Tahiri: Berisha dha 2 milion dollarë për grupin e zjarrit të Gardës, një ditë pas 21 janarit

23 Dhjetor 2013, 16:49Politika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, paralajmëroi një hetim të gjerë për çdo zyrtar të lartë që ka abuzuar me fondet në këtë institucion dhe në Policinë e Shtetit.

Tahiri tha se qeveria e kaluar ka lënë pas 26 milion dollarë borxhe vetëm në sektorin e policisë, ndërsa u ka dhënë shpërblim 2 milion dollarë një ditë pas vrasjes së 4 protestuesve të 21 janarit, grupit të zjarrit të Gardës.

“Mos vallë me rezultatin e 23 qershorit, i shlyet të gjitha? – E keni gabim, shqiptarët ju thanë ndal me korruptimin e drejtësisë dhe masakrën që kishin nisur për 8 vjet. Po sot, si ka mundësi që i latë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit 26 milion dollarë borxh? – Kush do përgjigjet për këtë? Si ka mundësi që në 22 janar 2011, një ditë pas ditës së zezë së 21 janarit u mblodh qeveria dhe miratoi 2 milion dollarë për grupin e zjarrit të gardës së Republikës dhe nuk shlyeni borxhin që e keni lënë pas si lopa … Paskeni pasur lekë për t’i vënë shpërblim vdekjes dhe braktisët me çmimin e borxhit për 5 vjet të lindurit. Ju jeni qeveria e vetme që gënjeni dhe të palindurit. Na keni lënë dhe pa barsoleta, se i keni bërë të vërteta. Shqiptarët duan përgjigje reale për këto borxhe.  Fondet e Emergjencës Civile, që është edhe çështje nën hetim, si i shpenzuat gjithë paratë që në muajin maj dhe latë vetëm 560 dollarë si fond? Cili nga ju do dalë para këtu dhe të kërkojë falje dhe të mos bëjë karagjozllëqe me synetllëk? Kush e hëngri sheqerin, vajin, e latë shtetin si pas lufte dhe s’u dalim dot para shqiptarëve”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Ministri i Punëve të Brendshme lëshoi akuza edhe për skemën nepotike sesi ishte ndërtuar Policia e Shtetit.

“Në Policinë e Shtetit i vutë kupolë oficerë që tradhtonin, siç tradhtojnë sot njëri-tjetrin. Krijuat korsinë preferenciale, për njerëz që i shmangeshin ligjit, se ishin soj e sorollop juaji”, tha Tahiri.

“Tani në opozitë, më vjen keq ta dëgjoj ish-kryeministrin e vendit tim, sesi mund të flasë ish-kryeministri për ditë zie, nuk e di. Akoma më pak, nuk e kuptoj sesi kapërcen nga Shiraku, tek synetllëku, pastaj te çmendia. Doktor, shih Flamurin, lutu për vete, lutu dhe për Flamurin se njëlloj jeni, histori barsoletash. Dua t’ju falënderoj ju, dhe kryetarin jo-kryetar të partisë pa kryetar, Sali Berishën, kaq sa ka folur për policinë në këto 100 ditë, nuk ka folur në 8 vjet qeverisje”, ironizoi Tahiri.

48 komente në “Tahiri: Berisha dha 2 milion dollarë për grupin e zjarrit të Gardës, një ditë pas 21 janarit”

  1. beso says:

    ne burg duhet te shkoi.lerini fjalet se jane fukarallek

    1. dorjeta says:

      Po keshtu jane shperdoruar parate e shqiptareve, kane shkuar per te shperblyer ata qe kane vrare per te ruajtur pushtetin e saliut.
      Te gjithe keta duhet te paguajne perpara drejtesise.

      1. Kinezi says:

        Burg per Saliun!

        Vetem nese shkon Saliu ne burg do kemi #RILINDJE

        1. Pilo Lala says:

          E ka prere bileten, por sic e shikon nuk ka vende.
          Qeveria po liron 1,000 te burgosur, per te hapur vende per Saliun familjarisht, bashke me qenin e Argites.
          Atje do bashkojne 2-3 qeli Bashke.
          Sa per Imamin, gruaja e tij ka thene futeni thelle ne ndonje qeli te vdesi shpejt, se as une as femijet nuk kane ne plan te shkojme ta shikojme ne Burg.
          Ndersa Eli Fara ka premtuar qe do shkoje te kaloje naten ne burg me Fatmir Mediun, dhe gruan e tij.
          Eli Fara ndihet fajtore qe nuk shkoi ne burg tek Burri i pare.
          I ka ngelur peng qe nuk ka fjetur ne burg, dhe kerkon te burgoset sa me shpejt Fatmir Mediu qe ta plotesoje kete deshire.

        2. idriz molla says:

          Kjo eshte tamam ajo qe i dhemb me shume kur ka ankthin e futjes ne burg.si ne usa.i denojne sot me vdekje dhe i egzekutoine mbas 10 vjeteve.ankthi miq ankthi eshte denimi me i tmershem.
          Edi di se cben.

    2. myslymi says:

      Ore ky pervecse nuk iu dridh qerpiku kur iu vrane perpara syve ne mes te bulevardit 4 te pafajshem pas urdhrit te tij, paska shijuar aq shume shfaqjen saq ka shperblyer vrasesit. paska qene KANIBAL.

    3. adri says:

      Une them qe ketu fjalet jane te teperta te Ministrave dhe Kryeministrit Edi Rama. Ata po sillen sikur jane ne opozite, ata duhet te flasin pak, te fillojne hetimet dhe arrrestimet per te gjithe banditet qe kane grabitur parate dhe shkaterruar e abuzuar me karburante e te ardhurat e popullit shqieptar, te hetohen e arrestohen , Berisha, Topallli e kompani.
      Po i themi ti merrni te keqen Edi Rames se eshte qytetar shqipetar dhe Europian qe ja do te Miren Shqiperise dhe po e nxjerr Shqiperine nga Llumi e katrahura ku e kishte katandisur katunar, fshatar, pabuks, tropoja, Berisha.

  2. SHOKU CIMIT says:

    Z. Tahiri, mjaft me me akuza, keni patur kohe qe ti shikoni mire letrat per 100 dite. Tani o burra radha pas Mziut kush eshte…?
    Me duket se behet fjale per miliona euro per compani te propogandes gelbesiane te frangajt &co, nuk e kuptojme cfar prisni?

  3. tani says:

    E degjova me vemendje kete karkalecin qe foli vetem per buxhetin e Saliut dhe nuk tha asgje per buxhetin e vitit qe vjen.Nuk dha asnje pergjigje se shqiptaret do te jene me te pasur,apo me te varfer,se ekonomia shqiptare do te kete rritje ,apo do te vazhdoj te zhytet me tej ne krize.Sajmiri vetem tregoi perralla politike qe i kemi degjuar plot 23 vjet.Ai tha se gjetem 530$ per emergjencat civile,gjetem 26miljon $ dificit ne buxhetin e ministrise se rendit ,Te njejten gje ben edhe paraardhsit e ti po pa asnje person pergjegjes.Zoteri shqiptaret jane lodhur me barsoleta politike duan vepra ,nqs ministri i meparshem ka abuzuar me detyren apo kushdo tjeter coeni ne prekurori ,te marre denimin qe i takon ,ne rast te kundert nuk u beson njeri .

    1. tahipi says:

      tani…duhet ti degjosh te gjith ministrat qe ta kuptosh,,z.TAHIRI DHA ATO SHIFRA QE DUHESHIN PER DIKASTERIN QE DREJTON MINISTRIN E BRENDESHME::KURSE KRYEMINISTRI E SHPJEGOJI 1 ORE FJALIM ;QE SHQIPETARET DO JENE ME MIRE EKONOMIKISHTE VITIN QE VJEN E NE VAZHDIMESI:DUHET TE DEGJOSH GJITHE MINISTRAT TA KUPTOSH PROJEKT BUXHETIN E VITIT 2014.

  4. Gezimi says:

    Tani ngelet t’i paguaj nga xhepi, dhe tu behen mesim te tjereve qe mendojne se mund te bejne c’te duan me parate e popullit!

  5. ne emer te popullit ne burg,s' ka falje per Berishen me shoke,kujdes says:

    ndaj bemave superkriminale e korruptive te Berishes nuk ka falje,le te vendose sa me shpejt drejtesia per te.Hstoria ka treguar dhe po tregon per shqiptaret dhe miqte tane,se politika me nje falje ka kohe qe riciklon boten e krim-korupionit politik ne te tria pushtetet duke u bere bashkeudhetare me te.Boll me………………………………..
    Jane mijra te vrare dhe te plagosur dhe nje Shqiperi e pasigurte per jeten,nga lufte per para te piset e pushtet pa kufi qe kerkojne ndeshkimin e botes se krim-korrupsionit politik,dhe jo nje falje duke vazhduar avazin e vjeter me i ba avokatine djallit Berisa me sozi sikurse Nano dje dhe ju sot Tahiri.MJAFT ME.
    Shteti i se Drejtes po troket ne deren Shqiperi por ju o shoku-zotni Tahiri nuk doni ta besoni.Ramiz Alia nuk ishte idjot qe pranoje pluralizmin,por ngase ruhej fundit te turpshem dhe pa kthim,sikurse Causheskut.
    Shpejtoni punet dhe mos u mburrerroni ne saje te pushtetetit,se ate s’ic ju a dhame dhe ju a marrim.Besoni dhe binduni,doni apo nuk doni ju bota e krim-korrupsionit -politik do te ndeshkohet,shteti i se Drejtes po troket ne deren Shqiperi,kujdes mos i bej avokatine krimit me fuqin e pushtetit,se quhet bashkefajesi.

  6. tunxh says:

    po he pra kur do ia hidhni prngat?

    sali berisha e festofte vitin e ro ne burg!

  7. sos says:

    bllokoi llogarite bankare te kryemafiozit sali berisha dhe sh(p) urres se tij, konfiskoni miliardat e tyre dhe lani borxhet!

  8. shkodran says:

    letra dhe vec letra volli ky volli ai i mjere populli i shkrete po mire o minister pse nuk nderhyni me arrestime si ngjarja e atij te bashkise kamez se keshte vec letra sheh populli arrestoni te dyshuarit dhe pastaj keni cfare te flisni.Keshte vec flitni kot dhe ju qeshin dhe budallejte

  9. shkodran says:

    sa deputet ka ne kuvend dhe sa kane ikur po pati drejtesi atje ne shqiperi por nuk ka kete e dime te gjithe duhen te jene nen hetim per pasurite e tyre atehere fillohet nga shefat doktorrat e nje e nga nje keshtu behet shteti pavaresisht politikes duhen futur mbrenda
    1-ministra-ish ministra
    2-gjygjtare
    3-proukuror
    4-doktorra
    5-kryetare bashkish dhe komunash
    kto jane kanceri i shqiptareve te hetohen deri ne ate mase sa te arrije populli ti denoje jo kto hajdutet dhe kelyshat e korruptuar

  10. ali says:

    Burgim i perjetshem per klanin berisha !!!!!!

  11. tani says:

    Te nderuar komentues te gjithe jemi ne nje mendje ;pushteti ne Shqiperi eshte ndryshuar disa here nga 1990 e mrapa ,ata qe vijne ne pushtet akuzojne paraardhesit e tyre per korrupsion,per kondaband,per shperdorim detyre,per lloje-lloje akuza,dhe kur marrin pushtetin bejne sikur s’ka ndodhur asgje;keshtu beri Berisha me 1992,keshtu beri Nano,me 1997,keshtu beri Berisha me 2005,te njejten gje po bejne edhe kta me 2013.Jemi ngopur me akuza boshe ,duam vepra;kush ka shperdoruar detyren te kalbet ne burg,kush ka shperdoruar fonde publike t’i kthej ne arken e shtetit dhe te denohet sipas ligjeve ne fuqi jo me me akuza banale ,nuk u beson me njeri,nqs do te vazhdoni keshtu nuk kini per t’i mbushur 2 vjet.

    1. shpatar says:

      Shiko punet e tua se ske by .. ti te besh analiza politike.Futesh si xholi i Berishe per ti futur te gjithe ne nje kallep.Ato qe leshove per Tahirin, se gjoja te dhembe gjendja ekonomike e popullit, i takojne karkalecit Afrikan Berisha qe e bren arken e shtetit brenda 6 muajsh.

    2. protect says:

      Tani e ke thene mire. Por 2 vjet jane shume. Keta ne janar marin fund dhe e kane teper. Po te thuash te evrteten te emertojne si i Saliut, nuk kane fantazi dhe ky eshte fundi i vertete i kesaj klase politike pjelle e morracakeve te ardhur nga mali me “plumba neper rroba”, intelektualeve jua ngriten pritat ne ilegalitet e i ben “Heronj”.

      Po kam shume shprese se Amerika e shtetet e pergjegjshme europiane do e marin ne dore drejtimin e ketij vendi horrash. Nje protektorat i huaj eshte ilaci i ketij populli servil edhe malarik.

  12. TUNXH says:

    pse nuk futet ne burg sali berisha per korrupsionin dhe vrasjet?!

    cfare merreni me peshqit e vegjel kur peshkaqeni na can menderen sa ne facebook e sa ne parlament.

    ne burg te kalbet shurrembajtesi i enver hoxhes me cfare i permban pragu i deres.

    nga se ka frike edvin rama?!

  13. arbeni emigrant says:

    ne burg kriminelin,atje e ka vendin

  14. Drenicaku says:

    Ooooo Sajmir Tahiri nuk dom llafe por vepra burgose kriminelin e shqiptarve Sali Berishen.

  15. LORA says:

    Shifrat qe jep Ministri i Brendshem padyshim qe jane te verteta.Bile nuk jane i tere bilanci qe duhej te publikohej,tashme.
    Por zoti Tahiri duhet te mos e harroje kurre se para se tua tregonte ai dhe koalicioni i tij shqiptareve kuserimin e djerses ,mundit dhe pasurive te tyre;kete shqiptaret e dinin aq mire sa e lane me verdiktin e shenjteruar te 23 qershorit,me goje hapur Tahirin dhe koalicionin e tij.
    Publiku,zoti Minister i Brendshem,pret shpagimin,dmth sekuestrimin konfiskimin e cdo pasurie te paligjshme dhe burgosjen e zullumqareve qe njerzit i njohin ndofta me mire se ju.Eshte as me pak e as me shume ajo qe na premtuat kur na kerkonit VOTEN.Vetem ne kete udhe mund te rritet e selitet “Rilindja” e Shqiperise sone te shtrenjte.

    1. Albnr1 says:

      Je i MADH Edi Rama vetem me ate PALLATIN gjigand ne buze te detit ne Vlore e ke mbaruar DETYREN PATRIOTIKE. Te pakenaqur nga pushteti pa dyshim qe ka …
      Rendesi ka qe RILINDJE DO TE KETE ?

  16. lina says:

    Ata oficer apo nenoficer – etj. qe kan marr $ sepse kan vrare 4 veta dhe plagosen disa te tjere ne proteste paqesore !- Pse i pranuan keto para !!! te largohen nga puna . Ju pelqeu , vran njerez te pafajshe , kjo ishte detyra e tyre te vrasin e te shperblehen per keto !

  17. qiriri says:

    Burg dhe vetem burg per sharlatanin dhe kryekriminelin Sali Ram Berishen.çdo dite vonese eshte nje dhimbje dhe nje fyerje me shume per çdo Shqipetar qe pret drejtesi.

  18. Plaku says:

    Ne burg….vetem keshtu do besojme se jane te verteta.

  19. United Kingdom says:

    O Tahir, ja po ta jap une nje shembull: Shko ne Divjak te Lushnjes dhe hetoje pak ate malokun qe ndan pensionet e pleqve se, cdo pensionisti qe i jep pensionin i mban nga 2 mije leke! Pse tja mbaj 2 mije lekshin kur ai e ka per detyre te ndaj pensionet! Hetoje dhe pastaj do te uroj Marry Christmas and happy new year. Ty

  20. arber° says:

    Per gjithe cka deklarohet per zullumet e qeverise se kaluar nuk kam as me te voglin dyshim se ndryshe sdo binte nga pushteti,dhe natyrisht ka nje logjike per kete.Cka me ben pershtypje boll me retorike ka fajtore ne rangjet me te larta te ish pushtetit te kaluar,dhe keta duhet te pergjigjen penalisht.Eshte e papranushme kur thuhet se shqiptaret per 45-vjet breza te tere kane punuar me mish e me shpirt per azgje.Shteti i meparshem akumulonte,e nuk ka se si djersa e ketyre mijra e ndoshta edhe miliona shqiptareve te vidhet nga ishet sikur ishin ne mallin e babes se vet.Kushdo qe ka abuzuar me pushtetin duhet te jape llogari.Shqiptaret skane cka humbin nese ata qe grabiten skrificen e tyre te disa dekadave do shkojne ne vendin e merituar.

  21. Po dhe duhen hetuar qe te mose ja lene me fajin juve se dhe kure ishit ne opozit Sala juve ju bente fajtor per gjithcka qe te mose perseritet historia duhet te pergjigjen perpara ligjit atehere tregohet se kushe e ka vjedhur dhe kushe e do popullin.

  22. Sume Gruda says:

    Sali Berisha s’esht udheheqes shpirtror qe permendet aq shume ai duhet te jape pergjigje per cdo gje qe beri keq ndaj demokracise dhe shtetit te drejtes. Vrau 4 demostrues te pa fajshem me duar ne xhepa dhe i akuzoj per grushte shteti, dogji Shqiperine duke thanun se duhet bere Shqiperia qe te shkoj ne (0)zero. Mire thot z. Ngjela persa, por nuk duhet me thane te japin dorheqje Presidenti dhe Prokurori por duhet hellur perjashta kapur per pantallonash dhe te hillen ne rruge! Mos te thirret as “grush shteti” por te dalin ne rrug dhe te shkojn ku te duan apo te shkojne ne zyrat luxcoze te Berishes. Te gjitha krimet dhe shemtimet qe i beri Shqiperise duhet te japin pergjigje perndryshe nuk lahen hesapet e ketij matrahuli fundrek i vertet qe mblodhi Berisha rrotull vehtes dhe Zhozefines vetem nje ceshtje nuk e fal populli i Shkodres “korrupcionin”, hotelet nga Klmendi, Shkreli, ne Shkoder deri ne brigjet Jon. Mos te flitet per nje milion votues pa u marre veshte me keta se do dukej si nje fars i votes se lire!

  23. Kris says:

    Morret votat per te qeverisur dhe Jo per te angullitur si qen rrugesh.
    Zbatoni ligjet dhe rregulloni jetted e popullit,po se beni dot lerjani pushtetin LSi dhe Saliut.
    Na lodhet duke u ankuar per Saliun

  24. votuesi says:

    Ne shume komente qe behen kerkohet qe Berisha te veje ne burg,ne fakt ai e ka ngule nje gozhde dhe e ka vare xhaketen tek FBI dhe UDB qe e mbajne te llomotise perdite ne parlament,Kur se futen ne burg ne 97 qe veshi mijera nena me te zeza as ne 2027 nuk e fut dot njeri ne burg ate,keta socialiste te dhjamosur nuk kane bythe dhe llapin dhe lehin kot se dhjesin gjak nga Berisha,ja ven tek bytha tritolin me nje fjale,shqiperine e ka marre lumi dhe keshtu do vazhdoje dhe nja 25 vite te tjera. keta specialistat nuk do bejne asgje ne keta 4 vite ,i futen 5 milion euro LULKES(prandaj nuk bzajti ky fare edhe diten qe e rrezuan pallatin)qe tu tregohet te tjereve te rrine urte ,kur ja prishem Kryetarit te opozites per te tjeret nuk pyesim fare dhe tritoli do behet mbiemri rezerve i kryeministrit qe drejton me kalamaj e me mendje laraska dhe fycka

  25. Nje emigrant says:

    Me duket se Qeveria ka filluar te qeverise tashme vendin dhe po ven rregull. Njekohesisht parashikon edhe nxitjen, kreditimin e ekonomise, parashikon rreth 1 miliard dollare investime. Kjo pakete fiskale perveç tjerash, permes taksave ne ndertesat, do te rregjistroje edhe pronat dhe pronaret, keshtu qe do te kete shume me teper trasparence ne pronesine e zyrtareve te korruptuar, njerezve dhe familjeve.

    1. drejtesi says:

      Kaq mire kane filluar te qeverisin sa ky Tahiri qe pellet nga foltorja, ka deklaruar se nuk ka cfare ti beje Lazaratit. Keto dite eshte bere kallezim penal ndaj Tahirit per prishjen e paligjshme te godines se ndertuar tek ekonomiku pasi 3 kate ishin me leje dhe 2 pa leje. Mirepo ky i ra shkurt dhe e hodhi ne ere te gjithe e tani paguajme ne si popull per show-un e Tahirit. A nuk eshte edhe ky shperdorim i parave te popullit? Keto nuk dine si te qeverisin e merren me Saliun qe eshte ne opozite.

  26. kico says:

    Dihet boterisht se I nderuari Kryeministri I Shqiperise eshte nje I semure me bipolar disorder te kombinuar pra qe shkon nga mania ne depression. Nje nga rruget per te mbajtur ne kontroll semundjen eshte edhe te punuarit me njerez qe bien dakort per cdo gje me te semurin. Kjo eshte edhe arsyeja perse Rama ka grumbulluar rreth vehtes “yes man and yes women” dhe ka klonuar njerez si Tahiri per te bere punet e shtetit.Keta te klonuar dallojne nga Rama vetem fizikisht. Detyra me e rendesishme e Tahirit per vitin tjeter eshte kujdesja per te mos ja prishur Rames ne asnje menyre, te plotesoj cdo tek te tij pavarsisht ligjeve te shtetit.Ne qofte se Rama nuk eshte I kenaqur me ikonat e Thimjos por I duhen te tjera eshte puna e Tahirit t’ja gjej.Ne qofte se Rama merzitet me ato femrat police tek kryministria dhe ne vend te tyre do police bukurosh eshte puna e Tahirit t’ja gjej.Ne qofte se Rames I duket se I ben hije ndonje pallat,shtepi apo local eshte puna e Tahirit tu vere tritolin.Ne qofte se Rames nuk I vjen ne xhep perqindja nga lojrat e fatit eshte puna e Mon Tahirit t’ja sjelli.
    Tahiri bon ene “te forta” si Rama,domethene leshon batuta per tu majt men. Nji nga keto qe edhe ne Shkoder kur ju tha miletit se problemi I permbytjeve do zgjidhet duke u shemb shtepite miletit.Domethene duke I lane pa shtepija nuk ka cfare permbytet.Zgjidhje gjeniale. Tahiri I dha Rames idene per barazimin e cmimit te ilaceve ketu me vendin ku prodhohen. Kur Rama e pyeti se si do ta bajne, Tahiri iu pergjegj -Pa merak e rregullon plaku me plaken time ket muhabet.
    Tahiri osht ene per gjojna te tjera ma te holla si puna e asaj bumjes ke kryeministria. E pa mileti se si e kishte godit Tahiri ate te dukej tamom per se verteti. Imena Tahiri oshte duke punu msheftas per I gjo te madhe qe ka te boj me Berishen..ka per tu kenoq Rama shume ene duke qene Rama I kenaqun gjithe mileti osht I kenaqun..nji me keto kopilliqe ka per tu mor Tahiri senen tjeter se punet e policies I bon Gramos Ruci me ato katunaret e vet prej Tepelene.

  27. baba gradishta says:

    te lumte pena o kico

  28. Serveti says:

    Z.Tahiri, si Minister i P.Brendsheme !
    Burgu ne Kalane e Gjirokastres, 7 penxheret i ben derman bandes. Vend me te pershtatshem nuk mund te gjendet per “Ali baben me 40 hajdute” alias komandant Saliun dhe banden e tij.Pak histori.
    Sherbimi Penitenciar shqiptar e njeh burgun e Gjirokastres si njerin nga institucionet ku, fillimisht pushtuesit turq, me pas monarku A.Zogu, ne vijim italjanet e gjermanet, e deri ne fillim te viteve ’70, shteti shqiptar, e perdoren nje pjese te mjediseve te Kalase se Argjiros, si ambient burgimi e paraburgimi.(Pikerisht aty jane bere nje pjese xhirimesh te filmit “Ngadhenjim mbi vdekjen” kushtuar heroinave Bule Naipi e Persefoni Kokedhima.)
    Ka qene i permendur si burg i sigurise superiore, me kushte te renda jetese, i ftohte e me lageshtire, natyralisht i paarratisshem, etj. Thuhej se pa mbaruar afatet ligjore te denimit nuk delje prej andej.
    Perfundimisht ai eshte vendi me i pershtatshem per Sali Baben.

  29. Di turi says:

    Eshte e vertete qe per vrasjet e. 21-Janarit jane shperblyer vrasesit,nder to’ dhe ish shefe e personelit ,e cila qe nga viti 2007 e deri me sot ka jetuar e jeton ne AUSTRI,ka marre vec rroges dhe SHPERBLIM per 21-Janarin. Keto hajduteri kane ndodhur e per kete keta persona te DENOHEN.

  30. mirel says:

    Tahiri po pelcet qe nuk kerkon falje Berisha..
    dhe pastaj flet per synetllek.
    Berisha jua paska prere fare ketyre, prandaj qahen para parlamentit keta sikur presin ti fusi ne burg mileti para televizorit..
    Langaraqer

  31. futja kot says:

    u be mir qw qeverija n uk e mori detyren si nanua ne 1997 ose si q

  32. futja kot says:

    u be mir qw qeverija nuk e mori detyren si Nanua ne 1997 ose si qeveria e papandreut ne Greqi pa inventar se ciles i plasi bomba ne dore.
    Kjo do te sjell nje kulture te kalimit te pushtetit nga nje qeveri ne tjetren me inventar dhe rit pergjegjshmerine.
    Puna e nisur te shkoj deri ne fund. Nuk ka mundesi qw Shqiperija eshte i vetmi vernd ne Europe e ballkan me rogat me te vogla .Me Pension mbijetese dhe qw as nje njeri nuk bolen dot shtepi po nuk beri kosupsion te madh dhe qw aktualishte nuk mund te jetoj as me qera pasi nje punon jes fasoni paguhet maksimalishtw 100 euro ne Muaj.

  33. labi says:

    po ca prisni akoma duhet te mbushni 4 vjet dhe ju ,do na thoni te njejtat gjera kush ka shkelur ligjin burg dhe vetem burg…

  34. Aurenc says:

    Eshte per te te ardhur keq se si politikanet tane shqiptare e kane katandisur vendin…e luajne me buken e gojes te qindra mijera personave…

    AB : http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2013/

  35. skender says:

    U DUHET PRERE RRUGA KETYRE HHOORRAAVVEE,MJAFTE ME,O SOT O KURRE,TE PARET TANE THOSHIN NE 40 HAPSANA.KESHTU DUHET TE FILLOJE RILINDIA .

  36. sal says:

    Tahiri.Ti do te shpallesh heroi i kombit shqipetarkur te fashihet hajduteria e fashizmit te kopese te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes.Shqipetaret po mbajne ne shpatullat e personalitetit te tyre imazhin e hajdutit,kriminelit dhe trafikantit.Kjo nuk e pranoi ne BE.Shqipetaret jane simbol i vecante i miresise dhe bujarise.Zeri i Nene Terezes kumbon cdo minute ne veshin e shqipetareve Te digjen te gjalle hajduteria,kriminelet.dhe trafikantet e fashizmit te grupit te sali berishes.Kjo eshte detyra tende historike per kombin tone.Shqipetaret kerkojne pervec shume te tjerave edhe zbardhjen e vrasjes te Sokol Olldashit nga sali berisha dhe Lulezim basha.Pac fat.

  37. Meno says:

    Ne rast se Sali berisha ka dhene 2 milion dollare per gardistet qe vrane me 21 janar, duhet te dale para gjyqit dhe te jap llogari. Jemi mesuar me sacialiste qe flasin shume dhe nuk veprojne. Me 1998, Nanua ne krye te socialisteve mbrojti grupet terroriste te UDB serbe qe erdhen dhe se bashku me militant te Partise demokratike nen dirigjimin e Sales, dogjen kryeminietrine, moren televizorin dhe bene grusht shtetit. Ne rast se edhe ju do te veproni ne te njejten menyre dhe nuk do vini shkaktaret para ligjit, megjithe se jeni te rinj ne moshe, do te pesoni fatin e Nanos. Prandaj, mos i kerkoni popullit tu ndihmoj, por shkarkoni Presidentin dhe Prokurorin e pergjithshem, vini para drejtesis gjykatsit e koruptuar, dhe do te keni aprovimin e 1 milion perssonave qe u votuan. Paertia Demokratike kur ishin te opozite nuk u ka perfilluar fare dhe nuk donte tja dinte se ju ekzistonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje