Gruaja e Mziut: S’kam argjendari në pronësi. Në shtëpi s’është gjetur vulë zgjedhjesh

25 Dhjetor 2013, 09:33Politika TEMA

Bashkëshortja e kryebashkiakut Xhelal Mziu, hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra këto ditë në ngarkim të saj.

Vjollca Mziu, drejtoreshë e filialit të një banke të nivelit të dytë në Kamzë, shprehet për Panoramën se: “Nuk është e vërtetë që jam shoqëruar. Asgjë nga ato që janë thënë në media rreth asaj nate, nuk janë të vërteta. Ne kemi përjetuar familjarisht një situatë tensioni dhe terrori, por në shtëpi, jo në ambientet e policisë. Forcat e policisë kanë ardhur për kontroll në banesë. Madje, unë nuk kam qenë në shtëpi kur ata kanë shkuar në shtëpi dhe, kur jam kthyer bashkë me fëmijët, i kam gjetur brenda”.

Për sa i përket akuzave se në argjendarinë e  saj janë gjetur bizhuteri të vjedhura, ajo tregon: “Unë nuk kam argjendari në pronësi. Nuk kam licencë për një aktivitet të tillë. Unë jam drejtoreshë  e filialit të një banke të nivelit të dytë në Kamzë. Sipër bankës, që është në kat të parë, në kat të dytë është një argjendari. Por, unë nuk e di kush është pronari i saj, nuk i njoh fare. Aty kam marrë vesh se janë bërë kontrolle, por kjo nuk ka asnjë lloj lidhje me mua apo familjen time”.

Ajo mohon edhe gjetjen e vulës së një KZAZ-je në shtëpinë e saj.

“Në shtëpinë time nuk është gjetur asnjë objekt i jashtëligjshëm. Vulë KZAZ-je jo e jo. Nuk e di se si kanë dalë të gjithë këto të pavërteta. Unë e kam firmosur vetë procesverbalin e kontrollit të bërë nga policia në shtëpinë time dhe e kam lexuar me vëmendje, sepse kisha merakun tim. Aty nuk shënohej asgjë. Asnjë objekt i paligjshëm dhe as vulë”, shprehet ajo.

13 komente në “Gruaja e Mziut: S’kam argjendari në pronësi. Në shtëpi s’është gjetur vulë zgjedhjesh”

  1. adi says:

    Po kjo o eshte e trashe o ben vete…ketej thote nuk kam qene ne shtepi kur eshte bere kontrolli…dhe asnje nuk kyn pa patur njeri qe ti lejoje ne baze te lejes se marre nga gjykata…dhe pastaj ka firmosur procesverbalin…o tyce o trudhjamosur e shkrete…gjynah qe ty te ndan nej certifikate lindje nga banoret e tjere te cdo lloji aty ku linde

    1. Lazarati says:

      Po lexoje artikullin para se ta komentosh, se pastaj nga mugesa e informacionit del sikur je koketrash…”Madje, unë nuk kam qenë në shtëpi kur ata kanë shkuar në shtëpi dhe, kur jam kthyer bashkë me fëmijët, i kam gjetur brenda”.

  2. ........ says:

    Shta hi Vjollca ja ke fut pordhe, ku e din ti cfare ka bere Xhilali me shamikuqen…..vetem mblidhe sumen e trego ne polici cfare ka bere ai koke leshi me daulle.

  3. sh-p says:

    Ju nuk keni harru as edhe nje cep ne kamez pa e ly blu,si me ken kamza e juja..si ka mundesi nje argjendari siper filjalit ku ju drejtonit mos me e dit se e kuj asht.

  4. Horri i i Bulevardit says:

    Keto jane marifetet e avokatit te krimit kokzbathurit, qe per cudi, eshte pjese e te gjithe te akuzuarve te pushtetit.
    Ky avokat i krimit, duhet marre i pari i pandehur, krimi duhet kapur kete rradhe nga briret dhe avokati i partise se krimit, hyn tek peshqit e medhnj.

  5. floriri says:

    Kush i ka celesat e argjendarise?Te dale pronari.Policia te botoje procesverbalin.

  6. Ardit Lekaj says:

    Ti Anshtajn “Adi”, gjeni i madh na paske qenke, po si kujton ti se nuk ka njerez te tjere aty prane? Nuk ka qene ne shtepi por eshte rikthyer, madje nga plani i shtetit policor, i mireorganizuar, ishte harruar te merrjen autorizimin per kontroll banese, rezistenca e familjarve beri qe pas rreth 1 ore e 30 min, te vinte aprovimi nga Gjykata, pastaj kontrolli ka vazhduar normalishte. Gjate kesaj kohe Znj. eshte kthyer me femijet dhe gjate aktit te kontrollit ka qene prezent, duke firmosur ne fund, ne procesverbal nuk eshte shenuar asnje objekt i dyshimt ose i jashteligjshem i gjendur ne banese. Merruni me punet tuaja, se Rama ju ja premtuar 300 mije vende pune, keshtu qe skeni kohe te merreni me komente se tani keni zene nga dy ose tre pune. Ju qe shkruani me kaq urrejtje, per njerez qa as nuk i njihni dhe sa qe ja keni iden se kush jane, por paragjykoni dhe diskriminoni me prejardhje krahinore, jeni thjeshte dhe vetem disa persona me probleme te renda psiko-patologjike. V.K.L.P

  7. Ti Anshtajn “Adi”, gjeni i madh na paske qenke, po si kujton ti se nuk ka njerez te tjere aty prane? Nuk ka qene ne shtepi por eshte rikthyer, madje nga plani i shtetit policor, i mireorganizuar, ishte harruar te merrjen autorizimin per kontroll banese, rezistenca e familjarve beri qe pas rreth 1 ore e 30 min, te vinte aprovimi nga Gjykata, pastaj kontrolli ka vazhduar normalishte. Gjate kesaj kohe Znj. eshte kthyer me femijet dhe gjate aktit te kontrollit ka qene prezent, duke firmosur ne fund, ne procesverbal nuk eshte shenuar asnje objekt i dyshimt ose i jashteligjshem i gjendur ne banese. Merruni me punet tuaja, se Rama ju ja premtuar 300 mije vende pune, keshtu qe skeni kohe te merreni me komente se tani keni zene nga dy ose tre pune. Ju qe shkruani me kaq urrejtje, per njerez qa as nuk i njihni dhe sa qe ja keni iden se kush jane, por paragjykoni dhe diskriminoni me prejardhje krahinore, jeni thjeshte dhe vetem disa persona me probleme te renda psiko-patologjike. V.K.L.P

  8. zogi i zi says:

    shum esakt ne thenjt esajna jemi nji nga punojsit epolicis qekam marr pjes ne kontrollin ebaneses se xhelal mziut nuk kapasur asnje vul eas nje gje tepaligjshme un quhem veap toda punojs policie ne komisarjatin e kamzes komisarjati numer pes kjo akuz esht emontuar politikisht ndaj mziut edhe familjes tina

    1. nentori says:

      O veap toda meso te shkruash shqip o analfabet se le nam!!!hahahahahahahaha

  9. Ustai says:

    Sikur ta kisha mundesine do ti propozoja institucionit perkates (por jo asaj qe e drejton aktualisht) te beje nje verifikim te pasurive te atij avikatit “te madh” qe sa here ka probleme PD, ai eshte prane Argites.Sigurisht nuk mjafton vetem ai institucion, por ne loordinim edhe me Drejtorine e Tatimeve etj.Sigurisht si avokat ka te drejte te mbroje e perfaqesoje cdo kriminel dhe hajdut, dhe kjo eshte krejt ligjore dhe e natyrshme,por beni nje bilanc se sa nga “ata” qe ai ka mbrojtur kane fituar apo tejkaluar ndeshkimin , dhe sa jane denuar dhe sa… Pra keto raste a nuk bejne llogjiken qe ai ka marre pjese te medha te ardhurash, qe sigurisht nuk mund te deklaroheshin ne ato kushte? Sa ka deklaruar?

    Prandaj eshte shteti…Jo per te penalizuar avokatin se po mbron nje kriminel, sepse kjo eshte krejt ligjore,por per nje bilanc si me lart….

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Usta,them se ke shume te drejte!!!
      Nuk ka njeri me te ndyre e me mafioz se Kokerruar Gjokutaj!!!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje