DOSSIER/ Edi Rama: Sali Berisha ishte Ramiz Alia në atë çfarë përfaqësonte

23 Dhjetor 2013, 22:10Politika TEMA

Bisedoi: Luljeta Progni

Intervistë për librin “Pardesytë e bardha”

 

Zoti Rama, cila ishte situata në Shqipëri, kur në vendet e Lindjes po rrëzohej sistemi komunist, po shpërbëhej BRSS-ja. Çfarë ndodhte në Tiranën e viteve 1989-90?

Përsa më takon, mund të them, se unë kam qenë brenda një rrethi njerëzish, që e kemi konsideruar regjimin të papranueshëm shumë vite më parë se sa vitet 1989-‘90. Ka qenë një rreth artistësh më të mëdhenj se unë në moshë, një rreth, brenda të cilit bënim shumë diskutime, shpesh here implicite, por dhe shumë herë eksplicite, kundër regjimit. Fakti, që ne merreshim me art, na ndihmonte të ndjenim vartësinë dhe barbarinë e atij regjimi në jetën e përditshme, jo vetëm në formën që njerëzit filluan ta ndjenin, sidomos në vitet ‘80, në vartësinë e karakterit ekonomik dhe të faktit që ishim të izoluar, por edhe në një formë shumë të prekshme për ne, që kishte të bënte me lirinë e shprehjes artistike. Kjo është edhe arsyeja, mendoj unë, se pse Akademia e Arteve ishte foleja më e mbarsur me frymën antiregjim. Sepse ne jetonim në një regjim brenda regjimit, që ishte regjimi i realizmit socialist dhe që ishte gjëja më e dukshme, më e prekshme në sytë e vetë regjimit.

E vërteta është, që sot njerëzit mund të thonë çfarë të duan, por fillimi i rënies së perandorisë me shembjen e murit mes dy Gjermanive nuk është se kishte një impakt të drejtpërdrejtë në kuptimin e shpresës për ne, kishte impaktin që kishte, në kuptimin e një gjëje të madhe, që po ndodhte diku në mes të Evropës, por mos harrojmë, që ne nuk ishim pjesë e asaj perandorie dhe ishim të izoluar qoftë nga Perëndimi, qoftë nga Lindja dhe ishim të detyruar të jetonim nën trysninë e një propagande të përditshme, e cila trajtonte po njësoj imperializmin amerikan dhe socialimperializmin sovjetik.

Gjëja që më kujtohet shumë mirë, është që kam thënë në atë kohë në mënyrë të vazhdueshme pas rënies së Murit të Berlinit, kur filloi dhe efekti zinxhir, se ne nuk mund të shpresonim asgjë, në qoftë se nuk ndodhte e njëjta gjë me Rumaninë. Duke patur parasysh që regjimi i Çausheskut, edhe pse ishte më i butë se regjimi i Enver hoxhës, ishte gjithsesi një formë shumë e ashpër brenda vetë perandorisë komuniste, pa llogaritur vetë Bashkimin Sovjetik, që ishte një histori më vete. Kështu që mendoj, se shtysën e parë, ose vrimën e parë në murin e ndarjes edhe me botën lindore psikologjikisht dhe që përçoi dritën e shpresës tek ne, ishte ndjekja “live” e gjithë revolucionit rumun përmes televizionit jugosllav dhe lajmeve nga Italia.

Fakti është, që kur në televizion u shfaq fotoja e Çausheskut të pushkatuar, shënoi edhe fillimin e rënies së komunizmit në Shqipëri. Kjo, për shkak se ajo fotografi, ashtu siç na dha ne mundësinë të shikojmë një fije drite në fund të tunelit, ashtu tmerroi edhe nomenklaturën në Shqipëri. Dhe pas asaj fotografie, Ramiz Alia nisi të ashtuquajturin proces të hapjes së organizatave të partisë për njerëzit e zakonshëm, që të shikonin se çfarë bëhej brenda, me idenë, që partia nuk ka asgjë për t’i fshehur popullit. Në mbledhjet e para të organizatës bazë të partisë, tek Instituti i Arteve, që u bënë nën këtë direktivë, shpërtheu, për të mos u mbyllur më, rebelimi i hapur i studentëve dhe i pedagogëve të Akademisë së Arteve.

Kjo do të thotë, që u desh të pritej derisa sistemi komunist të jepte shenjat e dekadencës, edhe pse ju intelektualët ishit bërthama e antikomunizmit?

Përgjithësisht, ata që quheshin intelektualë në atë kohë, jetonin një situatë skizofrenike, në kuptimin e dyzimit: nga njëra anë bënin referencat për Partinë e Punës dhe nga ana tjetër prisnin fundin e Partisë së Punës.

 

Pra nuk ka një rol të qartë të tyre, të intelektualëve në këtë pikë.

Nuk e thashë këtë, thashë që në Akademinë e Arteve filloi rebelimi dhe ne qëllimisht i dhamë formën e një rebelimi ndaj metodës së realizmit socialist, ndaj metodës së mësimdhënies, ndaj metodës së mësimmarrjes nëpër atelietë tona, duke hedhur çdo ditë një hap të ndaluar dhe duke testuar rezistencën e regjimit. Ndërkohë, që në mjediset e tjera kjo gjuhë u shfaq më vonë.

 

Ju nuk patë kurrfarë shprese për mbështetje në universitete të tjera, apo qendra të tjera, ku kishte intelektualë?

Nuk mund ta shohësh më sytë e sotëm. Në atë kohë nuk ishte ky komunikim që kemi sot. Përgjithësisht në atë kohë, universitetet jetonin jetën e tyre pa lidhje me të tjerët. Ndodhte që të bashkoheshim vetëm nëpër zborre, por nuk kishte një strukturë të organizuar për të krijuar lidhjet dhe për të çuar përpara një projekt të rrëzimit të regjimit. Nu ka ndodhur kështu. Një valë e nxehtë kundër regjimit u bë në Kinostudion Shqipëria e Re, ku artistët, nuk do të thoja intelektualët, pasi kanë qenë artistët ata, që e kanë çuar përpara atë proces me hapa të vegjël, por të guximshëm për kohën. Në Institutin e Arteve dhe në kinostudio ishte pikërisht reaksioni, pasi aty mungonte frymëmarrja për shkak të metodës së realizmit socialist dhe për shkak të metodës, sa hap e mbyll sytë ishte asocimi me regjimin komunist, pasi metoda ishte e regjimit.

 

Cila ishte ajo ngjarje, që për ju krijoi idenë e një hapësire për frymëmarrje të re. Cila ishte e para?

Është padyshim ngjarja e 2 Korrikut, spektakolare, sepse lidhi Shqipërinë e këtyre rrathëve shumë të vegjël me një Shqipëri, që nuk ishte Shqipëria e intelektualëve, por e njerëzve shumë të zakonshëm, të cilët me shumë guxim ndërmorën atë hap, që padyshim i dha goditje fatale regjimit komunist.

 

Pas 2 Korrikut disa muaj pasuan pa asnjë ngjarje, deri në një moment tjetër, kur bëhet fjalë për disa shkrime, të cilat konsideroheshin të guximshme për kohën: Ylli Popa, Sali Berisha. I lexuat ato shkrime dhe çfarë reagimi ju shkaktuan?

Të them të drejtën kemi bërë humor të madh me shkrimin e Saliut, sepse për ne ishte një shkrim tipik i perestrojkës së Gorbaçovit, e transplantuar shumë banalisht në një përmasë shumë modeste nga Ramiz Alia. Ndërkohë, shkrimi i Ylli Popës ishte i një natyre tjetër, intelektual dhe aspak komunist.

Si menduat ju në atë kohë, këta autorë ishin të guximshëm, apo të mbështetur për t’u shprehur ashtu në ato momente?

Unë mendoj se shkrimi i Ylli Popës ishte i guximshëm, ndërsa ai i Saliut i mbështetur.

Zoti Rama, mos ndoshta ky mendimi juaj, pra që ndani Berishën me Popën, ka lidhje me raportin tuaj aspak të mirë me Berishën në këto 22 vite?

Jo aspak. Ju kujtoj, se këtë mendim e kam shkruar në librin “Refleksione”. Madje, në atë libër, Ardian Klosi ka bërë një tallje të merituar për atë shkrim.

Pas këtij momenti ndodhi largimi i Kadaresë nga Shqipëria drejt Francës. Ky akt konsiderohet se ka ndihmuar në rënien e sistemit. E konsideroni edhe ju kështu?

Padyshim ka qenë një moment shumë i fortë, sepse provokoi një mundësi dhe një reagim për ne që ballafaqoheshim me ministrin e brendshëm. Sepse gjatë asaj kohe vinin shpesh në Akademinë e Arteve njerëz të partisë, të byrosë, për të kuptuar, për të survejuar dhe ndarë pjesën rebele nga pjesa e shëndoshë e partisë. Hekuran Isai ka ardhur shumë pak kohë pas ikjes së Kadaresë dhe si sebep ka përdorur pikërisht ikjen e Kadaresë, duke thënë se informacionet që kishte për Akademinë e Arteve ishin shumë shqetësuese.

Deri në këto moment mund të flasim për organizime të bërthamave antikomuniste. A kishit lidhje me të tjera bërthama, qoftë universitete, apo qendra ku mund të kishte reagim?

Nuk kishte organizim, më tepër ishte fjala për disa valë, që kalonin nëpër qytet në formën e thashethemeve. Unë kisha miqtë e mi në kinostudio dhe me ata takoheshim shpesh. Ishte Ilir Demaliaj, Çim Daja e të tjerë. Një ndër njerëzit, që ishte frymëzues nën zë i asaj që po ndodhte në kinostudio, ishte Dhimitër Anagnosti, me të cilin kam një lidhje të vjetër familjare dhe shumë te veçantë qysh i vogël, edhe pse kishim diferencë në moshë. Tek ai unë shikoja një artist gjithmonë të pakënaqur dhe sigurisht, ai e shprehte pakënaqësinë në mënyrë të kodifikuar, deri sa u hap fleta e librit komplet. Një shqiptar tjetër i jashtëzakonshëm, i cili ka çelur horizontet e lirisë për mua, ka qenë Petro Zheji, kur unë isha student në Akademinë e Arteve dhe kur Enver Hoxha ishte akoma gjallë. Me Petro Zhejin ne flisnim për fenë dhe flisnim shumë hapur kundër regjimit. Petro Zheji nuk ka qarkulluar, por ai ka qenë mentori i të gjithë atyre intelektualëve, që u shfaqën në pozicionin e rebelit, kur padyshim frikën e vranë të tjerë.

Ju po thoni, se ata që inspiruan frymën antikomuniste ishin të tjerë dhe protagonizmin e antikomunizmit e morën të tjerë?

Ata që morën rolin e protagonizmit u gjendën aty. Sigurisht të gjithë vinin nga një rrugë pakënaqësie. Gramo Pashko p.sh., të cilin e kam njohur herët, ka qenë një rebel, por gjithnjë brenda mureve, sepse atëherë s’kishte mundësinë për të qenë rebel jashtë mureve. Ishte një disident brenda arenës së atyre mureve, pa asnjë dyshim. Por e përsëris, gjithmonë në atë lojën e pasqyrave, nga njëra anë farsë për të përmirësuar sistemin dhe nga ana tjetër pakënaqësi dhe mllef kundër sistemit.

Sa ndihmuan ata në shtyrjen e ditëve të sistemit?

Mendoj se rënia e sistemit ishte kronikë e një vdekje të paralajmëruar. Problemi ishte në përgjithësi me frikën, sepse njerëzit nuk ishin ende të qartë, se sa ishte në gjendje sistemi të rezistonte dhe sa e madhe do të ishte forca e tij reaguese. Në këtë aspekt është e rëndësishme të shkruhet ajo që ndodhi në Akademinë e Arteve, si një eksperiencë unikale në eksperiencat e rënies së komunizmit në botë. Kjo për shkak, se ne ishim vendi i vetëm që kishim eksperiencën e realizimit socialist si të vetmen metodë të shprehjes. Provokimi i metodës dhe tërheqja e vazhdueshme e regjimit ndaj këtyre provokimeve ishte testi më i mirë për të parë, se deri kur do të rezistonte regjimi.

Pa këto reagime, regjimi do të vazhdonte të rezistonte?

Unë mendoj se regjimi ishte i rënë, por rrinte në këmbë. Nuk kishte asnjë shans të rezistonte.

Edhe pa reagimin që kishte lindur tek ju apo gjetkë?

Jo. Reagimi erdhi një ditë dhe pa asnjë dyshim do të vinte ditën tjetër, e tjetrën, sepse nuk kishte më asnjë mundësi. Reagimi ishte shpërthim i brendshëm dhe për pasojë sistemi ra.

Në tetor – dhjetor shpërtheu revolta e studentëve. Ndërkohë ju kishit realizuar një takim – aktivitet në Akademinë e Arteve. Më pas ju munguat, është folur shumë për këtë moment. Ku ishit ju z. Rama, katër ditët e vrullshme të dhjetorit ‘90?

Kanë qenë katër ditët, që në këndvështrimin tim kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në Partinë Demokratike. E them këtë me bindje, sepse shumëçka do të kishte shkuar ndryshe. Ne ishim shumë të njohur nëpër Tiranë dhe Tirana dinte shumë për ne, flas për Institutin e Arteve. Arben Imami ishte një nga protagonistët e atij procesi të brendshëm në Institutin e Arteve dhe praktikisht personi, që ishte aty ato ditë. Nëse u kthye në figurën e dytë apo të tretë, pasi Grami Pashko dhe Sali Berisha konsideroheshin vëllezërit e përkohshëm siamezë të moment, kjo është, sepse vinte nga Akademia e Arteve dhe ishte shumë i qartë në atë kohë. Dhe nuk është i rastit ai detaj, që sot duket komplet i parëndësishëm, kur në takim me Ramiz Alinë iu drejtua me fjalët : “Zoti President”. Është hera e parë, që është artikuluar fjala “Zoti filani” në jetën shoqërore shqiptare pas 50 vjetësh dhe më besoni, se ishte një moment mjaft i rëndësishëm për mua.

Unë nuk u gjenda aty, sepse pas revolucionit rumun pati një farë lëshimi dhe në këtë kuadër filloi të aplikohej dhënia e pasaportave për njerëz që kishin të afërm jashtë vendit. Ne kishim të afërm në Korfuz nga familja e nënës time, shqiptarë të ikur gjatë luftës italo – greke. Morëm pasaportat dhe shkuam bashkë me tim vëlla në periudhën e verës së vitit 1990. Gjatë qëndrimit atje u vumë në kontakt me Galerinë e Teatrit Bashkiak të qytetit. Në këto kontakte ramë dakord të organizonim një ekspozitë në mesin e dhjetorit të atij viti dhe në tetë dhjetor, unë jam nisur për në Korfuz. I thashë Ardianit (Klosit), që unë nuk mund të rri në Tiranë pasi më duhet të shkoj për ekspozitën. Nuk e pata instinktin, që do të ndodhte diçka pikërisht ato dy tre ditë. Kanë qënë dy tre ditë shumë të rënda për mua, shumë të vështira dhe shumë absurde, sepse bashkë me të tjerë kisha më shumë se një vit që e prisja takimin me Ramiz Alinë. Kisha bindjen, se gjithmonë kur fillojnë binden përfaqësuesit e partisë atje, do të fillonte të kthehej në një lloj loje si macja me miun. Ndodhte diçka në Institut atëherë, ata vinin, bënin mbledhje flisnin e flisnin, ne e kthenim ne ilaritet dhe sa më shumë  shkonte koha, aq më shume rritej shkalla e atyre që vinin në institut. Unë isha i bindur dhe këtë e shprehja gjithnjë, që kjo lojë dhe ky proces mbaron kur ne të jemi përballë Ramiz Alisë. Isha i bindur dhe iu thoja shokëve të mi, se në një ditë shumë më të afërt se sa ju duket, ne do të ulemi përballë Ramiz Alisë, sepse ata nuk e durojnë dot atë që po bëjmë ne. Dhe pikërisht kur erdhi momenti ynë unë nuk u gjenda aty.

Kjo u kthye në kosto për ju, pasi ndikoi në karrierën tuaj politike?

Nuk e kisha menduar që të merresha me politikë. Dhe arsyeja, lidhet edhe me një moment tjetër. Atë ditë, kur hyra në PD, ose më saktë kur shkova në PD, e cila sapo ishte krijuar, u largova menjëherë, sepse pata një konflikt me ata që gjeta aty, pra në PD. Ne ishim shumë më përpara, sepse në bisedat tona kishim një tjetër pritshmëri dhe strategji për të ardhmen. Për ne Ramiz Alia ishte kundërshtari. Për ne Ramiz Alia nuk ishte njeriu që po sillte demokracinë në Shqipëri, por ishte thjesht regjimi komunist në Shqipëri. Ky është edhe konflikti, që unë pata me ata që gjendeshin në atë kohë në PD. Nuk pata ndonjë dëshirë për t’u përfshirë në politikë, pasi mua më interesonte liria dhe jo politika. Unë e kërkoja lirinë si nevojë të brendshme për të bërë gjërat që doja dhe nuk e kërkoja për t’u marrë me politikë. Pasi jam larguar atë moment nga PD-ja, ishte aty Arben Imami, të cilin unë e kisha shumë mik dhe kemi bërë një bisedë shumë interesante. Ai këmbëngulte që unë të kthehesha në PD, ndërsa unë këmbëngulja që të largonin më parë komunistin që kishin aty, në PD, sepse do t’i marrë në qafë të gjithë. Beni më thoshte “po jo, se kemi nevojë për disa intelektualë pak më në zë, që t’i japim peshë dhe seriozitet të gjithë kësaj që po bëjmë, sepse është një gjë që sapo ka filluar, ne s’kemi eksperiencë”. Ndërsa unë i thashë, se Sali Berisha është komunist tipik dhe ka të gjithë eksperiencën si sekretar partie që t’ju eliminojë të gjithëve. I kam thënë, se ai do ta bëjë PD një vegël të Ramiz Alisë dhe ju nuk do të jeni dot në gjendje të flisni kundër Enver Hoxhës. E vërteta është, se ditën kur fola kundër Enver Hoxhës në Akademinë e Arteve, ata nuk flisnin dot kundër Enver Hoxhës.

Është pikërisht retorika juaj radikale kundër sistemit, kundër Enver Hoxhës, që është konsideruar nga bashkëkohës të atij momenti, si një provokim i juaji për të nxehur situatën dhe kjo të përdorej nga sistemi. Cila është kundërpërgjigja juaj për këtë akuzë? E kam fjalën për debatin që ju keni pasur me drejtues të komisionit nismëtar të PD: Imami, Demeti, Pashko etj. Për këtë moment kam folur me ta, edhe me Imamin, që ju thoni se keni pasur një bisedë pikërisht atë ditë.

Ju e keni takuar Imamin sot, si Ministër i Mbrojtjes dhe kjo është një tjetër histori. Por unë me Ben Imamin kam pasur një miqësi të gjatë. Ishte i vetmi mik imi, që ishte në PD. Pikërisht pse Beni ishte antikomunist dhe ishte shumë i qartë. Dhe koha tregoi, pse pikërisht ishte aq i qartë dhe aq antikomunist, nuk e duroi dot më Partinë e kthyer në vegël të Sali Berishës, iku dhe themeloi bashkë me të tjerë Aleancën Demokratike. Sa i përket asaj akuzës që unë isha provokator, unë kam qenë gjithmonë provokator, më pëlqente gjithmonë të provokoja. Sepse provokimi ishte e vetmja mënyrë reagimi kundër atij lloj sistemi. Pra, që reagimet e mija në atë kohë ishin provokim, kjo nuk diskutohet. Por pse më quanin radikal? Sepse unë ju thashë që në momentin e parë, që Ramiz Alia nuk është opsion, Ramiz Alia është armiku ynë, ai është regjimi dhe jo njeriu që do të sjellë demokracinë. Dje unë thashë, se ne duhet të bëjmë luftë me Ramiz Alinë, dhe kur thashë luftë, kisha parasysh luftën frontale të opozitës me regjimin. Kjo pastaj u transformua në këtë akuzë, që quhej radikal. Tjetra që më bëri mua të konsiderohesha kështu nga ata, ishte se unë kërkoja që të liroheshin të burgosurit politikë. Pasi unë mendoja, se nuk mund të konceptohet, që një njeri sjell demokracinë dhe mban në burg të burgosur për politikë. Pra përfundimisht, unë mendoja se nuk mund të bashkëpunonim me këtë regjim. Ideja ime ishte që ata të dilnin jashtë ligjit, pra regjimi, sepse nuk ishin të zgjedhur. Kisha idenë, që ne nuk mund të futeshim në zgjedhje në ato kushte, pasi ne duhet të hynim në zgjedhje në kushte të barabarta dhe jo në kushte krejt të disfavorshme për të bërë garë. Pra, ata duhet të dilnin jashtë ligjit për t’u barazuar me ne, për t’u zgjedhur dhe më pas për të bërë garë. Më ka ndjekur si hije e zezë ky fenomen, futja në zgjedhje me lloj lloj manipulatorësh. Edhe pse fakti është, se Ramiz Alia nuk manipuloi zgjedhje, sepse nuk fitoi as vetë. Unë isha radikal për ta, sepse unë mendoja dhe e shprehja, që komunistët nuk duhet të jenë në drejtimin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike duhet të ishte e të rinjve, sepse në fund të fundit ishte edhe një përplasje gjeneratash. Një gjeneratë e përzier shumë me komunizmin, dhe këtu nuk është çështja për të bërë të fajshëm ose të pafajshëm, dhe një gjeneratë tjetër, që edhe pse nuk e kishte jetuar pjesën më të egër të komunizmit, që ishte fundi i viteve ‘60 me revolucionin dhe goditjen kundër fesë dhe fillimi i viteve ‘70 me goditjen kundër shfaqjeve të huaja siç i quanin ata, kishte mundësinë të ishte më pak e trembur dhe më pak e infektuar. Frikën e kishin më irracionale në krahasim me të tjerët, që e kishin frikën të lidhur me çka kishin parë e jetuar në ato kohë të egra të komunizmit. Fakti është, që komunistët e morën në qafë PD-në.

Cili është roli i Ramiz Alisë në këtë moment, pra në këtë pikë ku ju thoni se PD-në e morën në qafë komunistët?

Kjo është një pikë, për të cilën unë nuk di shumë detaje. Por e vërteta është, se Sali Berisha ishte Ramiz Alia në atë çfarë përfaqësonte.

Nëse e analizojmë çështjen lidhur me qëndrimin që mbajtën themeluesit e PD-së ndaj ish të burgosurve politikë, pra atyre që në atë kohë në fakt ishin ende në burg, cili ishte qëndrimi i secilit prej tyre lidhur me këtë ngjarje? Ishin disa probleme të cilat e pengonin PD-në të afrohej me të burgosurit politikë, si p.sh. të natyrës ideologjike, më pas e tkurrjes së partisë në shtresa të caktuara?

S’ka ansjë lidhje me këtë të dytën. Gjithçka është e para, pra problem ideologjik. Sali Berisha i quante ata llumi i shoqërisë. Pra problemi ishte ideologjik, ishte organik. Ai nuk e pranonte dot këtë shtresë. E konsideronte racë tjetër, sepse ishte komunist. E konsideronte këtë kategori si shtresë të përmbysur, sepse ishte komunist, sepse kjo ishte retorika komuniste.

Kështu ju mbetët jashtë angazhimeve politike, pasi PD-ja ishte streha juaj e mundshme për t’u angazhuar…

Nuk kisha ndonjë synim. Sigurisht po të isha në momentin e parë atje, do të kisha rezistuar dhe këtë e dinë dhe qytetarët, që kanë qenë atje në atë kohë. Çështja e e komunistëve zgjidhej, ata nuk duhet të ishin në grupin drejtues të PD-së. Sidoqoftë unë nuk doja të bëhesha politikan dhe s’kam dashur asnjëherë, por po të isha në atë moment të parë, sigurisht do të rezistoja ndaj komunistëve dhe do të luftoja që ata të mos ishin në PD.

A ishte përcaktuar qartë, se cili ishte komunist dhe se si etiketoheshin njerëzit në komunistë dhe antikomunistë në atë kohë? Cili ishte kriteri sipas jush, që e ndante një individ në këtë pikë?

Ndodhi një farë radikalizimi, i cili ishte për pushtet dhe jo radikalizim kundër komunizmit. Kjo është edhe arsyeja, pse historia shkoi keq në atë moment. Pra çdo lloj radikalizimi ishte në funksion të pushtetit. Në atë moment të parë, u pre shiriti i politikës shqiptare të konfliktit, e cila vazhdon ende.

Cili ishte roli i Sigurimit të Shtetit sipas jush në ato ngjarje: në themelimin e PD-së, përcaktimin e drejtuesve etj?

Unë nuk jam marrë me këtë punë që të hulumtoj detaje, pasi nuk kam asnjë dyshim që në PD u infiltruan elementë nga Sigurimi i Shtetit. Kjo është e vërtetë dhe unë nuk kam asnjë dyshim.

Kur është momenti i parë, që mund të konsiderohet, se sistemi komunist në Shqipëri u rrëzua?

Sistemi komunist në Shqipëri u rrëzua më 8 dhjetor. Mendësia komuniste triumfoi më 22 mars 1992. Kjo, sepse mendësia komuniste qëndroi në pushtet duke ndërruar fytyrën. Unë nuk kam votuar në vitin 1992, pikërisht për këtë arsye.

Edhe pse ju ishit ftuar të ishit kandidat për deputet i PD-së?

Nuk është e vërtetë, është gënjeshtër.

E ka deklaruar Neritan Ceka, se ju ka ftuar të ishit në listën e kandidatëve të PD-së, pasi ishte ngarkuar të përzgjidhte personalitete të fushave të ndryshme.

Është gënjeshtër. E kam pasur mik Neritanin, flisnim. Edhe ai ishte i qartë atëherë se çfarë po ndodhte. Atëherë ai thoshte, se duhen përfshirë në PD sa më shumë djem e vajza, që nuk kanë lidhje me Partinë e Punës. Sa për këtë ftesën, nuk më ka bërë asnjë propozim konkret, edhe po të ma bënte ketë propozim, sigurisht që do ta refuzoja.

Në vitin 1991, kur u krijua qeveria e stabilitetit, u ndërmorën disa reforma të rëndësishme që i dhanë goditje liberalizmit si doktrinë….

Sot unë do të thosha një gjë shumë sinqerisht: këto pasoja kanë të bëjnë me faktin, se liria e gjeti Shqipërinë pa asnjë lloj elite. Në rast se në vendet e tjera nuk kishte pluralizëm politik, por kishte pluralizëm kulturor, kishte një alternativë. Vërtet Vaslav Havel ishte në burg, por ai shkruante pjesë teatrale që luheshin në pjesën underground të Pragës, kurse këtu nuk kishte. Këtu u vra dhe u varros çdo lloj alternative, çdo lloj shfaqje e alternativës, qoftë edhe në prerjen e flokëve. Kështu që, ata, që ishin kalitur e farkëtuar në kullën e partisë për të marrë stafetën si ekonomistë, financierë, juristë ishin të detyruar të udhëhiqnin vendin drejt reformave. Gramoz Pashko ishte më i kthjellëti teorikisht, por praktikisht nuk kishte asnjë eksperiencë dhe asnjë lloj kapaciteti menaxhues. Kështu që, unë nuk i kritikoj ato reforma, jo se ishin të drejta, por se ishin përpjekje në sensin pozitiv të një grupi njerëzish, që s’merrnin aspak vesh nga kjo punë.

Sidoqoftë, pati një asistencë nga të huajt, se jemi në një fazë kur ndërkombëtarët po mbështesnin fort zhvillimin demokratik në vendit, edhe pse ata dhanë tjetër alternativë, e cila garantonte më shumë cilësi drejt shtetit liberal, se sa drejt një ekonomie apo shteti të çorientuar, që pasoi vitet pas ‘91. Cili është argumenti sipas jush, që e pengoi këtë alternativë?

Ju e thatë vetë pak më parë, se ishte pikërisht një shtresë të ashtuquajturish intelektualë organikë të regjimit të mëparshëm. Nuk mjafton të ndërrosh kahje për të ndryshuar gjithë mekanizmin e funksionimit të trurit, pas një përvoje të gjatë me shokun Enver.

26 komente në “DOSSIER/ Edi Rama: Sali Berisha ishte Ramiz Alia në atë çfarë përfaqësonte”

  1. lina says:

    Skender Gjinushi dhe Sali Berisha me te besuarit , tek studentet shkuan me porosi te KQPSh e personalisht te Ramiz Alise , e deklaruar boterisht .

      1. visi says:

        Cuni atij qe hodhi firme per varjen e nje poeti 1 vit para se Berisha, Pashko e Hajdari te themelonin PD del e komenton Berishen !!!!!

        Berisha e plasi ne burg Ramiz Aline ndersa ti del sot e nderon te renet me foton e Enverit.

        O cuni Kristaqit mundohu te besh dicka per te ardhmen se per ato qe ka arrit Sali Ram Berisha keto 20 vjet e ka vendin perballe Gjergj Kastriotit dhe fjalet e tua qe ngjajne me shume me pordhet nuk kane asnje shans t’ja eklipsojne

        1. myslymi says:

          Nese ka nje njeri qe po e lufton komunizmin, sidomos te ketyre 8 viteve komunizem ne kohe demokracie qe vetem ne Shqiperi ka ndodhur, me kryekomunistin Sali, eshte pikerisht Edi Rama.
          Si asnjehere me pare ne historine e Shqiperise, njerezit protestojne te lire, pa pasur friken e pushtetit dhe te sigurte se do te degjohet zeri i tyre, protestojne dhe policia e shtetit eshte aty per t’i mbrojtur, nuk eshte aty per t’i sulmuar, eshte ne krahun e qytetareve sic nuk ka ndodhur kurre me pare.

      2. Skypion says:

        Eshte folur shume per antikomunizmin e hershem te Edi Rames;madje eshte folur(me mendjelehtesi) edhe nga ndoca kundeshtare te tij politike.Njerezit e thjeshte kur degjojne te tilla gjera i besojne,dhe me te drejte,sepse, thone,ka fakte per retoriken apo qendrimet e asaj kohe te Rames.
        Mirepo,nuk permendet nje fakt thelbesor,qe shpjegon gjithe kete qendrim,jo vetem te Edi Rames,por edhe te shume e shume Ederve te tjere asokohe;nuk permendet,sepse tek ne nuk ka studiues te mirefillte,sociologe bile fjala,qe te zberthejne pse-ne e ketij fenomeni.
        Fenomeni ka te beje me nje “antikomunizem” ,po te doni edhe pa thonjeza,te lindur ne vete ata qe konsideroheshin te besuarit e regjimit,apo sic e them shpesh,tek “toni”!Pra,nuk eshte fjala per antikomunistet tradicionale,qe dergjeshin burgjeve apo nen dhe.
        Ne kete kuptim,”antikomunistet” ,”antikonformistet”,”antienveristet,antiramizistet,antibyroistet,antipunistet etj etj” e pare ishin …kush do thoni ju?!-Djemt e bijat e bllokut!Po,po keta ishin;gjithe c’ishte e ndaluar per pjesen tjeter te popullsise,dhe qe konsiderohej edhe dekadence apo degjenerim perendimor apo lindor,ishte e lejuar per kete fare spurdhjakesh.
        Nuk ishin vetem bijte nominale te bllokut,por kjo vazhdonte si efekt zingjir edhe me poshte,dmth,ne administraten e larte komuniste,qe prapeseprape,i bie qe te jene po aq lart!
        Edi Rama,i perket,gjysem per gjysem, si te pares dhe te dytes kategori(daja Byroist,nga me te egrit bile,kurse babai deputet i kohes).
        Ne fakt,keta birbo,nuk kane qene dhe nuk jane perhere,as komuniste e as antikomuniste,as te djathte e as te majte;keta jane ca snobe provinciale,vanitoze provinciale,qe jane kunder cdo gjeje qe bie ndesh me trillet dhe deshirat e tyre ,te cilat dhe per paradoks, jane fertilizuar,pikerisht, ne ate ambient priviligjeus qe kane patur keta spurdhjake,por qe ankohen per te,se nuk eshte ashtu sic do te donin te ishte!
        Edi Rama,eshte tipiku i kesaj kategorie.Sesa vanitioz e snob provincial eshte ky spurdhjak,e thote vete: qe ,pikerisht,ne kohen e shndrrimeve te medha,per te cilat edhe vete ishte i ndergjegjshem,zgjodhi te shkonte “jashte shtetit”(shume e enderruar per “cunat e lagjes”);pra,thirrja vanitoze e snobit provincial,triumfon ndaj cdo gjeje tjeter,sado fisnike te ishte ajo.
        Sa i perket konsideratave per figurat politike qe shenjuan kohen, dihet qendrimi: per te gjithe thuhet ndonje fjale e mire (e sidomos per sojin perkates),por,si gjithmone ,ai qe duhet zhvleresuar,asgjesuar,mallkuar,masakruar,poshteruar eshte dhe duhet te jete Sali Berisha!
        Shume nga ata qe kane qene deshmitare te kohes apo edhe protagoniste te saj,veprojne keshtu.Ne kete pike,shumekush,dhe me te drejte me veten e tij,mund te me thote,se keta,meqe jane shume ,kane te drejte kur flasin keshtu,qe dmth ,fajin e ka vete Saliu! Jo,jo nuk eshte ky shpjegimi;aspak;hic fare.
        Shpjegimi ka te beje,sidomos,me ambiciet dhe endrrat e vete ketyre berishofageve: NUK ia kane falur dhe nuk ia falin kurre, Berishes,faktin qe i’u “vodhi” endrren per t’u bere ata ,dmth,gjithsecili prej tyre,nje President i pare demokrat apo nje kryetar i se pares parti demokratike,dmth ,ne fund te fundit,protagonisti kryesor!-Nuk u be asnjeri prej tyre;u be Sali Berisha;dhe kjo eshte e padurueshme per keta rrufjane e oportuniste;e qe ketej edhe sulmet e lloj-llojshme ndaj Berishes,nga ato personale e krahinore deri tek ato fetare e kulturore,pa permendur shpifjet e panumerta,te cilat akoma publiku i gjere i merr si te verteta.

        1. Meromostra says:

          I nderuar Skypion, lexova per here te pare sot komentin tuaj. E vleresoj pa mase. Eshte me shume se realist, ne kuptmin e vertete te kesaj fjale. Te gjithe bijte e eterve dhe me pas te eterve te eterve kane dashur te luajne protagonistin ne kete vend. Sic edhe shkruani, ishin keta qe mundeshin te shpreheshin “hapur” kunder regjimit te eterve te tyre. Por ata nuk munden kurre te ishin protagoniste te ketij vendi dhe te ndryshimeve rrenjesore te dhjetorit 90. Ai qe shkelqeu dhe me te drejte dhe meriton te jete ne krah te heroit tone kombetar Skenderbeu eshte pikerisht Doktor Profesor Sali Berisha, nderi i kombit shqiptar. Edhe sot e kesaj dite ai eshte protagonist dhe figure e pazevendesueshme.

          1. Zef Maloku says:

            Sali Berisha ka qene zhgenjimi me i madh per popullin shqiptar.

    1. gerti says:

      sali berisha ishte si te thuashe : I FUNDIT I NJE KOMUNIZMI !! thjeshte tashi do jete nje histori e keqe e se shkuares !!! i urojm zotit qe te mos na mallkooj me keshtu njerzish si Sali berisha !!! Shqiperia do RILINDJE sdo kthim mrapa ne komunizem

  2. Indipedenti says:

    Te burgosurit politik reale…. sekretaret e partise komuniste i kane
    quajtur… Zagaret qe leshoheshin te paret per te hnger kermat e ngelura.

  3. Tano says:

    jo Lina. Gjinushi kishte folur hapur per ndryshimin e diktatures akoma pa nisur protestat. Kurse SB vajti tek studentet pasi takoi zotin Ramiz dhe e ka pranuar dhe vete. Rama ka qene nga me demokratet kunder sistemit dhe kete e ka shkruar dhe SB ne facebook para dy ditesh. Por Saliu thoshte qe Rama e provokonte .. hahahaha.

  4. Indipedenti says:

    Vetem te burgosurit e vertete politik e dinin procestin e ngritjes se
    komunistit te thjeshte ne sekretar te partise si harihesh,dhe ne c fare
    procesti.Qe te harije te beheshe sekretar i partise komuniste me kryetar te partise pederastin Gjirokastrit Enver…. bheshin keshtu…
    Ai qe propozohesh per sekretar te organizates,po e kishte nenen joshese
    do te fillonin nga nena ta pergezonin me radhe ideologet e partise
    motrat e tij do te kalonin ne testin e partise me nobete te kendeshme.
    Po ky i propozuar per sekretar partije,po qe i martuar,me gruan e tij do kaloheshin disa net te bukera per besnikeri te lolos qe ngritesh
    ne detyre per partine.Kush kishte fytyren te bukur ,si pershembell
    shoku Bekteshi po e mbani mende i pari e c virgjeronte pederasti Enver
    Shume sekretare partije ja kane pare Enverit sa e kishte palloshin diten e c virgjerimit ,diten e lumturise,diten e ngritjes ne parti.
    Keta kane qene sekretaret e partise komuniste ooooooshqiptar???????

  5. Azgan Haklaj says:

    Shume shpejt pritet arrestimi i Avenir Pekes mbasi eshte perpiluar dhe bere gati dosja e tij si nje hajdut ordiner,pritet urdher arresti nga prokuroria e pergjitheshmer,te gjithe bandat e hajduteve te Sali rrumpalles ne burg.

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ora eshte 02 e 13 minuta .
    Nje gje po me ben pershtypje : si po lejon ti VANGJEL DULKE qe te tall bythen nje MALOK si SALIU qe sont po flet n ePARLAMENT SHUME I QETE dhe per mua jane 3 aresyet :
    1-Ose ka mare dozen e plote te ALOPERHIDROLIT ,
    2-Ose eshte nen efektin e avujve te ALKOLIT ,por depresiv .
    3-Ose eshte duke bere SHURREN ne BREKE sic e beri ate dite ne sheshin e FLAMURIT ne VLORE kur e solli BUJAR LASKAJ ne vitin 1998 ,por nen mbrojtjen e DAJ-SAMIT ,ne ate bote i perfaqesuar nga MARIZA LINO,pikerisht per faktin se po ndjen se po i ngushtohet LAKU .
    Si po e duroni o PARLAMENTARE si ata si edhe ATE BUCEN FASHATARE te SHKODRES me emrin e madh ,te asaj BUCEJE te MISRIT qe eksperimentonte jo KOCANIN e “” ROZAFAVE “” ,por KORCANIN e HYSEN LACEJT ,kjo “DESINJATORJA “.
    Si po e duroni ,nuk ka nevoje qe te na e shfaqni kete SALI qe tani mundohet qe te luaje rolin e viktimes , qe te riciklohet .
    Kujdes nga ai se eshte DHELPER MARSI ,ai do varur per kembesh me KOKE poshte DHE duhet RJEPUR i GJALLE dhe ti mbushet lekura me kripe qe ta kete vdekjen shume te ngadaleshme ,sepse ka bere qe te vene SHAMINE e ZEZE shume NENA !

  7. Lirim says:

    Studentedt dhe pedagoget u ngriten per demokraci shume, shume vone, kur ne te gjithe demokracite lindore kishte fituar demokracia. Pedagoged ne Shqiperi fjeten ne mbremkje komuniostre dhe ne mengjes u zgjuan demokrate, u bene demokrate Brenda nates sepse e kuptuan qe sistemi I tyre komunist kishte marre fund.
    Demokracine ne Shqiperi e solli piopulli shqiptar, kryengritjet demokratike filluan ne Shkoder me rezimin e monumentit te Stalinit, paastaj ne durres e Kavaje. Por merita e demokracise I takon kryesisht popullit democrat e trim te Tiranes. Ishin te rinjte punetore te Tiranes qe u perleshen prer muaj te terre me sampisted, sigurimin dhe ushtaret e diktatures. Ishin te rinjte punetire te Tiranes qe I vune zjarrin cerdhes se sigurimit te Ministria e Brendhshme, I vune zjarrin cerdhes se sigurimit te Bar Sahati, u vune zjarrin majinave te sigurimit para Pallatit te Kultures. Ishin keto ngjarje qe I futen Tmerrin Ramiz Alise dhe byrose komunuste. I frikesuar se do ta pesonte si Chaushesku, Ramiz Alia thirri student te zgjedhur nga familje komuniste dhe u premtoi atyre pluralizmin politik nre Shqiperi. Pra Demokracuine ne Shqiperi e soli populli Shqiptar qe u ngrit I gjithi ne luften per demokraci dhe u ndesh me forcat gjakatre te regjimit komunist.
    Te rinjte shqiptare qe nuk e dine te vertteten nuk duhet te genjehen nga genjeshtra siokur demopkracine e sollen stusdentet. Edhe monumentin e diktatorit Enver ishte popullitrim e heroic I Tiranes dhe minatoret e Valiasir=t qe rrrazuan. Kjo eshte krejt e veteta.

    1. Kamarieri says:

      Ajo që ke shkruar më lart është mëse e vërtetë Lirim.

      “Tronditjen prej themeleve” (nuk e di nëse fjala “rrëzim” do të përshtatej më mirë…) të njërës prej diktaturave më të egra komuniste të botës nuk e sollën “të përkëdhelurit e regjimit”.
      Studentët e atëhershëm ishin më të intresuar të përhapnin idetë e zymta komuniste cfare të lë të kuptosh fare mirë se ishin habera nga politika bashkëkohore. Ata ishin të mbyllur si në guaskë dhe as që bëhej fjalë dhe as mund të mendohej se prej tyre mund të pritej dicka pozitive.

      Goditjen më të fortë ai regjim e mori shume kohë para se të dilnin nëpër rrugë “viktorianët” e dërguar në qytetin e studentit nga dhelpra dinake.

      Akademia e Arteve na paska qenë foleja më e mbarsur me frymën antiregjim…?

      Hmmm, dikush nga brezi i ri mund të besonte pa e vrare shumë mendjen se rreth viteve 80′-të me të vërtetë mund te ekzistonte ndonjë “fole antiregjim”.

      Fakt është se krijimi i të ashtuquajturave “fole antikomuniste” në atë kohë ishte pothuajse i pamundur për shkak të survejimit ekstrem dhe të pa krahasueshëm që bëhej nga fuksat e shikut dhe veglave të tyre të ndyra. Këta të fundit ishin disa reckamanë vullnetarë që ishin të gatshëm të shisnin dhe nderin e tyre për 80 lekë (atëhere rreth 1 dollar) në muaj. Ishin pikëriht këta pabuksa, të cilët përbënin dhe rrezikun më kryesor për antikomunstët e vërtetë, pasi si debila të lindur që njiheshin përbuzeshin tmerrësisht nga shoqëria dhe vetëkuptohet që gjendja e rëndë ekonomike dhe psikologjike i detyronin të degjeneronin deri në atë shkallë sa t’i padisnin dhe të kalbnin në burg bile dhe të afërmit e tyre.

      Në atë kohë mundësia për t’ja shprehur hapur mendimin dikujt ishte tepër e kufizuar, ajo bëhej zakonisht vetëm në praninë e dy-tre personave, të cilët jo vetëm që kishin pikpamje të ngjashme por dhe kishin dhënë tek njëri-tjetri prova të forta besueshmërie. Nga ana tjetër komunikimi i lirshëm në rrethe më të gjera ishte krejtësisht i pamundur pasi diktatura e egër komuniste ua kishte futur njerëzve frikën gjer në palcë.

      Personalisht nuk e kam pasur fatin t’i njihja nga afër të gjithë personat e lartpërmendur nga Edi. Por e besoj se duhet të ketë patur takime me njërin apo tjetrin për të biseduar rreth politikës dhe ngjarjeve aktuale në Lindje. Fakti që ai paska patur kontakte të ngushta qysh para viteve 90-të me Ilir Demaliaj, antikomunistin më në zë të asaj kohe (me këtë rast e përshëndes atë dhe mikun tonë të përbashkët Ben H.) më bën akoma më tepër optimist për atë që rrugën e drejtë që ka nisur do t’a coje deri ne fund.

      I Madhi Zot kësaj here ka kryqëzuar duart me kokën lart dhe po lutet për këtë popull të shumëvuajtur. AMEN!

  8. Ajet Delaj says:

    Per te verteten historike ne fundin e viteve 80te opozita shqiptare pothuaj nuk ekzistonte dhe centralizimi ne te gjitha fushat e jetes kisht arritur apsurdin. Burgjet ishin mbushur edhe per disidencen me vulgare te kohes se eshte buka e keqe se nuk po shkojme me tej. Me 2 Korrik u hapen ambasadat nga regjimi proserb i Tiranes per te erresuar dekleraten e pamvarsise se Kosoves ne Kacanik gje qe i shkonte per shtat ne kushtet e shembjes se regjimeve komuniste te europes se lindjes sipas efektid domino.
    Regjimi pothuaj i falimentuar por gjithsesi te rrezikshem per jetet e shqiptareve e perdori 2 Korrikun si valvul sharkimi duke i lejuar edhe ata “disidente” po themi qe i kishin shpetuar hafijeve te sigurimit te shetit pa i plasur mbrenda por qe ishin te bindur qe ekzistonin te largoheshin nga Shqiperia. Nuk mund te thuash qe tere ata qe iken ishin disidente te regjimit por padyshim pjesa derrmuese e tyre tashme ishin te bindur se regjimit i kishte ardhur fundi por natyrshem qe kishin me shume informacion per perendimin se te tjeret.
    Largimi i te pakenaqurve te hapur ndaj regjimit i lejone ketij te fundit te zbatonte platformen e tije gje qe mendoj se edhe ja ka arritur se paku gjer tani.
    Pikpamjet e z Rama mbi lirine e alternativen si motorin e shoqerive te lira padyshim qe jane mjat te rendesishme per te ardhmen e vendit pasi z Rama eshte tani Kryeministri i vendit. Roli i individit edhe ne shoqerite moderne per mua eshte mjaft i rendesishem si per mire edhe per keq per tere shoqerine dhe te ardmen e saje. Kryeministra apo presidente edhe ne perendimin me institucione te konsoliduar ndikojne drejteperdrejte ne cuarjen perpara apo pas te vendit te tyre gje qe po e shohim per dite.
    Po ne nje vend gjysem demokratik e me institucione mjaft te brishta nese vertete meritojne te quhen institucione roli i Kryeministrit eshte percaktues per ecurine e vendit me gjate sesa mandati i tije qeverises.
    z Rama mendoj se eshte koshient se ne Shqiperine post komuniste nuk eshte instaluar as liria as alternativa e vlerave, ideve, njerzve marketit e aq me pak baza e sistemit prona private.
    Regjimi komunist ne 90ten nuk mund te themi se nderroje fytyre por ktheu e bojatisi fytyren e vjeter gje qe e tregoje me se miri ecuria e 23 viteve e ndollemi ku jemi sot.
    Nese z Rama ne cilsine e Kryeministrit arrin te instaloje lirine ne kuptimin e plote te fjales per shoqerine shqiptare te shoqeruar me alternative te gjithanshme duke garantuar mundesi te barabarta gjithnje mbi pronen private materiale e inteletuale si baze e sistemit suksesin do e kete te garantuar e ne menyre te natyrshme do i skalitet emri ne historine e Shqiperise.
    Nese arrin ti ngre ne sistem keto parime e vlera te shoqerive qe shoqerite perendimore i aplikojne me kohe dhe kane garantuar progresin dhe begatine e shoqerive te tyre nuk ka asnje shans qe te mos funksionojne ne Shqiperi pasi fatemirsisht sot shqiperia i ka resourset intelektuale e natyrore per te qene nje shoqeri e zhvilluar.
    Shteti demokratik i lire e kompetitiv gjeneron energji te pafundme dhe eshte vete sistemi qe i perballon dallget ne detin e hapur te shoqerive te lira. Urojme e shpresojme qe z Rama te mbetet drita e pafikur e asaje shprese te madhe per tere shoqerine shqiptare e atij Dhjetori te larget, te harruar e tradhtuar te 90tes . Dihet qe e verteta dhe e drejta triumfojne me veshtersi por ndihma e Zotit qofte me tere ata qe mendojne e punojne per te derguar perpara shoqerine shqiptare. Amen.

    1. Kamarieri says:

      Dukesh se ke qene disi larg zhvillimeve politike te asaj kohe Ajet. Politika asokohe behej me se shumti fshehurazi e pas perdeve. Ato per ty ne mos te padukshme duhet te kene qene te mbylluara.

      “Hapja e ambasadave” eshte nje term i sajuar prej keqadashesve te kombit Ajet.

      Ambasadat ne kryeqytet nuk u hapen por u shperthyen. Nese je i keqinformuar s’te ve faj. Qe t’a dish ti ato u shemben! E pas shembjes u hoq dore nga mbrojtja e tyre sepse urrejtja popullore kunder sherbetoreve te komunizmit ishte aq e thelle sa mund t’u kushtonte lekuren.

      Ato perrallat me ata dhje..toristat e frymezuar shpirterisht nga pardesyte e bardha shko e tregoja kolopucave te kopshtit se edhe mund t’i hane.

      Sikur te mos kishe permendur mbrockullat e fillimit dhe te shkruaje vetem lavdithurrjet e bera per kryeministrin aktual s’do te kisha replikuar fare se aty bashkohesh me mendimin tim.

  9. babec says:

    Thote disa te verteta! Por per Kinostudion genjen! As Syçi as Çimi nuk ishin artiste te mirfillte, e mbi te gjitha u mungonte fuqia intelektuale. Ata u mbruajten me ide kontestatore e antiregjim ne filmat ku punuan si asitent! Lere ç’u eshte dashur te deklarojne per ato kodosh letrash ne US dhe Canada!

    Sa per anatnostin jo vetem qe nuk ka qene i pakenqur, por te gjithe filmat e tij jane o antife o proparti e enver!
    Sipas teje o edi kusheri i Taqos. Ky paskesh bere rezistence te heshtur si fabene canonja…

    Taqo doli kater dite pas fillmit te protestave e ndroi teseren por si Salehu,
    Me pas u je minister kulture i Salehut, dhe eshte sot pergjegjesi kryesor i shkaterrimit te kinostudios Dhe sistemit te shperndarjes se filmit ne Shqiperi! Para Taqos tirana kishte 17 kinema, pas Taqos, asnje!

  10. dhjetoristi says:

    rebel i cuditshem ky Rama, ishte kunder regjimit por ama regjimi e perkedhelte duke e trajtuar si birin e vet. Ndersa studentet protestonin ne dhjetor ky bente qejf ne Greqi e tani vjen e na tregon perrallen e tij. Ky njesoj si Berisha vuan nga mania e protagonizmit dhe e ka te veshtire te pranoje idene se nuk mund te jete protagonist gjithkund. Cfare beri Rama konkretisht ne dhjetor per te luftuar kunder njerezve te Ramizit? Iku duke perplasur deren thjesht se nuk e pranuan ne kryesine e PD-se dhe nuk e vrau mendjen shume per studentet. Po tani perse pranon te jete ne te njejten parti ku militojne njerez kunder te cileve ai u ngrit ne dhjetor. Rama eshte inkoherent, problematik, i mungon kostrutiviteti njerezor dhe jeton vetem per te bere batuta mjerane. Sic e ka pohuar edhe vete ai ka nje problem me vdekjen… ky pohim te le me goje hapur sepse eshte shenje e qjendjes se tij te renduar psiqike.

  11. ben says:

    Popull kot jemi, tani del biri i bllokut dhe ish sekretari i PPSH dhe flasin per demokraci. Mortja, prape ish komunistet jane siper. kjo tregon se cfare njerezish jemi, ne harrojme shume shpejt prandaj jemi te destinuar te vuajme gjithmone gabimet tona.

  12. Treviso says:

    Mendimet qe çfaq Zoti Edi Rama per mua jane realitet. Cdo gje e pat si pike nisje fillimin e viteve 1988 me shembjen e murit te Berlinit. Sot ka shume qe ngarkojne me pergjesi Ramiz Aline per vendosjene komunisteve ne P.D. Une do te thoja se Ramiz Alia u tregua stratek ne momentet e tranzicionit.Pse? Ne radhe te pare do mendonte per vehte dhe familjen e tije, pastaj per popullin. Ne organizatat e partive ne baze filloi nje mllef i forte nga komunistat e vjeter sepse filloi pak nga pak tolerimi.
    Per Ramiz Aline hapi i pare dhe me i veshtire qe kur vendosi: Mbledhjet e organizatave te partise te beheshin te hapura. Komunistat e vjeter nuk e priten mire kete lajm dhe menduan keq per Ramiz Aline. Dikush thoshte se e tradhetoi Enverin. Ramiz Alia çoi komunistat tek partia Demokratike per te balansuar nervozizmin ndermjet komunisteve pleq dhe rinise qe kerkonin ndryshim. Jo vetem kaq por nepermjet atyre do te mbronte dhe antaret e byros pasi tu benin ndryshimet. Nder te gjithe keto komuniste qe dergoi Ramizi, doli nje malsor me komunist se Enveri. Kulturen e ketij malsori nuk e krahasoj kurre me kulturen e Enver Hoxhes por me gjakun e tije. Po nuk u moren masat per kete komunit kriminel shqiperia do ngeli larg Europes

  13. Horri i i Bulevardit says:

    Eshte paaftesia e shqiptareve, qe akoma mbas 23 vjetesh nga rrezimi i komunizmit, te kene ne politike, komunistin e fundit ne pushtet dhe jo komunist i cfaredoshem, por nje mik i familjes se diktatorit, kjo eshte per te vene duart ne koke.

  14. shqiptar says:

    Eshte e cuditeshme se si disa individe perceptojne e komentojne informacione si keto.

    Eshte e cuditeshme pasi shpesh shifet qarte qe nuk e kane fare idene se cfare ishte e si ndodhi, por thjesht kane degjuar emra, e kjo perzier edhe me nje deshire te madhe protagonizmi ben te shohesh komente vertet te cuditeshme.

    Por ne fakt nuk ka te beje thjesht me keto komente te cuditeshme pasi shqiperia kaloi me shume se dy dekada te tjera nen sundimin e atyre qe sunduan per me shume se 4 dekada pa e marre vesh se cpo behej.

    Dhe ne fakt duke kuptuar keto ndodhira nuk eshte me e cuditeshme por eshte interesante dhe e dhimbshme.

    Eshte e dhimbeshme se si nje popull kaloi perseri nje kalvar vuajtjesh e mashtrimesh ne nje kohe qe mendonte se po luftonte armikun e vertete, rregjimin komunist.

    E ne anen tjeter eshte interesant fenomeni. Eshte interesante sesi nje grup njerezish te sigurimit te monizmit neperkemben shqiperine per dy dekada te tjera. Dhe kjo as me ndonje mundim te madh por vec me llafe e rrena, edhe me ndonje te hequr qafe kur ishte nevoja, por jo me ndonje mekanizem te sofistikuar. Dhe eshte interesane qe edhe mbas 2 dekadash te tjera mashtrimesh gjen akoma njerez, me plagjarizim deri me kocke, qe rrine me gishtat perpjete ne nderim te komumistit te fundit, shokut berisha, e dhunuesit te tyre e te shqiptareve.
    Por ne fakt per keta derra, do thoja, lumturia gjendet ne lluce dhe kjo edhe mund te shpjegoje kete fenomen interesant qe i dhunuar respekton e adhuron dhunuesin e tij.

    Respekte te gjitheve. Edhe derrave.

  15. Marin Barleti says:

    O @Visi, një figurë kemi të pastër e legjendare, Skënderbeun. Pse na e ndyn edhe atë, me emrin e Sali idiotit!

  16. Er says:

    Po ti Partine e Enver Hoxhes dhe Ramize Alise po pefaqson.Kryetari saj je.I vetmi ndryshim ,eshte se po e perfaqeson ,ne nje sistem tjeter.

  17. ben says:

    U hapen ambasadat apo u thyhen tani ska me vler por rregjimi Dulles nga ne e hengri grushtin e par ne ate vap te tmershme vuante femijt e mi 2 vjec dhe tjetra 3 muajsh jo Shpellari komunist qe skalonte nga frika nga rruga e ambasadave dhe akoma prrallis cdo dit ne kuvend malsori qe qelbi Tironen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje