PD përgatit 30 amendamente për buxhetin

25 Dhjetor 2013, 17:33Politika TEMA

Të shtunën projektbuxheti dhe paketa fiskale do të diskutohen nen për nen, por megjithëse në pamje të parë seanca duket shumë teknike, kjo mund të jetë një nga seancat më interesante të zhvilluara ndonjëherë për ligjin e projektbuxhetit dhe projektligjeve që shoqërojnë paketën fiskale.

Partia Demokratike ka hartuar mbi 30 amendamente, që ndryshojnë plotësisht projektin e qeverisë për ekonominë shqiptare për vitin e ardhshëm.

Top Channel ka siguruar këto amendamente, që kanë një emërues të përbashkët: asnjë prej këtyre amendamenteve nuk bën pjesë në programin elektoral që Partia Demokratike paraqiti gjatë zgjedhjeve.

Të gjitha amendamentet e opozitës ose janë premtime të Partisë Socialiste gjate fushatës dhe pjesë e programit qeveritar të kryeministrit Edi Rama, ose janë propozime që tentojnë të rikthejnë disa taksa në nivelin e tyre aktual.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha për Top Channel se opozita ka bërë këtë zgjedhje për të ndryshuar buxhetin e qeverisë për ta vënë mazhorancën përpara përgjegjësisë publike për mosmbajtjen e premtimeve të saj elektorale dhe programatike. Duke u faktuar shqiptarëve, siç thotë opozita në të gjitha amendamentet e saj, se kryeministri Rama i mashtroi për t’u marrë votën.

Të tilla demokratët konsiderojnë uljen e borxhit publik duke ulur shpenzimet e qeverisë, amendamentet për shëndetësinë falas, që sipas tyre buxheti 2014 e fakton një mashtrim elektoral, legalizimet falas, uljen e akcizës për karburantet në nivelin aktual dhe heqjen e saj për fermerët, heqjen e TVSH-së për ushqimet e shportës dhe disa amendamente që synojnë sipas opozitës rikthimin e mbrojtjes nga taksimi i lartë për disa kategori.

Duke kujtuar premtimin se do të ulë taksat për 95 përqind të shqiptareve, Partia Demokratike shprehet në çdo amendament të saj se qeveria duhet t’i miratojë ato për të treguar se është qeveria e premtimeve të mbajtura dhe jo qeveria e mashtrimeve./TCH

10 komente në “PD përgatit 30 amendamente për buxhetin”

  1. EX PERT says:

    Edhe Maxhoranca po pergatit dicka shume te madhe .
    http://goo.gl/AWGzae

    1. Devolliu says:

      Le t’i bjerë legenit Saliu i Viçidolit sa të dojë.
      Ne e kemi varrosur atë më 23 qershor; kufomat nuk ringjallen edhe sikur këtë ta thotë sakatnishani.

    2. Kozmo says:

      Supriza e maxhorances eshte nje brime ne uje !!!

  2. O te dhjefsha o Lulzim krimineli me gjithe ate gazetare servile te topit qe te japin ne dite festash ty mor burre legen,,,,skemi votuar ty ne per progamin qeverises por Edi Raman keshtu qepe ate pacavure goje ,,se nuk eshte nga ata Edi Rama e ka treguar veten,,ti je nje plere e kaluar pleres,,,,je nje bastard qe se ke shokun bashke me Sb qe e presim te veje ne burg sa me pare,,ju uroj gezuar festen e krishtelindjes y gezuar vitin e ri te gjithe shqiptareve dhe stafit te temes ,,,jeni te mbrekullueshem,,,flm

  3. Treviso says:

    Me duket se kan ndermend me eleminuar programin e Portokallise dhe te shikojme ate te parlamentit me artistat e Partise Demokratike, me regjizor zotin sali Berisha dhe udheheqes programi zotin Lulzime Basha. Rendesi ka se fundi i vitit do mbyllet me humor politik dhe populli me tavoline bosh do shikoje kete program te shpifur.

  4. Lexues i TemA says:

    Opozita më e dhier e Globit toksorë.

  5. Treviso says:

    Per EXPERT
    Ate qe po pregatit qeveria une e pres si dhurate naten e vitit te ri.
    Pregatituni shqiptare ta festojme naten e vitit te ri me dhuraten qe do na sjelle qeveria.

  6. franz kafka says:

    ideja do jete qe pd do kerkoje te miratoj me ligj te gjitha premtimet qe ps beri gjate fushates. Pd e di qe ato nuk mund te miratohen kaq shpejt keshtu do dali indirekt se ps nuk po mban premtimet e saj. Tamam nje skenar i nje njeriu bosh qe vazhdon te mendoj se shqiptaret jan budallenj

  7. Per te pakte 30 vjet ke per te qene ne opozite mor krye kriminel,mendon ti se harojne shqiptaret qe ishit ju qe i cuat ne kete skamje y fukarallek te papare ti Lulezin hleja y Sali shpellari,,nje urim bej vitin 2014 qe qofte i mbare me arrestimin e Sb dhe gjithe bandes se tij,,perfshire dhe ty

  8. . says:

    ******************************************************************************************

    -Kjo eshte tamam si Ajo “letera higjenike” e te Marrit s-Ali Efendiut.
    -Harrojeni …. Qeveria tani nuk do mirret me keto planet tuaja te “pista” per te penguar Demokracia e Vertete qe sapo ka filluar.

    ******************************************************************************************

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje