vitalitetin burrnor postulatik shqiptar tashme,te shqiptarve,per ti bo ata te paaft me shit drog,pra bythqima lulishtesh,si europsat e tjer,ne menyr qe te mos ket kush shancin t ja marri monopolin e drogs amsterdamit…
    Lul Basha ishte nji Kal Bythqi Troje ne prapavijat shqiptare qe deshtoi…sepse shqiptart se ndryshojn dot identitetin,nuk kalojn kurr ylberin…
    Aqsa behet Saliu njeri
    Behet shqiptari bythqi
    u deklaru para nji jave nji superbos shqiptar droge ne kupolen e lazaratit.

  5. Skypion says:

    Ne cdo prononcim,deklarate e interviste te zyrtareve europiane,flitet per luften ndaj korrupsionit ne terma konkrete,madje shpeshhere kane sjelle si shembull edhe Kroacine duke nenkuptuar ish-kryeministrin Sanader. Kane te drejte;kane shume te drejte,sidomos po te kihet parasysh,se korrupsioni tek ne eshte edhe me i madh se ne Kroaci;madje mund te kemi edhe nje rast shume te ngjashem me Sanader;eshte rasti i atij qe vete “media” ku ben pjese gazetari qe ka intervistuar eurodeputetin,bashke me gjithe median tjeter pro-opozite asokohe dhe pro-pushtet keto kohe,e ka cilesuar si “korrupsion ne nivelet me te larta te qeverise”,si “rastin me flagrant korruptiv” – eshte fjala per Ilir Meten,asokohe zv-kryeminister,sot Kryeparlamentar,ortak qeverises;eshte “Iliri i bllokut” sic thoshte Edi Rama,armiku Nr1 i djeshem i Ilir Metes,sot ortaku i tij ne pushtet;eshte zyrtari me i larte i korruptuar,i kapur mat me ze dhe figure(fjale te Rames keto) nga miliona shqiptare dhe te huaj.
    Shkurt Ilir Meta ,eshte Sanaderi yne.A ka kush kellce,nga pushteti dhe media satelite e tij e kam fjalen, qe te kemi edhe ne Sanaderin tone?! As nuk mund te imagjinohet,pale pastaj te mendohet.Sepse,ai qe dje deshi ta eleminonte politikisht Ilir Meten,Sanaderin tone,dmth Edi Rama,sot e ka ortakun ne qeverisje;ishte Meta qe i dha fitorene me 23 qershor!
    As nuk mund te imagjinohet,sepse,media e pushtetit,prane e rreth e rrotull tij,analistet e gazetaret zhurmedhenje si ,bie fjala,Filip Cakuli,qe dje desh e kryqezuan Meten,sot rrine me te e buzeqeshin si derra te kenaqun ne ahengje e qoka(te gjitheve ju kujtohet,fotoja Cakulli-Meta krah me krah duke buzeqeshur ne vere).
    Dhe te gjithe keta,nga ana tjeter,ne kor si qej te egjer, cirren e bertasin:te denohet Berisha!
    Mirepo,meqe po flasim per korrpusionin,ata te deshiruarit per ta pare Berishen pas hekurave,duhet te japin edhe nje rast te vetem,nje gjysem rasti,nje cerek rasti,kur Sali Berisha te kete bere korrupsion!E kane te kote,sepse,Berisha,eshte i vetmi politikan shqiptar,por edhe i vetmi kryeminister ne Ballkan dhe ne vendet e ish-Lindjes komuniste,qe nuk mund te akuzohet nominalisht per korrupsion.Sali Berisha eshte i paster ne kete drejtim;dhe,sic thashe,le te dale dikush dhe te thote,nje rast ,qofte edhe dyshimi per korrupsion te Berishes,dhe do t’i terheq fjalet e mia.
    Pra e vetmja mundesi,i vetmi opsion per berishofaget,mbetet…mbetet qe Berisha te denohet per te gjitha te zezat qe kane hequr shqiptaret keto 23 vite demokraci!Kjo mund te ishte akuza e vetme qe mund t’i behet Berishes,por per kete duhet gjetur ndonje gjykate speciale,qe nuk mund te gjendet natyrisht ne asnje cep te rruzullit,perpos atij vendi te hicmoskurrit qe kane ne mendje berishofaget!

  6. sh-p says:

    Ata mendojn si tja bajn per liberalizimin e vizave me mujt me e hek se jan pendu,jo ma me te dhan statusin e kuj shqipnis qe asht e korruptume kam e kry ma zi se vendet e afrikes.

  7. Zyber says:

    Jo zoteri keto qe dhoni juve jane hipokrizi. Fajtore per mos marrje te statusit eshte vete shqiperia. Perse nuk I thoni gjerat ashtu sic jane.

  8. HODHI GURIN DHE FSHEHU DOREN says:

    Lexova perpara disa ditesh deklaraten e shkurter origjinale ne anglisht te Bashkimit Europian ku refuzohej Shqiperia si vend kandidat per anetaresim ne BE.

    Ne deklarate theksohej me te drejte lufta kunder korrupsionit politik.

    Ne deklarate theksohej gjithashtu kerkesa per nje zbatim edhe me te plote edhe me te thelle per te drejtat e minoritetit.

    KUSH MUND TE KETE INFLUENCUAR PER TE PERGATITUR
    NJE DEKLARATE TE TILLE NE BASHKIMIN EUROPIAN
    PIKEPYETJE

    1. STRASBOURG says:

      Une kam prova kunder Greqise :

      1. Ankese zyrtare e Greqise kunder Shqiperise direkt ne Strasbourg ne Bashkimin Europian ne muajin shtator per çeshtjen e kishes ortodokse shqiptare te Permetit.

      2. Deklarata e fundit e Bashkimit Europian kerkon tekstualisht zbatim edhe me te plote edhe me te thelle te te drejtave te minoriteteve etnike dhe religjioneve fetare ne Shqiperi.

      Shqiperia eshte shembull pozitiv ne keto aspekte jo vetem krahasuar me vendin ballkanik Greqine, por eshte shembull ne krahasim me vete Europen.

  9. Landi- Sverige says:

    Nuk ka arsye qe te jeni te zhgenjyer sepse Shqiperia eshte shume larg standarteve europiane. Vendimet e BE-se per te futur ne gjirin e saj vende te Lindjes dhe te Jug-lindjes me standarte te ulta vitet e fundit treguan se ishin veprime te nxituara. Ndoshta jane interesat e BE-se per te shkeputur vendet e Lindjes nga ombrela ruse, por kjo ka nje kosto te larte per standartet europiane. Rumania e Bullgaria, si dy vende anetare te BE-se, jane shembuj negativ te ketij procesi. Mbas 1 janarit qytetaret e ketyre dy vendeve do tju hiqet edhe kufizimi qe kishin ne levizjen e lire dhe punesimin e tyre ne vendet e BE-se. Kjo ka shtuar friken e qeverive europiane qe e shikojne me skepticizem kete gje duke u ndikuar edhe nga kriza si dhe nga rritja dhe presioni i ekstremit te djathe ne BE. Keto arsye dhe sigurisht nivelet e ulta tona (demokracia e brishte, ekonomia e dobet, korrupsioni, krimi, emigracioni i paligjshem, funksioni i dobet i drejtesise dhe shtetit, etj) ne krahasim me standartet europiane “detyruan” ministrat e jashtem te BE-se te mos aprovojne Shqiperine si vend kandidat ne BE. Po te kishim standarte te larta, sigurisht se nuk do ishim ne qe do trokisnim ne dyert e BE-se, por do te ishte BE-ja qe do trokiste tek ne. Por, ky eshte realiteti, ne nuk jemi as Norvegji dhe as Zvicer sic na thoshte Sali efendiu ne pushtetin e tij. Pra ne kemi faj dhe askush tjeter dhe per kete jemi te detyruar te punojme qe te ndryshojme.

    1. eleΥΘeriskepsi says:

      Landi Sverige ,

      Gezuar Krishtlindjet !

  10. eleΥΘeriskepsi says:

    Landi Sverige,

    Gezuar Krishtlindjet !

    1. Lexues Shqiptar says:

      Edhe po ta beni urimin per njeri tjetrin ne gjuhen greke,
      Nuk ka asnje problem.
      Shqiperia eshte nje vend shume me demokratik se Greqia ne aspektet e respektimit te minoriteteve etnike.

  11. HODHI GURIN DHE FSHEHU DOREN says:

    @ Landi-Sverige
    Mos je gje ti nje shqipshkrues me pseudonim te njejte Landi-Sverige qe sa e sa here ka ndonje lajm per marredheniet Shqiperi Greqi fut hunden tende te qelbur ne forumin shqiptar si nje fant spathi.

    Ti nuk je Landi-Sverige, ti je Landaqis-Sverigaqis nga Monastiraqis.
    MASKARA GREK!

  12. tironci vjeter says:

    RRINI SI SHIT NASHI

  13. lazeri says:

    SHUME MIRE BENE QE NUK NA E DHANE STATUSIN ,VEND SHKERDHATE.

    MBANI SALIUN;- DASHKENI EUPOPE JU KOKE PALARE ;-NA THANE ATA.

    NE TE VERTETE PER Ç,FARE NA DO EUROPA NE???? PER TJU SHITUR PORDHE ATYRE, SE NE PER PUNE TE HAME MUNE.

    NE JEMI SI AJO FARA E KEQE QE PRISH GJITHE AREN.

    NJE SHTET QE NUK RREGULLON DOT VETEN E VET, NUK KULLANDRIS DOT 2.5 MILJON VETE,HAJDUTER,MASHTRUSA,KRIMINELE,FRIKACAKE,INFERIORE,THASHETHEMEXHINJ,SERVILE PORDHACER KJO ESHTE XHIDIPIJA JONE.

    KUR TE RESPEKTOJME VETEN MBASE DO NA RRESPEKTOJE DHE EUROPA.

    DERI DJE NA E KISHTE FAJIN ENVERI QE NA IZOLOI, PO SOT KUSH NA E KA??.

    ENVERI NA PASKA NJOHUR MIRE SE Ç’MUT NJEREZISH KEMI QENE PRANDAJ NA I MBANTE DAJAKUN MBRAPA ZVERKUT.

    KJO U VERTETUA TANI NE DEMOKRACI, NJE VEND I DEGJENERUAR PA DINJITET DHE PERSONALITET,NJE QENJE QE VET QENJES I VJEN TURP.

    NE S,JEMI PER TU FUTUR NE MAQEDONI E JO NE EUROPE.

  14. lazeri says:

    MEGJITHATE RRESPEKTE PER VULJANIÇ.

    KY I SHKRETI MUNDOHET TE NA RREGULLOJE IMAZHIN .PO PER KE MUNDOHET!

    HIDHI MUTIT PETALE TRENDAFILI SA TE DUASH ,ERA E TIJ ESHTE ME E FORTE SE ERA E PETALEVE.

    VULJANIÇ MBESHTET SHQIPERINE, NDERSA KOMENTUES KETU NE VEND TA FALENDEROJNE E FYEJNE PA PIKEN E TURPIT RRACE HIBRID,QELBESIRA QE NUK DINE KUSH I MBESHTET E KUSH JO ,MOSMIRNJOHES TE NDYRE ,PALAVIRE.

    1. Lexues Shqiptar says:

      Ja konkretisht ti:
      -per nivelin shume te ulet te gjuhes qe perdor,
      -per pergjithesimin qe i ben fenomeneve negative,
      -per denigrimin qe i ben konkretisht fares shqiptare,

      UNE MENDOJ SE TI NUK I PERKET FARES SHQIPTARE.

      UNE MENDOJ SE TI I PERKET NDONJE FARE TJETER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje