Policia greke publikon fotot e bandës shqiptare: Kujdes, janë të rrezikshëm!

23 Dhjetor 2013, 21:18Politika TEMA
Policia greke publikon fotot e bandës shqiptare: Kujdes, janë të

Policia greke ka bërë publike pasditen e së hënës fotografitë dhe të dhënat personale të një grupi keqbërësish nga Shqipëria prej shtatë personash.

Ata akuzohen se vepronin prej dy vjetësh në zonën periferike të Athinës dhe të Argos.

Urdhri për publikimin e tyre është dhënë nga prokuroria pas arrestimit të një prej anëtarëve të këtij grupi, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga këta persona, që sipas deklaratës për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të policisë, janë të rrezikshëm dhe nuk ngurrojnë të qëllojnë me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se veprat penale të tyre janë zbardhur pas një hetimi disamujor nga ana e policisë dhe në listën e gjatë të tyre përfshihen midis të tjerash: 3 tentativa vrasjeje, nga të cilat dy ndaj policëve grekë, 10 vjedhje në qendra tregtare dhe banka, 6 vjedhje makinash e 3 bastisje shtëpish.

Policia ka arritur të arrestojë rastësisht disa muaj më parë vetëm një prej anëtarëve të grupit, 50-vjeçarin Ilir Gjini, pasi drejtonte një makinë të vjedhur dhe u përpoq t’i shmangej kontrollit. Gjatë arrestimit atij iu gjetën dhe konsfiskuan një kallashnikov, dy karikatorë, një pushkë tjetër automatike dhe një pistoletë.

Në komunikatën e policisë publikohen edhe emrat dhe fotografitë e gjashtë pjesëtarëve të tjerë të grupit: Ektor Qiriazi 30 vjeç, Lulëzim Elmazaj 22 vjeç, Agron Shakaj 34 vjeç, Arsen Selimaj 39 vjeç, Ervis Arapaj 39 vjeç dhe Erion Peçi 27 vjeç.

Policia greke paralajmëron qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të njoftojnë menjëherë në dy numra telefonash që ajo ka bërë publikë në rast se kanë informacion për dikë prej këtyre personave të rrezikshëm, për të cilët thuhet se janë të pajisur me jelekë antiplumb dhe kallashnikovë.

Sipas të dhënave zyrtare për aktet kriminale të tyre ata përdorin makina të vjedhura dhe pas çdo përpjekje me armë me policinë shkojnë në Shqipëri dhe kthehen pas disa muajsh me armë të reja, të papërdorura më parë në territorin grek.

Prokuroria ka ngritur ndaj tyre, në mungesë, akuzat: krijim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, tentativë vrasjeje, vjedhje dhe bastisje të ndryshme me forcën e armëve, armëmbajtje dhe përdorim pa leje. Ndërkohë, janë kontaktuar edhe organet e policisë shqiptare për të bërë të mundur arrestimin e tyre./TCH

14 komente në “Policia greke publikon fotot e bandës shqiptare: Kujdes, janë të rrezikshëm!”

  1. loni says:

    shikoni mor popull sesi jemi katandisur,mire me njeri tjetrin nuk rrimi rehat po te tjeret popuj ne shtepite e tyre cfaj kane,ne nuk behemi njerez kurre,ja perse hollanda kishte te drejte per shqiperine,kafsha nuk behet njeri ky ishte kuptimi,dhe kjo eshte shqiperia qe na sollen te burgosur (politik)gjasme,un jame i mendimit qe greku ti pushkatoje…ata komentues qe i mbrojne,duhet te mendojne po sikur kriminelet greke te benin te njejtat gjera ne shqiperi cfar mendimi do kishin..

    1. raimondi Vlonjati says:

      Qepe ti ore qelbanik i grekut

      Genjejne grekt ore sic e kane zakon–Policia greke eshte nje polici kriminale qe ka vrare me qindra emigrante shqiptare…

      I keni ne video ne Ju tube , ku policia greke ref e gdoet emigrantet shqiptare pa asnje arsye fare, duke i torturuar ne polici–

      Dhe shumica qe troturon policia greke ne ju tube jane emigrante shqiptare te mitur ….

      Absolutisht nuk jane te verteta aspak keto qe thote policia greke per keta cunat ….

      1. adriatik says:

        Merren injorantet ne shqiperi me ca ushtare ne kufi qe bejne zbor jo greket keshtu jo ashtu.

        Keni gjithe burgjet e evropes mbushur me shqiptere.

        Pak turp nuk keni?

      2. loni says:

        greket genjejne kurse ti thua te verteten,un nuk di ndonje vend te botes te ncjerrin foton e nje personi se ashtu i do bytha apo qefi nje shteti sikurse jane edhe keto foto te publicituar ne gjithe ekranet,nqs greket genjejne perse nuk dalin dhe te kerkojne te drejten e tyre keta persona???mos valle jane njerez jashtokesore dhe po i quajne shqiptare,ti raimondi qe nuk je grek po shqiptar qe ne kohen e mbretereshes TEUTA bravo te qofte,po edhe une nuk jam grek,se edhe po te isha jemi perseri i te njejtit qenie NJEREZ po nuk jam,jam shqiptar dhe shume i vjeter,jam nga ata shqiptaret qe i urrej etniket ne shqiperi si puna jote,dhe do ti urrej gjithmone sepse kan hyre si refugjate duke u strehuar ne pronat e te tjereve dhe duke gllaberuar pronat e te tjereve ashtu sic akuzohen keta kushurinjte e tu ne foto qe perpiqesh ti mbrosh,e more vesh kopil.te pelqen hajdutlleku se je mesuar..

    2. Argita_B says:

      Loni, ata mund te jene hajdute, kriminele, te poshter ( dhe pse per momentin jane vetem te akuzuar, pra jo te denuar, dmth akoma te pafajshem si une e ti) po hajdutlliku i tyre ska perse te te shtyje qe ti te konsiderosh nje popull te tere si ata! Kush eshte faji i atyre shqiptareve qe jetojne, punojne dhe me djersen e ballit e shume sakrifica kontribojne ne ekonomine greke dhe ate shqiptare duke derguar para per familjet!?
      Boll stigmatizuat nje popull te tere sa here qe ne televizionet apo mediat greke del nje shqiptar qe ka vjedhur.
      Mos valle policine greket e shpiken kur emigruan shqiptaret ne Greqi, mos valle drogen, armet, evazionit, krimet, kondrabanden te gjitha keto fenomene i sollen emigrantet shqiptare se perpara greket nuk i njihnin ne vendin e tyre!! App dhe vete krizen ekonomike qe eshte zhytur Greqia, korrsionin galopant e sollen po shqiptaret!!

    3. Al says:

      Po edhe hollanda ka nga keta o Loni pe betoni te gjithe Kane edhe ay greku qe ti mbron, te fala o Loniiii.

  2. Olsi says:

    Shkojshin e vijshin ne kohen e Mulit mer daje por le te vine tashi po ua majti..Kena ket Xhejms Bondin tone neve qe te kape sa te shkoj menja me bo nji gjo te keqe jo mo ta bojsh..Po ju policet grek nuk keni faj mer jahu..nuk jeni perfshi ne rilidje ju. Prisni te vij prape Papandreu dhe Tahiri ka per tju rilind ene ju.

  3. sync says:

    Te gjithe “bukurosha” jane ,ka lezet ,e gjithe policia greke po i kerkon ,qe te fuse ne burg vipat qe na zbardhen faqen kudo qe jane ,mortja ne qe nuk u beme njehere njerez

  4. Shyqa says:

    Hajde se i rregullon Tahir Beu …

  5. Xhemol katunari nga kalamari says:

    Sa “te pashem” qe jan mer!
    Na nderuan rracën.
    Aqsa kur te shkojn ne qeli do tu hap rrug gjith burgaxhija e burgit ,se duken si VIP-a hollivudi,nga ata qe lujn filmat me burgaxhinj dhe krime.
    E ku ka hetues qe i merr ne pyetje kta.
    Kta i fusin datën edhe lugatit vet.
    Patjeter qe sala i ka mbeshtetes te tij,se ka pregatit nji fjalim kundra policis dhe shtetit grek,qe i krahason me diktaturen hoxhiste.
    Edhe Lulja e Pëdësë po i monitiron hetimet greke.

  6. Vlora says:

    Po ca do rregulloje Tahir Beu ke ka arrestuar Rama e Tahiri qe kur erdhen ne pushtet???…Shqiptaret nga keta politikane katandisen ose ne hallexhi ose ne vrases…Greket kane te drejte po dhe keta te mjeret kushedi si i kane hallet.

  7. askushi says:

    Nga keto “bukurira” kemi bere shume gjera neper bote, ne Itali, Greqi po e po, edhe ne Amerike. Biles eshte edhe nje film me bandat tropojane ku te gjithe kishin nje emer. Gjith boten e ka zene frikia nga ne, seriozisht. Dhe kjo psikoze i futet edhe qytetareve te ketyre shteteve. Te themi se nuk eshte keshtu. Te njejtat gjera behen edhe ne Shqiperi.
    Pse ore njerez u leshuat keshtu nga zinxhiri, qe ju mbajti Enveri. Mendoni pak se jeta nuk eshte nje vit, do jetoni gjat, se keto punet e keqia nuk zgjasin shume. E kan provuar popujt e tjere para nesh.
    E kemi kaluar normalen as zotin as prinderit nuk degjojme, shqiptaret e ndershem do ta pesojne, se te tjeret kujtojne se jemi te gjithe keshtu. Me te thatin digjet edhe i njomi.

  8. Marin Barleti says:

    Raca “Ariane”, në tërë madhështinë e saj…Bukur…shumë bukur…Bravo @raimond Vlonjati, të kamë zili, se paske dhe përkrahjen e gazetës…

  9. njeshi says:

    Po policia SHQIPTARE pse nuk I publikon fotot e ketyre te vorjoepidhit me ne krye janullatosin qe te shikojme sa rrace e ‘bukur’ jane, e kur flasin vurkaret per ‘bukuri’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje