Apeli lë në fuqi dënimin për komisionerët e Dajçit. Pak ditë më parë kjo ndodhi edhe me komisionerët e Ruzhdijes

23 Dhjetor 2013, 21:24Politika TEMA

Gjykata e Apelit në qytetin e Shkodrës ka lënë në fuqi vendimin për komisionerët e komunës Dajç.

Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me burg 8 komisionerë.

Sipas vendimit të gjykatës, 7 nga komisionerët u dënuan me 8 muaj burg, ndërsa njëri prej tyre me 4 muaj.

Komisionerët u paditën nga ish- kreu i komunës, Rrok Rroku.

8 komisionerët akuzohen se kanë falsifikuar nënshkrimet e votuesve dhe numrat e kartave të identitetit apo pasaportave, të cilët ditën e zgjedhjeve ndodheshin jashtë vendit.

Ndërkohë pak ditë më parë Gjykata e Apelit Vlorë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit për të dënuar komisionerët e Ruzhdijes për prishje të zgjedhjeve të 2009-s.

Në korrik të vitit 2011, gjyqtari i Fierit do të jepte dënimin ndaj komisionerëve të qendrës së votimit.

Pesë komisionerë u dënuan me 7 muaj burg. Ata morën gjobë edhe nga 450 mijë lekë.

Tre komisionerët e opozitës u dënuan me 150 mijë lekë gjobë. 1 milion lekë gjobë është vënë ndaj një personi që ka votuar dy herë.

Komisionerët patën braktisur detyrën në vitin 2009.

Ruzhdija u kthye nga opozita e asaj kohe në një simbol të abuzimit me zgjedhjet./ep

3 komente në “Apeli lë në fuqi dënimin për komisionerët e Dajçit. Pak ditë më parë kjo ndodhi edhe me komisionerët e Ruzhdijes”

  1. Nini says:

    Po me keta komisioneret e Lezhes qe kishin fallsifikuar procesverbalet qe te fitonte ps deputetin e 4 cfare po behet ? Apo do te denohen kur te rikthehet PD ne pushtet ?

  2. demokrat says:

    Cdokush qe guxon tjetersimin e votes se lire te shqiptareve, jo 7 muaj por edhe 7 vjet jane pak. Te vene mend te gjithe delirantet partiake, vullneti i Sovranit nuk preket, kjo do ti beje politikanet shqiptare me te pergjegjshem dhe votuesin shqiptar, zotin e vertete te vleresimit te punes 4 vjecare te secilit.

  3. E dua Sokratin, por me shume dua te verteten! says:

    Dhe i fal amnistia pas 2 ditesh….. Fajin e ka Saliu….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje